Tag: oligarkët

  • “Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

    “Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se “Paqja Fiskale” është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët.
    Erisa Xhixho:
    Paqja fiskale është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët. Qeveria refuzon të bëjë publike të dhënat e debitorëve që do të përfitojnë prej saj, duke u fshehur pas justifikimit për konfidencialitet.
    Nuk është “konfidencialitet”, është strategji politike për të mbrojtur klientët dhe oligarkët! Ndërsa qytetarët paguajnë çdo detyrim, edhe për shërbime që nuk i marrin, listat e përfituesve të kësaj skeme mbetet sekret.
    Neni 25/1 i Ligjit për Procedurat Tatimore e thotë qartë: të dhënat e tatimpaguesve me detyrime të papaguara dhe me procedurë të nisur të mbledhjes me forcë NUK janë konfidenciale.Pra publikimi LEJOHET nga ligji. Qeveria po e shkel qëllimisht.
    Në gati 15 vite është akumuluar një borxh gjigand prej 1.7 miliardë eurosh dhe 200 mijë debitorësh ndaj Tatimeve. A janë këta përfituesit e vërtetë të paqes fiskale, apo ka edhe të tjerë të padukshëm në listë?
    Kjo skemë dëmton ekonominë, buxhetin dhe ligjin. Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë.
    Kjo amnisti mund të shndërrohet në legalizim të çdo gjëje informale që ka ndodhur për vite me radhë — madje edhe në legalizim të pastrimit të parave.
    Një akt i tillë do të dekurajojë pagimin e taksave në të ardhmen. Tatimpaguesit dhe bizneset do të besojnë me të drejtë se çdo shkelje e sotme do të falet nesër. Ky është mesazhi më i rrezikshëm që një qeveri mund t’i japë ekonomisë së vendit. Paqja Fiskale nuk është paqe. Është pazari fiskal i qeverisë.

  • “Ndoshta një nga oligarkët e Berishës…”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të kërkohej dorëheqja e Ballukut

    “Ndoshta një nga oligarkët e Berishës…”/ Reagon ashpër analisti: Duhet të kërkohej dorëheqja e Ballukut

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike dhe reagimin e opozitës ndaj hetimit të SPAK për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
    Sipas Lubonjës, Partia Demokratike duhej të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, ashtu siç kishte vepruar më parë me figura të tjera të mazhorancës, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave të ndërsjella që lidhen me strukturën oligarkike të ngritur prej vitesh nga të dy krahët politikë.
    “Duhej të kërkohej dorëheqja e Ballukut, sepse edhe kur protestuan për Veliajn, kërkohej dorëheqja e Ramës. Tani që çështja është te Balluku, Berisha ka thënë jo. Intuita ime më thotë se padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë oligarkia që bashkëpunonte me të dyja partitë, që secila kishte oligarkët e vet,” deklaroi Lubonja.
    Ai shtoi se mund të ketë ndërveprime të fshehta mes interesave ekonomike të afërta me Berishën dhe lidhjeve të tyre me Ballukun, që mund të kenë ndikuar në vendimin e opozitës për të mos reaguar ashpër ndaj saj.
    “Ndoshta një nga oligarkët e Berishës, që i ka bërë ndere por ka marrë ndere nga Balluku, për hir të atyre ndereve i ka thënë: ‘Mos i bini shumë në qafë kësaj’. Kjo provon tezën se partitë e kanë ndërtuar sistemin oligarkik bashkë,” theksoi analisti.
    Lubonja argumentoi se sistemi politik në Shqipëri ka pësuar një mutacion të thellë nën drejtimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, ndryshe nga më parë, tashmë mungon rotacioni politik, që ishte një element i brendshëm i ekuilibrit të këtij sistemi.
    “Ky sistem ka pësuar një mutacion me Ramën, sepse më parë nënkuptonte rotacion politik. Mutacioni që ka ndodhur është se tani nuk ka më rotacion,” përfundoi Lubonja.

