Tag: oklahoma

  • Oklahoma shpallet kampione në Konferencën e Perëndimit, rikthehet në finalet e NBA pas 13 vitesh

    Oklahoma shpallet kampione në Konferencën e Perëndimit, rikthehet në finalet e NBA pas 13 vitesh

    Skuadra e Oklahoma City Thunder është shpallur sot kampione në Konferencën e Perëndimit. Ajo mundi 124-94 Minnesota në finalen e pestë play off, duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.
    Një rikthim pas 13 vitesh i Oklahoma në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë.
    Triumf i merituar për Oklahoma në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.
    Ndeshja e luajtur sot nuk pati histori, me Oklahoma ndjeshëm më superiore në fushë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesota, por që mbetën për statistikë.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (1-3)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 124-94 (4-1)

  • Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    25 Maj 2025

    9:12

    Telesport

    Minnesota fitoi sot në fushën e saj 143-101 ndaj Oklahoma në finalen e tretë play off të Konferencës së Perëndimit në NBA.
    Ky është suksesi i parë për Minnesota, ndërkohë që Oklahoma vijon të udhëheqë serinë, tashmë me shifrat 2-1.
    Një ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që dominuan në fushë ndaj skuadrës me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt.
    Anthony Edwards me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë bënë diferencën në fushë për Minnesota, ndërsa Shai “ngeci”, duke realizuar vetëm 14 pikë.
    Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 101-143 (2-1)

  • NBA zbulon “pesëshen e më të mirëve”, ja lojtarët që merituan formacionin bazë

    NBA zbulon “pesëshen e më të mirëve”, ja lojtarët që merituan formacionin bazë

    24 Maj 2025

    14:08

    Telesport

    Ndërkohë që janë duke u luajtur ndeshjet finale në secilën Konferencë (Indiana udhëheq 2-0 ndaj New York dhe Oklahoma udhëheq 2-0 ndaj Minnesota), janë përcaktuar basketbollistët më të mirë të sezoni 2024-2025.
    Më saktë, është zyrtarizuar “pesëshja titullare”, pra 5 lojtarët më të mirë. Në këtë formacion ndodhen Jaylen Tatum (Boston Celtics), Donovan Mitchell (Cleveland Cavaliers), Alexander Shai (Oklahoma Thunder), Nikola Jokic (Denver Nuggets) dhe Giannis Antetokounmpo (Milëaukee Bucks).
    Tri të fundit janë në garë edhe për trofeun e MVP të sezonit të rregullt, që do të shpallët më vonë. NBA ka përcaktuar edhe pesëshën e dytë dhe të tretë, kun janë të tjerë yje.

  • Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    23 Maj 2025

    8:13

    Telesport

    Ekipi i Oklahoma fitoi sot 118-103 ndaj Minnesota në finalen e dytë play off të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.
    Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren. Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Në kahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë e Chet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-1)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 118-103 (2-0)
     

  • Denver triumfon sërish ndaj Oklahoma, ekipi i Cleveland rihap garën me Indiana

    Denver triumfon sërish ndaj Oklahoma, ekipi i Cleveland rihap garën me Indiana

    Denver merr sërish epërsinë në gjysmëfinalet play off ndaj Oklahomës, duke fituar 113-104 dhe udhëheq 2-1 serinë.
    Në fushën e tij, ekipi i Denver nuk zhgënjeu, duke bërë një paraqitje të mirë. Jalen Williams realizoi 32 pikë për Oklahoma, por që s’mjaftuan.
    Për Denver, 4 basketbollistë realizuan mbi 20 pikë: Murray 27 pikë, Gordon 22, Porter 21 e Jokic 20 pikë e 16 rebound.
    Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Cleveland fitoi 126-104 në fushën e Indiana dhe rihap garën. Tashmë Indiana udhëheq 2-1 serinë.
    Të gjithë titullarët e skuadrës së Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Donovan  Mitchell me 43 pikë, më i mirin në fushë.
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana, 126-104 (1-2)
    Boston – New York, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
    Oklahoma – Denver, 104-113 (1-2)
    Minnesota – Golden State, (1-1)

  • Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, Lakers dhe Milwaukee rrezikojnë eliminimin

    Oklahoma skuadra e parë gjysmëfinaliste, Lakers dhe Milwaukee rrezikojnë eliminimin

    Oklahoma bëhet skuadra e parë në NBA që shkon në gjysmëfinalet play off. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Thunder fitoi 117-115 ndaj Memphis, duke fituar 4-0 serinë. Alexander Shai me 38 pikë ishte më i miri në fushë.
    Rrezikon eliminimin ekipi i Lakers, që u mund 116-113 nga Minnesota, që tashmë udhëheq 3-1 serinë. Anthony Edwards me 43 pikë ishte lider në fushë, ndërsa 38 pikët e Luka Doncic nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
    3-1 udhëheq serinë e Boston, që mundi 107-98 Orlando. Për kampionët u dallua Jayson Tatum me 37 pikë. Po në Lindje, ekipi i Indiana fitoi 129-103 ndaj Milwaukee (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) dhe udhëheq 3-1 serinë e çerekfinaleve.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (3-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, 108-98 (3-1)
    (3) New York – (6) Detroit, 94-93 (3-1)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 129-103 (3-1)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, 117-115 (4-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-2)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, 113-116 (1-3)
    (4) Denver – (5) Clippers, (2-2)

  • Oklahoma një hap larg gjysmëfinaleve, Clippers dhe New York marrin sërish epërsinë

    Oklahoma një hap larg gjysmëfinaleve, Clippers dhe New York marrin sërish epërsinë

