Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga raundi i tretë kualifikues i UEFA Conference League, pas një ndeshjeje dramatike kundër Olimpija Ljubljanës që përfundoi me rezultatin 2-4 pas kohës shtesë.
Ndeshja në Rrogozhinë nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën shqiptare, me golin e hershëm të Lushkjas në minutën e 6-të që ndezi shpresat e kualifikimit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Slloveni. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt me Jelenkovic që barazoi në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë, tensioni u rrit dhe Olimpija kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Marin. Por Egnatia nuk u dorëzua. Me gjithë vështirësitë, përfshirë ndëshkimin me karton të kuq të Yahaya M. në minutën e 81-të, skuadra e Edlir Tetovës arriti të barazojë rezultatin në 2-2 me një gol nga Lushkja në minutën e 86-të, duke çuar sfidën në kohën shtesë.
Në shtesë, lodhja dhe mungesa e një lojtari u ndjen. Olimpija shënoi edhe dy herë të tjera me Durdov (99′) dhe Blanco (107′), duke mbyllur llogaritë përfundimisht dhe duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të Egnatias për këtë sezon.
Tag: olimpija
-

Përfundon ëndrra europiane për Egnatian, kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Conference League
-

Zemra nuk mjafton për kampionët e Shqipërisë, Egnatia bie ndaj Olimpijas së Ljubljanës
Egnatia është eleminuar në turin e 3-të të Conference League. Pasi barazuan pa gola në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë pësuan disfatë 2-4 ndaj Olimpija Ljubljana, në aktin e kthimit të luajtur në Rrogozhinë.
Golit të Lushkjës iu përgjigj Jelenkovic. Marin i dhuroi përmbysjen e madhe sllovenëve, por Lushkja nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi kompletoi dopietën personale.Në shtesë, Olimpija Ljubljana siguroi kualifikimin për në Play off falë golave të Durdov dhe Blanco. Egnatia në krahun tjetër, duhet të provojë sërish vitin tjetër.
-

Eleminohet Egnatia, Olimpija Ljubljanë në Play Off
Regi Lushkja shënon dy gola dhe bën gati valixhet drejt Turqisë (Sivaspor), rrogozhinasit i japin fund aventurës në Europë.
Egnatia ngec me Olimpija Ljubljanë në shtëpi, dhe i jep lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Në sfidën e sotme në shtëpi, Egnatia pati shansiin e madh për të kaluar në fazën play off teksa një gol i shpejtë i Regi Lushkjes por dhe 4 tre të tjerë të anuluar prishin magjinë rrogozhinase.
Kur të gjithë prisnin golin e dytë zyrtar një goditje këndi për miqtë ndryshoi gjithçka dhe sjell barazimin, duke bërë me ‘krah’ sllovenët dhe nisën të krijonin supermaci.
Në pjesën e dytë Olimpija gjën dhe golin e avantazhit fill pasi Jahaja la ekipin e Egnatias me 10 lojtarë. Sidoqoftë Regi Lushkja është aty për të bërë mrekullira teksa pak nga fundi gjeti golin që dërgoi takimin në shtesë 2×15′.
Aty Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë nga stoli, Durdov e Blanko, të cilët shënuan në secilën nga kohët shtesë, duke i vënë kapak kualifikimit të tyre. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Ndeshja e rëndësisë, Egnatia-Olimpija vlen…grupet
Kalimi i turit të tretë domosdoshmësri, Linkoln Red Imps (Gjibraltar) ose Noah (Armeni), pengesa e fundit para se të preket historia.
Ndoshta kjo është beteja më e madhe e skuadrës kampione të Shqipërisë për të prekur për herë të parë një fazë grupi në Europë. Këtë mbrëmje në “Arena Egnatia”, ekipi shqiptar do përballet me Olimpija Ljubjanë (21:00) për të tentuar kualifikimin në fazën Play Off të Ligës së Konferenecës. E nëse i’a del sigurisht rriten shanset për t’u afruar me grupet…
Sidoqoftë sot lipset që rrogozhinasit të jenë të përqendruar të motivuar e konkretë. Ndeshja e parë (0-0) tregoi se ekipi nga Sllovenia ishte rival mjaft i fortë dhe se për të thyer atë, Lushkja me shokë duhet të japin mbi 100%. Në kampin e tyre nuk do të jetë Fangaj (pezulluar për kartonë) por rikthehet Edison Ndreca. Pjesa tjetër e gjitha në dispozicion.
Vazhdo leximin
-

Nga Xhevdet Zekaj/ Egnatia e pamposhtur në Lubjanë, por e ndëshkuar nga bilbili i arbitrit!
Nga Xhevdet Zekaj
Në një mbrëmje ku emocionet e futbollit u ndërthurën me tensionin e njëanshmërisë flagrante, Egnatia doli e paprekur nga Lubjana, jo vetëm në rezultat, por edhe në dinjitet. Barazimi 0-0 ndaj Olimpija Lubjanës në raundin e tretë të UEFA Conference League ishte më shumë se një sukses teknik – ishte një provë karakteri për kampionët shqiptarë, që sfiduan gjithçka: një kundërshtar më të pasur, një ambient të zjarrtë dhe një gjykim skandaloz.
Egnatia nuk pati përballë vetëm një kundërshtar në fushë, por edhe një arbitër që u shndërrua në pengesën më të madhe. Skocezi John Beaton, 43 vjeç, e nisi ndeshjen me korrektësi, por sa më shumë rritej presioni i vendasve për të gjetur golin, aq më shumë luhatej bilbili i tij në favor të Olimpijas. Rezultati: 9 kartonë të verdhë për Egnatian, një karton i kuq për kapitenin Fangaj, dhe dy penallti të akorduara, nga të cilat e dyta u korrigjua vetëm falë ndërhyrjes së VAR-it. Ndërkohë, për Olimpija – zero kartonë. Zero! Si të mos kishin bërë asnjë faull gjatë gjithë ndeshjes.
Nëse ka një moment që shpjegon më mirë absurditetin e gjykimit, është ky: çdo kontakt i vogël nga Egnatia ndëshkohej, çdo protestë përpiqej të shuhej me karton, çdo moment i dyshimtë në zonë përfundonte me një vendim kundër shqiptarëve. Ishte një sfidë e dyfishtë – në lojë dhe përballë padrejtësisë.
Por në këtë skenë të vështirë, Egnatia tregoi fytyrën e një ekipi të rritur, me dinjitet, disiplinë dhe shpirt gare. Futbollistët e Edlir Tetovës mbajtën gjakftohtësinë, mbrojtën me vendosmëri, goditën me rrezik në kundërsulm dhe falë edhe një paraqitjeje brilante të portierit Dajsinani, ruajtën portën të paprekur.
Në letër, Olimpija kishte vlerë më të madhe në merkato (5.9 milionë euro ndaj 3.7 të Egnatias), mbështetjen e tifozëve dhe – fatkeqësisht – ndihmën e arbitrimit. Në fushë, shqiptarët treguan se asnjë nga këto nuk mjafton për të mposhtur një skuadër që luan me zemër, karakter dhe besim në vetvete.
Tani gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit. Rrogozhina pret jo vetëm me entuziazëm, por me të drejtën për të kërkuar drejtësi. UEFA duhet të marrë seriozisht mënyrën si gjykohet një ndeshje e tillë. Sepse, nëse Conference League do të ruajë emrin e saj si kompeticion dinjitoz europian, nuk mund të tolerojë vendime që e kthejnë futbollin në farsë.
Egnatia ka fituar më shumë se një barazim: ka fituar respektin e publikut, krenarinë kombëtare dhe të drejtën për të ëndërruar më tej. Dhe përballë padrejtësive, ajo ka ngritur kokën, ka folur me lojë dhe ka lënë fjalët të flasin vetë.
Ndeshja e kthimit nuk do të jetë vetëm një përballje për kualifikim, do të jetë një manifestim i drejtësisë, i mbështetjes popullore dhe i atij futbolli që nuk e nëpërkëmbin dot as bilbilat më të njëanshëm. -

