Tag: okarina

  • Sonte nis Okarina Fest 2025, edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar

    Sonte nis Okarina Fest 2025, edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar

    Sonte nga ora 18:00 nis edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Okarina Fest 2025” ngjarje kulturore që synon promovimin e instrumenteve autoktone shqiptare, me theks të veçantë tek okarina e Runikut, një instrument që daton rreth 8 mijë vite sipas zbulimeve arkeologjike.

    Drejtoresha e festivalit, Monika Duzhmani, në një intervistë për “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se ky edicion është më i veçantë, pasi këtë vit festivali mirëpret artistë edhe nga Italia, mes tyre një grup i njohur që do të performojë në skenën e festivalit.

    “Ideja dhe synimi ynë janë që Kosova të prezantohet në botë përmes instrumenteve tona tradicionale. Okarina e Runikut është një simbol kulturor i rëndësishëm, dhe përmes këtij festivali duam të ruajmë e promovojmë vlerat tona”, tha Duzhmani.

    Ajo shtoi se festivali synon edhe krijimin e shkëmbimeve kulturore mes vendeve, pasi “muzika është ura më e fortë që lidh popujt”.

    Nga ana tjetër, profesori italian Giovanni Battista Martini theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi kulturor. “Është një përvojë shumë e bukur, sepse edhe për ne është me rëndësi të gjejmë një vend tjetër që përdor të njëjtat instrumente, edhe pse me disa dallime të vogla,” tha ai.

    Ndërsa studenti italian Alberto Ciarroca u shpreh se okarina në Itali është shumë e njohur, prandaj edhe koncertet e tyre janë të shpeshta./rtk

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NIS EDICIONI I TRETË I JAVËS SË FILMIT ETNOGRAFIK NË PRISHTINË

  • “Kthejeni në shtëpi” okarinën që e ka grabitur Serbia

    “Kthejeni në shtëpi” okarinën që e ka grabitur Serbia

    Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skënderajt.

    Pikërisht për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po kërkon që në mesin e 1247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.

    Madje për këtë MRKS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.

    “1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm dhe është gjetur në Runik të Skënderaj, andaj na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi, thuhet në njoftimin e MKRS-së.