    Oklahoma është një hap larg gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 114-108 në fushën e Memphis, duke udhëhequr 3-0 serinë.
    Një ndeshje më e bukur se dy të parat, me Memphis që dueloi për fitoren, Alexander Shai me 31 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, mbështetur nga J.Williams me 26 pikë e C.Holmgren me 24 pikë.
    Po në Perëndim, ekipi i Clippers fitoi 117-83 në fushën e tij ndaj Denver dhe merr sërish epërsinë e çerekfinaleve. 4 lojtarë të Clippers realizuan mbi 19 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
    Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York fitoi 118-116 ndaj Detroit në fushën e këtij të fundit. Karl-Anthony Towns me 31 pikë dhe Jalen Brunson me 30 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze, që udhëheq 2-1 serinë.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (2-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, (2-0)
    (3) New York – (6) Detroit, 118-116 (2-1)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, (2-0)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, 114-108 (3-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-1)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-1)
    (4) Denver – (5) Clippers, 83-117 (1-2)

  • Oklahoma e Indiana thellojnë avantazhin në serinë çerekfinale, Lakers fitojnë ndaj Minnesota

    Oklahoma e Indiana thellojnë avantazhin në serinë çerekfinale, Lakers fitojnë ndaj Minnesota

    Oklahoma, skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, fitoi sot 118-99 ndaj Memphis dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit.
    Ndeshje e komanduar nga Oklahoma, ku shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 27 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 24 pikë.
    Po në Perëndim, ekipi i lakers fitoi 94-85 ndaj Minnesota dhe barazon 1-1 serinë. Tjetër ndeshje e mirë e Luka Doncic, autor i 31 pikëve e 12 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 21 pikë e 11 rebound.
    Në Konferencën e Lindjes, ekipi I Indiana udhëheq 2-0 serinë pas fitores 123-115 ndaj Milwaukee. 62 pikët e dyshes Antetokounmpo-Portis nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Indiana 6 basketbollistë realizuan mbi 14 pikë.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (1-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, (1-0)
    (3) New York – (6) Detroit, (1-1)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 123-115 (2-0)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, 118-99 (2-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (0-1)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, 94-85 (1-1)
    (4) Denver – (5) Clippers, (1-1)

  • Përmbytjet në Oklahoma, një grua dhe një djalë humbën jetën

    Përmbytjet në Oklahoma, një grua dhe një djalë humbën jetën

    Të paktën dy persona, një grua dhe një djalë, kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshiu Oklahomën, njoftoi sot policia në qytetin Moore në atë shtet amerikan.

    Policia në Moore, e vendosur rreth 15 kilometra në jug të Oklahoma City, e përshkroi përmbytjen në një deklaratë si një “ngjarje historike të motit” që shkaktoi “dhjetëra incidente”, raportoi Reuters.

    “Një nga (automjetet) doli nga rruga dhe u tërhoq zvarrë (nga përmbytja) nën urë. Në momentin e ngjarjes, të gjithë përveç dy pasagjerëve (në makinë) u shpëtuan. Me pikëllim të madh raportojmë se dy persona, një grua e rritur dhe një djalë 12 vjeç, u gjetën të vdekur më vonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia në Moore u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe tha se deri më tani u janë përgjigjur dhjetëra thirrjeve nga banorët, automjetet e të cilëve ishin bllokuar në ujin në rritje.

    Paralajmërimet për përmbytjet, të cilat sugjerojnë se moti i rëndë ka ndodhur ose është i afërt, u lëshuan sot në të gjithë Oklahoma.

    Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhi të forta priten nga Teksasi lindor deri në Iowa dhe Illinois shumë juglindore, ndërsa kërcënimi i tornadove dhe erërave të forta ekzistonte nga Arkansas qendror në Misurin qendror.

  • Një grua dhe një djalë 12-vjeçar humbin jetën në Oklahoma pas përmbytjeve që përfshinë zonën

    Një grua dhe një djalë 12-vjeçar humbin jetën në Oklahoma pas përmbytjeve që përfshinë zonën

    Një grua dhe një djalë 12-vjeçar vdiqën në Oklahoma kur automjeti në të cilin ndodheshin u përfshi nga përmbytjet, tha policia lokale. Moti i keq dhe përmbytjet goditën zona të mëdha të jugut dhe jugperëndimit të Shteteve të Bashkuara këtë fundjavë.

    “Kjo ishte një stuhi historike që preku rrugët dhe shkaktoi dhjetëra incidente përmbytjesh”, tha policia në Moore, një qytet rreth 20 kilometra nga Oklahoma City. “Një automjet doli nga rruga dhe ra nën një urë. Të gjithë përveç dy pasagjerëve u shpëtuan. “Me pikëllim të madh raportojmë se një grua dhe një djalë 12-vjeçar u gjetën të vdekur më vonë,” shtoi ai.
    Policia e Moore u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në mbrëmjen e së shtunës së Madhe, ai kishte marrë më shumë se 12 telefonata nga banorë, makinat e të cilëve ishin bllokuar në ujëra.
    Oklahoma City ka përmbytjet më të këqija në kujtesën e gjallë
    Paralajmërimet për përmbytje të afërt janë lëshuar për të gjithë shtetin.
    Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se stuhitë do të godasin një zonë nga Teksasi lindor në Iowa dhe Illinois juglindore. Ekziston gjithashtu një shans për tornado nga Arkansas qendror në Missouri qendror. Në fillim të këtij muaji, një stuhi e shoqëruar nga tornado la pas dymbëdhjetë të vdekur në shtetet jugore dhe mesperëndimore.

    Top Channel