Skuadra kampione e Oklahoma vazhdon të dominojë sin ë Konferencën e Perëndimit ashtu dhe në NBA, duke mposhtur sot 126’102 Golden State. Alexander Shai me 28 pikë e 11 asist mbetet lider për Oklahoma, me rekordin më të mirë në NBA këtë sezon (11 fitore, 1 humbje).
Fiton pa problem ekipi i Denver, që mundi 122-108 Sacramento jashtë fushe. Nikola Jokic me 35 pikë e 15 rebound ishte më i mir në fushë. Fitoren më të thellë të ditës e korri Utah Jazz, që mposhti 152-128 Indiana. Lauri Markkanen realizoi 35 pikë për Jazz, ndërsa 27 pikët e Siakam për miqtë nuk mjaftuan.
Jashtë fushe fiton Toronto, që mundi 119-109 Brooklyn, sfidë ku të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë (Ingram me 25 pikë e Quickley me 24 pikë më të mirët). Zhgënjen sërish Boston, që u mund në fund 102-100 nga Philadelphia, me dyshen Edwards-Maxey që realizoi 43 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Brooklyn – Toronto, 109-119
New York – Memphis, 133-120
Oklahoma – Golden State, 126-102
Philadelphia – Boston, 102-100
Utah Jazz – Indiana, 152-128
Sacramento – Denver, 108-122
Tag: oklahoma
-

Oklahoma “leksion” edhe Golden State, zhgënjejnë Boston, Memphis e Indiana, triumfon Denver
-

Oklahoma rikthehet te fitorja, bien Boston e Golden State, skuadra e Detroit udhëheq në Lindje
Kampionët e Oklahoma rikthehen te fitorja në NBA, pas triumfit 132-110 jashtë fushe ndaj Sacramento. Të gjithë titullarët e Thunder realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Hartenstein-Shai realizoi 63 pikë së bashku.
Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 129-104 Golden State. Nikola Jokic me 26 pikë ishte lider në fushë për Nuggets. Pa probleme triumfon edhe ekipi i San Antonio, që mposhti 121-110 Houston, me tri lojtarë të Spurs që realizuan mbi 20 pikë.
Zhgënjen skuadra e Boston, që u mund 123-110 në Orlando, ndeshje ku për vendasit u dallua Wagner me 27 pikë. Antetokounmpo realizoi 41 pikë e 15 rebound për Milwaukee, që mposhti 126-110 Chicago në shtëpinë e tij.
Detroit është ngjitur në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 125-107 në fushën e Brooklyn, ndeshje ku Jalen Duren realizoi 30 pikë. Ndërsa Miami, falë 25 pikëve të Norman Powell, mposhti 126-108 Charlotte.
NBA-Rezultatet e sotme
Phoenix – Clippers, 115-102
Orlando – Boston, 123-110
Washington – Cleveland, 114-148
Atlanta – Toronto, 97-109
Brooklyn – Detroit, 107-125
San Antonio – Houston, 121-110
Memphis – Dallas, 118-104
Miami – Charlotte, 126-108
Milwaukee – Chicago, 126-110
Minnesota – Utah Jazz, 137-97
Denver – Golden State, 129-104
Sacramento – Oklahoma, 101-132 -

NBA/ Vjen humbja e parë, Oklahoma “dorëzohet” pas 8 fitoreve, triumfojnë Lakers e Boston
Ekipi kampion i Oklahoma pësoi të mërkurën në mbrëmje edhe humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund 121-119 nga Portland. Ndeshje e hapur deri në fund, ku për vendasit tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Avdija me 26 pikë e 10 rebound më i miri). Për Oklahoma nuk mjaftuan 35 pikët e Shai.
Në Perëndim, ngjit shkallët në renditje skuadra e Lakers, që mundi 118-116 San Antonio në sekondat e fundit. Doncic me 35 pikë e 13 asist ishte lider në fushë për Lakers.Ndërkohë nuk ishte në ditën e tij më të mirë ylli i Spurs, Wembanyama, që e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë të realizuara. Fitore të rëndësishme korr skuadra e Cleveland, që falë 46 pikëve të Donovan Mitchell mundi 132-121 Philadelphia.Rikthehet te fitorja ekipi i Boston, që mundi 136-107 Washington, sfidë ku u dallua Jaylen Brown me 35 pikë. Zhgënjen ekipi i Golden State, që u mund 121-116 nga Sacramento. DeRozan me 25 pikë e Westbrook me një “triple double” (23 pikë, 16 rebound, 10 aaist) i dhanë fitoren Kings. Sukses të rëndësishëm arriti edhe Denver, që në shtëpi mposhti Miami Heat me shifrat 122-112, ku më i miri në parket për vendasit ishte basketbollisti serb, Nicola Jokiç me një triple double, duke shënuar 33 pikë, 15 topa në tabelë dhe 16 asist, ndërsa për skuadrën nga Florida u dalluan Powell me Wiggins.
-

Oklahoma buzëqesh sërish pas kohës shtesë, Curry i magjishëm për Warriors
24 Tetor 2025
8:27
Telesport
Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 141-135 ndaj Indiana, në një ndeshje spektakolare.
Ashtu si në ndeshjen e parë sezonale, suksesi i Thunder erdhi pas dy kohëve shtesë. Alexander Shai realizoi 55 pikë, mbështetur nga Mitchell me 26 pikë e Wiggins me 23 pikë.
Mathurin e Siakam realizuan 68 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar. Fitoren e dytë sezonale korr edhe skuadra e Golden State.
Ekipi i Warriors mundi 137-131 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. 7 lojtarë të Golden State realizuan mbi 10 pikë.
Stephen Curry me 42 pikë ishte lider në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 50 pikët e Aaron Gordon për miqtë. -

