Tag: openai

  • OpenAI lançon modelin më të fundit GPT-5

    OpenAI lançon modelin më të fundit GPT-5

    OpenAI lançoi ditën e sotme versionin e shumëpritur të modeli GPT-5. Me GPT-5, kompania premton përmirësime të ndjeshme duke pretenduar se është modeli më i mirë AI sot për sot në kodim, shkrim, siguri dhe saktësi.

    “GPT-5 është modeli i parë që kur bashkëbisedoni me të, duket sikur po flisni me një ekspert,” tha CEO i OpenAI Sam Altman.
    Ai tha se kalimi nga GPT-4 në GPT-5 i kujton lançimin e ekranit Retina nga iPhone i cili kishte diferencë të madhe krahasuar me modelet e kaluara në ekranin e të cilave dukeshin pikselët.

    Në fillim të vitit, Altman tha se GPT-5 do të ofronte një eksperiencë të unifikuar për përdoruesit dhe modeli i ri mban premtimin.

    GPT-5 do të ketë më pak halucinacione, të japë përgjigje më të mira në kodim dhe për tematika të shëndetit. Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT do të ketë një limit përdorimi dhe në momentin që përfundon, kalojnë në modelin më të vogël GPT-5 mini.
    Përdoruesit me pagesë do të përdorin GPT-5 si modelin e tyre kryesor ndërsa përdoruesit Pro do të ketë qasje në pyetje pa limit në GPT-5 dhe akses në GPT-5 Pro i cili ka akoma më shumë kapacitet kompjuterik.
    /PCWorld Albanian

  • ChatGPT: Këto janë pyetjet e reja të ndaluara – Çfarë do të ndodhë nëse i bëni?

    ChatGPT: Këto janë pyetjet e reja të ndaluara – Çfarë do të ndodhë nëse i bëni?

    Foto ilustruese

    SHBA- Përdorimi gjithnjë e në rritje i inteligjencës artificiale në jetën e përditshme, dhe veçanërisht shpejtësia me të cilën ChatGPT u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve, i ka bërë shumë njerëz ta shohin atë jo vetëm si një mjet informacioni, por pothuajse si një mik dixhital.
    Ndjesia se “dikush na kupton” në anën tjetër të bisedës nuk është e pazakontë – veçanërisht kur biseda kalon nga pyetje të thjeshta në çështje personale. Kjo tendencë njerëzore drejt lidhjes emocionale me chatbot-in njihet nga vetë OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, e cila tani po bën ndryshime që synojnë përmirësimin e përdorimit të shëndetshëm dhe të ekuilibruar të inteligjencës artificiale.
    Varësi emocionale nga chatbot-i?
    Shpejtësia, qartësia dhe toni i sjellshëm i përgjigjeve të ChatGPT u kanë dhënë disa përdoruesve iluzionin se po flasin me një person të vërtetë. Në kohë shqetësimi të madh ose vetmie, shumë prej tyre gjejnë ngushëllim në aplikacion, madje shkojnë aq larg sa kërkojnë këshilla për marrëdhëniet personale , si p.sh. nëse duhet të ndahen.
    Ky lloj përdorimi ka ngritur shqetësime në OpenAI, e cila vëren se në disa raste të rralla modeli GPT-4 nuk arriti të njohë shenjat e shqetësimit emocional ose iluzioneve. Prandaj, kompania vendosi të përmirësojë mënyrën se si ChatGPT reagon ndaj situatave të tilla.
    Dy ndryshimet kryesore që sjell OpenAI
    OpenAI njoftoi dy ndërhyrje të rëndësishme në funksionimin e ChatGPT:
    Kujtesa për të bërë një pushim: Që tani e tutje, gjatë bisedave të zgjatura, aplikacioni do të shfaqë kujtesa të lehta, duke i sugjeruar përdoruesit të bëjë një pushim. OpenAI thekson se këto njoftime do të shfaqen në një mënyrë natyrale dhe jo ndërhyrëse, duke synuar të ruajnë një përvojë të ekuilibruar.
    Kufizimi i pyetjeve personale: Kur një përdorues bën një pyetje shumë personale – si p.sh. “a duhet të ndahem nga i dashuri im?” – ChatGPT nuk do të përgjigjet drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, do ta inkurajojë përdoruesin të mendojë gjërat vetë, të peshojë të mirat dhe të këqijat dhe të kërkojë burime të përshtatshme ose ndihmë profesionale nëse është e nevojshme. Qëllimi i kompanisë është që chatbot të jetë mbështetës, jo përshkrues, për çështjet që kërkojnë gjykim njerëzor.
    Edhe pse ChatGPT aktualisht ka një version falas, CEO i OpenAI, Sam Altman, e lë të hapur mundësinë e një modeli të të ardhurave nga reklamat në të ardhmen. Megjithatë, për momentin, fokusi mbetet në përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të inteligjencës artificiale.
    Me këto veçori të reja, OpenAI po përpiqet të përcaktojë rolin e inteligjencës artificiale në jetën e përditshme: jo si një mik dixhital, por si një mjet inteligjent që respekton përvojën njerëzore dhe inkurajon autonominë./ZËRI

  • OpenAI në bisedime për shitje aksionesh që do ta vlerësonin kompaninë në 500 miliardë dollarë

    OpenAI në bisedime për shitje aksionesh që do ta vlerësonin kompaninë në 500 miliardë dollarë

    OpenAI, kompania që qëndron pas zhvillimit të ChatGPT, është në bisedime me investitorë për një raund të ri shitjeje aksionesh, që mund ta çojë vlerësimin e saj në 500 miliardë dollarë – duke e bërë kështu grupin privat më të vlefshëm të teknologjisë në botë, përpara SpaceX të Elon Musk, që aktualisht vlerësohet në rreth 400 miliardë dollarë.

    Aktualisht, OpenAI është në fazën përmbyllëse të një raundi financimi prej 40 miliardë dollarësh, i udhëhequr nga gjiganti japonez i investimeve SoftBank, i cili e vlerëson kompaninë në 300 miliardë dollarë. Por sipas burimeve pranë kompanisë, OpenAI ka nisur tashmë diskutimet me investitorë si Thrive Capital për një vlerësim të ri, pothuajse dyfish më të lartë.

    Ky financim pritet të realizohet përmes një shitjeje të aksioneve dytësore, që do t’u lejonte punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të shesin aksionet e tyre. Vlera përfundimtare në të cilën do të kryhet kjo shitje ende nuk është përcaktuar dhe do të varet nga kërkesa e investitorëve. Megjithatë, sipas një burimi të njohur me çështjen, shitja pritet të jetë dukshëm më e madhe se ajo prej 1.5 miliardë dollarësh e realizuar në fund të vitit të kaluar.

    As OpenAI dhe as Thrive Capital nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këto zhvillime.

    Këto bisedime, të raportuara fillimisht nga Bloomberg, janë një tjetër tregues i interesit të jashtëzakonshëm që po gjeneron inteligjenca artificiale, duke krijuar një mjedis të paparë financimi për kompanitë që ndërtojnë apo përdorin këtë teknologji. Investitorët po nxitojnë të pozicionohen te start-up-et më premtuese, me shpresën se kompania dominuese në këtë fushë do të arrijë vlera prej triliona dollarësh.

    Që nga lansimi i ChatGPT në fund të vitit 2022, të ardhurat vjetore të përsëritshme të OpenAI (një tregues i përdorur zakonisht për të matur të ardhurat nga abonimet në start-up-e) janë rritur në 12 miliardë dollarë. Kompania parashikon që kjo shifër të arrijë në mbi 20 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, sipas burimeve të njohura me të dhënat financiare të saj.

    Konkurrenti më i afërt i OpenAI, kompania Anthropic, ka katërfishuar të ardhurat e saj vjetore të përsëritshme në 4 miliardë dollarë këtë vit dhe është në bisedime për të siguruar të paktën 5 miliardë dollarë në një tjetër raund financimi që do ta vlerësonte atë në 170 miliardë dollarë.