  • “Favorizon oligarkët ndërsa shqiptarët varfërohen”/ PL, plas akuza të rënda: Propaganda nuk hahet, premtimet nuk…

    “Favorizon oligarkët ndërsa shqiptarët varfërohen”/ PL, plas akuza të rënda: Propaganda nuk hahet, premtimet nuk…

    Partia e Lirisë ka hedhur akuza ndaj qeverisë se Shqipëria po përballet me një realitet të hidhur, pasi sipas saj inflacioni po gërryen jetën e përditshme të çdo familjeje shqiptare.
    Në një deklaratë për mediat nga selia, Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PL, Arla Merja deklaron se rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë, karburanteve dhe ilaçeve, është pasojë e dështimit të qeverisë për të frenuar abuzimet, monopolin dhe korrupsionin.
    “Qeveria ka lejuar oligarkët të diktojnë çmimet, ka lejuar tregun të funksionojë pa kontroll dhe ka mbyllur sytë përballë korrupsionit në import, në shpërndarje dhe në administratë”, deklaron Merja.
    Ndërsa në fund, Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PL thekson se pasojat i vuajnë qytetarët e thjeshtë.
    Deklarata e plotë:
    Sot Shqipëria po përballet me një realitet të hidhur, inflacioni po gërryen jetën e përditshme të çdo familjeje shqiptare.
    Çmimet rriten çdo ditë, të ardhurat nuk mjaftojnë, dhe qeveria flet për “rritje ekonomike” vetëm nëpër statistika dhe propagandë televizive. Në treg, çmimet e ushqimeve bazë janë rritur në mënyrë të pandalshme.
    Në fatura, energjia dhe karburantet janë bërë barrë e rëndë për qytetarët. Në farmaci, ilaçet janë gjithnjë e më të shtrenjta, duke lënë të moshuarit në mëshirë të fatit.
    Por ndërsa shqiptarët vuajnë, qeveria i shet publikut histori suksesi, duke u mburrur me shifra që nuk përkthehen në jetën reale të njerëzve.
    Në letër, ekonomia rritet.
    Në realitet, shqiptarët varfërohen.
    E vërteta është e thjeshtë, çdo lek më shumë që paguan sot qytetari, është pasojë e dështimit të qeverisë për të frenuar abuzimet, monopolin dhe korrupsionin.
    Qeveria ka lejuar oligarkët të diktojnë çmimet, ka lejuar tregun të funksionojë pa kontroll dhe ka mbyllur sytë përballë korrupsionit në import, në shpërndarje dhe në administratë.
    Dhe sot faturën e paguan punëtori që merr një pagë minimale që nuk mjafton as për bukën e gojës. E paguan familja e zakonshme që heq dorë nga ushqimet bazë për të paguar faturat. E paguajnë të moshuarit, që pas një jete të tërë pune, sot nuk kanë para as për ilaçet e tyre.
    Kjo nuk është vetëm një krizë ekonomike, por edhe një sociale, është një dramë që po detyron njerëzit të emigrojnë, sepse këtu, në vendin e tyre nuk mbijetojnë dot.
    Ne kërkojmë urgjentisht masa konkrete.
    Ulje të menjëhershme të TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Subvencione reale për bujqësinë dhe prodhuesit vendas, që të mos jemi të varur nga importet e shtrenjta.
    Kontroll dhe transparencë mbi tregun e energjisë dhe karburanteve, që qytetarët të mos paguajnë çmime të manipuluara.
    Politika për rritje reale të pagave dhe pensioneve, jo thjesht premtime boshe në fushata. Sot e gjithë Shqipëria e ndjen në xhep dhe në tryezë dështimin e kësaj qeverie.
    Propaganda nuk hahet, statistikat nuk ushqejnë, premtimet nuk mbushin frigoriferin bosh. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si numra në një tabelë, që varfëria të thellohet, ndërsa pasuria e vendit vidhet nga pakica.
    Është koha që politika të vendosë qytetarin në qendër, jo oligarkët!
    Është koha që Shqipëria të ketë një ekonomi që i shërben njerëzve, jo pushtetarëve!

  • Maska mediatike e Edi Ramës parapërgatit prishjen e RTSH dhe një shesh të ri ndërtimi dhuratë për oligarkët…

    Maska mediatike e Edi Ramës parapërgatit prishjen e RTSH dhe një shesh të ri ndërtimi dhuratë për oligarkët…

