Tag: openai

  • Startup-i i Mira Muratit, deri më tani vlerësohet 12 miliardë dollarë

    Startup-i i Mira Muratit, deri më tani vlerësohet 12 miliardë dollarë

    “Thinking Machines Lab”, startup-i i inteligjencës artificiale i themeluar nga Mira Murati, ish-shefja e teknologjisë në OpenAI, ka njoftuar se ka siguruar rreth 2 miliardë dollarë financime te reja, duke arritur një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh ne tregun e teknologjise.
    Në këtë raund financimi morën pjesë edhe gjiganti i çipeve për AI Nvidia (en-vi-dija), si dhe kompani të tjera të mëdha si Accel, ServiceNow, Cisco, AMD dhe Jane Street.
    Ky investim i jashtëzakonshëm në një kompani e krijuar vetëm në shkurt të këtij viti, pa asnjë produkt ose të ardhur aktualisht, tregon fuqinë dhe besimin që Murati ka fituar në sektorin gjithnjë e më konkurrues të Inteligjences Artificake. Pothuajse dy të tretat e ekipit themelues të Thinking Machines përbëhet nga ish-punonjës të OpenAI. Murati deklaroi se:
    “Jemi të entuziazmuar që në muajt në vijim do të ndajmë produktin tonë të parë, i cili do të përfshijë një komponent të rëndësishëm open source dhe do të jetë i dobishëm për studiuesit dhe startup-et që ndërtojnë modele të personalizuara.”
    Murati u largua nga OpenAI në mënyrë të papritur në shtatorin e kaluar, dhe që atëherë është bërë pjesë e një grupi në rritje ish-ekzekutivësh që kanë nisur iniciativa të reja në fushën e inteligjencës artificiale.
    Sipas një raporti nga PitchBook, entuziazmi i investitorëve për startup-et e AI-së mbetet i fortë, edhe pse ka pasur pikëpyetje rreth shpenzimeve në industrinë e teknologjisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, financimi për startup-e në SHBA u rrit me 76%, duke arritur në 162.8 miliardë dollarë, ku AI përbënte rreth 64.1% të totalit të vlerës së marrëveshjeve

  • Anthropic ose OpenAI do të fuqizojnë asistenti zanor të Apple

    Anthropic ose OpenAI do të fuqizojnë asistenti zanor të Apple

    Apple po konsideron përdorimin e modeleve AI nga OpenAI ose Anthropic për të ofruar një version më të fuqishëm të Siri që debutoi në WWDC 2024 raporton Bloomberg.

    Kompania ka premtuar se mund të ofrojë një version të ri të asistentit të saj zanor që kupton kontekstin personal dhe vepron brenda aplikacioneve që prej vitit të kaluar por zyrtarisht ka vendosur ta shtyjë këtë debutimi në Mars të 2025.
    Si pjesë e planit të ri të propozuar Apple ka kërkuar nga Anthropic dhe OpenAI për të trajnuar versionet e modeleve të saj që mund të operojnë në Private Cloud Compute të Apple, serverë të sigurtë me çipet e Apple.

    Kompania mbështetet tek serverët e saj për disa funksionalitete AI që nuk vihen në funksion lokalisht. Apple përdor ChatGPT të OpenAI për disa segmente të Apple Intelligence, por mbështetja e plotë në një palë të tretë për Siri do të ishte një drejtim krejtësisht i ri për Apple.
    Kudo që të dalë Apple, versioni i përditësuar i Siri nuk pritet të lançohet tani deri në vitin 2026. Kompania do të sjellë një koleksion më modest të veçorive të lidhura me inteligjencën artificiale këtë vjeshtë me lançimin e iOS 26, iPadOS 26 dhe macOS 26. /PCWorld Albanian

  • Gara për talentet në IA po çon në paga shumë të larta për specialistët më të mirë në teknologji

    Gara për talentet në IA po çon në paga shumë të larta për specialistët më të mirë në teknologji

    OpenAI thotë se do të rishikojë paketat e shpërblimit për inxhinierët e profilit të lartë pas tentativave të Meta-s për t’i rekrutuarBeteja e ashpër për të joshur studiuesit dhe inxhinierët më të mirë të inteligjencës artificiale nga rivalët, ka sjellë një rritje të shpejtë të pagave, ndërsa kompani si Meta dhe OpenAI garojnë për të siguruar epërsinë në këtë teknologji në zhvillim të shpejtë.OpenAI i ka njoftuar punonjësit ditët e fundit se po kërkon “mënyra kreative për të njohur dhe shpërblyer talentin më të mirë”, pas humbjes së disa punonjësve kyç ndaj rivalëve, ndonëse të dhënat e industrisë tregojnë se kompania që krijoi ChatGPT ofron paga ndër më të lartat në treg.Ky hap i fundit vjen pasi drejtuesi Sam Altman deklaroi se Meta ka premtuar bonuse 100 milionë dollarë për inxhinierët më të spikatur të inteligjencës artificiale (IA).Në të gjithë industrinë e teknologjisë, shkencëtarët e kërkimit në IA në Silicon Valley po tërhiqen me paketa financiare shumë më të larta se sa inxhinierët e zakonshëm pa eksperiencë në IA, sipas ekspertëve të punësimit në teknologji dhe të dhënave të fundit për lëvizjet e punonjësve.Ndërsa disa prej inxhinierëve më të mirë të IA paguhen mbi 10 milionë dollarë në vit, paketat mesatare luhaten nga 3 milionë deri në 7 milionë dollarë, një rritje rreth 50% krahasuar me vitin 2022.Në veçanti, drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka shtuar përpjekjet për të joshur emrat më të mëdhenj në këtë fushë, pas publikimit të modelit të fundit të madh të gjuhës natyrore, Llama 4, i cili zhgënjeu kritikët pasi performoi dobët në testet e arsyetimit të pavarur dhe programimit.Këtë muaj, kompania me vlerë 1.8 trilionë dollarë investoi 15 miliardë në startup-in për etiketimin e të dhënave, Scale AI, dhe rekrutoi bashkëthemeluesin e saj, Alexandr Wang, për të ndërtuar një ekip që do të punojë për “superinteligjencën”.Gjatë fundjavës, Mark Chen, drejtori i kërkimeve në OpenAI, dërgoi një memo të brendshme ku tha se ndjehej “sikur dikush ka hyrë në shtëpinë tonë dhe ka vjedhur diçka”, duke iu referuar largimeve të fundit të stafit.Sipas personave pranë kompanisë, OpenAI u ka dhënë stafit një javë pushim për të rifituar energjitë. Chen shtoi se Meta po përpiqej të “përfitonte” nga kjo periudhë pushimi, për të ushtruar presion mbi punonjësit që të merrnin një vendim për ofertat e punës.Chen tha se ai dhe Altman po punonin “pa ndërprerje për të folur me ata që kanë marrë oferta punësimi nga konkurentët”, duke shtuar: “kemi qenë më proaktivë se kurrë më parë, po rikalibrojmë kompensimin dhe po shqyrtojmë mënyra krijuese për të njohur dhe shpërblyer talentin më të mirë.”Ka pasur një rritje të qëndrueshme të pagave në gjithë sektorin e IA, sipas firmës së rekrutimit Harrison Clarke.Shkencëtarët kërkimorë në nivele të mesme dhe të larta mund të marrin sot paga dhe bonuse në një total 500 mijë deri në 2 milionë dollarë në grupet e mëdha teknologjike, nga 400 mijë deri në 900 mijë në vitin 2022.Në krahasim, inxhinierët e lartë të softuerit pa eksperiencë në IA zakonisht marrin një pagë bazë nga 180 mijë deri në 220 mijë dollarë.Meta ofron disa nga shpërblimet më të larta për inxhinierët e IA, nga 186 mijë deri në 3.2 milionë dollarë, sipas faqes së ndjekjes së paketave financiare Levels. OpenAI ofron një gamë nga 212 mijë deri në 2.5 milionë dollarë, por paga mesatare është më e lartë, çka tregon se një inxhinier në startup-in me vlerë 300 miliardë dollarë fiton mesatarisht më shumë se në Meta.Megjithatë, studiuesit shpeshherë i japin prioritet reputacionit të drejtuesve të ekipeve dhe cilësisë së punës mbi shumat e mëdha të parave që u ofrohen, sipas rekrutuesve të IA.Studiuesit janë “të motivuar nga lloji i punës që bëjnë. Dhe gjithmonë ekziston rreziku, që nëse përfundon te Meta, ndoshta nuk do të bësh atë nivel pune që mund të bëje te DeepMind, OpenAI ose Anthropic,” sipas Firas Sozan, drejtori ekzekutiv i Harrison Clarke.Industri të tjera si sigurimet, argëtimi dhe shërbimet financiare po rrisin gjithashtu punësimet në IA. Megjithatë, Langworthy nga Riviera thotë se “mund të jetë jashtëzakonisht sfiduese të ndërtosh ekipin tënd të IA, inxhinierisë dhe produktit kur je një kompani pak të njohur.”Çmimi jashtëzakonisht i lartë për talentet po i shtyn disa kompani teknologjike, si startup-i i inteligjencës artificiale me burim të hapur Hugging Face, të rekurutojnë në Europë.Jonas Andrulis, themelues dhe CEO i startup-it gjerman të IA Aleph Alpha, që ka rritur ekipin e vet gjashtëfish brenda një viti, thotë se kandidatët po pyesin gjithnjë e më shumë për lirinë kërkimore, mundësinë për të publikuar dhe ndikimin shoqëror të punës së tyre.“Tema si qëndrueshmëria, përputhja etike dhe zgjidhja e problemeve reale po shfaqen më shpesh,” tha ai, duke shtuar se rritja e Aleph Alpha “është dëshmi për diçka që paraja nuk mund ta blejë: besimi në një mision.” / FT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • FT: Mira Murati mbledh 2 miliardë dollarë fonde, pa një projekt konkret

