Tag: online

  • Çfarë është ‘rage bait’ dhe si manipulojnë mediat sociale emocionet tona

    Çfarë është ‘rage bait’ dhe si manipulojnë mediat sociale emocionet tona

    Kushdo që kalon pak kohë në rrjete sociale e njeh mirë atë ndjesinë e vogël, por të fortë: zemra të rreh më shpejt, nervat të ngrihen, sytë të hapen më shumë, kur të del përpara një video absurde, një titull i ekzagjeruar, një koment që duket sikur është shkruar vetëm për të të acaruar.

    Nuk është rastësi. Nuk është “rast i izoluar i internetit”.

    Është i projektuar. Ky mekanizëm quhet rage bait dhe është ndërtuar qëllimisht për ta kthyer zemërimin tonë në klikime, klikimet në vëmendje, dhe vëmendjen në fitim.

    Çfarë është “rage bait”?

    “Rage bait” është përmbajtje online e krijuar enkas për të provokuar:

    -zemërim
    -përçmim
    -neveri
    -indinjatë
    Mund të jetë një status, një video, një titull lajmi, një koment, një meme. Zakonisht:

    -e thjeshtuar në ekstrem
    -e nxjerrë nga konteksti
    -e ekzagjeruar ose e shtrembëruar
    Qëllimi nuk është të informojë, por të të detyrojë të reagosh:
    të komentosh, të ndash, të ofendosh, të mbrosh veten, të “vendosësh drejtësinë”.

    Në një farë mënyre, është clickbait 2.0: në vend të kureshtjes, luan drejtpërdrejt me emocionet negative, sepse:

    -ato ndizen më shpejt
    -mbahen më gjatë
    -dhe, për platformat, janë më fitimprurëse.Pse funksionon kaq mirë provokimi?

    Sepse nuk po luhet vetëm me mendimin tonë, por edhe me biologjinë tonë.

    Kur ne ndeshemi me diçka që na duket ofenduese, e padrejtë, kërcënuese aktivizohet sistemi limbik, veçanërisht amigdala, pjesa e trurit që “ngre alarmin” sapo nuhat rrezik për ne ose për “grupin tonë”.

    Shkencërisht, kjo quhet negativity bias:

    -truri i kushton shumë më tepër rëndësi informacionit negativ sesa atij neutral apo pozitiv.

    Çfarë ndodh praktikisht?

    -ndjejmë urgjencë: “Duhet të reagoj!”
    -bie aftësia për të menduar me qetësi
    -rritet shansi të komentojmë, të shpërndajmë, të sulmojmë pa verifikuar asgjë
    Paralelisht, futet në lojë edhe sistemi i shpërblimit në tru:

    -kur shfryjmë online dhe shohim që të tjerët pajtohen me ne
    -marrim like, “bravo”, komente mbështetëse
    -truri lëshon dopaminë. Dhe dopamina i thotë sistemit tonë:
    “Bëje përsëri. Kjo ndjehet mirë.”

    Kështu, indinjata kthehet në mini–varësi: sa herë që zemërohemi publikisht dhe marrim aprovime, forcohet lidhja mes zemërimit dhe ndjenjës së shpërblimit.

    Algoritmi e do zemërimin tuaj.
    Për platformat, kjo është ar.
    Sa më shumë të rrish online, të debatosh, të grindesh, të reagosh  aq më shumë:

    kohë ekrani
    të dhëna
    reklama të shfaqura
    dhe pra, më shumë fitim.

    Algoritmet janë të programuar që të promovojnë përmbajtjen me angazhim të lartë. Dhe çfarë sjell më shumë komente, share, reagime të forta? Pikërisht çfarë na zemëron, na trondit, na frikëson.

  • CIA dhe shërbimi turk planifikojnë bazë të fshehtë ajrore në Qipro

    CIA dhe shërbimi turk planifikojnë bazë të fshehtë ajrore në Qipro

    Agjencia Qendrore e Inteligjencës së SHBA (CIA) po bashkëpunon me shërbimin turk të inteligjencës (MIT) për të ngritur një prani ajrore të maskuar në Republikën Turke të Qipros Veriore, me qëllim mbikëqyrjen e aktiviteteve në Lindjen e Mesme, raporton portali francez Intelligence Online.

    Sipas burimeve të portalit, plani përfshin blerjen dhe modifikimin e rreth 12 avionëve transportues C-130 Hercules që do të përdoren pa shenja identifikimi dhe për operacione të fshehta. Avionët, të blerë përmes ndërmjetësve dhe kompanive “guaskë”, pritet të stacionohen në bazën ajrore Geçitkale në Qipro të Veriut — zonë ku Turqia ka tashmë praninë e dronëve Bayraktar TB2 për mbrojtjen e interesave energjetike në Mesdhe.

