Prokurori i Përgjthshëm, Z. Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive, zhvilluan një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës Ann Fransen, në datat 18-19 nëntor, në Bruksel, Belgjikë.
Takimi koordinues u zhvillua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve si dhe në vijim të takimeve që u mbajtën vitin e kaluar në Tiranë. Diskutimet u fokusuan në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, hetimet financiare, pastrimin e produkteve të veprës penale, përdorimin e kriptomonedhave në aktivitete kriminale, koordinimin e hetimeve dhe ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore. Gjithashtu u trajtuan çështje të ndihmës juridike, përfshirë ekzekutimin e vendimeve penale dhe letërporosive.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim vlerësuan shumë pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm dhe nënvizuan rëndësinë për zgjerimin e mëtejshëm të tij përmes shkëmbimit më të gjerë të informacioneve, me qëllim hetimin e plotë të aktiviteteve kriminale që prekin të dy vendet.
Ndërkohë u diskutua edhe mbi hapësirat ligjore për përmirësimin e mëtejshëm të nivelit të koordinimit, sidomos në drejtim të zbatimit efikas të legjislacionit antimafia, me qëllim sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale ndaj subjekteve të hetuar ose të dënuar në të dy vendet.
Tag: olsian
-

Olsian Çela dhe Altin Dumani vizitë zyrtare në Belgjikë, takim me Prokuroren e Përgjithshme, ja fokusi i diskutimeve
-

Çela në Kuvend: Në 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë çështje, pastrimi i parave me rritjen më të lartë
Olsian Çela
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Çela deklaroi se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, duke theksuar se ka një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Kryeprokurori renditi edhe të dhënat statistikore sa i përket punës së bërë në vitin 2024, ku sipas shifrave rritjen më të madhe e kanë patur procedimet për pastrim parash.
Olsian Çela: Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport. Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24956 janë procedime penale të regjistruara, 22441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.
-155 procedime penale të filluara kryesisht nga prokuroria (rritje 12% krahasuar me 2023).-251 procedime për pastrim parash, me rritje 59%.-Sekuestrime pasurish me vlerë mbi 48 milion euro.-1656 çështje për dhunë në familje, me rritje 18.6% krahasuar me 2023.-161 procedime për krime seksuale, me rritje 30%.-Rritje e rasteve të krimit kibernetik (381 procedime, +5%). -

Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka ngritur shqetësimin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë në gjykata dhe prokuroritë e vendit, pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.
Duke folur në një seancë të posaçme të komisionit parlamentar, Çela tha se situata aktuale kërkon rivlerësim të plotë dhe se është ndërmarrë tashmë një nismë ndërinstitucionale për përmirësimin e kushteve të sigurisë.
“Patjetër që në gjykata kushtet nuk janë optimale. Kemi nisur një proces konsultimi për të vlerësuar se si mbrojmë këto institucione. Ka nevojë për riorganizim të thellë”, tha Çela.
Ai vuri në dukje se angazhimi i kompanisë private “Ilirjan Guard” për sigurimin e perimetrit të jashtëm të gjykatave dhe prokurorive nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.
“Ky sistem nuk ka funksionuar dhe duhet riparë”, theksoi Çela, duke shtuar se pritet të zhvillohen mbledhje me të gjitha prokuroritë për të mbledhur shqetësime dhe propozime konkrete.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, prezenca fizike e Policisë së Shtetit në ambientet e gjykatave dhe prokurorive është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e trupës gjykuese, prokurorëve dhe qytetarëve. -

Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?
Olsian Çela
TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela kritikoi ashpër Kodin e ri Penal në Komisionin e Ligjeve. Çela theksuar se teknika e përdorur për hartimin e Kodit nuk është në lartësinë e duhur. Sipas tij drafti nuk ka një analizë dhe nuk paraqet asnjë reflektim të nevojave të shoqërisë.
Olsian Çela: Për Kodin Penal unë kam mbajtur një qëndrim që është parimor. Nuk dua të hyj në detaje, por si jurist, praktikues i ligjit dhe pozicionit pastaj, më takon të përfshihem. Nëse doni të pyesni prokurorë, gjykatës, se cilat janë problemet me kodin që kemi. Kjo është pikënisja. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka ky Kod, që ka zgjetur zbatim prej 1995-ës dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Në mungesë të një analize, unë shoh problem me konceptimin e një procesi të tillë. Kjo mënyrë, kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë që do ngrihet puna. Nëse do dijmë sot problemet që ka Kodi, cila është strategjia, cilat janë problemet që kemi raportuar mbi Kod, deri në vitin 2024 s’kemi raportuar asnjëherë për probleme serioze. Ndryshimet u janë përshtatur nevojave. Cila është filozofia, ku do ikim? Cilat janë objektivat, vetëm përafrimi me direktivat e integrimit?! Ka një vizion?! Çfarë do bëhet me dhunën në familje, politikat për drogën, do jetë kod më represiv apo më pak represiv? Nëse më thoni mua, ky Kod do jetë vizioni që unë kam për botën. Këtu nis problemi! Jemi njohur me një draft në vitin 2023 dhe na është kërkuar të çojmë një përfaqësues për të diskutuar. Nuk shoh aty një reflektim të nevojave të shoqërisë. Draft me 900 e ca nene…Po mirë mo, ne paskemi jetuar në paligjshmëri të madhe, ku shumë veprime të padënuara, do i dënojmë tani e tutje?! Teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.Ligjet e reja në Kodin Penal do të diskutohen në 25 tryeza. Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuvend në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator./ZËRI
-
‘Krimi 2024’/ SPAK dhe Prokuroria raportojnë sot para dy Komisioneve Parlamentare
Olsian Çela dhe Altin Dumani
TIRANË-Drejtuesit e SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme do të raportojnë sot para mbledhjes së përbashkët të dy Komisioneve, atë të Nismave për Qytetarët dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe të Ligjeve. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Më pas, do të raportojë kreu i SPAK, Altin Dumani mbi veprimtarinë e institucionit që drejton përgjatë vitit 2024.
Mbledhja do të fillojë më 10:00, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Edhe Lamllari do të paraqesë raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin e kaluar./ZËRI -

Kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë/ Zbulohen detajet…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.
Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë. -

Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.
Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë. -

Kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, zbulohen detajet
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.
Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumentave të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.
Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.
Top Channel
-

Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re, vendet e tyre në Kuvend mbetën bosh
Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënua jo vetëm nga tensione politike dhe bllokime të foltores, por edhe nga mungesa e disa figurave kyçe të drejtësisë.
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishin të pranishëm në në këtë seancë.
Dy karriget e rezervuara për ta mbetën bosh, siç u vu re edhe nga fotot e shpërndara nga salla e seancave plenare.
Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë arsye zyrtare për mungesën e tyre.Top Channel
-

Dy karrige bosh! Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në Kuvend
karriget bosh
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë munguar në seancën e sot të Kuvendit, edhe pse kishin një ftesë për të qenë të pranishëm. Dy karriget e rezervuara për ta qëndruan bosh në ambientet e llozhës së Kuvendit. Ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik, krerët e komuniteteve fetare si dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe.
Ky qëndrim i përfaqësuesve të organit të akuzës, vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së nuk i kurseu akuzat për organet e drejtësisë, që sipas tij janë ende të brishta. Rama akuzoi SPAK, për rastin Veliaj, se i kanë shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë, si dhe e kanë vendosur në përgjim teksa komunikonte me familjarët nga telefoni i burgut. Po ashtu Rama tha se gjyqtarët janë kthyer në noterë të prokurorëve, duke mos kundërshtuar hetimet e tyre.“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për të paracaktuar në pazare fatin e personave të hetuar”, u shpreh dje Rama. /ZËRI