    FT: Mira Murati mbledh 2 miliardë dollarë fonde, pa një projekt konkret

    Mira Murati

    SHBA-  Ish-drejtoresha e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për startup-in e saj të ri të inteligjencës artificiale, në një marrëveshje që e vlerëson kompaninë “misterioze” që ka vetëm 6 muaj që është krijuar në 10 miliardë dollarë. Marrëveshja, e cila u mbyll së fundmi, sipas shumë personave të njohur me transaksionin, ishte një nga më të mëdhatë e financimit “fillestar” në historinë e Silicon Valley.
    “Thinking Machines” me seli në San Francisko nuk e ka deklaruar se mbi çfarë po punonte, por kanë përdorur emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorë. Mbledhja e fondeve tregon oreksin e madh të investitorëve në inteligjencën artificiale dhe besimin në vizionin e themeluesve të shquar për të konkurruar me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e mëdhenj të teknologjisë Google dhe Meta.
    Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator pasi kishte ndihmuar në nxitjen e krijimit të produkteve të tilla si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe me modalitetin e tij zanor. Ajo ka mbajtur edhe postin e menaxheres në Tesla, ku punoi për “Model X”. Thinking Machines ka punësuar gjithashtu një numër ish-punonjësish të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.
    “Ekziston një grup themeluesish dhe njerëz tepër të zgjuar. Ekipi që [Murati] ka bashkuar është bindës,”-tha një investitor për “Financial Times”.
    Megjithatë, shtoi se kishte pak informacion se mbi çfarë po punon kompania. Mira Murati tha në shkurt se ajo synonte t’i bënte “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, më të personalizueshme dhe përgjithësisht më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Por kishte nga ana që nuk pranuan të jepnin fonde. Njëri prej këtyre personave tha se oferta e Muratit nuk ofronte asnjë informacion në lidhje me një produkt apo plane financiare.
    Një person tjetër tha se “Thinking Machines” po punonte mbi “inteligjencën e përgjithshme artificiale”, një pikë hipotetike ku kompjuterët kanë nivele inteligjence të ngjashme ose superiore me njerëzit. Por ata shtuan se, për momentin, grupi ishte ende duke “hartuar strategjinë” dhe nuk kishte asgjë konkrete.