    Burimet theksojnë se C-130 janë të përshtatshëm për operacione të tilla për shkak të përdorimit të tyre të gjerë në aviacionin civil dhe ushtarak, gjë që ndihmon në fshehjen e origjinës së misionit. Flota e modifikuar pritet të shërbejë për transport personeli të specializuar, pajisje zbulimi dhe komunikimesh të sigurta, si dhe për operacione të tjera të fshehta që lidhen me mbledhjen e informacionit dhe misione ajrore të drejtuara nga Air Branch i CIA-së.

    Analistët që citohen nga Intelligence Online paralajmërojnë se një bazë e tillë do të krijonte një prani të përhershme të padukshme të aktorëve perëndimorë dhe turq në Mesdhe, me ndikim të drejtpërdrejtë në monitorimin e vendeve si Libani dhe Siria — rajone ku interesat e sigurisë janë të larta.

    As CIA, as MIT nuk kanë komentuar zyrtarisht raportimin. Intelligence Online thotë se informacioni u bazua në burime të brendshme dhe në dokumente të operacioneve të inteligjencës, ndërsa çështja mbetet e ndjeshme për shkak të natyrës së misioneve të fshehta dhe implikimeve diplomatike në rajon.

  • 14 mijë dollarë për një vrasje/ ‘Modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime të rënda, rasti tronditës nga…

    14 mijë dollarë për një vrasje/ ‘Modeli’ që po josh të miturit për të kryer krime të rënda, rasti tronditës nga…

    Të miturit po përdoren gjithnjë e më shpesh si vrasës me pagesë, të manipuluar dhe të shtyrë të kryejnë krime të rënda kundrejt shpërblimeve të majme.

    Një model i ri kriminal, i lindur fillimisht në Suedi, po josh adoleshentët në internet me premtime për para të lehta, duke i transformuar lojtarët e rinj online në autorë të krimeve të rënda.
    Sipas medias italiane, rasti më tronditës vjen nga Suedia ku një fëmijë vetëm 11-vjeçar shkroi në Instagram “Mezi pres të shoh trupin tim të parë”, pasi një 19-vjeçar i përshkruar nga autoritetet si lehtësues i kishte ofruar 14 mijë dollarë për të kryer një vrasje.
    Fenomeni i njohur “dhunë si shërbim” tashmë është përhapur në Danimarkë, Finlandë, Francë, Islandë, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Prillin e kaluar, Europol nisi Operacionin “Grimm”, i cili brenda gjashtë muajsh çoi në arrestimin e 193 personave në nëntë vende evropiane. Mes tyre: 63 autorë, 40 lehtësues, 84 rekrutues dhe 6 nxitës, ndërsa dhjetëra vrasje u parandaluan në kohë.
    Hetimet zbuluan edhe një kanal në Telegram me rreth 11 mijë anëtarë, i dedikuar për rekrutimin e të miturve si vrasës me pagesë. Shumë prej tyre shprehnin gatishmëri të udhëtonin në vende të tjera për të kryer krime. Rekrutimi shpesh ndodhte gjatë lojërave online, ku fëmijët josheshin me oferta të menjëhershme dhe pagesa të garantuara.
    Sipas Europolit, bëhet fjalë për një “makinë të mirëorganizuar kriminale”, me role të ndara qartë:Nxitësit, të cilët urdhërojnë dhe financojnë krimin, duke paguar deri në 20 mijë euro për një vrasje, rekrutuesit, që gjejnë adoleshentë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave, lehtësuesit, të cilët sigurojnë logjistikën, rrugët e arratisjes dhe pagesa, autorët, pothuajse gjithmonë të mitur pa precedentë penalë, të padukshëm për autoritetet dhe lehtësisht të manipulueshëm.
    Vlerësimet e ekspertëve paralajmërojnë se ky model kriminal po evoluon me shpejtësi dhe rrezikon të shpërndahet edhe më gjerë në Europë, duke shfrytëzuar dobësinë dhe naivitetin e të rinjve në hapësirën online.

    Top Channel

  • Të miturit si vrasës me pagesë, modeli i ri kriminal që po përhapet në Europë

    Të miturit si vrasës me pagesë, modeli i ri kriminal që po përhapet në Europë

    Të miturit po përdoren gjithnjë e më shpesh si vrasës me pagesë, të manipuluar dhe të shtyrë të kryejnë krime të rënda kundrejt shpërblimeve të majme.

    Një model i ri kriminal, i lindur fillimisht në Suedi, po josh adoleshentët në internet me premtime për para të lehta, duke i transformuar lojtarët e rinj online në autorë të krimeve të rënda.

    Sipas medias italiane, rasti më tronditës vjen nga Suedia ku një fëmijë vetëm 11-vjeçar shkroi në Instagram “Mezi pres të shoh trupin tim të parë”, pasi një 19-vjeçar i përshkruar nga autoritetet si lehtësues i kishte ofruar 14 mijë dollarë për të kryer një vrasje.

    Fenomeni i njohur “dhunë si shërbim” tashmë është përhapur në Danimarkë, Finlandë, Francë, Islandë, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Prillin e kaluar, Europol nisi Operacionin “Grimm”, i cili brenda gjashtë muajsh çoi në arrestimin e 193 personave në nëntë vende evropiane. Mes tyre: 63 autorë, 40 lehtësues, 84 rekrutues dhe 6 nxitës, ndërsa dhjetëra vrasje u parandaluan në kohë.

    Hetimet zbuluan edhe një kanal në Telegram me rreth 11 mijë anëtarë, i dedikuar për rekrutimin e të miturve si vrasës me pagesë. Shumë prej tyre shprehnin gatishmëri të udhëtonin në vende të tjera për të kryer krime. Rekrutimi shpesh ndodhte gjatë lojërave online, ku fëmijët josheshin me oferta të menjëhershme dhe pagesa të garantuara.

    Sipas Europolit, bëhet fjalë për një “makinë të mirëorganizuar kriminale”, me role të ndara qartë:
    Nxitësit, të cilët urdhërojnë dhe financojnë krimin, duke paguar deri në 20 mijë euro për një vrasje, rekrutuesit, që gjejnë adoleshentë përmes rrjeteve sociale dhe platformave të lojërave, lehtësuesit, të cilët sigurojnë logjistikën, rrugët e arratisjes dhe pagesa, autorët, pothuajse gjithmonë të mitur pa precedentë penalë, të padukshëm për autoritetet dhe lehtësisht të manipulueshëm.

    Vlerësimet e ekspertëve paralajmërojnë se ky model kriminal po evoluon me shpejtësi dhe rrezikon të shpërndahet edhe më gjerë në Europë, duke shfrytëzuar dobësinë dhe naivitetin e të rinjve në hapësirën online.

  • Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

    Ishte kthyer në makth, arrestohet 20-vjeçari që shantazhonte online qytetarët

    Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Online Threat”, duke arrestuar një 20-vjeçar që mashtronte dhe shantazhonte qytetarët në rrjetet sociale.
    Sipas policisë, E. M., banues në Tiranë, u kërkonte viktimave të ndryshme shuma nga 500 deri në 1 mijë euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove të tyre personale.
    Hetimet kanë dokumentuar dy raste konkrete të mashtrimit, ndërsa gjatë një periudhe dyjavore, i riu hapte profile false në rrjetet sociale dhe, pas sigurimit të fotove personale të viktimave, u kërkonte para me anë të shantazhit. Konkretisht, më 5 dhe 6 dhjetor 2025, ai ka përfituar 750 euro nga një 36-vjeçar.
    Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon monitorimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën kibernetike.

  • Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.
    Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë) kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.
    Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%. Përdorues ditorë të internetit Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.
    Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.
    Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së.
    Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019. Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë.
    Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend. Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.
    Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.
    Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore. Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë. Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./Marrë nga Monitor

  • Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

    Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

    Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.

    Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë)  kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.

    Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%.

    Përdorues ditorë të internetit

    Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.

    Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.

    Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së. Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019.

    Porositja e mallrave ose shërbimeve në internet

    Në vitin 2024, 60.2% e njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç në BE raportuan se kishin porositur mallra ose shërbime në internet gjatë 3 muajve para anketës së ICT-së.

    Përqindjet më të larta u regjistruan në rajone të Çekisë, Danimarkës, Irlandës, Francës (përjashtuar rajonet e largëta), Holandës, Sllovakisë, Finlandës dhe Suedisë.
    Rajoni qendror  holandez i Utrecht kryeson me 91.5% përdorues që blenë online.

    Në anën tjetër, blerjet online ishin nën mesataren e BE-së në të gjitha rajonet e Bullgarisë, Italisë, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë, si dhe në Kroaci dhe Letoni.

    Shqipëria, me 16.3%, pozicionohet dukshëm poshtë edhe vendeve më të dobëta të BE-së.

    Internet banking

    Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë. Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend.

    Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.

    Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.

    Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore.

    Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë.

    Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./ Eurostat./ Monitor

  • Rama: Verifikimi i numrit të matrikullimit, tashmë online përmes e-Albania

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një shërbim të ri digjital për studentët dhe ish-studentët, i cili u mundëson verifikimin online të numrit të matrikullimit përmes platformës e-Albania. Sipas tij, ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat dhe të ofrojë akses më të shpejtë në dokumentacionin akademik.
    “Nga sot, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të Arsimit të Lartë aplikojnë online përmes e-Albania për të marrë informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit. Shërbimi jep informacion në kohë reale me një nga statuset: aprovuar, në proces ose refuzuar,” thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministri.
    Shërbimi përfshin të gjithë studentët e regjistruar që prej vitit akademik 2011–2012 e deri më sot, ndërsa në platformë është vendosur edhe zgjedhja e mënyrës së identifikimit, si për shtetas shqiptarë, ashtu edhe për shtetas të huaj.
    Rama e shoqëroi njoftimin me urimin për një ditë të mbarë, duke theksuar vijimin e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve publike dhe digjitalizimin e tyre.

  • “Strike Bet”/ Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    “Strike Bet”/ Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë. Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një rast i aktivitetit të lojërave të fatit, arrestohet pronari i lokalit dhe kamerieri

    Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit në Tiranë.

    Për pasojë janë arrestuar në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
    Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
    Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel