Ish-boksieri kazak Gennady Golovkin, fitues i medaljes së argjendtë olimpike në “Athinë 2004” dhe president i Komitetit Olimpik të Kazakistanit, u zgjodh presidenti i ri i Boksit Botëror (World Boxing). Ai zëvendëson numrin një në largim, Boris Van Der Vorst.
Në zgjedhjet e zhvilluara në Romë, ai pati mbështetjen e të gjithë anëtarëve. World Boxing është organi i themeluar vitet e fundit me mbështetjen e IOC, për të shpëtuar sportin olimpik, pas skandaleve të fundit në baste dhe gjykim.
Golovkin, 43 vjeç, është dy herë kampion bote në peshën e mesme dhe një nga luftëtarët më të frikshëm në sportin profesionist. Që prej vitit 2024 ai drejton olimpizmin në vendin e tij, ndaj ka mbështetjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në kongresin e Boksit Botëror (World Boxing), Golovkin ishte kandidati i vetëm për president. Ai do të shërbejë një mandat fillestar tre-vjeçar. “Është një privilegj të zgjidhem si presidenti i ri i Boksit Botëror. Por ky është vetëm fillimi. Duke filluar nga sot, atletët do të jenë në zemër të çdo vendimi që marrim”, tha Golovkin.
“Në rrugën drejt “LA28”, ne do të rivendosim besimin në boksin olimpik për të siguruar vendin tonë në Brisbane dhe më gjerë. Tani është koha të ecim përpara si një familje e bashkuar boksi”, tha kazaku.
Boksi ishte në prag të përjashtimit të plotë nga Lojërat Olimpike pasi IOC përjashtoi IBA-n (organin e mëparshëm drejtues të sportit amator), për shkak të shqetësimeve të gjata në lidhje me qeverisjen, arbitrimin dhe akuzat për korrupsion. World Boxing, e cila u krijua në prill 2023, u themelua posaçërisht për të shpëtuar sportin olimpik.
Tag: olimpik
-

Ish-kampioni i botës dhe legjenda e dorezave zgjidhet në krye të “World Boxing”
-

Zhegrova trazon Francën, arrin akordin me Olimpik Marsejën, shpërthen në akuza presidenti i Lille
As pasaporta shqiptare nuk i shërbeu Edon Zhegrovës për t’u transferuar tek Juventus, kjo pasi “Zonja e Vjetër” nuk arriti të shes në kohë Nico Gonzalez, me Atletico Madrid që nuk e rriti ofertën duke bërë që argjentinasi të bllokohet në Torino. Në kushte të tilla, Zhegrova bëri një tjetër zgjidhje duke gjetur akordin total me ekipin e Marsejës.
Sipas mediave francezeve, Zhegrova do të firmos një kontratë deri në vitin 2030. Ky fakt, arritja e një akordi me ekipin e Marsejës nuk është pritur mirë nga presidenti i Lile, Olivier Letang: “Akord mes Zhegrovës dhe Marsejës? Jam i befasuar, më vjen çudi pasi ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me Olimpik Marsejë, rregullat janë të qarta, është e ndalur të kontaktosh një lojtar i cili është nën kontratë pa marrë fillimisht leje nga klubi. Sot që flasim nuk kam marrë asnjë ofertë për Zhegrovën. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Olimpik Marsejë bën lëvizje të tilla”, u shpreh presidenti i Lille.Duke u rikthyer tek Juventus, në pamundësi për të arritur te Zhegrova, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po nxitojnë për të mbyllur të paktën marrëveshjen me PSG për rikthimin e Kolo Muanit. Juve ka kohë deri ditën e hënë në orën 20:00 për të bindur ekipin francez. Mediat italiane shkruajnë se Juve do të bëjë një përpjekje të fundit me një ofertë të përmirësuar për të arritur tek Kolo Muani. Nuk përjashton mundësia edhe për një huazim të thatë deri në fund të këtij sezoni, ashtu siç bënë një vit më parë.
() -