    Ndërkohë që edhe qeveria shqiptare i ka “dhuruar” Muratit 10 milionë dollarë, para që gjithashtu do të  shkojnë për financimin e projektit “Machine Thinking Lab”./ZËRI

  • Qeveria shqiptare dha 10 mln euro; Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh

    Qeveria shqiptare dha 10 mln euro; Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh

    Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, i cili, vetëm gjashtë muaj pas krijimit, ka siguruar një nga invenstimet fillestare më të mëdha në historinë e Silicon Valley – 2 miliardë dollarë, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në 10 miliardë.Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për start-up-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, përmes një marrëveshjeje që e vlerëson kompaninë e krijuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe të mbajtur larg syrit të publikut, në 10 miliardë dollarë.Marrëveshja, e mbyllur së fundmi sipas disa personave të njohur me transaksionin, përfaqëson një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar (“seed”) në historinë e Silicon Valley.Thinking Machines, me bazë në San Francisko, nuk ka zbuluar ende se çfarë po zhvillon, duke u mbështetur në emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorët, sipas burimeve të afërta me fushatën e financimit.Ky financim tregon interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve për inteligjencën artificiale dhe besimin e tyre në vizionin e themeluesve me profil të lartë, që konkurrojnë me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta.Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator, pasi kishte drejtuar zhvillimin e produkteve si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe modalitetit zanor. Më parë, ajo ka qenë menaxhere e lartë produkti në Tesla, ku ka punuar për Model X.Sipas disa burimeve, ajo ishte një ndër drejtueset që kishte ngritur shqetësime për lidershipin e Sam Altman-it para përpjekjes së dështuar të bordit për ta shkarkuar atë në nëntor 2023. Për një kohë të shkurtër, Murati u emërua drejtore e përkohshme ekzekutive, përpara se Altman të rikthehej shpejt në detyrë.Thinking Machines ka rekrutuar gjithashtu disa ish-punonjës të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman, dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.“Ka një grup shumë të kufizuar themeluesish dhe njerëz jashtëzakonisht të zgjuar,” tha një investitor. “Ekipi që Murati ka mbledhur është jashtëzakonisht bindës.”Megjithatë, informacioni për atë çfarë po zhvillon kompania mbetet minimal. Në shkurt, ajo deklaroi se synon të bëjë “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, të personalizueshme dhe në përgjithësi më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme.Për shkak të natyrës shumë të fshehtë të projektit, disa fonde që Murati i kishte kontaktuar nuk pranuan të investojnë. Njëri prej tyre tha se prezantimi i Muratit nuk përmbante asnjë informacion konkret mbi një produkt ose plan financiar.Një tjetër person tha se Thinking Machines po punon në zhvillimin e “inteligjencës së përgjithshme artificiale”, një koncept hipotetik në të cilin kompjuterët arrijnë nivele inteligjence të barabarta ose më të larta se ato njerëzore. Megjithatë, sipas tij, aktualisht grupi është ende në fazën e ndërtimit të strategjisë.Pas këtij raundi financimi, Murati do të ketë të drejtën e votës në bord, që i jep epërsi absolute ndaj të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i garantuar asaj fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm në kompani, sipas personave të njohur me marrëveshjen. Struktura e votimit është raportuar për herë të parë nga The Information.Mungesa e një produkti konkret nuk ka penguar gjithashtu investitorët të mbështesin edhe bashkëthemeluesin tjetër të OpenAI, Ilya Sutskever, i cili në prill grumbulloi 2 miliardë dollarë për start-up-in e tij “Safe Superintelligence”, me një vlerësim 32 miliardë dollarë.Qeveria shqiptare kontribuoi me 10 mln euroQeveria shqiptare ka hynë me një kontrobust modest në start-up e sipërmarres me origjinë shqiptare, Mira Murati. Në fillim të muajit qershor, qeveria ndryshoi buxhetin 2025, për të mundësuar alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.Gjatë fjalës së tij në në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku po prezantohej ndryshimi Ministri i financave, Petrit Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje)./ FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘O3-pro’, OpenAI lançon modelin më të fuqishëm

