Tag: oklahoma

  • Oklahoma e Cleveland fitojnë çerekfinalet e para, Curry i dhuron fitoren Golden State

    Oklahoma e Cleveland fitojnë çerekfinalet e para, Curry i dhuron fitoren Golden State

    Oklahoma e nis me fitore fazën play off në NBA, duke mundur 131-80 Memphis. Ndeshje pa shumë histori, ku të gjithë titullarët e ekipit vendës realizuan mbi 12 pikë.
    Në Perëndim fiton edhe skuadra e Golden State, që mposhti 95-85 Houston jashtë fushe. Stephen Curry edhe një herë është magjik, duke realizuar 31 pikë, mbështetur edhe nga Butler me 25 pikë.
    Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Cleveland mundi 121-100 Miami, sfidë ku u dallua trioja Mitchell-Jerome-Garland, që së bashku realizuan 85 pikë.
    Nuk zhgënjen Boston, që falë 30 pikëve të Derrick White, mundi 103-86 Orlando, duke fituar çerekfinalen e parë play off.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, 121-100 (1-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, 103-86 (1-0)
    (3) New York – (6) Detroit, (1-0)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, (1-0)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, 131-80 (1-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, 85-95 (0-1)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (0-1)
    (4) Denver – (5) Clippers, (1-0)

  • Oklahoma e Cleveland dominojnë dy Konferencat, Lakers fitojnë duelin me Houston

    Oklahoma e Cleveland dominojnë dy Konferencat, Lakers fitojnë duelin me Houston

    Të gjitha skuadra e NBA kanë zbritur sot në fushë, teksa janë luajtur plot 15 ndeshje. Kryesuesit e Oklahoma fituan 145-111 ndaj Utah Jazz, me dyshen Wiggins-Joe që së bashku realizuan 67 pikë,
    Fiton edhe Cleveland, që kryeson renditjen në Lindje, 108-102 në fushën e New York, ndeshje ku u dallua Garland me 26 pikë e 16 asist. Pa probleme fiton edhe kampionët e Boston, që falë 22 pikëve të Pritchard mundën 130-94 Charlotte.
    Lakers arritën një fitore të thellë 140-109 ndaj Houston, skuadrat që ndodhen në vendet 2-3 në Perëndim. Doncic me 39 pikë ishte lider për kalifornianët. Nuk zhgënjen golden State që mundi 103-86 Portland (Butler 24 pikë).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Detroit – Milwaukee, 119-125
    Indiana – Orlando, 115-129
    Philadelphia – Atlanta, 110-124
    Boston – Charlotte, 130-94
    New York –Cleveland, 102-108
    Chicago – Washington, 119-89
    New Orleans – Miami, 104-153
    Dallas – Toronto, 124-102
    Denver – Memphis, 117-109
    Minnesota – Brooklyn, 117-91
    Utah Jazz – Oklahoma, 111-145
    Phoenix – San Antonio, 117-98
    Portland – Golden State, 86-103
    Sacramento – Clippers, 100-101
    Lakers – Houston, 140-109

  • Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State

    Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State

    Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallas. Doncic realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Charlotte.
    Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë.
    Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar edhe sot, 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denver, që mundi 124-116 Sacramento (Jokic triple double, 20 pikë, 12 rebound, 11 asist).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Boston, 96-76
    Washington – Philadelphia, 103-122
    Dallas – Lakers, 97-112
    Toronto – Charlotte, 126-96
    Chicago – Miami, 119-111
    Utah Jazz – Portland, 133-126
    Golden State – San Antonio, 111-114
    Phoenix – Oklahoma, 112-125
    Sacramento – Denver, 116-124
    Clippers – Houston, 134-117

  • Oklahoma hakmerret ndaj Lakers, Boston fiton në fund, triumfojnë edhe Cleveland, Warriors e Clippers

    Oklahoma hakmerret ndaj Lakers, Boston fiton në fund, triumfojnë edhe Cleveland, Warriors e Clippers