    Një plan i errët po shpaloset pas kuintave të propagandës qeveritare dhe sinjalin e parë e dha dje pikërisht Baton Haxhiu, i njohur gjerësisht si zëdhënësi mediatik i kryeministrit Edi Rama. Në një letër publike drejtuar Enit Vasilit, e cila ka marrë së fundmi drejtimin e RTSH-së, Haxhiu i kërkon asgjësimin e institucionit më të vjetër mediatik në vend, nën justifikimin e një “rilindjeje të domosdoshme”.
    Por pas kësaj thirrjeje për “shok institucional”, qëndron një skenar shumë më i thellë: rrafshimi i godinave historike të RTSH-së dhe transformimi i truallit të tij në një shesh ndërtimi për kullat e radhës në qendër të Tiranës. Letra, e paraqitur si analizë e sinqertë mbi krizën e brendshme të RTSH-së, është në fakt një draft politik që hap rrugën për zhbërjen e institucionit. Haxhiu propozon mbyllje të përkohshme me vendim të Kuvendit, ndërhyrje të huaj, largim të stafit aktual dhe rindërtim total. E gjitha, sipas tij, në emër të një rilindjeje të sinqertë. Por në realitet, ky është paralajmërimi i parë publik për një prishje të planifikuar që do t’i hapë rrugën interesave private të lidhura me qeverinë.
    Kjo tregon se emërimi i Enit Vasilit, një figurë e afërt me familjen e Edi Ramës, veçanërisht bashkëshorten e kryeministrit dhe e njohur për qëndrime të moderuara ndaj pushtetit, nuk është rastësi. Përkundrazi, ajo tani shihet si hallka e nevojshme për të zbatuar pa rezistencë një plan që nuk ka asgjë të përbashkët me reformimin e një institucioni publik. Haxhiu i sugjeroi dje Eni Vasilit që të shmangë dhe bordin drejtues. “Nëse do të filloja nga problemi më i madh, ai nuk është brenda mureve të RTSH-së, por jashtë tyre: Bordi. Një bord që ndërtohet me vota politike, me pazare të vogla parlamentare dhe që, më shumë se sa të përfaqësojë publikun, përfaqëson hijet që rrinë prapa çdo vendimi. Ata nuk njohin median. Nuk kuptojnë ritmin, nuk ndiejnë urgjencën e përmbajtjes. Ata imponojnë projekte që s’kanë lidhje me misionin publik.
    Të shfaqin miqësisht kërkesat e partisë dhe pastaj bëhen gjykatës të asaj që vetë nuk e kuptojnë. Ky bord është bllokues, jo mbikëqyrëse. Dhe e vetmja mënyrë për të mos u shkatërruar nga presioni i tyre është të mos u shërbesh”, shkruan Haxhiu ndër të tjera. Për të justifikuar reformimin e RTSH, Baton Haxhiu përdor një gjuhë emocionale dhe një analizë të rreme reformiste, por që në thelb paralajmëron një akt politik: rrafshimin total të RTSH-së.
    Prapaskenat
    Plani është i qartë: me anë të një fushate propagandistike që synon të bindë publikun se RTSH-ja ka nevojë për “rilindje totale”, punonjësit do të akuzohen për paaftësi apo nepotizëm, dhe në fund, godina qendrore e RTSH-së do të shembet. Në vend të saj, oligarkët e afërt të kryeministrit do të kenë në dispozicion një shesh të artë për ndërtim në zemër të Tiranës. E gjitha kjo, në emër të modernizimit dhe shërbimit ndaj qytetarit. Në të vërtetë, qytetari është ai që humbet më shumë. Sepse RTSH nuk është vetëm një televizion. Është një trashëgimi arkivore, një orkestër kombëtare, një radiodifuzion publik, një kujtesë kolektive. Shembja e RTSH-së nuk është një akt teknik. Është një goditje ndaj identitetit, një atentat institucional, një fshirje simbolike e një epoke që nuk i pëlqen më atyre që duan ta zëvendësojnë historinë me beton.
    Kush përfiton?
    Përfituesit janë të njëjtët që kanë përfituar nga çdo projekt i tillë: oligarkët që ndërtojnë kulla, politikanët që marrin përqindjet, dhe njerëzit e pushtetit që kontrollojnë gjithçka nga pas kuintave. RTSH është vetëm “pengu” i radhës në lojën e madhe të betonizimit dhe përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe informativ. Zërat si Baton Haxhiu që po përpiqen ta shesin këtë plan si reformë janë të njëjtët që kanë heshtur për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, për prishjen e Kinostudios, për shembjen e çdo pasurie publike që u ka hapur rrugën kullave.  RTSH nuk ka nevojë të mbyllet. Ka nevojë të mbrohet. Ka nevojë të reformohet në shërbim të publikut, jo të shembet në shërbim të kullave. Ka nevojë për transparencë dhe profesionalizëm, jo për fasada politike dhe ndërhyrje nga miqtë personalë të familjes Rama. Nëse ky plan kalon pa rezistencë, atëherë çdo institucion publik në vend është në rrezik. Sepse RTSH nuk është fundi është fillimi i një serie tjetër transformimesh të dhunshme mbi hapësirën publike, kujtesën kombëtare dhe kontrollin total mbi informacionin.

  • Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët po shton pabarazinë dhe tensionin social

    Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët po shton pabarazinë dhe tensionin social

    Ish-ministri i Financave dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë, Arben Malaj, ka kritikuar aksionin e fundit të nisur nga qeveria, duke theksuar se përqendrimi tek oligarkët dhe bizneset e mëdha, ndërsa injorohet biznesi i vogël, po krijon pabarazi të thellë dhe rritje të pakënaqësisë sociale e politike.

    I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Malaj vuri në dukje se vendimet arbitrare të kryeministrit Rama, si ndërhyrjet në Lungomare apo shkarkimet e padrejta në administratë, janë simptomë e një qeverisjeje që po cenon institucionet dhe ndëshkon qytetarët për interesa të ngushta politike. Sipas tij, ndërgjegjësimi publik dhe reagimi demokratik përmes votës janë e vetmja mënyrë për të frenuar autoritarizmin e pushtetit aktual.

    ARBEN MALAJ: Këndvështrimi i zhvillimit të vendit tonë bazuar tek pronarët e mëdhenj, oligarkët dhe tek bizneset e mëdhenj, duke penguar dhe injoruar biznesin e vogël dhe mundësitë e vogla të çdo pronari privat, është një model ekonomik që do të sjellë pabarazi, agresivitet social dhe pse jo, agresivitet politik.

    Si frenohet Edi Rama?

    Duhet të kemi parasysh që, ndryshimet pozitive në një vend duhet të behen me votë. Pra, që do të thotë, është vrarë ndërgjegjësimi, është vrarë ndërgjegjësimi publik. Në qoftë se të gjithë ata që kanë biznese në Lungomare, në mënyrë të unifikuar dhe thjesht paqësore do të bllokonin policinë, unë jam i bindur që Rama do t’i thërriste edhe njëherë mendjes së vetë, sepse nuk mund të hapësh luftë me të gjithë njerëzit thjesht e vetëm sepse kalon ai një ditë atje, nuk i pëlqen nga pikëpamja grafike një zhgarravinë në ato bizneset në anë të Lungomares. Dhe më e keqja e shet si një fitore të madhe. Si mund ta shesë si fitore një kryeministër këtë…

    Ka qenë 11 vjet kryetar bashkie, është 13 vjet kryeministër dhe e shet si fitore diçka që kaloi në rrugë, pa një kioskë atje apo një çadër dhe dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë të hiqen çadrat. Kjo është…. Gjëja e parë duhet të ishte verifikimi i lejes, sepse janë kosto që do t’i paguajnë taksa paguesit. Në qoftë se Ermali që unë i bëra thirrje publike nga rrjetet sociale që mos të bënte shkarkimin e 11 drejtorëve sepse do të vejë në SPAK dhe nuk e kisha kërcënim për Ermalin, e kisha ndërgjegjësim që të zbatojë rregullat e shtetit.

    Do të kishte firmosur pushimet, do të ishin 21 drejtorë bashkie që do të merrnin të drejtën e pagës për disa vite dhe këto para nuk do ti paguante Rama, do t’i paguanin taksapaguesit vlonjate.

    Ku është Rama që kujtohet tani për ujin në Vlorë?

  • ‘Oligarkët nuk hynin dot në Theth’/ Hoxha: Banorët ja dolën të investonin pa asnjë ndihmë nga qeveria e Ramës

    ‘Oligarkët nuk hynin dot në Theth’/ Hoxha: Banorët ja dolën të investonin pa asnjë ndihmë nga qeveria e Ramës

    Gazetari, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, theksoi se oligarkët ndryshe me situatën e jugut, nuk investonin dot në Theth.

    Hoxha tha se banorët e Thethit ja dolën që të investonin, pa asnjë ndihmë të qeverisë Rama.

    “Unë kam qenë në ditën e parë, që ka filluar projekti për ta kthyer Thethin në një zonë turistike. Thethi kishte vetëm bukuritë që i ka falur natyra, ishte komplet i braktisur. Ka qenë fillimisht një projekt i mbështetr nga ambasada gjermane.