    Të dy kompanitë, megjithatë, vazhdojnë të punojnë me humbje, për shkak të kostove shumë të larta që kërkohen për trajnim dhe operim të modeleve më të avancuara të inteligjencës artificiale.

    Ndërkohë, kompanitë më të mëdha të teknologjisë kanë fituar qindra miliarda dollarë në kapitalizim tregu në ditët e fundit, pas zotimeve për të investuar më shumë në këtë fushë.

    Gara për klientë është e ashpër, ndërsa kompanitë ofrojnë mjete që gjenerojnë tekst, kod apo imazhe nga kërkesat e përdoruesve.

    Të martën, Anthropic njoftoi përmirësime të reja në një nga modelet e saj kryesore, që rrisin ndjeshëm performancën në programim, ndërsa OpenAI publikoi modele “open-weight” që janë të aksesueshme falas dhe mund të përshtaten nga zhvilluesit. Gjithashtu, pritet që gjatë këtij muaji OpenAI të lançojë modelin shumë të përfolur GPT-5.

  • OpenAI përgatitet për lançimin e modelit më të fundit GPT-5

    OpenAI përgatitet për lançimin e modelit më të fundit GPT-5

    Modeli AI GPT-5 i OpenAI, versioni më i fundit i teknologjisë që fuqizon ChatGPT që prej 2022, pritet të debutojë së shpejti.

    Dy testues ndër të parët thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se janë impresionuar nga aftësitë koduese dhe të zgjidhjes së problemeve matermatikore të modelit, po besojnë se diferencat mes GPT-4 dhe GPT-5 nuk është aq e madhe sa ajo mes GPT-3 dhe GPT-4.
    Avancimi i GPT-4 bazohej në rritjen e kapacitetit kompjuterik dhe sasisë së të dhënave, ndërsa kompania shpresonte se zgjerimi i ngjashëm i kapaciteteve do të sillte rezultatet të njëjta me performancën e GPT-5.

    Por OpenAI, mbështetur nga Microsoft dhe që vlerësohet me 300 miliardë dollarë, hasi probleme me zgjerimin e kapaciteteve. Një problem ishte kufizimi i sasisë të dhënave ndërsa kryeshkencëtari i kompanisë Ilya Sutskever tha vitin e kaluar se fuqia përpunuese e të dhënave po rritej ndërsa sasia e tyre jo.
    Ai po i referohej sasisë së të dhënave përdorur nga modelet gjuhësore për tu trajnuar dhe kompanive AI tashmë ju kanë ngelur shumë pak opsione.

    Pothuajse tre vite më parë ChatGPT prezantoi botën me AI gjeneruese duke habitur përdoruesit me aftësitë e tij për të folur në gjuhë natyrale apo të shkruante edhe prozë e poezi.
    Në Mars të 2023 OpenAI lançoi GPT-4, një model madhor gjuhësor që hodhi hapa të mëdhenj në inteligjencë. GPT-4 u bë modeli që të gjithë synonin të arrinin.
    GPT-5 premton të sjellë një standard të ri tashmë. /PCWorld Albanian

  • Shëndeti mendor në rrezik? ChatGPT tani do t’i nxisë përdoruesit të bëjnë “pushime”

    Shëndeti mendor në rrezik? ChatGPT tani do t’i nxisë përdoruesit të bëjnë “pushime”