Ndjesia pas një sfide shumë dimensionale të Egnatias në Ljubljanë
Opinion nga Xhevdet Zekaj
Egnatia e pamposhtur në Lubljanë, por e ndëshkuar nga bilbili i arbitrit.
Një ndeshje heroike në fushë dhe një betejë e padrejtë me gjykimin: barazim 0-0 me Olimpija Ljubljanë në Conference League
Në një mbrëmje ku emocionet e futbollit u ndërthurën me tensionin e njëanshmërisë flagrante, Egnatia doli e paprekur nga Lubljana, jo vetëm në rezultat, por edhe në dinjitet. Barazimi 0-0 ndaj Olimpija Lubljanës në raundin e tretë të UEFA Conference League ishte më shumë se një sukses teknik – ishte një provë karakteri për kampionët shqiptarë, që sfiduan gjithçka.
Një kundërshtar më të pasur, një ambient të zjarrtë dhe një gjykim skandaloz.
Egnatia nuk pati përballë vetëm një kundërshtar në fushë, por edhe një arbitër që u shndërrua në pengesën më të madhe. Skocezi John Beaton, 43 vjeç, e nisi ndeshjen me korrektësi, por sa më shumë rritej presioni i vendasve për të gjetur golin, aq më shumë luhatej bilbili i tij në favor të Olimpijas.
Rezultati: 8 kartonë të verdhë për Egnatian, një karton i kuq për Fangaj, dhe dy penallti të akorduara, nga të cilat e dyta u korrigjua vetëm falë ndërhyrjes së VAR-it. Ndërkohë, për Olimpija – zero kartonë. Zero! Si të mos kishin bërë asnjë faull gjatë gjithë ndeshjes.
Nëse ka një moment që shpjegon më mirë absurditetin e gjykimit, është ky: çdo kontakt i vogël nga Egnatia ndëshkohej, çdo protestë përpiqej të shuhej me karton, çdo moment i dyshimtë në zonë përfundonte me një vendim kundër shqiptarëve. Ishte një sfidë e dyfishtë – në lojë dhe përballë padrejtësisë.
Por në këtë skenë të vështirë, Egnatia tregoi fytyrën e një ekipi të rritur, me dinjitet, disiplinë dhe shpirt gare. Futbollistët e Edlir Tetovës ruajtën gjakftohtësinë, mbrojtën me vendosmëri, goditën me rrezik në kundërsulm dhe falë edhe një paraqitjeje brilante të portierit Dajsinani, ruajtën portën të paprekur.
Në letër, Olimpija kishte vlerë më të madhe në merkato (5.9 milionë euro ndaj 3.7 të Egnatias), mbështetjen e tifozëve dhe – fatkeqësisht – ndihmën e arbitrimit. Në fushë, shqiptarët treguan se asnjë nga këto nuk mjafton për të mposhtur një skuadër që luan me zemër, karakter dhe besim në vetvete.
Tani gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit. Rrogozhina pret jo vetëm me entuziazëm, por me të drejtën për të kërkuar drejtësi. UEFA duhet të marrë seriozisht mënyrën si gjykohet një ndeshje e tillë. Sepse, nëse Conference League do të ruajë emrin e saj si kompeticion dinjitoz europian, nuk mund të tolerojë vendime që e kthejnë futbollin në farsë.
Egnatia ka fituar më shumë se një barazim: ka fituar respektin e publikut, krenarinë kombëtare dhe të drejtën për të ëndërruar më tej. Dhe përballë padrejtësive, ajo ka ngritur kokën, ka folur me lojë dhe ka lënë fjalët të flasin vetë.
Ndeshja e kthimit nuk do të jetë vetëm një përballje për kualifikim – do të jetë një manifestim i drejtësisë, i mbështetjes popullore dhe i atij futbolli që nuk e nëpërkëmbin dot as bilbilat më të njëanshëm.
Vazhdo leximin
-

Egnatia vuan në Ljubljanë me Olimpija, merr një barazim shprese…
Raundi i tretë kualifikues në Conference League, vajtje:Oimpija– Egnatia 0-0 Tam (Olimpija) humbi një penallti në minutën e 68-të.Karton i kuq (dy të verdhë): Fangaj 90′
Egnatia i bën ballë një kundërshtari që në letër dukej më i lehtë se aq… Së paku në atë që u prodhua në fushë. Një penallti e shpërdoruar nga Tam për vendasit në të 68′ dhe disa pritje shpëtimtare të portierit Dajsinani i lanë shifrat të barabarta 0-0 për të përcaktuar një javë më vonë skuadrën që shkon në play off.
Pas largimit të trajnerit Jorge Simao, i cili u mund nga Celje të dielën (0-5), skuadra e Lubljanës u drejtua nga kroati 44-vjeçar Ivan Senzen. Në fakt, terapia e shokut nuk dha fryte sot. Olimpija ishte vërtet më kërkuese, por jo shumë konkrete në sulm.
Sigurisht mbrojtja e Egnatias u vu në provë, veçanërisht në fund të ndeshjes, por i rezistoi të gjitha përpjekjeve të Olimpijas. Në momentet e fundit të kohës shtesë, Haime i afruar së fundi te rrogozhinasit pengoi Durdov, dhe dukej sikur fati rrëmbeu vendasit, por faulli u krye disa centimetra jashtë zonës së penalltisë dhe pas ndërhyrjes së VAR, ajo u anulua.
Ndërkohë fituesi i përballjes shqiptaro- sllovene do të takohet ose me Linkoln Red Imps (Gjibraltar) ose me ekipin armen Noah. Një short tërheqës me siguri, por së pari Egnatia duhet të kalojë Olimpija-n që sot ishte më superiore në lojë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Egnatia e Dinamo luajnë jashtë, Conferenece League bëhët e…vështirë
Do të jenë dy skuadrat e Superiores, të vetmet në garë, Egnatia dhe Dinamo Siti, ato që do të nisin aventurën e turit të tretë të UEFA Conference League me ndeshjet e para. Të dyja jashtë dhe të dyja skuadrat që kanë realisht mundësi për të bërë paraqitje të mirë.
Sidomos kampionët e Shqipërisë. Rrogozhinasit përpos kontigjentit aktual dhe asaj çfarë kanë shfaqur në turin e dytë ndërsa eleminuan me dy fitore Dinamo Minsk, kanë dhe skuadrën më pak të vështirë përballë, -Olimpija Ljubljanë.
Sigurisht krahasuar me rivalin e Dinamos e cila këtë mbrëmje do duhet të provojë forcën me njërën nga ekipet historike të Kroacisë, Hajduk Split.
Në Ljubjanë ndeshja Olimpija- Egnatia zhvillohet në “Stadion Stozhice” dhe do të nisë në orën 20:00 Takimi do të gjykohet nga skocezi Xhon Biton. Ndërkaq Dinamo zbret në “Stadion Poljud” të Splitit (33 987 vende) me fillim orës 21:00. Kjo ndeshje i është besuar arbitrave kazakë me kryesor Sajat Karabajev. /Sportiim.al/
Ndeshjet sot të skuadrave shqiptare në turine tretë:
Olimpija Ljubljanë- Egnatia 20:00
Hajduk Split- Dinamo Siti 21:00
Ballkani-Shamrok Rovers 20:30 (në “Fadil Vokrri”)
Liga e Europës:
FCSB (Steaua)- Drita 20:30
Vazhdo leximin
-

Kundërshtari i Egnatias shkarkon trajnerin, atmosferë negative para ndeshjes së Conference League
Olimpija Ljubljana do të sfidojë Egnatian të enjten në orën 20.00 në shtëpi, në përballjn e vlefshme për turin e 3-të kualifikues të Conference League. Të rjea të rëndësishme vijnë nga klubi slloven, teksa së fundmi është zyrtarizuar edhe largimi i trajnerit.
Jorge Simao është shkarkuar nga pankina pas humbjes 0-5 në kampionat ndaj Celje.“FC Olimpija Ljubljana njofton se Jorge Simao nuk do ta drejtojë më ekipin e parë” – shkruan klubi.
Një lajm i mirë ky për kampionët e Shqipërisë, që gjejnë kundërshtarin në një moment mjaft negativ.