    ‘O3-pro’, OpenAI lançon modelin më të fuqishëm

    OpenAI ka lançuar modelin “o3-pro”, një model inteligjence artificiale që kompania e përshkruan si më të fuqishmin deri më tani.
    O3-pro është një version i o3 nga OpenAI, një model i aftër për të arsyetur që kompania e prezantoi më herët këtë vit.
    Në dallim nga modelet tradicionale të inteligjencës artificiale, modelet e arsyetimit punojnë përmes problemeve hap pas hapi, duke i mundësuar atyre të performojnë më me besueshmëri në fusha si fizika, matematika dhe programimi.
    O3-pro është në dispozicion për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Team duke filluar nga e marta, duke zëvendësuar modelin “o1-pro”. Përdoruesit Enterprise dhe Edu do të kenë qasje javën pasuese, thotë OpenAI.

     

     

     

  • OpenAI lançoi modelin o3-pro

    OpenAI lançoi modelin o3-pro

    OpenAI po vijon me ritëm të lartë lançimet e modeleve më të fundit AI. Kompania prezantoi modelet o3 dhe o4-mini në platformën e saj ChatGPT në muajin Prill.

    Asokohe biznesi premtoi se varianti pro i modelit o3 ishte rrugës dhe ky version është bërë ditën e sotme i disponueshëm. Të dy, o3 dhe o4-mini janë krijuar për të përdorur dhe kombinuar të gjitha mjetet nën çatinë e ChatGPT.
    Kur OpenAI vendos etiketën “pro” tek një model, versioni i saj është ndërtuar për të dhënë përgjigje më të gjata dhe më të sakta.

    Kompania tha se rekomandon përdorimin e tij për pyetje më të vështira ku saktësia e informacionit vlen më shumë sesa shpejtësia e përgjigjes. Por ky model ka disa kufizime si përshembull nuk mbështet gjenerimi i imazheve dhe Canvas.
    Për këto veçori përdoruesit duhet të drejtohen tek modele të tjera. o3-pro është i disponueshëm prej ditës së sotme për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Teams ndërsa konsumatorët Enterprise dhe Edu do të kenë qasje në këtë opsion javën e ardhshme. /PCWorld Albanian

  • OpenAI tha se ka gjeneruar 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore

    OpenAI tha se ka gjeneruar 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore

    OpenAI tha se ka arritur 10 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga 5.5 miliardë dollarë që ishin një vit më parë.

    Kjo shifër përfaqëson të ardhurat nga produktet konsumatore të kompanisë, produktet ChatGPT për bizneset dhe API-të e saj tha një përfaqësues i kompanisë.
    Aktualisht OpenAI ju shërben më shumë se 500 milionë përdoruesve aktivë në javë dhe 3 milionë bizneseve.

    Këto të ardhura janë gjeruar thuajse 2 vite e gjysmë pasi OpenAI lançoi platformën shumë popullore ChatGPT ndërsa deri më 2029 kompania ka vënë në shënjestër 125 miliardë dollarë të ardhura.
    Aktualisht OpenAI është nën presion për të shtuar të ardhurat. Kompania djeg miliarda dollarë çdo vit duke punësuar dhe rekrutuar talente për të punuar në produktet e saj AI.