    Foto ilustruese

    TIRANË- OpenAI ka njoftuar se ChatGPT tani do t’u kujtojë përdoruesve të bëjnë një pushim nëse janë në një bisedë të gjatë me chatbot-in. Kjo veçori e re vjen si pjesë e iniciativës së kompanisë për të inkurajuar sjellje të shëndetshme me asistentin e saj të njohur. “Në vend që ta matim suksesin me kohën e kaluar ose klikimet, ne kujdesemi më shumë nëse largoheni nga produkti pasi keni bërë atë për të cilën keni ardhur”, tha OpenAI në një postim.
    “Ne e zhvilluam ChatGPT për t’ju ndihmuar të lulëzoni në çdo mënyrë që dëshironi. Për të bërë përparim, për të mësuar diçka të re ose për të zgjidhur një problem dhe pastaj për t’u rikthyer në jetën tuaj. Qëllimi ynë nuk është të tërheqim vëmendjen tuaj, por t’ju ndihmojmë ta përdorni atë në mënyrë efektive. Duke filluar nga sot, do të merrni njoftime gjatë seancave më të gjata për t’ju inkurajuar të bëni pushime. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë se kur dhe si shfaqen këto, në mënyrë që të jenë të natyrshme dhe të dobishme.”, thuhet në postimin e OpenAI.
    Një shembull kujtese i shfaqur nga OpenAI tregon mesazhin, “Sapo po regjistrohem. Keni biseduar për një kohë të gjatë, a është kjo një kohë e mirë për një pushim?” Përdoruesit do të kenë më pas dy opsione për të klikuar, ose për të vazhduar bisedën ose për të bërë një pushim duke klikuar te “Kjo ishte e dobishme”.
    Përveç prezantimit të dritareve pop-up të pauzës, Open AI ka njoftuar ndryshime të tjera për të përmirësuar shërbimin, të tilla si aftësia e përmirësuar për të zbuluar shqetësimin mendor dhe emocional për t’u përgjigjur në mënyrë më të përshtatshme  dhe trajtimi i pyetjeve personale. “OpenAI po përmirëson aftësinë e modelit për të zbuluar shenja të shqetësimit mendor ose emocional në mënyrë që ChatGPT të mund të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme”, shkruan kompania. Lidhur me pyetjet personale, kompania vëren se njerëzit shpesh i bëjnë ChatGPT pyetje të tilla si “A duhet të ndahem nga i dashuri im?” Në këto raste, ChatGPT do të shmangë dhënien e përgjigjeve përfundimtare. Në vend të kësaj, do t’i ndihmojë përdoruesit të reflektojnë mbi vendimet e tyre duke bërë pyetje dhe duke peshuar pro dhe kundrat.

  • Si refuzoi shqiptarja Mira Murati 1 miliard dollarë nga Mark Zuckerberg

    Si refuzoi shqiptarja Mira Murati 1 miliard dollarë nga Mark Zuckerberg

    Në një përpjekje për të kompensuar terrenin e humbur në garën për dominim në inteligjencën artificiale, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg kontaktoi disa muaj më parë ish-drejtoreshën kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, duke i sugjeruar që të blinte startup-in e saj të ri, “Thinking Machines Lab”.

    Kur ajo refuzoi, kreu i “Meta” kundërsulmoi. Gjatë javëve në vijim, ai kontaktoi më shumë se një duzine punonjësish në kompaninë e shqiptares, e cila ka rreth 50 persona staf, për të parë nëse ata do ta linin Muratin. Shënjestra e tij kryesore ishte Andrew Tallak, një studiues i shquar dhe bashkëthemelues i “Thinking Machines”.

    Për ta joshur atë, thuhet se Zuckerberg i ofroi një paketë kompensimi që, me bonuse dhe opsione aksionesh, mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë, gjatë të paktën 6 viteve. Kjo konfirmohet nga njerëz të njohur me çështjen, të cituar në një raport të ri nga “Wall Street Journal”. Për ta vënë këtë në perspektivë, oferta e Zuckerberg për vetë Mira Muratin ishte 1 miliard dollarë.

    Talak refuzoi. Dhe asnjë nga kolegët e tij nuk u largua.

    Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, e quajti lajmin për ofertën si të pasaktë dhe “qesharak”, duke thënë se shuma e çdo kompensimi varet nga performanca e aksioneve. Ai shtoi se “Meta” nuk është e interesuar të blejë “Thinking Machines”.

    Besnikëria përtej parave

    Edhe sipas standardeve të Silicon Valley, refuzimi i shumave nëntëshifrore është një dukuri e rrallë. Por, teksa konkurrenca për talentet në inteligjencën artificiale po nxehet, rezulton se edhe “xhepat më të mbushur” nuk janë gjithmonë të mjaftueshëm.

    Disa studiues veprojnë si punonjës të pavarur, por shumë prej tyre zgjedhin t’u qëndrojnë besnikë udhëheqësve të tyre – figura që janë pothuajse mitike në hapësirën e teknologjisë. Kulturat idiosinkratike të startup-eve të ndryshme e përforcojnë këtë ndjenjë angazhimi. Në të njëjtën kohë, kompanitë tashmë po angazhohen më shumë në mbrojtjen kundër “peshkimit” të vazhdueshëm të talenteve.

    OpenAI dhe kompanitë e themeluara nga ish-drejtues, si ai i Muratit, kanë qenë një objektiv i vazhdueshëm i përpjekjeve të rekrutimit të Zuckerberg. Që nga fazat e hershme të garës së IA-së, pionierët në këtë fushë kanë premtuar të marrin pjesë në një mision historik: krijimin e Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI), domethënë një sistemi më të zgjuar se njerëzit në pothuajse të gjitha detyrat.

    OpenAI, me themelues përfshirë Sam Altman, Elon Musk dhe Ilya Shustskyver, i ka dhënë këtij misioni një karakter pothuajse fetar, duke e vendosur atë nën një kartë jofitimprurëse, që synon “t’i sjellë dobi njerëzimit”.

    Konkurrencë me OpenAI, Anthropic dhe SSI

    Meta ka kontaktuar tashmë më shumë se 100 punonjës të OpenAI, duke punësuar të paktën dhjetë. Më 25 korrik, Zuckerberg emëroi studiuesin Shengjia Zhao, me tre vjet përvojë në OpenAI, për të udhëhequr ekipin e ri të “superinteligjencës”.

    Punonjësit e OpenAI që refuzuan të largoheshin, e bënë këtë sepse besojnë se kompania është më afër AGI-së, preferojnë ekipe më të vogla dhe nuk duan që arritjet e tyre të shfrytëzohen për produkte të nxitura kryesisht nga të ardhurat nga reklamat.

    Zuckerberg është tërhequr edhe nga Anthropic, një startup prej 170 miliardë dollarësh i themeluar nga Dario Amonde, një ish-ekzekutiv i OpenAI i cili mori me vete shkencëtarë të lartë kur u largua 5 vjet më parë. 7 bashkëthemeluesit e Anthropic mbetën të gjithë në kompani dhe kanë lidhje të forta përmes lëvizjes së “altruizmit efektiv”, e cila ishte e shqetësuar që në fillim për rreziqet e IA-së së pakufizuar. Disa prej tyre madje jetonin në një kooperativë në San Francisko.

    Nga Anthropic, Meta ka punësuar dy ish-drejtorë – Joel Pobar dhe Anton Bakhtin – të cilët kishin punuar më parë në Meta. Ilya Shutskiver, bashkëthemelues i startup-it Safe Superintelligence (SSI), e ndërtoi kompaninë për ta bërë jashtëzakonisht të vështirë “shkëputjen” nga punonjësit e saj. Ndryshe nga Amonde, ai nuk ka sjellë shumë ish-bashkëpunëtorë të OpenAI, duke preferuar të trajnojë teknologë të rinj, të panjohur, por me ide të freskëta.

    Punonjësit dekurajohen të përmendin SSI në profilet e tyre në LinkedIn për të shmangur rekrutimin agresiv. Thuhet se Zuckerberg madje ka sugjeruar blerjen e SSI, por është refuzuar.

    Kush është Mira Murati dhe besnikët e saj

    Murati, e cila kaloi 6 vjet në OpenAI dhe u largua në shtator, ka mbledhur rreth saj një “ekip apostujsh”. Me origjinë shqiptare, ajo ndihmoi në lançimin e produktit të parë të OpenAI dhe në fund drejtoi pothuajse çdo departament të kompanisë si Drejtore Teknologjike. Ajo është e njohur për inteligjencën e saj emocionale dhe mungesën e egos – elementë që kanë forcuar besnikërinë e ekipit të saj.

