Tag: okland

  • Precedenti i radhës me motin, ndalet Benfika-Okland

    Autoritetet vendosën të evakuojnë stadiumin për arsye sigurie dhe ndeshja do të rifillojë vetëm pasi të hiqet alarm

    Sikundër në disa takime të tjera të Kupës së Botës për Klube, edhe dueli i Grupit C Benfika- Okland (1-0 në kohë reale) është ndalur.

    Impianti në Orlanda është boshatisur dhe vetëm këto çaste vjen njoftimi për rifillimin e takimit për në orën 21 20 (ora e Shqipërisë).

  • Bajerni i pamëshirshëm në Botërorin e Klubeve, i shënon 10 gola portierit që punon si magazinier

    Bajerni i pamëshirshëm në Botërorin e Klubeve, i shënon 10 gola portierit që punon si magazinier

    Bajerni i Mynihut ka dëshmuar sot në fushën e blertë diferencat e mëdha që ekzistojnë mes ekipeve pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve. Gjiganti i Gjermanisë ka mposhtur me rezultatin e thellë 10-0 Okland Sitin. Komani (6′, 21′), Boej (18′), Olizeja (20′, 45’+3′), Myleri (45′, 89′) dhe Musiala (67′, 73′ penallit, 84′) ishin autorët e golave për bavarezët.
    Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Okland Siti është një ekip gjysmëprofesionist. Portieri i tij, Konor Trejsi, dha një intervistë përpara nisjes së këtij kompeticioni, ku shpjegoi se i duhej të merrte lejen vjetore dhe njëkohësisht pushime të papaguara nga puna e tij si magazinier në një kompani farmaceutike për të marrë pjesë në një turne madhor si Botërori i Klubeve./Sport Ekspres/

  • Një ‘thes’ me gola, Bajern shifra rekord ndaj zelandezëve të Okland Siti

    Bajern Mynih pjesëmarrës në Grupin C pati një debutim historik në Kupën e Botës FIFA për Klube. Bavarezët shkatërruan ekipin modest të Okland Siti me një rezultat historik 10-0.

    Në këtë takim niveli teknik ishte shumë mes dy skuadrave me ekipin e Vinset Kompani i cili doli në fushë me emra të kalibrit të Kejn, ,Tomas Myler, Koman, Olise, Nojer dhe lojtarve të fundit Boej e Xhonatan Tah.

    Shifrat përfundimtarë u ndalen te 10-0 teksa Musiala i aktivizuar në fundin e pjesës së parë shënoi 3 gola. Historike dhe për Myler i cili ka mbyllur me bavarezët por që sot shënoi dy gola.

    Vazhdo leximin