Tag: okoje

  • Portieri i njohur përballet me pezullim deri në 4 vjet, akuza për mashtrim sportiv

    Portieri i njohur përballet me pezullim deri në 4 vjet, akuza për mashtrim sportiv

    Maduka Okoje, gardiani 25-vjeçar i Udinezes dhe i përfaqësueses së Nigerisë, rrezikon një ndëshkim të rëndë disiplinor pas hetimeve që e lidhin me një episod të dyshuar të mashtrimit sportiv në ndeshjen kundër Lacios më 11 mars 2024. Ai është zyrtarisht i referuar në komisionin disiplinor, me akuzën se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë në minutën e 64-të të takimit – për vonesë të lojës, në një moment kur Udineze po udhëhiqte 2-1.
    Sipas autoriteteve hetimore, akti dyshohet të jetë i koordinuar me një skemë bastesh të paligjshme, ku janë shënuar fitime prej mbi 120 mijë euro vetëm për parashikimin e kartonit të verdhë të Okojes, me një koeficient prej 8. Shumica e këtyre basteve janë vendosur në provincat përreth Udines, duke rritur më tej dyshimet për përfshirje të drejtpërdrejtë.
    Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre persona të afërt me Okojen, përfshirë një pronar picerie në Udine, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rrjetit që përfitoi nga kjo situatë. Fillimisht rasti u trajtua si një çështje bastesh të parregullta, por më pas u kualifikua si mashtrim sportiv, një vepër penale që mund të sjellë pezullim deri në katër vjet, nëse lojtari shpallet fajtor.
    Okoje, që iu bashkua Udinezes nga Watford në verën e vitit 2023 dhe ka 18 ndeshje me Nigerinë, nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave deri më tani. Procesi ndaj tij pritet të zhvillohet gjatë javëve në vijim, ndërsa Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit po e ndjekin rastin me vëmendje të lartë, duke theksuar zero tolerancë për manipulimet në futboll.