    /PCWorld Albanian

  • OpenAI paralajmëron për përdorimin e inteligjencës artificiale nga grupe kineze në operacione të fshehta

    OpenAI paralajmëron për përdorimin e inteligjencës artificiale nga grupe kineze në operacione të fshehta

    OpenAI ka zbuluar një numër në rritje të grupeve të lidhura me Kinën që po përdorin teknologjinë e saj të inteligjencës artificiale për operacione të fshehta dhe manipulim të informacionit. Në një raport të publikuar të enjten, kompania që qëndron pas ChatGPT thekson se, ndonëse këto operacione janë përgjithësisht të vogla në shkallë dhe synojnë audienca të kufizuara, ato po zgjerohen në taktikë dhe fushëveprim.

    Raporti thekson disa raste ku aktorë të lidhur me Kinën kanë përdorur ChatGPT për të gjeneruar përmbajtje politike dhe gjeopolitike, përfshirë kritika ndaj një video-loje me qendër në Tajvan dhe akuza të rreme kundër një aktivisti pakistanez. Gjithashtu, janë zbuluar përpjekje për të manipuluar opinionin publik në SHBA përmes postimeve të polarizuara në rrjetet sociale që mbështesin të dyja anët e debatit politik.

    Në disa raste, teknologjia e OpenAI është përdorur për të ndihmuar në faza të ndryshme të operacioneve kibernetike – nga kërkimi me burim të hapur dhe zgjidhja e problemeve teknike, deri te ndërtimi i mjeteve për sulme ndaj fjalëkalimeve dhe automatizimi i përmbajtjes në mediat sociale. Kompania ka bllokuar disa llogari që kanë abuzuar me ChatGPT për këto qëllime, duke theksuar se mbikëqyrja dhe kontrolli i përdorimit të platformës është një përparësi.

    OpenAI publikon rregullisht raporte mbi aktivitetin e keqdashur të zbuluar në platformat e saj, duke përfshirë përdorimin e AI-së për krijimin dhe testimin e malware-it ose gjenerimin e përmbajtjes së rreme. Këto zhvillime vijnë ndërsa kompania forcon pozitat e saj në treg, pas një raundi të fundit financimi prej 40 miliardë dollarësh, që e vlerëson në rreth 300 miliardë dollarë – duke e bërë një nga kompanitë private më të vlefshme në botë.

  • Microsoft Bing mund të gjenerojë video përmes modelit Sora të OpenAI

    Microsoft Bing mund të gjenerojë video përmes modelit Sora të OpenAI

    Microsoft Bing tha ditën e Hënë se do të integrojë Bing Video Creator në aplikacionin e saj që përdor modelin Sora të OpenAI dhe përdoruesit mund të gjenerojnë video nga kërkesat me tekst.

    OpenAI, kompani e cila ka një partneritet të gjatë me Microsoft, do ta ofrojë qasjen në mjetin e video gjenerimit të Sora vetëm për përdoruesit me pagesë. Integrimi në Microsoft Bing do të thotë se për herë të parë ka për të qenë pa pagesë.
    Në momentin e debutimit, Bing Video Creator ende nuk është i disponueshëm në desktop dhe videot mund të marrin orë për tu gjeneruar edhe kur përdoret modaliteti “fast” që teknikisht duhej të merrte vetëm ca minuta.

    Të gjithë përdoruesit, për sa kohë janë të kyçur në llogarinë e Microsoft, mund të përdorin aplikacionin Bing për të krijuar 10 video klipe pa asnjë kosto. Më pas përdoruesit duhet të paguajnë 100 pikë të Microsoft Rewards për video.

    Përdoruesit mund të gjenerojë deri në tre vite 5 sekondëshe në të njëjtën kohë ndërsa nuk ka opsion për ndryshimin e kohëzgjatjes së videos. Gjithashtu videot mund të gjenerohen vetëm në raportin 9:16.
    /PCWorld Albanian