    Skuadra kampione e Boston fitoi 119-117 në fushën e New York, duke mbrojtur vendin e dytë në Lindje. Porzingis me 34 pikë e Tatum me 32 pikë ishin lider në fushë për Celtics.
    Në krye të renditjes në Lindje ndodhet si gjithnjë ekipi i Cleveland, që sot fitoi 135-113 ndaj Chicago. Vendimtar stoli i Cavaliers, nga ku erdhën 63 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 124-1090 ndaj Charlotte, sfidë ku Ja Morant realizoi 28 pikë.
    Oklahoma hakmerret ndaj Lakers për humbjen e disa ditëve më parë, duke fituar sot 136-120. Alexander Shai me 42 pikë ishte “përbindësh” në fushë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.
    Pa probleme fiton Golden State, që fale 67 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 123-95 Phoenix. Detyrën kryen Milwaukee, që mposhti 110-103 Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Clippers fituan 122-117 ndaj San Antonio (Powell-zubac 49 pikë së bashku).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Memphis, 100-124
    Cleveland – Chicago, 135-113
    Indiana – Washington, 104-98
    Orlando – Atlanta, 119-112
    Brooklyn – New Orleans, 119-114
    New York – Boston, 117-119
    Milwaukee – Minnesota, 110-103
    Oklahoma – Lakers, 136-120
    Phoenix – Golden State, 95-123
    Clippers – San Antonio, 122-117

  • Lakers fitojnë duelin e kreut me Oklahoma, triumfojnë Boston, Milwaukee e Houston

    Lakers fitojnë duelin e kreut me Oklahoma, triumfojnë Boston, Milwaukee e Houston

    Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Doncic me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.
    Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.
    Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Chicago, 117-131
    Oklahoma – Lakers, 99-126
    Brooklyn – Toronto, 109-120
    Atlanta – Utah Jazz, 137-134
    Boston – Washington, 124-90
    Cleveland – Sacramento, 113-120
    Portland – San Antonio, 120-109
    New York – Phoenix, 112-98
    Denver – Indiana, 120-125
    Golden State – Houston, 96-106
    New Orleans – Milwaukee, 107-111

  • Oklahoma lider në NBA, zhgënjejnë kampionët e Boston, fitojnë Cleveland, Houston e Dallas

    Fitorja e 11-të radhazi për Oklahoma, skuadra më e mirë në NBA, që sot triumfoi 119-103 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku si gjithnjë shkëlqeu Alexander Shai, autor i 33 pikëve.
    Në Lindje, skuadra e Cleveland komandon renditjen pas fitores 124-105 ndaj New York. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë. Rikthehet te fitorja Indiana, që falë 22 pikëve të Haliburton mundi 119-105 Charlotte.
    Fitore në frymën e fundit për Dallas, që mundi 120-118 Atlanta. Anthony Davis me 34 pikë e 15 rebound ishte lider për teksanët. Pa probleme fiton edhe Houston, që mundi 143-105 Utah Jazz, ndeshje ku spikati Jalen Green me 22 pikë.
    Zhgënjen në fushën e tij ekipi kampion i Boston, që u mund 124-103 nga Miami, që korri fitoren e gjashtë radhazi. 7 lojtarë të ekipit mik shënuan mbi 10 pikë. Surprizon edhe San Antonio, që mundi 113-106 Denver jashtë fushe (44 pikë nga stoli).
    NBA-Rezultatet e sotme
    Cleveland – New York, 124-105
    Indiana – Charlotte, 119-105
    Washington – Sacramento, 116-111
    Boston – Miami, 103-124
    Houston – Utah Jazz, 143-105
    Dallas – Atlanta, 120-118
    Denver – San Antonio, 106-113
    Oklahoma – Detroit, 119-103
    Clippers – New Orleans, 114-98

  • Oklahoma mbetet lider në NBA, fitojnë Lakers e Clippers, moment i mirë për Miami

    Oklahoma mbetet lider në NBA, fitojnë Lakers e Clippers, moment i mirë për Miami

    Oklahoma është gjithnjë e më shumë lider në NBA, duke mposhtur 145-117 Chicago dhe korri fitoren e 10-të radhazi. 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Joe me 31 pikë e Shai me 27 pikë.
    Fitore të vështirë korri skuadra e Lakers, që mundi 104-98 Houston. 46 pikët e ardhur nga lojtarët e stolit bënë diferencën për ekipin kalifornian, me tri lojtarë që realizuan nga 20 pikë secili (Doncic, Smith, Vincent).
    Skuadra kampione e Boston mundi 117-103 Memphis, ndeshje ku dyshja Horford-Tatum realizoi 51 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 96-87 Orlando, sfidë ku Leonard e Powell realizuan nga 21 pikë secili.
    Suksesi i pestë radhazi për Miami, që mundi 120-94 Washington, sfidë ku diferencën e bënë Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 pikë. Surprizon Brooklyn, që falë 24 pikëve të Johnson mundi 113-109 Dallas jashtë fushe.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Utah Jazz, 110-106
    Indiana – Sacramento, 111-109
    Orlando – Clippers, 87-96
    Washington – Miami, 94-120
    Memphis – Boston, 103-117
    Oklahoma – Chicago, 145-117
    Dallas – Brooklyn, 109-113
    Lakers – Houston, 104-98