Vllaznia nis nesër rrugëtimin në Futsal Champions League, ndeshjet e Grupit B zhvillohen në Tiranë, në Parkun Olimpik
Vllaznia Futsal nis nesër rrugëtimin në fazën paraeliminatore të Futsal Champions League 2025/26. Kuqeblutë bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Tiranë, në Parkun Olimpik.
Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet nesër në orën 16:00, mes Tigers Roermond dhe Ísbjörninn, ndërsa Vllaznia do të debutojë në mbrëmje ndaj Bajo Pivljanin, në orën 20:00.
Takimet e raundit të dytë janë programuar më 28 gusht. Vllaznia Futsal – Ísbjörninn (16:00) dhe Bajo Pivljanin – Tigers Roermond (20:00).
Ndeshjet e fundit, që do të përcaktojnë skuadrën e kualifikuar, do të luhen më 30 gusht. Ísbjörninn – Bajo Pivljanin (16:00) dhe Vllaznia Futsal – Tigers Roermond (20:00).
Në fazën tjetër të Futsal Champions League 2025/26 kualifikohet vetëm ekipi që mbyll grupin në vendin e parë.
UEFA Futsal Champions League 2025/26
Kalendari i ndeshjeve të Grupit B
Tigers Roermond vs Ísbjörninn27 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal27 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn28 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
-

Thirrjet antishqiptare në RMV, KOKSH: Do të denoncojmë ngjarjen në të gjitha Organizmat Olimpikë Ndërkombëtare
Të dielën e kaluar në Pallatin e Sportit në Kumanovë, vendasit e Maqedonisë së Veriut në basketboll pritën Rumaninë. Sfida u përfshi nga incidente nacionaliste, pasi një grupin i tifozëve të Maqedonisë së Veriut i quajtur “Kumani” brohoriti thirrje antishqiptare.
Për këtë, së fundmi ka reaguar edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ombrella e sportit shqiptar ka thënë se do e delegojë çështjen në të gjitha organizmat Olimpikë Ndërkombëtarë, për t’u marrë masa që incidente të tilla me karakter etnik mos ndodhin më.
“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ndjekur me shqetësim episodet e shëmtuara që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA Ëorld Cup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës, ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dënon me forcë këto episode të rënda, që prishin imazhin e vendeve, dëmtojnë fqinjësinë e mirë dhe prekin parimet themelore të kartës olimpike.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të denoncojë ngjarjen në të gjitha Organizmat Olimpikë Ndërkombëtare, duke kërkuar marrjen e masave të forta ndaj çdo veprimi që prish barazinë dhe respektin në sport.
KOKSH ngre me forcë zërin për lartësimin e vlerave të olimpizmit: përsosmërisë, miqësisë dhe respektit, vlera këto nuk kanë të bëjnë vetëm me sportin; ato synojnë të zbatohen në të gjitha aspektet e jetës”, thuhet në reagimin e KOKSH.
Pas ngritjes së zërit nga institucionet shqiptare, një hetim është hapur për këtë incident në vendin fqinj, teksa edhe FIBA (federata ndërkombëtare e basketbollit) pritet të marrë masa në një hetim të pavarur.
Për më tepër, në Sallën Sportive të Kumanovës kanë qenë disa nga figurat më të larta të vendit fqinj, përfshi kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panco Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkovic.
THIRRJET – “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, thërrisnin një pjesë e tifozëve në tribunë.
Thirrjet dhe refrenet u dëgjuan gjatë gjithë ndeshjes. “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, ishte një tjetër thirrje që brohoritej nga tifozët si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke iu referuar asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve. -

Komiteti Olimpik i bindet Trump, në sportet femërore nuk do lejohen transgjinoret
Kanë kaluar pesë muaj që nga ky nënshkrim.
Në 6 shkurt të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump, firmosi urdhërin ekzekutiv për ndalimin e pjesëmarrjes së sportistëve transgjinorë në garat për femra.
Dekreti I tij u ndoq nga kritika e polemika të ashpra, por gjithsesi ligji është ligj dhe Komiteti Olimpik e Paraolimpik I Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu bind forcës së tij.
Ky Komitet vendosi që të ndalonte pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në të gjitha konkurrimet e vajzave, siç edhe detyron dekreti I Shtëpisë së Bardhë.
Institucioni më I lartë I sportit amerikan informoi federatat kombëtare të notit, atletikës, basketbollit e gjithë të tjerat, se është detyrim të respektohet urdhëri ekzekutiv I presidentit Trump.
Po kështu ka vepruar më parë edhe Shoqata Kombëtare Atletike e Kolegjeve, që mbulon sportet në universitetet amerikane.
Trump argumenton se burrat duhet të flaken jashtë garave të femrave, dhe ka kërcënuar me prerjen e fondeve federale nëse urdhëri I tij nuk respektohet.
Shtetet e Bashkuara janë fuqia kryesore olimpike në sport, me numrin më të madh të medaljeve në rang botëror, dhe qendrimi amerikan mund të ndikojë edhe në shtetet e tjera. -

