Tag: oliver

  • 3-vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse

    3-vjeçari mahnit mjekët pas terapisë së parë gjenetike në botë për sindromën vdekjeprurëse

    Një djalë trevjeçar nga SHBA ka habitur mjekët në Britaninë e Madhe me përmirësimin e jashtëzakonshëm që ka treguar pas marrjes së terapisë së parë gjenetike të këtij lloji në botë për sindromën e rrallë ‘Hunter’. 

    Oliver Chu, që vuan nga një sëmundje e trashëguar që dëmton progresivisht trupin dhe trurin, nuk ishte në gjendje të prodhonte një enzimë jetike për organizmin. Forma e rëndë e sëmundjes shpesh çon në vdekje para moshës 20 vjeç dhe përshkruhet si një lloj “demence e fëmijërisë”.

    Mjekët në Royal Manchester Children’s Hospital u përpoqën të ndalonin përparimin e sëmundjes duke modifikuar qelizat e Oliver-it me anë të terapisë gjenetike, një aplikim që bëhej për herë të parë në botë.

    “Kam 20 vite që pres të shoh një fëmijë me këtë gjendje të përmirësohet kaq shumë. Është jashtëzakonisht emocionuese,” tha Prof. Simon Jones, drejtues i studimit.

    Oliver është fëmija i parë nga pesë djem në mbarë botën që janë përfshirë në këtë provë mjekësore. Familja e tij nga Kalifornia u zhvendos për muaj të tërë në Manchester për këtë mundësi unike.

    Në dhjetor 2024, mjekët i nxorën Oliver-it qelizat staminale, të cilat u dërguan në laboratorin e Great Ormond Street Hospital në Londër. Aty, shkencëtarët futën në qeliza versionin e shëndetshëm të gjenit IDS – një gjen që te sindroma Hunter është i dëmtuar dhe pengon trupin të prodhojë enzima që pastrojnë organizmin nga molekulat toksike.

    Pas modifikimit, qelizat u rikthyen në Manchester dhe në shkurt 2025 fëmija mori dy infuzione me rreth 125 milionë qeliza të modifikuara gjenetikisht.

    Në maj 2025, vetëm tre muaj pas trajtimit, Oliver u kthye për kontrolle. Mjekët panë përmirësim të qartë: ai po fliste më shumë, po ecte më mirë, dukej më energjik dhe më i përqendruar. Ai madje ndaloi edhe marrjen javore të enzimës artificiale që i duhej për të mbijetuar.

    “Nuk mund ta besoj sa shumë ka ndryshuar. Çdo herë që flasim për këtë dua të qaj nga gëzimi,” tha nëna e tij, Jingru.

    Edhe vëllai i madh i Oliver-it, Skyler, ka të njëjtën sëmundje, por te ai dëmet kanë nisur më herët dhe trajtimi nuk mund t’i kthejë pas dëmtimet ekzistuese. Megjithatë, familja shpreson që studimi të zgjerohet edhe për të.

    Në gusht, kontrollet e tjera treguan se terapia po funksiononte plotësisht. Oliver po prodhon tani qindra herë më shumë nga enzima që më parë trupi i tij nuk e prodhonte fare.

    Prof. Jones tha se djali po fiton fjalë të reja, aftësi të reja dhe po lëviz shumë më lehtë. “Duhet të jemi të kujdesshëm, por rezultatet janë sa më të mira që mund të shpresonim,” theksoi ai.

    Terapia u zhvillua për 15 vite nga Universiteti i Manchester, por financimi u rrezikua në minutën e fundit kur kompania amerikane që e mbështeste kërkimin u tërhoq. Vetëm pas ndërhyrjes së fondacionit britanik LifeArc, që dha 2.5 milionë paund, prova arriti të nisë.

    Përveç sindromës Hunter, e njëjta metodë po testohet edhe për sëmundje të tjera të rralla si sindroma Hurler (MPS I) dhe Sanfilippo (MPS III).

    Familja Chu thotë se është përjetësisht mirënjohëse që Oliver u pranua në studim.

    “Jeta e tij nuk është më e lidhur me gjilpëra dhe vizita spitalore,” tha babai, Ricky. “Zhvillimi i tij ka kthyer për mirë që nga momenti i transplantit. Është si të kishte marrë një ‘fillim të ri’.”

  • Vendimi i vitit 2022, Oliver Kahn zbulon prapaskenat: “Zgjodhëm De Ligt dhe refuzuam lojtarin gjerman”

    Vendimi i vitit 2022, Oliver Kahn zbulon prapaskenat: “Zgjodhëm De Ligt dhe refuzuam lojtarin gjerman”

    24 Tetor 2025

    16:09

    Telesport

    Bayern mori një vendim delikat në verën e vitit 2022. Klubi bavarez pati shansin të transferonte Nico Schlotterbeck nga Freiburg për 20 mln euro, por vendosi ndryshe.
    Mbrojtësi gjerman, edhe pse e pëlqente idenë e kalimit në Mynih, u shit te Borussia Dortmund. Oliver Kahn ka shpjeguar si u mor ai vendim nga drejtuesit.
    “Schloterbeck po luante mirë te Freiburg dhe duhej të vendosnim. Ishte shumë-shumë i ri, kështu që zgjodhëm dikë tjetër”, ka deklaruar legjenda e futbollit gjerman, i cili asokohe punonte te Bayern.
    Kahn e ka fjalën për Matthijs de Ligt, i transferuar për 67 mln euro nga Juventusi dhe i shitur për 45 mln euro te Manchester United dy vite më vonë.

  • Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

    Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

    “Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të amdh kur bëhej fjalë për dialogun social në idhtar të këtij dialogu”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.
    Kreu i qeverisë vlerësoi rolin udhëheqës të Oliver Röpke, që sipas tij ka frymëzuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyera.
    “Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera që i kam edhe në këtë moment se e di që kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Oliver Röpke. Është momenti të kremtojmë punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar për rolin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian si urë mes institucioneve e qytetarëve dhe se forca e Europës qëndron te njerëzit pjesëmarrja e dialogu dhe jo te bërja e debatit me Zotit. Lidershipi juaj ka frymëzuar udhëheqjen tuaj dhe ka lënë gjurmë të pashlyer”.
    Rama solli në vëmendjen se kur Oliver Röpke mori presidencën Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull ndërsa sot është shumë pranë anëtarësimit.
    “Kur morët presidencën Europa lundronte në stuhi, ndonjëherë njerëzit e harrojnë se çfarë ka shkuar por vragat e pandemisë, lufta e agresionit rus në Ukrainë që formësoi kontinentin çështjet ekonomike, dhe Shqipëria pavarësisht se në pritje duket sikur nga epoka e gurit. Në atë epokë flokët i kisha të zinj. Ne nuk kishim mundur të hapnin asnjë kapitull negociues dhe përmes kësaj trazie ju sollët qetësi, bindje e paqe, konvertuat edhe skeptikë në idhtar dhe që i beson dialogut social. Ju këmbëngulët fort se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE duke e tërhequr në debat shoqërinë tonë civile si mikpritës bujar që këmbëngul për të qenë në darkë. Ne jemi shumë mirënjohës. Jemi me Shqipërinë në turbo sprint. Vetëm dje hapëm 4 kapituj të tjerë përpos 24 të hapur. Në emër të qeverisë shqiptare. Europa lulëzon kur është e fortë dhe e bashkuar”.

