Tag: olofsson

  • Vdes krimineli që frymëzoi teorinë e ‘sindromës së Stokholmit’

    Vdes krimineli që frymëzoi teorinë e ‘sindromës së Stokholmit’

    Një nga dy kriminelët karizmatikë të përfshirë në rrëmbimin që i dha botës termin “sindroma e Stokholmit” ka vdekur në moshën 78 vjeç, tha familja e tij.

    Clark Olofsson,  i cili u bë i famshëm globalisht në vitin 1973 pas një rrëmbimi dhe grabitjeje banke në kryeqytetin suedez, vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, tha familja e tij për median online Dagens ETC.

    Gjatë një rrethimi gjashtëditor, pengjet e Olofsson filluan të simpatizonin atë dhe bashkëpunëtorin e tij, duke i mbrojtur veprimet e tyre, ndërkohë që u bënë më armiqësorë ndaj policisë jashtë.

    Incidenti i dha emrin një gjendjeje psikologjike të teorizuar, ku viktimat e rrëmbyera zhvillojnë dashuri për rrëmbyesit e tyre.

    Rrethimi famëkeq i bankës u nxit nga një burrë tjetër, Jan-Erik Olsson. Pasi mori peng tre gra dhe një burrë, ai kërkoi që Olofsson – me të cilin ishte miqësuar më parë në burg – të sillej në bankë nga burgu.

    Autoritetet suedeze pranuan kërkesën e tij dhe Olofsson hyri në bankë, e cila ishte e rrethuar nga policia.

    Vite më vonë, në një intervistë me gazetën Aftonbladet, ai pretendoi se iu kërkua të punonte si një njeri i brendshëm për të mbajtur të sigurt të burgosurit në këmbim të një dënimi të reduktuar, por akuzoi zyrtarët se nuk e kishin respektuar marrëveshjen.

    Olofsson bindi njërën nga pengjet, Kristin Enmark, të fliste në telefon me kryeministrin suedez në emër të grabitësve.

    Ajo iu lut që ta lejonin të largohej nga banka me një makinë arratisjeje me rrëmbyesit, duke i thënë: “I besoj plotësisht Clark-ut dhe grabitësit… Ata nuk na kanë bërë asgjë.”

    Ajo vazhdoi: “Përkundrazi, ata kanë qenë shumë të sjellshëm… Besojeni ose jo, por ne kemi kaluar një kohë vërtet të këndshme këtu.”

    Gjatë disa telefonatave, Enmark tha se kishte frikë se rrëmbyesit e saj do të dëmtoheshin nga policia dhe i mbrojti vazhdimisht veprimet e tyre.

    Në kujtimet e saj, ajo tha për Olofsson: “Ai premtoi se do të sigurohej që të mos më ndodhte asgjë dhe unë vendosa ta besoja. Isha 23 vjeç dhe kisha frikë për jetën time.”

    Situata e pengjeve përfundoi pas gjashtë ditësh kur oficerët e policisë depërtuan nëpër çati dhe përdorën gaz lotsjellës për të ndaluar çiftin.

    Fillimisht, pengjet refuzuan të largoheshin nga pengmarrësit e tyre nga frika se do të qëlloheshin nga policia. Gjithashtu, pengjet më vonë refuzuan të dëshmonin kundër Olofsson dhe Olsson.

    Që atëherë, ekspertët kanë debatuar nëse sindroma e Stokholmit është një gjendje e vërtetë psikiatrike, me disa që argumentojnë se është një mekanizëm mbrojtës për t’u përballur me situatat traumatike.

    Termi u shpik pas rrethimit nga kriminologu dhe psikiatri suedez Nils Bejerot për të shpjeguar dashurinë në dukje të paarsyeshme që disa robër ndienin për ata që i merrnin pengjet.

    Teoria arriti një audiencë më të gjerë vitin pasardhës kur trashëgimtarja e gazetave nga Kalifornia, Patty Hearst, u rrëmbye nga militantë revolucionarë .

    Duke folur në podkastin Sideways të BBC-së në vitin 2021 , Enmark e hodhi poshtë konceptin e sindromës së Stokholmit, duke thënë: “Është një mënyrë për të fajësuar viktimën. Bëra çmos për të mbijetuar.”

    Olofsson ishte një shkelës i përsëritur i ligjit dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në burg. Ai u lirua për herë të fundit në vitin 2018, pasi vuajti dënimin për një vepër penale që lidhej me drogën në Belgjikë.

    Në vitin 2022, aktori Bill Skarsgard e portretizoi atë në serialin dramatik të Netflix, Clark.

  • Ndahet nga jeta moshën 78-vjeçare Clark Olofsson, krimineli që frymëzoi ‘Sindromën e Stokholmit’

    Ndahet nga jeta moshën 78-vjeçare Clark Olofsson, krimineli që frymëzoi ‘Sindromën e Stokholmit’

    Clark Olofsson, një nga dy kriminelët e përfshirë në rrëmbimin e njohur në Stokholm dhe që dha emrin e shprehjes së famshme psikologjike “Sindroma e Stokholmit”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë familja e tij.
    Olofsson u bë i njohur në të gjithë botën në vitin 1973, pas një rrëmbimi dhe grabitjeje banke në kryeqytetin suedez, të cilat përfunduan në një rrethim gjashtëditor. Gjatë këtij rrethimi, të kapurit filluan të simpatizonin me rrëmbyesit, madje duke mbrojtur veprimet e tyre dhe duke u bërë armiqësorë ndaj policisë së jashtme.
    Ky ngjarje solli edhe emërtimin e “Sindromës së Stokholmit”, një gjendje psikologjike teorike ku viktimat e rrëmbimit zhvillojnë ndjenja afeksioni ndaj rrëmbyesve të tyre. Rrëmbimi u organizua nga Jan-Erik Olsson, i cili pas kapjes së tre grave dhe një burri si të kapur, kërkoi që Clark Olofsson të cilin e kishte njohur dhe bërë mik në burg, të dërgohej nga burgu në bankë.
    Autoritetet suedeze pranuan kërkesën dhe Olofsson hyri në bankë, e cila ishte rrethuar nga policia.
    Vite më vonë, në një intervistë për gazetën Aftonbladet, Olofsson tha se i ishte ofruar të bashkëpunonte si “njeri i brendshëm” për të mbrojtur të kapurit në këmbim të një dënimi më të lehtë, por akuzoi autoritetet se nuk mbajtën premtimin.
    Gjatë rrethimit, Olofsson i kërkoi një prej të kapurve, Kristin Enmark, të fliste në telefon me kryeministrin suedez në emër të grabitësve. Ajo kërkoi të lirohej dhe të largohej me rrëmbyesit, duke thënë: “Kam plot besim tek Clark dhe grabitësi… Ata nuk na kanë bërë asgjë.” Sipas saj, ata ishin “jashtëzakonisht të mirë”, dhe se gjatë kohës në bankë “kishte qenë një eksperiencë e këndshme”.
    Gjatë disa bisedave telefonike, Enmark shprehu frikën se rrëmbyesit mund të vriteshin nga policia dhe vazhdoi të mbrojë veprimet e tyre. Në kujtimet e saj, ajo tha për Olofsson: “Premtoi që asgjë nuk do të më ndodhte dhe unë vendosa ta besoja. Isha 23 vjeç dhe kisha frikë për jetën time.”
    Situata përfundoi pas gjashtë ditësh, kur policia hyri në bankë duke thyer çatinë dhe përdorur gaz lotsjellës për të neutralizuar rrëmbyesit. Fillimisht, të kapurit refuzuan të largoheshin, nga frika se policia do t’i qëllonte, dhe më vonë refuzuan të dëshmonin kundër Olofsson dhe Olsson.
    Ekspertët debatojnë ende nëse “Sindroma e Stokholmit” është një gjendje psikike reale apo një mekanizëm mbrojtës ndaj traumave. Termi u krijua pas kësaj ngjarjeje nga kriminologu dhe psikiatri suedez Nils Bejerot për të shpjeguar afeksionin e pazakontë që disa të kapur ndjenë ndaj rrëmbyesve të tyre.
    Koncepti u bë i njohur në botë një vit më vonë, kur trashëgimtarja e pasurisë së mediave në Kaliforni, Patty Hearst, u rrëmbye nga militantë revolucionarë.
    Në një intervistë për podcastin Sideways të BBC-së në vitin 2021, Kristin Enmark e hodhi poshtë idenë e Sindromës së Stokholmit, duke thënë: “Është një mënyrë për të fajësuar viktimën. Unë bëra çfarë mund të mbijetoj.”
    Clark Olofsson ishte një kriminel i përsëritur dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës në burg. Ai u lirua për herë të fundit në vitin 2018, pas vuajtjes së një dënimi për drogë në Belgjikë. Në vitin 2022, aktori Bill Skarsgård portretizoi Olofssonin në serialin dramatik të Netflix-it “Clark”.

  • Clark Olofsson, grabitësi që frymëzoi termin e “Sindromës së Stokholmit”, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

    Clark Olofsson, grabitësi që frymëzoi termin e “Sindromës së Stokholmit”, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

    Clark Olofsson, grabitësi që mbajti peng katër persona për gjashtë ditë në vitin 1973 në një bankë në Stokholm — një incident që i dha emrin termit “Sindroma e Stokholmit” — ka vdekur në moshën 78 vjeç, njoftoi familja e tij.

    Burri, vdiq në një spital suedez pas një sëmundjeje të gjatë, tha familja për gazetën Dagens ETC.
    Me dënime të shumta për grabitje të armatosur, tentativë vrasjeje, trafik droge dhe sulm, ai kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij në burg. Ai njihet më së miri për rolin e tij në grabitjen e Kreditbanken në qendër të Stokholmit më 23 gusht 1973.
    Atë ditë, Janne Olsson sulmoi një bankë të armatosur me mitraloz dhe mori peng katër punonjës, ndërsa policia dhe snajperët rrethuan ndërtesën.
    Nën ndikimin e drogës, Olsson kërkoi që bashkëpunëtori i tij Clark Olofsson — i cili ishte në burg në atë kohë dhe ishte dënuar për grabitje — të dërgohej në bankë. Qeveria suedeze pranoi kërkesën.
    Janne Olsson u qetësua pothuajse menjëherë pas mbërritjes së Olofssonit dhe njëra nga pengjet, Kristin Enmark, e pa atë si një shpëtimtar.
    “Ai më premtoi se asgjë nuk do të më ndodhte, dhe vendosa ta besoja”, shkroi ajo në librin e saj duke rrëfyer përvojën. “Unë u sëmura nga sindroma e Stokholmit. Isha 23 vjeçe dhe shumë e tmerruar.”
    Gjatë marrjes së pengjeve — një nga ngjarjet e para që u transmetua drejtpërdrejt në televizion — Enmark foli dhe i mbrojti pengmarrësit e saj.
    “I besoj plotësisht Clark-ut dhe grabitëses. Nuk kam frikë prej tyre fare. Nuk më bënë asgjë. Ishin shumë të sjellshëm”, tha ajo në një bisedë telefonike me kryeministrin e atëhershëm Olof Palme në ditën e dytë të robërisë. “A e dini nga çfarë kam frikë? Policia që hyn me forcë në bankë,” i tha ajo.
    Pas gjashtë ditësh, policia ndërmori veprime, duke thyer çatinë e bankës dhe duke përdorur gaz lotsjellës. Dy kriminelët u dorëzuan dhe pengjet u liruan.
    Si shenjë pakënaqësie me autoritetet, ish-pengjet zgjodhën të heshtin gjatë gjyqit të pengmarrësve të tyre.
    Që atëherë, ekspertët kanë debatuar vlefshmërinë e “Sindromës së Stokholmit” si një çrregullim psikiatrik, me disa që e konsiderojnë atë më shumë si një mekanizëm mbrojtës ndaj një situate traumatike.

    Top Channel