Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat 20 për qind e të rinjve shqiptare në grup-moshën 16-29 vjeç e përdoren internetin për kurse ose mësime online me 2023.Pas pandemisë përdorimi i internetit për kurse dhe mësime në internet është rritur ndjeshëm. Në vitin 2009 vetëm 3% e të rinjve shqiptar e përdorën internetin për të mësuar.Në krahasim me vendet e zhvilluara të BE-së Shqipëria ende ka një hendek të madh në përdorimin e internetit për të rritur njohuritë, por në krahasim me disa vende të Europës Lindore pozicionohet më mirë (shiko grafikun e mëposhtëm). Pjesëmarrja e të rinjve Shqiptare në mësimet online ishte më e lartë se në Maqedoni, Serbi, Poloni, Kroaci, Hungari, Portugali, Danimarkë etj.Finlanda kishte përqindjen më të lartë të nxënësve dhe të rinjve në që morën mësime online më 2024 me rreth 53% e ndjekur nga Greqia 42%, Spanja dhe Çekia, Irlanda dhe Sllovenia.Nga Rajoni renditjen më të mirë e kishte Bosnja ku 27.6 % e të rinjve përdoren internetin për mësime online.Në anën tjetër Rumania ishte vendi me pjesëmarrjen me të dobët në mësimet online, me vetëm 8% e ndjekur nga Turqia, Gjermania etj.Ku shqyrtohen metoda specifike të mësimit në internet, 18% e përdoruesve të internetit në Europë morën një kurs online në vitin 2024, i cili i referohet një serie të planifikuar aktivitetesh mësimore për një temë specifike që rezulton në një kualifikim ose certifikatë frekuentimi. Normat më të larta ishin në Irlande me 36%, dhe Finlandë dhe Spanjë, të dyja me 32%.Në të njëjtën kohë, 29% e përdoruesve të internetit përdorën materiale mësimore online, që i referohen materialeve për qëllime edukative, profesionale apo private. Përqindja më e lartë ishte në Holandë me 53%, Irlande me 52% dhe Finlandë me 46%.Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe marketingu dixhital janë ndër kurset më të kërkuara në internet në vitin 2024. Rreth 40% e kurseve kryesore të 2024-ës mësojnë AI, duke e përforcuar atë si një aftësi të domosdoshme për të gjithë punonjësit.Përveç përmirësimit të AI, kurset në internet përdoren gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e buta, ose thjesht për të plotësuar kureshtjen. Sipas ofruesit të kurseve në internet “Coursera”, nxënësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë përmbajtje të fokusuar për t’u përgatitur më mirë për punë specifike.Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme të normave të mësimit online në BE, marrja e një kursi online mbetet aktiviteti më pak i popullarizuar në mesin e përdoruesve të internetit.Shumica e njerëzve e përdorin internetin kryesisht për komunikim: 85% e përdorin atë për telefonata, video thirrje ose mesazhe, ndërsa 80% e përdorin atë për email./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: online
-

Hotelet e vijës së parë në Sarandë, të parët në prenotimet online
Strukturat hoteliere të ndodhura në vijën e parë, mbi pedonalen e Sarandës, duket se janë më përpara, si me mbylljen e përgatitjeve për sezonin e ri, edhe me premtimet online që kanë marrë deri tani.
E përbashkëta e informacionit që na u ofrua në recepsionet e tyre, ishte se mbi 80% e prenotimeve bëhen online.
Të pranishëm në këtë start sezoni, na thanë se janë turistët nga vendet nordike, gjermanë e polakë, të moshave që parapëlqejnë më tepër të pushojnë në sezonin e ulët, të pranverës ose vjeshtës.Katër sinkronat ku flasin se ku gjenden me prenotimet e momentit
Lokacioni i këtyre hoteleve në afërsi me shetitoren dhe me detin, vlerësohet si avantazh, pasi turisti parapëlqen Qendrën e qytetit, ku edhe shërbimet merren më me lehtësi dhe duke mos shpenzuar kohë.
Sinjalet pozitive që kanë marrë se pritet një sezon me prurje intensive, janë bërë nxitëse për hotelerinë që edhe standarti i shërbimit e oferta e tyre të përmirësohet, përmes investimeve serioze në kushtet e akomodimit.
Mungesa në staf kudo është e ndjeshme. Por në hotele që funksionojnë si biznes familjar, zgjidhjen e shikojnë tek vendimi për ta kompensuar mungesën e gjysmës së stafit me dyfishim të punës së tyre në biznes.
Pothuajse në çdo hotel, prilli ka dhënë trokitjet e para të një sezoni që nis më herët, është më premtues për flukse shumë më të larta turistike këtë verë dhe se kudo presin që sezoni të ketë zgjatje më të madhe në kohë në muajt e vjeshtës. /Rtsh Gjirokastra/ -

Publikohen numrat privatë të politikanëve italianë
Numrat e telefonit të zyrtarëve më të lartë të qeverisë italiane janë tashme online. Këto numra privatë nisur nga presidenti Sergio Mattarella e deri tek kryeministrja Giorgia Meloni janë të aksesueshëm online për një pagesë 50 Euro.Siç theksojnë mediat italiane, në listën në fjalë janë numrat personal dhe jo ato institucionalë, por ato që përdoren për të komunikuar me miqtë dhe familjarët.
Gjithesej në internet janë mbi 20,000 kontakte.Megjithatë, rrjedhja e kontakteve në internet nuk përfshin vetëm politikanët, por edhe 3805 punonjës të policisë së shtetit, 6301 karabinierë dhe 6018 oficerë të policisë financiare.
Prokuroria italiane e Krimit Kibernetik konfirmoi se ka nisur hetimet për shpërndarjen e këtyre të dhënave.
Sipas mediave italiane rasti krijon një shqetësim të madh politik dhe institucional, pasi nxjerr në pah se sa i dobët është sistemi shtetëror madje edhe në nivelet më të larta të pushtetit.
Klan News -

Pajisja me pasaportë të re, ndryshojnë rregullat. Qytetarët mund të aplikojnë online për kuponin
Ministria e Brendshme dhe kompania shtetërore IdentiTek Sh.A njoftuan këtë të martë një sërë risish që synojnë lehtësimin e procedurave për pajisjen e qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, me dokumentet biometrike të identifikimit.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme është eliminimi i nevojës për blerjen fizike të kuponëve në sportelet e Postës për pasaportat dhe kartat e identitetit. Qytetarët mund të kryejnë tashmë pagesat online, duke shmangur shkuarjen fizikisht në postë.
IdentiTek njofton se ofron gjithashtu shërbimin e përshpejtuar të prodhimit të kartave të identitetit, nga 1 deri në 3 ditë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, vizituan një nga zyrat e aplikimit për të ndjekur nga afër funksionimin e platformës së re.
“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit,” deklaroi ministri Hoxha.
Sipas tij, aplikimi për kuponin dhe karta do të mund të bëhet tërësisht online nëpërmjet platformës së IdentiTek.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe përmirësimi i sigurisë së dokumenteve. Administratorja Halilaj njoftoi se Shqipëria është bërë vendi i 99-të anëtar i Drejtorisë së Çelësave Publik (DCP) në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke garantuar që pasaportat shqiptare janë tashmë më të sigurta dhe të njohura ndërkombëtarisht.
“Pasaportat tona aktuale identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale apo jo, çka e bën pothuajse të pamundur falsifikimin,” u shpreh Halilaj, duke shtuar se standardi i sigurisë është afruar shumë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. -

Ministri Hoxha: Nga sot, blerje online e kuponit për ID apo pasaportë dhe shkurtim afatesh
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike, pasi të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët. IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi. Administratorja e IdenTitek i bëri të ditur ministrit Hoxha se së fundmi kjo kompani është anëtarësuar në Drejtorinë e Çelësave Publik (DCP), në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, që do të thotë se pasaportat tona kanë një siguri më të lartë duke qenë se ne futemi në një rrjet ndërkombëtar e jemi vendi i 99-të, që jemi anëtarësuar nga 103 vende, pjesë e kësaj organizate.”Pasaporta jonë ka një siguri shumë të lartë duke luftuar në këtë mënyrë terrorizmin, por duke përmirësuar edhe imazhin e pasaportës sonë në arenën ndërkombëtare. Kjo pasaportë do të jetë e vështirë për t’u falsifikuar. Ne kemi një standard të ri të sigurisë së pasaportës shqiptare, e cila do të jetë shumë afër me vendet e Bashkimit Europian. Kjo është shumë e vërtetë, pasaportat tona aktualisht identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale ose jo, pra nëse janë gjeneruar nga IdentiTek, ose jo”, tha Halilaj. Ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar ID kartën.
-

Pagesa online për kuponët për pasaportë apo kartë ID
Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike kanë publikuar disa ndryshime të rëndësishme për qytetarët, që synojnë modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.Me anë të këtij ndryshimi bëhet e ditur se qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në Postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike.
Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.Një tjetër risi, është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i cili pa nga afër procesin në një zyrë aplikimi, dha detaje rreth tij:
“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lançon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave përsa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit (ID).
Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në identiTek të aplikojnë për kuponin elektronik dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës.
Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Ne kemi edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës.” -

Lehtësi për qytetarët/ Shërbime më të shpejta për kartat e ID, tani aplikimi bëhet online
Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike njoftojnë disa risi të rëndësishme.
Kështu, qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në Postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike. Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët, duke kursyer kohë e mund. Një tjetër risi, është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi.
“Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lancon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave përsa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit (ID). Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në identiTek të aplikojnë për kuponin elektronik dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit. Ne kemi edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, sa i përket rritjes së sigurisë së elementëve të pasaportës. Freskida, si përkon ky certifikim në arenën ndërkombëtare të pasaportës tonë?
Z. Ministër, ne së fundmi jemi anëtarësuar në Drejtorinë e Çelësave Publik (DCP), në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, kjo domethënë se pasaportat tona kanë një siguri më të lartë duke qenë se ne futemi në një rrjet ndërkombëtar e jemi vendi i 99-të, që jemi anëtarësuar nga 103 vende, pjesë e kësaj organizate. Pra, pasaporta jonë ka një siguri shumë të lartë duke luftuar në këtë mënyrë terrorizmin, por duke përmirësuar edhe imazhin e pasaportës sonë në arenën ndërkombëtare.-Pra kjo pasaportë do të jetë e vështirë për t’u falsifikuar. Ne kemi një standard të ri të sigurisë së pasaportës shqiptare, e cila do të jetë shumë afër me vendet e Bashkimit Europian.
-Kjo është shumë e vërtetë, pasaportat tona aktualisht identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale ose jo, pra nëse janë gjeneruar nga IdentiTek, ose jo”, tha Halilaj.
“Sot ne kemi lancuar kuponin elektronik, i cili e bën eksperiencën e qytetarit shumë më të thjeshtë duke qenë se aktualisht nuk do duhet më të paraqiten fizikisht pranë Postës apo përfaqësive diplomatike, por mund të drejtohen direkt tek faqja jonë e internetit dhe me dy-tri hapa shumë të thjeshtë, ata mund të pajisen me kuponin elektronik dhe më pas të procedojnë me aplikimin për dokumentet biometrike”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek.
Ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar ID kartën. -

Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë
Ambasada e ShBA’së në Kosovë ka dal me një njoftim lidhur me aplikimet për viza.
Sipas njoftimit thuhet se seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.
Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online.
“Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

PD denoncon sërish në KQZ: Partia e Bashës po na i përdor simbolet edhe online!
Partia Demokratike vijon të denoncojë në KQZ dhe autoritetet e tjera përkatëse atë që e quajnë keqpërdorimin e logove dhe simboleve të tyre.
Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillon aktivitetin politik Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dhe online mos të përdorë më simbolet dhe logot e tyre.
Kjo kërkesë lidhet me faqen e internetit dhe mediat sociale që përdoren nga partia e Lulzim Bashës që në shumë raste përdoret dhe logo e Partisë Demokratike.

