Tag: onufri

  • Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Qyteti historik i Beratit po përjeton një fluks të lartë turistësh këtë sezon vjeshte, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.

    Vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe turistë vendas, kanë zgjedhur të eksplorojnë qytetin e një mbi një dritareve, ku historia, kultura dhe arkitektura bashkohen në harmoni të veçantë.Pas vizitës në jug ky i ri erdhi në Berat ku ka mbetur i mahnitur nga ajo që po shikon në këtë qytet
    Një ndër ndalesat më të vizituara mbetet Muzeu Ikonografik “Onufri”, i cili ruan dhe ekspozon disa nga ikonat më të rralla dhe më të çmuara të artit bizantin shqiptar. Vëmendje të veçantë tërheqin veprat e mjeshtrit Onufri dhe të birit të tij, Nikolla, të cilët i kanë dhënë identitet të veçantë ikonografisë shqiptare.
    Ky grup turistësh nga Spanja tregon se kishin dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe lexuar në libra për një vend të bukur.
    “Ajo që ata pëlqejnë më shumë është historia që mbart ky vend  mbi monumentet dhe në lidhje me komunizmin”, shprehet një vizitor nga Spanja.
    Ajo që vihet re është dhe kohëzgjatja e ditëve të qëndrimit e cila në disa grupe arrin në 15 ditë qëndrimi.
    Drejtori i muzeut tregon rritje të vizitave ditore dhe interes të shtuar sidomos nga grupet turistike të huaja.
    Ky trend pozitiv tregon se Berati po forcohet gjithnjë e më shumë si një qendër e rëndësishme e turizmit kulturor në vend.
     

    Top Channel

  • Muzeu ikonografik “Onufri” me një koleksion të pasur objektesh

    Muzeu ikonografik “Onufri” me një koleksion të pasur objektesh

    Muzeu ikonografik “Onufri” në Berat mirëpret vizitorë nga e gjithë bota. Që nga fillimi i vitit  vizitorë të shumtë kanë kaluar pragun e tij, duke e kthyer këtë vend në një destinacion të dashur për ata që kërkojnë historinë, bukurinë dhe shpirtin e ikonave.Herë pas here Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat shprehet dhe për vizitorët që e vizitojnë, ku publikon dhe foto të muzeut. Muzeu është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI. Katedralja sipas mbishkrimeve që mbart rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit. Në materialin e QKMB-së për këtë muzeu thuhet se koleksioni i tij përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit.
    “Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX”, thuhet për muzeun. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemër Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrit Stefan Barka nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit në fillimin e shekullit të XIX. Ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë mban si datë vitin1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
     
     

  • “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin

    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin

    Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit.

    Ikonat, ngjyrat, historia, gjithçka është ruajtur me kujdes, për t’u parë nga afër. “Ejani. Jo thjesht për të kaluar kohën, por për ta ndjerë atë”, është ftesa që bën ky institucion drejtuar artdashësve, të cilët këtë sezon turistik kanë qenë të shumtë dhe nga të gjitha anët e globit.

    Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat administron Muzeun “Onufri”, si edhe Muzeun Etnografik, të cilët mbledhin, ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare./atsh/KultPlus.com

  • Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

    Gonxhja: “Onufri” i Beratit, çdo ditë mikpret qindra vizitorë

    Të shumtë janë vizitorët që shohin nga afër pasuritë që ruan në fondin e tij Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

    Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shpreh se janë me qindra vizitorë nga e gjithë bota, që çdo ditë mikpriten nga “Onufri”, i cili u ofron atyre një përvojë të pasur shpirtërore dhe artistike përmes ikonave të rralla dhe audioguidës në disa gjuhë të huaja.

    Muzeu Ikonografik “Onufri” ndodhet në qendër të lagjes së banuar në kalanë e Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”. Arkitektura ku është vendosur muzeu është kisha më e madhe e lagjes Kala. Ajo ka qenë Katedralja e qytetit të Beratit dhe së bashku me ndërtesat e Mitropolisë formonte një kompleks arkitektonik.

    Nga ky kompleks ka mbetur vetëm kisha, e cila është ndërtuar në vitin 1797, por që mendohet se është rindërtuar mbi themelet e një kishe më të vjetër. Nga të dhënat historike, dimë se Katedralja ka funksionuar si e tillë deri në vitin 1967, viti i reformës ateiste, kur mjediset e komuniteteve fetare kaluan nën administrimin e shtetit.

    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo, piktorët me mbiemër Çetiri e shumë piktorë të tjerë anonimë./atsh/KultPlus.com

  • Berat/ 40 mijë turistë vizituan Muzeu “Onufri” në 6 muaj, kryesojnë të huajt

    Berat/ 40 mijë turistë vizituan Muzeu “Onufri” në 6 muaj, kryesojnë të huajt

    Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”, i vendosur në zemër të Kalasë së Beratit, vijon të jetë një nga atraksionet më të frekuentuara të trashëgimisë shqiptare. Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku, bëri të ditur se ky institucion ka pritur rreth 40 000 vizitorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.“Edhe në ditët e nxehta të verës, numri i turistëve mbetet i lartë. Pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë të huajt, ku kryesojnë polakët, të ndjekur nga francezët, italianët, turistët nga SHBA dhe ata nga vendet aziatike”, theksoi Pasku për ATSH‑në.Muzeu “Onufri” u hap më 27 shkurt 1986, si nismë për ekspozimin e ikonave dhe objekteve liturgjike që ishin të arkivuara pas ndalimit të besimit fetar. Sot ai gëzon statusin e Muzeut Kombëtar dhe është i vendosur në ambientet e Katedrales së shek. XVIII “Fjetja e Hyjëlindëses”.Emëruar në nder të ikonografit të famshëm të shek. XVI, Onufri, muzeu ofron një koleksion të pasur ikonash dhe artefaktesh kishtare, duke e bërë Beratin një destinacion të domosdoshëm për vizitorët që kërkojnë artin, historinë dhe shpirtëroren shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Muzeu Kombëtar i Ikonografisë “Onufri”, i vendosur në zemër të Kalasë së Beratit, vijon të jetë një nga atraksionet më të frekuentuara të trashëgimisë shqiptare. Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku, bëri të ditur se ky institucion ka pritur rreth 40 000 vizitorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.“Edhe në ditët e nxehta të verës, numri i turistëve mbetet i lartë. Pjesën më të madhe të vizitorëve e përbëjnë të huajt, ku kryesojnë polakët, të ndjekur nga francezët, italianët, turistët nga SHBA dhe ata nga vendet aziatike”, theksoi Pasku për ATSH‑në.Muzeu “Onufri” u hap më 27 shkurt 1986, si nismë për ekspozimin e ikonave dhe objekteve liturgjike që ishin të arkivuara pas ndalimit të besimit fetar. Sot ai gëzon statusin e Muzeut Kombëtar dhe është i vendosur në ambientet e Katedrales së shek. XVIII “Fjetja e Hyjëlindëses”.Emëruar në nder të ikonografit të famshëm të shek. XVI, Onufri, muzeu ofron një koleksion të pasur ikonash dhe artefaktesh kishtare, duke e bërë Beratin një destinacion të domosdoshëm për vizitorët që kërkojnë artin, historinë dhe shpirtëroren shqiptare.

  • Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

    Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

    Muzeu Onufri në Berat ka mirëpritur mbi 30 mijë vizitorë vetëm gjatë pesë-mujorit të parë të këtij viti.
    Lajmin e ka bërë publik vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
    Ai thotë se brenda muzeut në Kala që mban emrin e ikonografit të pavdekshëm shqiptar, Onufri janë dy mije objekte të përzgjedhura nga kishat dhe manastiret e këtij rajoni.
    “MIRËMËNGJES
    dhe me muzeun që mban emrin e ikonografit të pavdekshëm shqiptar, Onufri, e që brenda mureve plot histori mban 2,000 objekte të përzgjedhura nga kishat dhe manastiret e rrethit të Beratit, duke mirëpritur numrin rekord të mbi 30,000 vizitorëve gjatë pesëmujorit të parë të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

    Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

    Matura 2025 pikturë dhe skulpturë në shkollën Artistike Onufri në Elbasan ka zgjedhur që punimet e diplomës ti prezantojë në një ekspozitë në ambientet më domethënëse ne qytet, në kalanë e Elbasanit.

    Ekspozita tërhoqi vëmendjen edhe të kalimtarëve e turistëve ndërsa për nxënësit ky prezantim është i veçantë. Edhe pse prej disa vitesh studiojnë art ata ende përcjellim emocionet e punimeve të tyre.
    Ekspozita u titullua identitete në telajo dhe përçoi jo vetëm botën e brendshme të artistëve të së ardhmes, por edhe mënyrën se si ata zgjedhin të përçojnë traditën dhe vlerat e Elbasanit.

    Top Channel

  • Qendra e Librit dhe Fakulteti Filozofik i Prishtinës bashkëpunime për aktivitetet përgjatë vitit 2025

    Qendra e Librit dhe Fakulteti Filozofik i Prishtinës bashkëpunime për aktivitetet përgjatë vitit 2025

    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Fakultetit Filozofik i Prishtinës do të zhvillojnë konferenca dhe aktivitete të ndryshme. Marrëveshja e bashkëpunimit, e cila ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve në fushën e kërkimit shkencor, edukimit dhe kulturës u nënshkrua nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe nga Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi në mjediset e Fakultetit në Prishtinë në Kosovë. I pranishëm ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Kjo marrëveshje premton aktivitete, konferenca dhe seminare të përbashkëta mes dy institucioneve përgjatë vitit 2025.
    Drejtoresha e Qendrës së Librit dhe Leximit në Shqipëri, Alda Bardhyli, tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë në fushën e librit dhe kulturës. “Ky është një fakultet që ka lidhje me mendimin dhe shoqëritë tona kanë nevojë për mendimin. Çdo nismë që ka në thelbin e saj mendimin, ndërgjegjësimin dhe pranimin sa më shumë në diskursin publik të intelektualëve, është e bukur dhe nevojshme. Uroj të ketë sa më shumë lexues për këto libra dhe të pasurohet kjo bibliotekë”, tha Alda Bardhyli. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhuroi edhe 70 tituj librash të autorëve bashkëkohorë shqiptarë për Bibliotekën e Universitetit. Misioni i QKLL-së është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.
    Koncerti “Eyes to the Future” në Javën Kulturore të Maqedonisë së Veriut
    Java Kulturore e Maqedonisë së Veriut solli një performancë, që solli një frymë të re në skenë! “Eyes to the Future” bashkoi pianisten Ema Popivoda dhe DJ-n Rea Lemnusha në një udhëtim muzikor unik, ku klasika takoi elektroniken, dhe tradita u ritmua me energji bashkëkohore. Një natë e mbushur me ritëm, emocion dhe vizion për një të ardhme kulturore që na afron më shumë me njëri-tjetrin. “Muzika i foli publikut me gjuhën e shpirtit dhe u dëgjua nga të gjithë”, thuhet në faqen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, një vend me një histori të pasur kulturore dhe identitet të larmishëm është për herë të parë pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, me një program gjithëpërfshirës që do të zhvillohet nga data 23 deri më 30 prill, në Tiranë.
    Masterclass për violonçelistët dhe ansamblet e muzikës në festivalin e Himarës
    Në edicionin e sivjetshëm, “Himara International Muisc Festival” do të ofrojë për herë të parë një masterclass për violonçelistët dhe ansamblet e muzikës së dhomës në datat 22 – 24, gusht 2025, në sallën “Neço Muka” të Bashkisë së Himarës. Docentja është Ildiko Szabo, pedagoge në Universitetin e Arteve në Berlin dhe në Universitetin e Muzikës FRANZ LISZT në Weimar. “Masterclass-i ofrohet pa pagesë. Aplikimi është i hapur për të interesuarit deri më 15 Maj, 2025”, thuhet në njoftim. Festivali ndërkombëtar “Himara International Music Festival” lindi si një projekt muzikor, ku gjithkush mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar. Edicioni i parë i “Himara International Music Festival” u zhvillua në vitin 2022.
    Shërbimi audioguidë në muzeun ikonografik “Onufri”
    Koleksioni i muzeut “Onufri” në Berat përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Shërbimi audioguidë që ofron muzeu ikonografik “Onufri” është një mundësi, që pasuron vizitën me një informacion të detajuar mbi thesaret e artit ikonografik.  Muzeu përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemër Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj.
     
     

  • Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Në Kalanë e qytetit të Beratit ndodhet Muzeu Ikonografik “Onufri” i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”.
    Muzeu mban emrin e Onufrit, një prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI.
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje të muzeut, një udhëtim mes ngjyrash dhe historisë që flet përme ikonave.
    “Muzeu Ikonografik Onufri në Berat! Një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave”, u shpreh ai.
    Në vitin 2024, ky muze ka mirëpritur mbi 106 mijë vizitorë, 40% më shumë se në 2023.
    Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala” dhe ka qënë katedralia e qytetit.
    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
    Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” mban si datë vitin 1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
    Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
    Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX.
    Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.

  • Blendi Gonxhja: Në muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Blendi Gonxhja: Në muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Në Kalanë e qytetit të Beratit ndodhet Muzeu Ikonografik “Onufri” i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”.Muzeu mban emrin e Onufrit, një prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje të muzeut, një udhëtim mes ngjyrash dhe historisë që flet përme ikonave.“Muzeu Ikonografik Onufri në Berat! Një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave”, u shpreh ai.Në vitin 2024, ky muze ka mirëpritur mbi 106 mijë vizitorë, 40% më shumë se në 2023.Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala” dhe ka qënë katedralia e qytetit.

    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
    Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” mban si datë vitin 1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
    Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
    Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX.
    Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.