    Pse ishte ambasada gjermane dhe banka gjermane për ta zhvilluar atë zonë? Sepse ishte një nga zonat më të parapëlqyera për turistët gjermanë. Në atë kohë atje nuk kishte valë për telefonin, nuk kishte energji elektrike. Kishin një hidrocentral, si në kohën e komunizmit që ishte zonë e izoluar, pra ata nuk kanë pasur ndonjë mbështetje atje, dhe nuk kishin as energji elektrike.

    Një gjë e veçantë për Thethin sot, nga shumë zona të tjera turistike, është se nuk ka investitorë, që vijnë nga zona të tjera. Pra të gjithë janë banorë të zonës. Atje pronat kanë qenë pa letra, sepse secili atje ka jetuar në tokën e vetë, pronën e vetë të trashëguar. Pra në Theth kush ka blerë nuk ka arritur të investonte sepse duhet të merrte miratimin e gjithë zonës.

    Duke i lënë dhe pa letra gjatë gjithë kohës, ata nuk plotësojnë as kushtet për të marrë lejen. Rama e përdori përgjatë fushatës së kaluar çoji rrugën atje asfaltin. Dhe çfarë ndodh bumi që ka pasur Thethi gjatë ndërtimeve është përgjatë mandatit të Ramës. Në Theth nuk futen dot oligarkët të investojnë, sepse komuniteti aty është unik, dhe ata nuk të lejojnë të hysh aty, dhe ai të thotë që ti s’mund ta zhvillosh kur ne jemi këtu.

    E vetmja gjë e mirë që u pa në Theth, është që njerëzit po ktheheshin dhe po investonin në pronat e tyre, nuk ka asnjë tjetër që të ketë ardhur nga një rreth tjetër dhe të ketë investuar në Theth.

    Ndryshe si në jug që kanë shkuar oligarkët më të pasurit, dhe kanë marrë toka dhe status investitor strategjik, në Theth nuk ka ndodhur kjo atje janë të gjithë banorët e Thethit. Rama ja tregoi edhe një banoreje të Thethit që ti ke aq shumë lekë sa i dërgon dhe atij që është në emigracion.

    Banorët e Thethit e kanë bërë investimin me forcat e veta, kanë marrë 0 ndihmë. Dhe papritmas kryeministri i cili është kthyer në një kryetar bashkie, dhe pikërisht një kryebashkiak nuk ka ministra por ka drejtorë. Dhe prandaj shkarkon ministrat dhe jo drejtorët sepse drejtorët ja dhanë mandatin ata kontrollojnë patronazhistat.” tha Hoxha.

  • “Mbështetje nga PS dhe oligarkët?”, Tabaku thyen heshtjen pas akuzave: S’jam pjesë e lojërave të vjetra

    “Mbështetje nga PS dhe oligarkët?”, Tabaku thyen heshtjen pas akuzave: S’jam pjesë e lojërave të vjetra

    Deputetja e PD, Jorida Tabaku u është përgjigjur akuzave që kanë shkuar në adresë të saj, nga brenda PD-së. Disa ditë më parë, anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja u shpreh se Tabaku u mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja.
    Në “Kjo Javë”, në Neës24, Tabaku tha se akuza të tilla nuk e mërzisin dhe as e dekurajojnë. Ajo tregoi mesazhin që ka marrë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha ajo, e përgëzuar për fushatën elektorale.
    “Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët”, tha Tabaku duke mohuar akuzat e Kalasë.
    “Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt. Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje.
     

     
    Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike”, tha deputetja e PD.
    Jorida Tabaku: Partia Demokratike vendosi një strategji të qartë në fillimin e fushatës, e cila ishte që ne do të flisnin vetëm për programin tonë dhe nuk do binim asnjëherë në nivelin e asaj që kundërshtari bën dhe shpeshherë ka qenë një nivel ofendimesh dhe sulmesh por do përpiqemi të ofrojmë një alternativë.
    Kjo nuk është vetëm për Partinë Demokratike por edhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe ky është një udhëkryq i cili nuk e ka patur askush në rajon.
    Vlerësimi i socialistëve nuk më është dukur i sinqertë, përkundrazi e demokratëve ka qenë e tillë në këtë proces me të cilët nuk vinim nga një betejë e lehtë, por na ndihmoi dhe medalja ime më e madhe është besimi nga strukturat e Partisë Demokratike.
    Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët.
    Fushata ime politike kishte tre elementë kryesore si, pjesën mediatike, Facebook dhe rrjetet sociale për të cilat unë kisha kohë që punoja sepse ndodheshim rreth dy vite në opozitë dhe hapësira në Parlament nuk ishte e plotë dhe kisha krijuar dritaren time në rrjetet sociale dhe vazhdoja atje e treta ishte terreni dhe falënderoj familjen time e cila ka mbajtur peshën kryesore të fushatës time dhe cilido që më ka mbështetur.
    Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt.
    Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje. Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike.
    Mund të them që jo gjithkujt mund t’i pëlqesh dhe të kesh sulme, por gjithmonë në këto 15 vite ka qenë mendimi për të mirën publike dhe kam menduar se si unë mund të bëj më të mirën dhe mund të ofroj një model politik që jo të gjithë mund ta pëlqejnë por është ndryshe.
    Mendoj se brenda saj në një garë për sa kohë është e shëndetshme, konkurrenca ekziston. Shumë kolegë më kanë përgëzuar dhe ka qenë java me të cilët jam takuar me shumë njerëz.
    Nuk ka një fitore e imja personale kur e përgjithshmja është kështu sepse nuk ishte një betejë për t’u futur në parlament por ishte një betejë e Partisë Demokratike dhe unë të isha me ata atje. Nuk mund ta konsideroj të plotë përderisa nuk ndodhi rotacioni politik.

  • “Votat ia blenë oligarkët e Ramës”, Tabaku për Kalajën: Nuk ia vlen të harxhoj as kohë televizive…

    “Votat ia blenë oligarkët e Ramës”, Tabaku për Kalajën: Nuk ia vlen të harxhoj as kohë televizive…

    Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku

    TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur poshtë akuzat e kandidates Adriana Kalaja, e cila është shprehur se votat e saj janë blerë nga oligarkët e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Kjo Javë”, Tabaku thotë se nuk i duket e arsyeshme as të harxhojë kohën televizive për tu marrë me këto akuza. Deputetja shtoi se nëse ka pasur një person që ka denoncuar oligarkët, ka qenë pikërisht ajo dhe ndaj këto akuza i duken të pabaza. Ajo preferoi të mbetej me përgjigjen e dhënë nga kryedemokrati Sali Berisha, kur tha se Tabaku ka bërë një fushatë të denjë.
    Vijon….

  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate

    “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate

    Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë duke u renditur e para në listën e hapur e për rrjedhojë mori edhe mandatin e deputetit. Por brenda selisë blu ka zëra publikë tashmë që numri i madh i votave të saj ka ardhur prej investimit të Edi Ramës.
    Adriana Kalaja, e cila ishte në listën e hapur të kandidatëve të Tiranës, ku mori 2826 vota, e quan Tabakun si Sudja e PD-së.

    Statusi i Kalasë:
    Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë.
    Qëllimi:
    1.Për të poshtëruar Berishën;2.Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile;3.Për të zgjedhur opozitën që do.Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
    E do Rama në krye të PD.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Lobimi i PD, Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Dyrnjaja: Garantori, si Ver Llapa!

    Lobimi i PD, Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Dyrnjaja: Garantori, si Ver Llapa!

    Ditët e fundit është zbuluar një kontratë lobimi 6 milionë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA. Kjo parti pretendon se paratë janë paguar nga emigrantë shqiptarë përmes një fondacioni.
    Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe për burimin e parave.
    Ylli Rakipi pyeti nëse këto para i kanë paguar emigrantët apo oligarkët. Ndërkohë Denis Dyrnjaja tha se garantori i kontratës, i ngjan me “Ver Llapën”.
    Biseda: 
    Ylli Rakipi: Këto 6 milionë dollarë i japin emigrantët, apo oligarkët? Se po qe se 6 milionë i japin emigrantët, paskemi emigrantë të pasur ne.
    Denis Dyrnjaja: Kemi filantropin Nuredin…
    Ylli Rakipi: Ja ky po… Seçi
    Enton Abilekaj: Nuk luhet me të pavërteta. Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë.
    Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver llapën, garantues. Ky është si Ver llapa…
    Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?
    Denis Dyrnjaja: Është qesharake.
    Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.
    Denis Dyrnjaja: Ti pranoje por unë nuk e pranoj dot, më fyen inteligjencën. Është sikur Soros të merrte Ver llapën.
    Preç Zogaj: Ka institucione për këtë. Po hymë ne opinione kjo bie. Ata që I kanë hyrë kësaj pune, organet janë në detyrën e tyre ta shikojnë.