“Asnjë sportist transgjinor në garat e femrave”, Komiteti Olimpik i Amerikës zbaton vendimin e Trump
Sportistët transgjinorë nuk lejohen në garat për femra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u konfirmua nga Komiteti Olimpik Amerikan, i cili njoftoi Federatat e Notit, Atletikës dhe federatat e tjera sportive se ato kanë një “detyrim për t’u pajtuar” me urdhrin ekzekutiv të lëshuar së fundi nga presidenti Donald Trump.
Politika e re, e njoftuar të hënën me një ndryshim në faqen e Komitetit Olimpik Amerikan dhe e konfirmuar në një letër drejtuar organeve kombëtare drejtuese të sportit, vjen pas një mase të ngjashme të miratuar nga NCAA në fillim të këtij viti, e cila preku notaren Lia Thomas, atleten e parë transgjinore që fitoi një kampionat të Divizionit I të NCAA.
Ndryshimi i referohet urdhrit ekzekutiv të Trump, “Mbajtja e Burrave Larg Sporteve të Grave”, të nënshkruar në shkurt. Ky urdhër kërcënon të “shfuqizojë fondet” për organizatat që lejojnë atletët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e grave. Zyrtarët olimpikë të SHBA-së u kanë thënë organeve drejtuese kombëtare se do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë.
“Si një organizatë e autorizuar federalisht, ne kemi një detyrim të përmbushim pritjet federale“, tha Sarah Hirshland, president e olimpizmit amerikan, që shtoi: “Politika jonë e rishikuar thekson rëndësinë e sigurimit të mjediseve të drejta dhe të sigurta të garës për femrat. Të gjitha organet drejtuese kombëtare janë të detyruara të përditësojnë politikat e tyre të zbatueshme në përputhje me dispozitat e reja“. -

Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit
Me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë pune Presidenti i Komitetit Olimpik të Kinës dhe njëherësh Ministër i Sportit, Gao Zhidan. Në një ceremomi të veçantë, presidenti Gao Zhidan është pritur në zyrat e KOKSH nga presidenti Fidel Ylli, zv/Presidenti Erlind Pëllumbi, Sekretari i Përgjithshëm Gerti Shima, zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa, Drejtoresha e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, në fjalën e tij ka vlerësuar miqësinë mes 2 popujve ndër vite dhe kontributin e ndërsjellë në disa fusha të jetës dhe cilësoi këtë vizitë si një moment historik, për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në sport. Presidenti Gao Zhidan është shprehur i impresionuar nga pritja që i është bërë në Tiranë dhe theksoi se miqësia mes Kinës dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunimi mes dy Komiteteve Olimpike do të vijojë të forcohet edhe më tej.Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan, kanë firmosur një Memorandum bashkëpunimi, me qëllim çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve dhe dy Komiteteve Olimpike.
Përmes këtij Memorandumi do të inkurajohet shkëmbimi i eksperiencave të profesionistëve të sportit, në disiplina të ndryshme, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.
Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.
Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjeket e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.
Në agjendën e vizitës 2 ditore në Tiranë, Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez dhe Ministër i Sportit, Gao Zhidan ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Shoqëruar nga Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, Sekretari i Përgjithshëm z. Gerti Shima, delegacioni kinez është takuar me Ministren Ogerta Manastirliu, ku është diskutuar për Memorandumin e Bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike dhe investimet e bëra në sport.
Një vëmendje e veçantë gjatë bisedës i është kushtuar edhe mbështetjes që Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, po i bën Projektit të Ekipeve Sportive në Shkolla, si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e sportit shqiptar.
() -
Memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës
Lëvizje e KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës, arrihet bashkëpunimi i rëndësishëm
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim rritjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë të dy Komiteteve Olimpike.
Memorandumi do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave në disiplina të ndryshme sportive, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.
Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.
Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.
Vazhdo leximin
-

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit Kinë-Shqipëri në fushën olimpike
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, z. Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim çuarjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve dhe dy Komiteteve Olimpike.Foto nga KOKSHFoto nga KOKSH
Përmes këtij Memorandumi do të inkurajohet shkëmbimi i eksperiencave të profesionistëve të sportit, në disiplina të ndryshme, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.Foto nga KOKSHFoto nga KOKSH
Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.Foto nga KOKSH
Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm. -

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’
Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”.
Jane fikur monitoret ku shfaqet vota. Ndërkohë që KQZ u ka bërë thirrje numëruesve që të mos karikojnë telefonat ne prizat e monitorëve, pasi ka bëre masë.