  • Giroud si në kohët e vjetra, francezi merr duartrokitjet e gjithë tifozëve me supergolin e tij (video)

    Giroud si në kohët e vjetra, francezi merr duartrokitjet e gjithë tifozëve me supergolin e tij (video)

    9 Gusht 2025

    17:26

    Telesport

    Pas një sezoni në MLS me fanellën e Los Angeles FC, Oliver Giroud është rikthyer në Europë, konkretisht në Francë, ku është transferuar si lojtar i lirë te Lille.
    Në miqësoren e sotme, që Lille po luan aktualisht ndaj anglezëve të West Ham, ishte pikërisht Oliver Giroud që zhbllokoi shifrat me një supergol të realizuar në minutën e 45-të.
    Pas një topi të gjatë të marrë nga mesfusha dhe një kontrolli perfekt me gjoks, Giroud shënon me një gjysmë-rroveshatë. Një gol shumë i bukur nga 38-vjeçari, i cili mori duartrokitjet e tifozëve  të shumtë vendas, pasi ndeshja luhet në fushën e West Ham. Rezultati aktual vazhdon 0-1 për francezët.
    SHIKOGOLINEGIROUD

  • SHBA/ Ish-gazetari i CNN në qendër të kritikave pasi intervistoi me avatar një adoleshent të vrarë në masakrën e Parkland

    SHBA/ Ish-gazetari i CNN në qendër të kritikave pasi intervistoi me avatar një adoleshent të vrarë në masakrën e Parkland

    Një valë reagimesh ka shpërthyer në SHBA pas veprimit të ish-gazetarit të njohur të CNN, Jim Acosta, i cili realizoi një intervistë me një avatar të krijuar me inteligjencë artificiale, që përfaqësonte një të ri të vrarë në vitin 2018 gjatë masakrës në shkollën e mesme në Parkland të Floridës.

    Acosta, ish-korrespondent i Shtëpisë së Bardhë dhe kritik i hapur i Donald Trump, është aktualisht aktiv në një kanal në YouTube, ku vijon të mbështesë fushatat për ashpërsimin e ligjeve për armët në SHBA.

    Të hënën, ai publikoi një video-intervistë me avatarin e Joaquin Oliver, 17-vjeçarit që humbi jetën së bashku me 16 të tjerë në njërën prej sulmeve më të përgjakshme me armë në historinë amerikane.

    Përdorimi i inteligjencës artificiale për të ‘rikrijuar’ zërin dhe pamjen e të ndjerit shkaktoi zemërim të madh publik.

    Avatarin i Joaquin Oliverit lëshonte mesazhe që kërkonin forcim të legjislacionit për kontrollin e armëve, mbështetje për shëndetin mendor dhe përfshirje më të madhe të komunitetit.

    Por shumë përdorues në rrjetet sociale reaguan ashpër, duke e cilësuar intervistën si ‘manipuluese’, ‘makabre’ dhe ‘moralisht e papranueshme’.

    “Është e neveritshme dhe e tmerrshme. Sa duhet të kesh humbur sensin njerëzor për të menduar se kjo është ide e mirë?”, shkroi një komentues. Një tjetër shtoi: “Ka të mbijetuar nga kjo masakër që mund të jepnin dëshmi reale në vend të kësaj groteske digjitale.”

    Media si Fox News dhe New York Post, kritikuan ashpër Acostan për qasjen e tij. “Ishte thjesht një demonstrim i çuditshëm i teknologjisë, jo një intervistë,” shkroi gazetarja Kirsten Fleming. “E rreme, monstruoze, si një skenar distopik i bërë realitet.”

    Në përpjekje për të mbrojtur veprimin e tij, Acosta publikoi një video ku babai i Joaquin Oliver, Manuel Oliver, përshëndet intervistën dhe përdorimin e teknologjisë për të përcjellë mesazhe ndërgjegjësimi.

    “Nëse problemi juaj është inteligjenca artificiale, atëherë nuk po shihni problemin e vërtetë,” tha ai. “Problemi i vërtetë është se djali im u vra nga plumbat tetë vite më parë.”

  • Call Center-at u “grabitën” qindra mijëra euro gjermanëve, fatura i vjen Shqipërisë

    Call Center-at u “grabitën” qindra mijëra euro gjermanëve, fatura i vjen Shqipërisë

    Prokurori gjerman Oliver Hofsman gjatë një konference të përbashkët me palën shqiptare, ndanë detaje sa i takon operacionit “Pandora”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Përmes “forex”, një call-center, mashtronte qytetarë gjermanë, të cilëve më pas u zhvatnin paratë.
    Oliver Hofsman tha se të gjithë shtetasve gjermanë të cilët kanë rënë pre e këtij mashtrimi, nga ky grup kriminal, do u kompensohet vlera e parave të vjedhura. Ai sqaroi se ata duhet të bëjnë një proces civil me Shqipërinë, qytetarëve që do të vazhdojnë procesin do u ofrohet dhe kosulentë.
    “Viktimat dhe dëmeve të shkaktuara, nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, ku policia u aktivizua me qëllim që t’i kapte këto telefonata mashtruese. Nga 7.5 mijë vepra penale, apo raste të konstatuara në këtë procedim ne arritëm që të pengonim ose të parandalonim 6 mijë të tilla.
    Edhe në rastet e transfertave bankare, arritëm që edhe kur transfertat ishin bërë ne të rikthenim tek të dëmtuarit ose të parandalonim humbjen e këtyre parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. Ia dolëm që ta mbanim të ulët dënim e shkaktuar nga kjo veprimtari kriminale.
    Sa u takon të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet që të nisin një proces civil me Shqipërinë, në mënyrë që dëmi i shkaktuar t’u kthehet në Gjermani, t’u kompensohen. Nuk është një procedurë e lehtë është një procedurë e gjatë, por ne gjithashtu jemi në dispozicion të viktimave edhe me konsulentë për t’i këshilluar gjatë procedurave”, tha prokurori gjerman.

  • Mashtrimi përmes “forex”, Oliver Hofsman: Organizatë shumë komplekse, krimi ofrohej si shërbim

    Mashtrimi përmes “forex”, Oliver Hofsman: Organizatë shumë komplekse, krimi ofrohej si shërbim

    Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në bashkëpunim me autoritetet gjermane ka kryer operacionin e koduar “Pandora”, i cili ka çuar në “çmontimin” e një grupi kriminal, të cilët merreshin me mashtrime kompjuterike. Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona, kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
    Ky Call Center, përmes “forex”, mashtronte shtetas të huaj, në rastin konkret shtetas gjermanë, dhe u zhvate paratë. Vlera e dëmit të shkaktuar shkon deri në 363,501 euro dhe bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani, të cilët kanë bërë kallëzim.
    Lidhur me këtë megaoperacion, SPAK doli në një konferencë për shtyp; prokurori i palës shqiptare, Eneid Nakuçi, dhe i palës gjermane, Oliver Hofsman, ndanë më shumë detaje. Sipas prokurorit Oliver Hofsman, organizata kriminale përdorte një skemë shumë komplekse, duke e ofruar krimin si shërbim. Ai shtoi se dyshohet që pre e këtij mashtrimi kanë rënë edhe shtetas nga pesë vende të tjera, përveç Gjermanisë.
    “Për sa i përket identifikimit apo se si merren të dhënat e personave të cilët mashtrohen, çdo skemë ka veçoritë e veta dhe çdo person ka të dhënat e veta. Mund të merren nëpërmjet rikuperimit dhe në këtë mënyrë personat bëhen pre e këtyre mashtrimeve. Ndërkohë që, sa i përket pastrimit të parave, edhe në këtë drejtim i mbeten skemat që ata përdorin. Sa i takon fshehjes së parave, ka mënyra të ndryshme, më e thjeshta me transferua, por edhe nëpërmjet kartave PlayPay, ku paratë tërhiqen pastaj në vende të caktuara nga e gjithë bota.
    Në tërësinë e vet bëhet fjalë për një strukturë kriminale shumë komplekse, duke e ofruar krimin si shërbim. Pjesë të caktuara të strukturës kriminale ishin përgjegjëse për kryerjen e aktiviteteve. Të dëmtuarit nuk ishin vetëm në Gjermani, por edhe në pesë vende të tjera, si në Spanjë, Suedi… Siç thashë, ne kemi më shumë se 18 muaj që merremi me ndjekjen e këtij grupi kriminal”, tha prokurori.

  • Risia në kuzhinë: Si bashkëpunimi midis Jamie Oliver dhe Samsung po transformon përvojën e gatimit në çdo shtëpi

    Risia në kuzhinë: Si bashkëpunimi midis Jamie Oliver dhe Samsung po transformon përvojën e gatimit në çdo shtëpi

    Në botën moderne ku ritmi i jetës po bëhet gjithnjë e më i shpejtë, nevojitet një kuzhinë që të përshtatet me stilin tonë të jetesës: inteligjente, e organizuar dhe inspiruese. Pikërisht këtë vizion ndajnë Samsung dhe Jamie Oliver, një nga figurat më të dashura të kulinarisë në botë, të cilët kanë bashkuar forcat për të sjellë një përvojë kuzhine që nuk është vetëm një risi teknologjike, por edhe emocionuese për stomakun tuaj.

    Jamie Oliver, i njohur si kampion i ushqimit të shëndetshëm, ka botuar dhjetëra libra gatimi të përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është kthyer në një figurë frymëzuese për familjet në të gjithë botën falë recetave të tij të thjeshta, plot shije dhe të arritshme për këdo. Me pasionin e tij për t’u dhënë njerëzve mjete praktike për një jetesë më të mirë përmes ushqimit, bashkëpunimi i tij me një markë si Samsung vjen natyrshëm, një emër që përfaqëson inovacionin dhe prakticitetin.
    Ky bashkëpunim ka marrë jetë në formën e integrimit të recetave të Jamie Oliver drejtpërdrejt në pajisjet Samsung Bespoke AI. Në furrën Bespoke AI, përdoruesit mund të gatuajnë receta të zgjedhura nga vetë Jamie, me udhëzime të qarta, kohë dhe temperatura të paracaktuara që garantojnë suksesin në çdo përpjekje gatimi. Mjafton një klikim në ekranin e furrës ose përmes aplikacionit SmartThings, dhe vakti i përsosur është vetëm disa hapa larg.

    Për prindër të zënë që balancojnë punën, kujdesin për fëmijët dhe gjithçka tjetër që kërkon përditshmëria, kjo teknologji ofron lehtësi të jashtëzakonshme. Nuk ka më vend për stresin e pyetjes “Çfarë do të gatuaj sot?”, pasi furra ju udhëzon hap pas hapi dhe siguron që vakti të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm. Për profesionistët që kthehen në shtëpi pas një dite të gjatë në zyrë, koha në kuzhinë mund të jetë minimale, por kjo nuk do të thotë se duhet të bëjnë kompromis me cilësinë e ushqimit.

    Frigoriferët Samsung Bespoke AI janë gjithashtu një pjesë thelbësore e këtij revolucioni kuzhine. Me funksione inteligjente si menaxhimi i përbërësve në kohë reale dhe sugjerime për receta bazuar në ato që keni brenda frigoriferit, ata ndihmojnë përdoruesit të planifikojnë vaktet në mënyrë efikase dhe të evitojnë mbetjet ushqimore. Nëpërmjet lidhjes me SmartThings, mund të krijoni një listë pazari direkt nga frigoriferi, e cila mund të sinkronizohet me telefonin për një blerje të shpejtë dhe pa harruar asgjë.
    E gjithë kjo përvojë e personalizuar dhe e integruar është e ndërtuar mbi inteligjencën artificiale që Samsung ka rafinuar vit pas viti. Jo vetëm që pajisjet “mësojnë” mënyrën si ju gatuani, por ato edhe ju ndihmojnë të përmirësoni stilin tuaj të gatimit. Recetat e Jamie Oliver janë të përshtatura në mënyrë të përkryer për këtë teknologji, duke i kthyer ushqimet e përditshme në eksperienca të veçanta, pa kërkuar ndonjë përgatitje profesionale.
    Nëse dikur teknologjia në kuzhinë nënkuptonte vetëm funksione bazë, sot ajo është kthyer në një partner të përditshëm që jo vetëm ndihmon, por frymëzon. Ndërthurur me ekspertizën dhe pasionin e një figure si Jamie Oliver, rezultati është një kuzhinë që përmbush nevojat e të gjithëve nga familjet me fëmijë të vegjël, tek profesionistët e ngarkuar dhe deri tek adhuruesit e gatimit që duan të eksperimentojnë çdo ditë me diçka të re.

  • Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Reformat e Shqipërisë më lart se ato të shteteve anëtare

    Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Reformat e Shqipërisë më lart se ato të shteteve anëtare

    Oliver Röpke

    STRASBURG- Presidenti i Këshillit Ekonomik e Social Evropian, Oliver Röpke, ka deklaruar se reformat që po bëjnë shtetet kandidate, ndër to edhe Shqipëria, po arrijnë standarde edhe më të larta se ato në shtetet aktuale anëtare të BE-së. 
    “Ne shohim përparim të dukshëm me reformat e integrimit në disa shtete kandidate, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Në të vërtetë, në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim reformën e gjyqësorit, shtete si Shqipëria po bëjnë hapa gjigantë përpara, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha si transparenca dhe antikorrupsioni. Nëse ndalemi në lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania”,- u shpreh Oliver Röpke.
    Sipas tij rritja e buxhetit financiar për vitet 2028-2034 është një mundësi e mirë për të përfshirë fondet e para-anëtarësimit, jo vetëm asistencën teknike, por edhe një mbështetje më organike për reformat në vendet kandidate./ZËRI

  • Ka fituar 115 mijë euro në Wimbledon por nuk mund t’I tërheqë dot paratë, ja arsyeja e çuditshme

    Ka fituar 115 mijë euro në Wimbledon por nuk mund t’I tërheqë dot paratë, ja arsyeja e çuditshme

    Oliver Tarvet është një nga surprizat e mëdha të raundit të parë të grand slam-it të Wimbledon. Pasi kaloi kualifikimet javën e kaluar, anglezi 23-vjeçar mposhti zviceranin Leandro Riedi dhe kështu fitoi aksesin në raundin e dytë si numri 733 në botë.
    Një “përrallë e bukur” për tarvet, e kurorëzuar edhe me një çmim të konsiderueshëm financiar. Për fitoren në raundin e parë ai ka arkëtuar 99,000 paund, afërsisht 115,000 euro.
    Për fat të keq, Tarvet nuk mund ta marrë atë premio për shkak të statusit të tij. Në jetën e përditshme Oliver studion në Universitetin e San Diego, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Dhe, për ata që janë të regjistruar në qarkun NCAA, nuk mund të tërheqin shuma më të larta se 7,300 paund, praktikisht 8,505 euro. Ndërkohë që, në raundin e dytë ai do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz, numrin 2 në botë.
    Gjithsesi, i riu anglezi po mendon për sfidën me spanjollin: “Kjo është ëndrra ime. Nuk jam këtu për paratë, por vetëm për publikun dhe përvojën, duke u përpjekur të lë gjurmën time”.
    “Kam punuar shumë për të marrë këto parà. Nuk mendoj se është e pamerituar. Ndoshta duhet të ketë një ndryshim në rregullat e NCAA-së, por në të njëjtën kohë nuk dua të përfshihem, nuk është fusha ime“, tha Oliver Tarvet.