    Në Thinking Machines, ajo ka miratuar një strukturë të ngjashme organizative “horizontale”, ku edhe studiuesit e lartë referohen thjesht si “anëtarë të stafit teknik”, siç ishte rasti në legjendarin “Bell Labs”.

    Kur ajo themeloi kompaninë e saj shkurtin e kaluar, më shumë se 20 ish-kolegë të OpenAI iu bashkuan asaj, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, një nga arkitektët e ChatGPT, i cili më parë kishte punuar në Anthropic. Shumë nga studiuesit e Muratit vijnë nga grupi i “pas-trajnimit” të OpenAI, grupi që i trajnoi modelet për të komunikuar me njerëzit.

    Misioni i “Thinking Machines” mbetet kryesisht i panjohur, madje edhe për disa investitorë që investuan së fundmi 2 miliardë dollarë. Sipas Muratit, kompania po ndërton “IA multimodale” që bashkëvepron natyrshëm me botën” dhe është gati të lançojë produktin e saj të parë në muajt në vijim. Kompania është e vendosur në një rrugë të qetë në lagjen Mission të San Franciskos, disa blloqe larg zyrave të OpenAI.

    Përpara se të themelonte Thinking Machines Lab, Murati shërbeu në OpenAI, kompania që zhvilloi dhe u bë pioniere e teknologjive si ChatGPT, DALL·E dhe Codex. Kontributet e saj kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e IA-së te masat, duke ndikuar në industri si arsimi, kujdesi shëndetësor, dizajni dhe programimi.

    Murati nuk ishte vetëm një lidere teknike, por edhe një vizionare strategjike. Ajo theksoi rëndësinë e harmonizimit me sigurinë dhe zhvillimin e përgjegjshëm, ndërsa e shtyu OpenAI-në të merrte në konsideratë implikimet sociale të sistemeve të fuqishme të IA-së.

    Murati shpesh quhet “truri i IA-së” pas projekteve ambicioze të kompanisë dhe kolegët e saj e lavdërojnë vendosmërinë e saj të qetë dhe qartësinë e mendimit. Ajo kombinoi saktësinë mekanike me një qasje të përqendruar te njeriu dhe hapi rrugën për sipërmarrjen e saj të re.

    Në vitin 2025, ajo foli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar: “Inteligjenca Artificiale pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje”. Kjo deklaratë shkaktoi një debat ndërkombëtar mbi etikën e inteligjencës artificiale ndaj ajo po këshillon Komisionin Evropian mbi rregulloret e reja rreth inteligjencës artificiale – diçka jashtëzakonisht e rrallë për një themelues startup-i.

    Lidershipi i Mira Muratit njihet ndërkombëtarisht. Ajo është renditur në listën e 100 personave më me ndikim në inteligjencën artificiale (2024) të revistës “Time” dhe 100 grave më të fuqishme në biznes (2023) të Fortune. Me rritjen e numrit të punonjësve të Thinking Machines Lab dhe refuzimin e propozimeve miliarda dollarëshe nga Meta, Murati e ka fituar tashmë vendin e saj jo vetëm si krijuese e inteligjencës artificiale, por edhe si një nga përcaktueset kryesore të së ardhmes së saj.

    Kush është bashkëpunëtori i saj Andrew Tallak?

    Talak, i cili shfaqet si bashkëthemelues i Thinking Machines, ishte në qendër të një përpjekjeje të vazhdueshme rekrutimi si nga Zuckerberg ashtu edhe nga kreu i ri i laboratorit të superinteligjencës së Meta-s, Alexander Wang. Të dy e bombarduan atë me mesazhe.

    Me origjinë nga Australia, ai u diplomua në Universitetin e Sidneit me notat më të larta midis studentëve të shkencave. Ai punoi për 18 muaj në departamentin e të mësuarit automatik të Facebook-ut përpara se të transferohej në Kembrixh për studime pasuniversitare dhe më pas të kthehej në Kaliforni për t’u bashkuar me Facebook AI Research. Ai u ngrit për t’u bërë një inxhinier i shquar – një nga pozicionet më të larta teknike në kompani.