NBA/ Oklahoma shpallet kampion, Thunder mposhtin Indianën në finalen e 7-të, Shai Aleksander MVP
Oklahoma City Thunder shpallet kampion në NBA pë sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë dhe duke ngritur lartë trofeun për here të parë në histori.
Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj. Në sfidën e luajtur, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë. Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë ekipin e Thunder. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asist, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë.Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Holmgren me 18 pikë. Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri. Në përfundim të gjithë sezonit në NBA, skuadra e Oklahomas koleksionon plotë 84 fitore, një rezultat impresionues, duke suprizuar të gjithë fansat e koshit, të cilët nuk do ta kishin menduar kurrsesi një skuadër kaq shumë dominuese gjatë gjithë këtij sezoni në NBA.
-

Oklahoma shpallet për herë të parë kampione në NBA, Alexander Shai merr trofeun MVP
Ekipi i Oklahoma City Thuner u shpall sot kampion në NBA pë sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë play off luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë. Ky është titulli i parë në histori për Oklahoma.
Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë, ku përballë ishin dy skuadra surprizë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj.
Në sfidën e luajtur sot, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë (kishte shënuar 9 pimë në shtatë minuta). Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi 48-48 në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë.
Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asist, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Chet Holmgren me 18 pikë.
Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri.
NBA-Finalet play off
Nd.1, Oklahoma – Indiana, 110-111
Nd.2, Oklahoma – Indiana, 123-107
Nd.3, Indiana – Oklahoma, 116-107
Nd.4, Indiana – Oklahoma, 104-111
Nd.5, Oklahoma – Indiana, 120-109
Nd.6, Indiana – Oklahoma, 108-91
Nd.7, Oklahoma – Indiana, 103-91 (4-3) -

NBA/ Indiana barazon serinë e finaleve ndaj Oklahomës, titulli vendoset në sfidën e shtatë
Titulli kampion në NBA do të vendoset në finalen e shtatë dhe të fundit, duke e bërë më të fortë dhe më spektakolare garën.
Meritë e Indiana Pacers, që anuloi “match point” të Oklahoma, duke barazuar 3-3 serinë e përgjithshme.
Në sfidën e gjashtë, Pacers triumfuan në fushën e tyre me 17 pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 108-91, duke ndezur edhe një herë shanset për unazat e kampionëve në këtë sezon të basketbollit amerikan.Skuadra nga Indianapolis u udhëhoq nga dy yjet e saj, Paskal Siakam dhe Tajris Halibarton.Të dy ata shënuan së bashku 30 pikë, por më shumë se kaq ndihmuan skuadrën në fazat e tjera të lojës me topat e kapur në tabelë dhe asiste.
Nga ana tjetër, Shay Gilgous-Alexander nuk arriti të bëjë diferencën për Oklahoma. “MVP” I sezonit të rregullt në NBA, kanadezi ishte shënuesi më i mirë I ndeshjes me 21 pikë.
Kjo është shifra më e ulët e pikëve të realizuar prej tij në finalet e NBA, duke treguar edhe mbrëmjen për t’u harruar të City Thunders.
Tashmë titulli kampion në NBA do të vendoset në finalen e shtatë, që program të dielën, ku pavarësisht kësaj humbjeje, Oklahoma vazhdon të jetë favorite. -

Indiana protagoniste mund Oklahomën, titulli kampion vendoset në finalen e shtatë
Indiana fitoi sot 108-91 ndaj Oklahoma në finalen e gjashtë play off në NBA, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy skuadrave. Gjithçka për sa i përket ekipit kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit.
Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillim-sezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë me meritë.
Gjashtë basketbollistë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Toppin me 20 pikë. Për Oklahoma, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Ndeshja e shtatë do të luhet të hënën në shtëpinë e Oklahoma.
NBA-Finalet play off
Nd.1, Oklahoma – Indiana, 110-111
Nd.2, Oklahoma – Indiana, 123-107
Nd.3, Indiana – Oklahoma, 116-107
Nd.4, Indiana – Oklahoma, 104-111
Nd.5, Oklahoma – Indiana, 120-109
Nd.6, Indiana – Oklahoma, 108-91 (3-3)
Nd.7, Oklahoma – Indiana, 22 qershor -

Oklahoma dominon në sfidën e pestë ndaj Indiana, një fitore larg titullit kampion në NBA
17 Qershor 2025
8:35
Telesport
Oklahoma fitoi 120-109 ndaj Indiana në finalen e pestë play off në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh.
Sfida e luajtur në shtëpinë e Thunder u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Jalen Williams dhe Alexander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asist.
Një dyshe që bëri diferencën në fushë. Për Indiana, Pascal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftyuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj.
Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indiana. -

Oklahoma nuk gabon, mposht Indiana dhe barazon serinë e finaleve play off
9 Qershor 2025
8:14
Telesport
Oklahoma fitoi sot 123-107 ndaj Indiana në finalen e dytë play off në NBA, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, në fushën e saj, skuadra e Oklahomës nuk zhgënjeu, duke e merituar fitoren.
Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të ekipit vendës, që nuk përsëriti gabimet e takimit të parë. Ai që shkëlqeu edhe një herë në fushë ishte Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
Vendimtar edhe stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 48 pikë. Për skuadrën e Indiana, 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari-lider që të udhëhiqte ekipin drejt fitores.
Tashmë seria e finaleve play off spostohet në Lindje, në shtëpinë e Indiana, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës.