Tag: olimpik

  • Pak para nisjes së mitingu përmbyllës të PS, ja si duket atmosfera në “Parkun Olimpik”

    Pak para nisjes së mitingu përmbyllës të PS, ja si duket atmosfera në “Parkun Olimpik”

    Në “Parkun Olimpik” të Tiranës duket se është gjithçka gati për mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
    Siç shihet edhe nga video atmosfera duket elektrizuese në këtë takim përmbyllës të fushatës elektorale.Lexo edhe :Related Posts
    Më herët kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, dha detaje mbi mitingun përmbyllës, ku tha se të pranishëm do të jenë të gjithë kandiatët e qarkut të Tiranës, ndërsa kandidatët e tjerë do të vijojnë të qendrojnë në qarqet e tyre për hapin tjetër.

    Në këtë miting kryeministri Rama do të japë mesazhet e fundit, pasi kujtojmë që në mesnatë në orën 00:00 nis heshtja zgjedhore dhe asnjë nga politikanët nuk do të mund të bëjë më thirrje për të kërkuar vota.

  • Takimi përmbyllës elektoral i PS! Atmosferë festive në Parkun Olimpik, socialistët ia marrin valles

    Takimi përmbyllës elektoral i PS! Atmosferë festive në Parkun Olimpik, socialistët ia marrin valles

    Më pak se një orë nga ndan nga takim i përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë.

    Gazetari i Top Channel, Muhemd Veliu ka siguruar pamje nga atmosfera në Parkum Olimpik.
    Nga pamjet shihen socialistët që ia kanë nisur valles, teksa janë të vjedhur me kostume popullore tradicionale dhe mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, PS-së dhe të BE-së.
    Po ashtu pritet dhe takimi përmbyllës i opozitës, që do të mbahet në Bulevardin e Ri në Tiranë.

    Top Channel

  • Sot mbyllet fushata/ PS te Parku Olimpik, PD në Bulevardin e Ri

    Sot mbyllet fushata/ PS te Parku Olimpik, PD në Bulevardin e Ri

    Mesnatën e kësaj të premte, bie gongu i përfundimit të fushatës elektorale. Sali Berisha dhe Edi Rama përballen pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet në takimet e fundit elektorale, para se të dielën qytetarët të zgjedhin se cili mes tyre do të qeverisë.
    Të shtunën deri në përfundimin e procesit të votimit në orën 19:00 të 11 majit ata do të duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore. PS mbyll fushatën sot në orën 19:00 te Parku Olimpik, kurse PD në bulevard.

    Rama-Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të vendit.
    Berisha-Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite sepse pas 12 majit kjo opozitë do të bëhet mazhroancë e vendit. Kjo është ndjesia më reale, por në mënyrë më të frishme e ka ndjerë Edi Rama.

  • Rama apel emigrantëve: Votoni! PS mbyll sot fushatën me një tubim në Parkun Olimpik

    Rama apel emigrantëve: Votoni! PS mbyll sot fushatën me një tubim në Parkun Olimpik

    Kështu duket parku Olimpik në Tiranë në pritje të organizimit mbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në orën 19:30.
    Me flamuj kuq e zi dhe yjet me simbolikën e Bashkimit Europian, kryesocialisti Edi Rama pritet të përcjellë sot mesazhin e fundit qytetarëve shqiptarë në kërkim të një mandate të katërt, ndërsa më herët rikujtoi edhe votuesit e diapsorës.
    “Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të dielën në 11 maj. Ky është edhe mesazhi i fundit që dua tu përcjell shqiptarëve në Greqi, në Itali, Gjermani e me radhë ku ka zarfa që janë ende në shtëpi dhe ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit, për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që në 11 maj do të përcaktojnë pa asnjë rekuivok rrugën e fatit europian të vendit”, tha Rama.

    Sipas Ramës, vota në këto zgjedhje do të përcaktojë fatin e vendit në vitet e ardhshme.
    “Ju lutem, keni marr mundimin që të regjistroheni dhe jeni në kushtet ku mund të votoni drejtpërdrejt jashtë kufijve dhe të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa një palë zgjedhje për partitë dhe kush do të qeverisë, për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030 dhe janë zgjedhje për t’i dhënë një fuqi të re vendimmarrëse dhe një frymë të fortë bashkimi europian vet Shqipërisë. Kush e ka zarfin në shtëpi do ta bëjë një mund të vogël për t’ju bashkuar dallgëve të mëdha kuq e zi që do ta përmbysin me shpresë, me energji Shqipërinë e 11 majit’, tha Rama.
    Një ditë më parë kreu i selisë rozë shprehu bindjen nga Vlora se Partia Socialiste synon fitoren me 78 e mandate të mundshme./vizionplus.tv

  • Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

    Fidel Ylli rizgjidhet në krye të KOKSH! I vetëm në garë, konfirmohet sërish president i Komitetit Olimpik

    Fidel Ylli është rizgjedhur president I Komitetit Olimpik në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë.

    Si një kandidaturë e vetme në këtë proces zgjedhor, por që gjithsesi me alternativën pro dhe kundra, z.Ylli mori 64 vota pro dhe 3 kundra, për të vazhduar projektet e tij në krye të komitetit olimpik.
    Në fjalën e tij hapëse ai theksoi edhe një herë premtimin më të madh të këtij mandate të ri që është projekti i qytetit olimpik, një projekt gjigant për një kompleks të madh sportive ku përfshihen të të gjitha sportet dhe për të cilin sipas tij, po kërkohet mbështetja e partnerëve nga Lindja e Mesme si Arabia Saudite.
    Ndërkohë sa i përket garës për zëvendës president pati një të papritur, ku presidenti i federatës së peshëngritjes u tërhoq nga gara ku ishte së bashku me presidentin e federatës së volejbollit, Erlind Pëllumbi.
    Si rrjedhojë ishte Pëllumbi zv.presidenti i zgjedhur duke kaluar mbi 50% të të pranishmëve numrin e votave të fituara me një rezultat 59 pro dhe 9 kundra.
    Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të komitetit ekzekutiv, ku Komisioni i sportistit kishte propozuar dhe zgjedhur Endrit Cullhajin, ndërkohë emrat e 8 të tjerëve janë: Izmir Smajlaj, Florent Kalidhopuli, Alfred Tahiraj, Krenar Dila, Leonard Lulaj ndërkohë që në bazë të kartës olimpike 3 anëtare të komitetit ekzekutiv duhet të jenë femra dhe në garë ishin 3 të tilla që u zgjodhën automatikisht, Julinda Dhame, Pavlina Ylli dhe Enkeleda Caushi.

    Top Channel

  • Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në Parkun Olimpik

    Mbërrijnë votat e para nga diaspora, rreth 600 zarfe depozitohen në Parkun Olimpik

    Kanë mbërritur pasditen e sotme rreth 600 zarfet e para me fletët e votimit të diasporës në Parkun Olimpik.
    Siç u bë me dije më herët, pas mbërritjes së zarfeve me votën e emigratëve në Parkun Olimpik, ata do të ndahen në kuti të posaçme të pahapura referuar qarkut nga ku është regjistruar zgjedhësi për të votuar, për tu numëruar më pas më datë 11 maj.
    Sipas procesit, DHL do t’ja dorëzojë thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën.
    Në fund zarfet B, do të ndahen në kuti sipas qarqeve. Votat nuk do të hapen, deri më 11 maj kur të nisë votimi në Shqipëri.
    Kujtojmë se fletët e votimit nisën të shpërndahen 3 ditë më parë.

  • Nisja e votimit nga diaspora, fillon sot administrimi i fletëve të votimit në Parkun Olimpik në Tiranë

    Nisja e votimit nga diaspora, fillon sot administrimi i fletëve të votimit në Parkun Olimpik në Tiranë

    Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit nga diaspora që u procesuan në sistemin postar një ditë më parë, ndërkohë që të tjerat u nisën drejt qendrës së përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.

    Avioni me dërgesa mbërriti rreth orës 17.00, më pas u dërguan për administrim në Parkun Olimpik.
    KQZ njoftoi partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.
    Pasi u skanuan zarfet, në total janë 735 vota të mbërritura në Parkun Olimpik.

    Top Channel

  • Votimi nga diaspora, mbërrijnë fletët e para në Shqipëri, KQZ: Partitë mund të marrin pjesë në pritjen e dërgesave në Parkun Olimpik

    Votimi nga diaspora, mbërrijnë fletët e para në Shqipëri, KQZ: Partitë mund të marrin pjesë në pritjen e dërgesave në Parkun Olimpik

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë disa fletë votimi nga diaspora që po procesohen në sistemin postar, ndërkohë të tjera janë në qendrën e përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.

    Sipas njoftimit të KQZ, drejtuar partive politike, avioni me dërgesa mbërrin nesër në orën 17.25, koha për të kaluar procedurat në aeroport dhe rruga për në Tiranë, dukë marrë parasysh trafikun, pritet të mbërrijë për administrim rreth orës 19.00 në Parkun Olimpik.
    Sa më sipër, KQZ njofton partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.

    Top Channel

  • Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

    Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030: Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit!

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në parkun e Komitetit Olimpik, ku prezantoi vizionin e Partisë Socialiste për sportin për “Shqipërinë 2030”.Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur edhe ligjin e sponsorizimeve.
    Pjesë nga fjala e Ramës:“Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve.
    Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.
    Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.
    Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive.”

  • “Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit”/ Rama: Jo vetëm Manchester City dhe Nadal, por do sjellim dhe akademinë e NBA

    “Erdhi koha të diskutojmë ligjin e sponsorizimit”/ Rama: Jo vetëm Manchester City dhe Nadal, por do sjellim dhe akademinë e NBA

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me mbështetësit e tij në parkun e Komitetit Olimpik.

    Gjatë këtij takimi, ai tregoi planin e tij për sportin dhe se gjithashtu u ndal te ligji i sponsorizimit, i cili sipas tij, do të duhet të diskutohet më me seriozitet.
    “Ne jemi shumë të lehtësuar që kemi zgjidhur problemin e kampionëve. Sot nuk ka më kampionë që enden rrugëve.
    Është shumë e qartë që tanimë, buxheti për Komitetin Olimpik, që ka marrë një pozicion të nderuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, është i pamjaftueshëm, siç është për federatat e shumësportit. Me siguri do e nisim vitin e ardhshëm me rritjen e buxhetit të Komitetit Olimpik.
    Mendoj se ka ardhur koha të ulemi dhe ta diskutojmë me seriozitet ligjin e sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por sot është e mundur. Nëse sot ne kemi një shembull që s’mund të imagjinohej disa vite më parë, të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme siç është ajo e Manchester City-t, shumë shpejt do të kemi të gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës, ku ashtu siç e kemi biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknikë të Manchester City-t, do të krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.
    Po punojmë të krijojmë akademinë e tenisit në Durrës, të Rafa Nadalit. Kemi nisur diskutimet me NBA për akademinë e tyre. Ata duan ta bëjnë një akademi në rajon dhe i pëlqen ta vendosin në Shqipëri. Durrësin do e bëjmë një destinacion të një kompleksi me akademi sportive”, u shpreh Rama.

    Top Channel