    Në vitin 2016, presidenti i OpenAI, Greg Brockman, ishte përpjekur ta punësonte atë si një nga punonjësit e parë, duke i thënë Elon Musk në një email se Tallak fitonte 800,000 dollarë në vit në Facebook dhe me shumë gjasa do të kërkonte një rritje page. Në atë kohë, OpenAI ofronte 175,000 dollarë në pagë bazë dhe 125,000 dollarë në bonuse.

    “Andrew është shumë pranë të thotë po, por është i shqetësuar për uljen e pagës”, – shkroi Brockman më 21 shkurt. Ai nuk iu bashkua OpenAI atëherë. Ai u bashkua 7 vjet më vonë, kur ChatGPT tashmë kishte pushtuar botën dhe vlera e startup-it ishte rritur ndjeshëm./ Lapsi/ 

  • Mira Murati i kthen ‘shpinën’ Zuckerbergun, besnikëria ndaj vizionit peshon më shumë se pasuria

    Mira Murati i kthen ‘shpinën’ Zuckerbergun, besnikëria ndaj vizionit peshon më shumë se pasuria

    Në një përpjekje për të fituar terren në garën globale për dominim në fushën e inteligjencës artificiale, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, iu drejtua muaj më parë Mira Muratit — ish-Drejtoreshës Teknologjike të OpenAI — me synimin për të blerë startup-in e saj të ri, Thinking Machines Lab.

    Sipas një raporti të Wall Street Journal, kur Murati refuzoi ofertën për blerje, Zuckerberg ndërmori një kundërsulm agresiv, ai kontaktoi shumë punonjës nga startup-i i saj për t’i joshur drejt Meta-s, përfshirë bashkëthemeluesin e shquar, Andrew Tallak.
    Kjo përpjekje për rekrutim u shoqërua me oferta marramendëse, ku Tallak-it iu propozua një paketë kompensimi që mund të arrinte deri në 1.5 miliardë dollarë gjatë një periudhe gjashtëvjeçare — një nga ofertat më të mëdha ndonjëherë për një studiues të IA-së.
    Pavarësisht shifrave të jashtëzakonshme, Tallak refuzoi, dhe asnjë nga rreth 50 punonjësit e Thinking Machines nuk pranoi të largohej nga kompania. Për vetë Muratin, Zuckerberg thuhet se ofroi 1 miliard dollarë, por edhe ajo i tha “jo”.
    Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, i ka quajtur këto shifra “të pasakta” dhe “qesharake”, duke shtuar se kompensimi varet nga performanca e aksioneve dhe se Meta nuk është e interesuar për blerjen e Thinking Machines. Por burime nga brenda industrisë e përshkruajnë përpjekjen si pjesë të një fushate të gjerë të Meta-s për të rekrutuar talent të lartë në IA.
    Në Silicon Valley, ku pagat shumëshifrore janë normë për talentin elitar, refuzimi i ofertave nëntëshifrore mbetet një veprim i rrallë dhe i guximshëm. Por në garën për inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI), besnikëria ndaj vizionit dhe lidershipit po peshon më shumë se pasuria.
    Kjo është veçanërisht e vërtetë për startup-e si Thinking Machines, ku kultura e brendshme dhe lidhja personale me themeluesen, Mira Murati, ka krijuar një ekip të qëndrueshëm dhe të përkushtuar. E përshkruar nga kolegët si një lidere me inteligjencë të jashtëzakonshme emocionale dhe pa ego, Murati ka ndërtuar një ambient ku kërkimi dhe misioni janë më të rëndësishëm se përfitimi financiar.
    Zuckerberg dhe gara për talentin
    Meta, në përpjekje për të rivalizuar OpenAI, Anthropic dhe startup-e si Safe Superintelligence (SSI), ka kontaktuar mbi 100 punonjës të OpenAI, duke punësuar të paktën dhjetë. Kohët e fundit, Zuckerberg emëroi ish-punonjësin e OpenAI Shengjia Zhao për të udhëhequr ekipin e ri të “superinteligjencës”.
    Përpjekje të ngjashme janë bërë edhe me Anthropic, ku vetëm disa emra si Joel Pobar dhe Anton Bakhtin janë larguar, ndërsa shtatë bashkëthemeluesit origjinalë qëndrojnë fort pas misionit të tyre të përbashkët.
    Në rastin e SSI, bashkëthemeluesi Ilya Sutskever ka krijuar një strukturë organizative që e bën thuajse të pamundur “peshkimin” e talenteve nga kompani të mëdha si Meta. Thuhet se Zuckerberg ka sugjeruar edhe blerjen e SSI, por edhe aty është refuzuar.
    Mira Murati dhe Thinking Machines Lab
    Mira Murati ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar si një nga zërat më me ndikim në IA. Gjatë qëndrimit në OpenAI, ajo drejtoi zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL·E dhe Codex. Në vitin 2024, ajo u rendit në listën Time 100 të njerëzve më me ndikim në inteligjencën artificiale, dhe në 100 gratë më të fuqishme në biznes nga Fortune.
    Startup-i i saj, Thinking Machines Lab, i themeluar në fillim të vitit 2024, tashmë ka tërhequr mbi 2 miliardë dollarë investime dhe më shumë se 20 ish-kolegë nga OpenAI, përfshirë John Schulman, një nga arkitektët e ChatGPT.
    Struktura e kompanisë është horizontale, pa tituj tradicionalë, dhe Murati e ka përshkruar vizionin e saj si “ndërtimi i inteligjencës artificiale multimodale që bashkëvepron natyrshëm me botën”.
    Ajo ka theksuar etikën dhe përgjegjësinë në përdorimin e IA, duke thënë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit:
    “Inteligjenca artificiale pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje.”
    Refuzimi i një oferte miliarda dollarëshe nga një prej figurave më të fuqishme në teknologji nuk është vetëm një lajm — është një deklaratë. Në një kohë kur të gjithë duket se janë në kërkim të përfitimit maksimal, disa individë dhe ekipe po tregojnë se idealet, vizioni dhe besnikëria janë akoma forcat më të fuqishme në formësimin e së ardhmes së teknologjisë.
    Zuckerberg mund të ketë para, por Murati ka një mision. Dhe për momentin, duket se misioni po fiton.

    Top Channel

  • OpenAI pritet të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht

    OpenAI pritet të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht

    Pioneri i inteligjencës artificiale OpenAI planifikon të lançojë modelin GPT-5 në fillim të muajit Gusht raportoi The Verge ditën e Enjte duke cituar njerëz të afërt me kompaninë.

    Modeli i ri, i cili pritet të lançohet këtë verë, do të pozicionohet si një sistem AI që inkorporon modele të ndryshme dhe që performon funksione të ndryshme krahasuar me një model të vetëm AI.
    Startupi i mbështetur nga Microsoft do të sjellë modelin e ri GPT-5 që inkorporon modelin o3 së bashku me teknologjitë e tjera tha CEO i kompanisë Sam Altman në Shkurt të këtij viti, një përpjekje që shihet si mundësi për thjeshtimin e linjës së produkteve.

    Në fund kompania synon të shkrijë seritë o dhe GPT për të krijuar sistem AI që përdorin të gjitha mjetet e disponueshme dhe mund të performojnë një sërë detyrash.
    Ndërsa GPT-5 duket se do të debutojë në fillim të muajit Gusht, debutimi i planifikuar i OpenAI vjen si përgjigje e sfidave me të cilat po përballet siç është kapaciteti i serverëve apo lançimet e rivalëve.

    /PCWorld Albanian

  • OpenAI: Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

    OpenAI: Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

    ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.

    Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

    Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI.

    Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore.

    Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.

    Neil Patel i NP Digital vlerëson se Google merr 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani të marketingut dixhital – vlerëson se shifra është rreth 16.4 miliardë në ditë.

    Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë.

    Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë.

    Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj./KultPlus.com

  • Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

    Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

    ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI.Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore.Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.Neil Patel i NP Digital vlerëson se Google merr 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani të marketingut dixhital – vlerëson se shifra është rreth 16.4 miliardë në ditë.Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë. Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë.Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj.