Tag: ohrit

  • Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, është takuar në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, me të cilin kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por pakti nuk është zbatuar ende.

    Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

    “Së bashku diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

    Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Bislimi, që është zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, ka kërkuar nga emisari evropian që të trajtohet “me urgjencë dhe vëmendjen e merituar” çështja e personave të zhdukur me dhunë, “në mënyrë që të fillohet edhe me punën e Komisionit të Përbashkët, gjersa e kemi një marrëveshje të dakorduar nga dhjetori i vitit të kaluar”.

    Kërkesë të ngjashme Bislimi kishte bërë edhe gjatë rundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel më 11 shtator, por takimi kishte përfunduar pa rezultat.

    Atëbotë, Bislimi kishte thënë se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur.

    Komisioni për të pagjeturit është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Më 17 dhjetor 2024, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta zbatonin këtë deklaratë.

    “Gjithashtu me urgjencë duhet të trajtohet problemi i bllokimit të shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, që është bllokuar nga Serbia dhe e cila refuzoi edhe në takimin e fundit në Bruksel të muajit të kaluar, që ta trajtojë këtë çështje”, tha Bislimi, sipas njoftimit të lëshuar nga ekzekutivi kosovar.

    Bislimi deklaroi për mediat se diskutimet në Bruksel më 11 shtator u ndalën nga Serbia, pasi ai shtroi temën e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës për fermerët në Luginë të Preshevës.

    Serbia, në këtë takim, kishte insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Herën e fundit që Sorensen qëndroi në Kosovë ishte në gusht, dhe pas vizitës në Kosovë ai qëndroi edhe në Serbi.

    Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.

    Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit me Sorensenin në Beograd se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.

    Për themelimin e këtij asociacioni, palët janë pajtuar përmes dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut, më 2013 dhe 2015.

    Një draft-statut i hartuar për këtë asociacion nga BE-ja nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Një veprim i tillë do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit./REL

  • Trageti i Ohrit del në Pogradec, stuhia çorienton mjetin lundrues

    Trageti i Ohrit del në Pogradec, stuhia çorienton mjetin lundrues

    Stuhia e shoqëruar me erëra të forta ka bërë që një traget i vogël i linjës Ohër-Shën Naum të humbasë kontrollin dhe të dalë në ujërat shqiptare. Për gati 2 orë me radhë trageti është shtyrë nga era deri pranë fshatit Piskupat.
    Ai ishte nisur nga Shën Naumi drejt Ohrit, por stuhia e fortë në liqen e zhvendosën atë në ujërat shqiptare.
    Mësohet se me qetësimin e stuhisë trageti është nisur drejt Ohrit sërish dhe po futet në ujërat maqedonase, ka pasur pasagjerë në bord, por fatmirësisht asnjë prej tyre  nuk është dëmtuar, përveç panikut të madh që kanë pësuar.

  • Trageti që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit kapet në ‘befasi’ nga stuhia, gjen ‘strehë’ pranë bregut shqiptar

    Trageti që udhëtonte nga Shën Naumi drejt Ohrit kapet në ‘befasi’ nga stuhia, gjen ‘strehë’ pranë bregut shqiptar

    Një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, është kapur në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu juglindjen.

    Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule mëson se i detyruar në këto kushte, udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë afër bregut, ndërsa nuk raportohen dëme.
    Ndërkohë autoritetet Shqiptare doganore bëjnë të ditur, se njoftimi ka ardhur paraprakisht nga pala maqedonase.

    Top Channel

  • 24 vjet nga nënshkrimi i dokumentit më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut

    24 vjet nga nënshkrimi i dokumentit më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut

    24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut që i dha fund kofliktit të armatosur të vitit 2001.
    Me Marrëveshjen historike të Ohrit mbështetur edhe nga ndërkombëtarët u vendos paqja dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve e në veçanti të etnitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Dokumenti parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, si dhe decentralizimin e pushtetit. Edhe pse zbatimi i saj ka qenë shpesh objekt debati dhe kritikash, kjo marrëveshje mbetet shembull i zgjidhjes së krizave përmes dialogut dhe kompromisit politik.

    Mickovski : Të bashkuar  jemi më të fortë

    Kryeministri i Maqedonisë së VeriutHristijan Mickovski me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit theksoi, se së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedhin unitetin mbi përçarjen sepse vetëm në këtë mënyrë së bashku do të jemi më të fortë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

    “Të gjithë kemi detyrim të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët. Të ndërtojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet së bashku. Valixhet që po largohen nuk kanë kombësi,” nënvizon kryeministri Mickoski.

    Përçarja nuk zgjidh problemet duhet të zgjedhim të ardhmen përpara së kaluarës, ta zgjedhim dashurinë për atdheun përpara urrejtjes.

    “Historia na mëson, se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim, me respekt, me vizion. E vizioni që kam për Maqedoninë është i qartë – një vend ku qytetari është i lirë, institucionet janë të drejta dhe dallimet respektohen”, është shpreh Mickovski.

    Mexhiti: Fryma e Ohrit gjallë në politikat e sotme qeveritare

    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi, se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që paraqet vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti modern për të gjithë.

    “Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit demokratik. Politikat tona qeveritare bazohen pikërisht në këtë frymë – të krijojmë një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike. Mbi këtë marrëveshje kemi vendosur një sërë reformash dhe politikash me qëllim që institucionet t’i transformojmë nga struktura të mbyllura në mekanizma të hapur”, deklaroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

    Shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike, nuk janë thjeshtë pjesë e një shteti, ata janë bashkëthemelues të tij. Ne nuk mund të shmangim njëri tjetrin dhe as duhet të provojmë. Jemi të thirrur të jetojmë së bashku, të krijojmë së bashku, të ndërtojmë një të ardhme për brezat që vijnë, vlerëson Mexhiti .

    Gashi : Marrëveshja e Ohrit dokument që duhet respektuar

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë, se kjo marrëveshje historike mbetet jetike, jo vetëm për shqiptarët, por për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të barabartë dhe të integruar.

    “Është koha për unitet politik dhe vizion të përbashkët që dispozitat e neglizhuara me vite të kësaj marrëveshjeje të përmbushen me seriozitet dhe me përkushtim të shqyrtohet avancimi i saj. Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i paqes, por udhërrëfyes për zhvillimin e bashkëjetesës me dinjitet dhe barazi,” thekson Afrim Gashi kryetar i parlamentit.

    Njëri nga protagonistët kryesor në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit,  Naser Ziberi, thekson se edhe pas 24 vite të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ende ka çështje të pa mbyllura, por kalimi i kohës ndoshta imponon nevojën e ndryshimeve të disa çështjeve për të cilat duhet gadishmëri politike. Sipas tij, dy komunitetet më të mëdha në vend nuk kanë qasjen e njëjtë tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje./DW

  • Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

    Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

  • 24 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët ende presin barazi të plotë

    24 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët ende presin barazi të plotë

  • Beteja e Ohrit (14-15 shtator 1464)

    Beteja e Ohrit (14-15 shtator 1464)

    Sot, 558 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1464 u zhvillua beteja e Ohrit, mes ushtrisë së Skënderbeut e përbërë nga 12,000 shqiptarë e 1,000 venecianë dhe garnizonit të sapo-stacionuar osman prej 14,000 ushtarësh në kalanë e Ohrit. Beteja zgjati deri më 15 shtator, ku forcat e Skënderbeut dolën fitimtare.

    Me shpalljen e kryqëzatës anti-osmane nga Papa Piu II në fund të nëntorit 1463, Skënderbeu me ushtrinë e tij marshoi në territoret osmane duke fituar betejë pas beteje. Por, më 14 gusht të vitit 1464, Papa Piu vdiq në Ankona, vetëm disa ditë para së të lundronte për në Arbëri, ku dhe do kurorëzonte Gjergj Kastriotin si mbretin e Arbërisë dhe Epirit. Me të marrë vesh për vdekjen e tij, Skënderbeu, i gjendur i vetëm në luftën kundër osmanëve, vendosi të marshonte për në Ohër për të shkatërruar një garnizon të ri osman prej 14,000 ushtarësh nën komandën e Sheremet beut.

    Beteja zgjati nga 14 shtatori e deri më 15 shtator 1464. Beteja filloi kur Skënderbeu dërgoi rreth 500 kalorës shqiptar në portat e kalasë për të provokuar osmanët të sulmonin. Plani i Skënderbeut funksionoi dhe ushtria osmane sulmoi atë shqiptare duke dalë kështu jashtë mureve të kalasë ku ra në kurthin e Gjergj Kastriotit. Nga beteja që u zhvillua, osmanët patën rreth 10,000 ushtarë të vrarë dhe 12 oficerë osman të kapur, mes të cilëve dhe djali i Sheremet beut, ndërsa humbjet në rradhët e Skënderbeut ishin të pakëta.

    Me fitoren e betejës, Skënderbeu vendosi ta festojë atë duke ngrënë një darkë me koran (troftë e liqenit të Ohrit), një peshk i cili çdo të premte u dërgohej perandorëve të Bizantit për darkën e tyre të veçantë, ndërsa 12 oficerët osman u liruan nga Gjergj Kastrioti kundrejt pagesës prej 40,000 dukatë. Shumën e mbledhur Skënderbeu ja shpërndau ushtrisë së tij.

    📸 Beteja e Ohrit, gravurë nga Jost Amman (1587)

  • Mashtrimet e kishës ortodokse serbe me autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

    Mashtrimet e kishës ortodokse serbe me autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

    MASHTRIMET E KISHËS ORTODOKSE SERBE ME AUTOQEFALINË DHE PASOJAT PËR SHTETIN E KOSOVËSNga Jusuf BUXHOVI

    Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1274).Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Këshut, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, e cila nën ndikimin e Karaxhorxhëviqëve do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.Pra, sipas kësaj marrëveshjej të dokumentuar, nuk ishte fjala për vazhdimësi të “autqefalisë kishtare serbe” nga mesjeta, por që pushtimi ushtaraka i Kosovës dhe Maqedonisë , i pranuar ndërkombëtarisht, së pari të legjitomojë asimilimin e popullatës ortodokse (shqiptare dhe maqedone) në serbë, dhe së dyti, të legjitimojë përvetësimin e krishtërimit ortodoks nga mesjeta e këndej bashkë me objektet e kultit (manastiret dhe kishat) që ishin objekte kulti të përbashkëta.Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi, në mënyrë që edhe shteti I Kosovës të ruajë të drejtën mbi trashëgimin shpirtërore, kulturore dhe objektet e kultit, si të përbashkëta në rrethanat kur kjo çështje po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shteti serb dhe kisha ortodokse vazhdojnë propagandën e tyre të njohur rreth “të drejtës historikedhe kulturore në Kosovë prej tetë shekujsh”!Natyrisht se ky mashtrim, me çka synohet që shqiptarët të përjashtohen nga pjesa më e rëndësishme e identitetit të tyre historik-kulturor – nga mesjeta, si qendër e saj në Ilirik, hap edhe çështjen tjetër, atë të Dinastisë së Rashës Nemanjane (me prejardhje tribale) si pjesë e kësaj dihomie kulturore-politike ne të cilën lidhet edhe formula e mashtruese e “shtetit mesjetar serb”, pra të një faktori tjetër, që me kyçjën e këtij despotati nga bërthama historike dardane në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimit të tyre për ngritje të fuqishme në Ilirik me pretendimin të kthehet në një fuqi të kohësqë ta zëvendësojë perandorinë e Bizantit në shembje, gjë që jo rastësisht, Rasha gjatë kohë së zhupanit të madh Stefan Dushani, nga shumë burime meritore të kohës quhej edhe “Iliricum Magna”. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në Hilandar, Odesë, Karlovc, Vjenë e gjetiu, në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Kryepeshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Ndërsa Rasha të kthehet në një dinasti të fuqishme në Ilirik (Iliricum Magnum) që ta merrte kurorën e Bizantit të shkërmoqur. Kisha ortodokse e Kostadinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet në Nike, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar, që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Ne-manjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbre rasien” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Karlovcit të Sremit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lëshohej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit. Ky fakt i dokumentueshëm, ka rëndësi, meqë e liron historiografinë shqiptare nga diktati i këtyre mashtrimeve dhe falsifikimeve, që vazhdojnë të citohen prej saj.Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272. /Trungu & InforCulture.info

  • Njihuni me qytetin “e varrosur” 100 metra nën Liqenin e Ohrit (FOTO)

    Njihuni me qytetin “e varrosur” 100 metra nën Liqenin e Ohrit (FOTO)

    Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

    Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

    Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant./bota.al

  • “Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, veprat artistike prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore

    “Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”, veprat artistike prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore

    Nga Julia Vrapi
    Artistë, kuratorë arti dhe aktivistë janë pjesë e një projekti, që solli “Ekspozitë Performative #5 – Lyhnida – Liqeni i Dritës”. Ekspozitat e artit janë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, por këtë herë në galerinë e artit në Pogradec janë me punët e tyre dhe artistë të njohur në artin pamor, si piktori Anastas Kostandini.  Projekti nga Tirana Art Lab, solli në Pogradec një rezidencë kërkimore një javore, e cila kulmoi me prodhimin e veprave të reja artistike dhe një ekspozitë publike në galerinë e arteve të Pogradecit kuruar nga Adela Demetja dhe Fabio Toska. Në këtë projekt marrin pjesë artistë, kuratorë dhe aktivistë: Bora Baboçi, Adela Demetja, Genc Kadriu, Denisa Kasa, Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Fabio Toska, Ilir Tsouko dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    Në tekstin kuratorial shpjegohet se projekti fokusohet tek Liqeni i Ohrit, liqeni natyror më i vjetër në Evropë (me një moshë të vlerësuar rreth 4 milionë vjet) dhe një nga më të vjetrit në botë, duke nxjerrë në pah vlerat natyrore dhe kulturore të tij, por edhe duke adresuar rreziqet që kërcënojnë këtë ekosistem unik. “Përmes një qasjeje inovative, projekti ndërthur rezidencën artistike, krijimin e veprave të reja dhe prezantimin publik për të promovuar praktika të qëndrueshme artistike dhe ndërgjegjësim për mbrojtjen e këtij ekosistemit të mbrojtur nga UNESCO. Emri i projektit i referohet Lychnidos (shkruar edhe Lyhnida ose Lychnida), emri i lashtë i qytetit të Ohrit, sot në Maqedoninë e Veriut.
    Fjala Lychnidos vjen nga greqishtja (lychnos), që do të thotë “dritë” ose “lampë”, duke iu referuar qartësisë dhe shkëlqimit të Liqenit të Ohrit pranë të cilit ndodhet qyteti”, thuhet nga kuratorët. “Ekspozitë Performative” është një format i krijuar nga Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor, që synon zbërthimin e ekspozitës si format dhe bërjen publike të proceseve artistike dhe kuratoriale përmes performativitetit. “Ky koncept kërkon të përfshijë mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik përtej ngjarjes ekspozuese, duke ofruar forma të reja të ekspozimit dhe punës së përbashkët”, thuhet rreth ekspozitës.
    Veprat në ekspozitë
    Veprat e paraqitura në ekspozitë, sipas organizatorëve janë prodhuar si pjesë e rezidencës kërkimore në Pogradec gjatë një jave. “Dhe disa prej tyre duhet të kuptohen si punë në  proces, që ende nuk e kanë arritur formën e tyre përfundimtare”, thuhet rreth punëve. Bora Baboçi sygjeron ekzistencë e një novele me titull “Një hënë e dytë”, të frymëzuar nga analiza e Aurel Plasarit mbi rrëfimin kutelian si formë e përshtatshme për zhanrin récit fantastique -rrëfim fantastik- ku vetë personazhet dhe lexuesi pyesin veten nëse ngjarjet shpalosen përmes shkaqesh të natyrshme apo të mbinatyrshme, nëse ato janë vegullira apo realitete të kapshme.
    “Ky  “publikim” vendoset në dialog me veprën “Shpikja e Morelit” të Adolfo Bioy Casares, ku një i  arratisur në një ishull përballet me një zgjedhje të ngjashme: t’i përkasë më shumë vegullisë apo realitetit. Në të njëjtën frymë, publikimi i novelës “Një hënë e dytë” vjen me këto karakteristika, ku qenësia dhe vërtetësia e vetë këtij akti publikimi mbeten në pikëpyetje”, thuhet rreth saj. Genc Kadriu paraqet projektin me titullin po aq evokues sa edhe enigmatik Sivalë. “Një vepër që vjen si një shumësi poezish-hapësire ku çdo metaforë shënon një përpjekje për të kapur të paprekshmen, për t’u lidhur me përmasat imagjinative të natyrës”, shpjegohet rreth punës së tij nga kuratorët. Denisa Kasa sjell historinë e “Lumit të Madh” të Pogradecit, që mban emrin e tregimit me të njëjtin  titull nga shkrimtari Mitrush Kuteli. Në tekstin kuratorial rreth saj thuhet se Kasa sjell përmes kujtimeve (fotografi, harta) dhe rrëfimeve të banorëve të Pogradecit (Dr. Neli Naço dhe Anastas Kostandini) një reflektim mbi harresën, transformimin urban dhe largimin nga natyra. Tre vepra të Anastas Kostandinit: Ylli i Jetës (1999), Sirenat e Liqenit (2022) dhe Këngëtor Finoshi , Triumfi i poezisë (2011), hapin ekspozitën përmes tre rrugëtimeve fantastike që ndërthuren me historinë e Pogradecit dhe të liqenit.
    Teksti kuratorial vijon me artisten Ledia Kostandini, ku thuhet se gjatë rezidencës së saj, nis një eksplorim artistik të formave të jetës së padukshme të Liqenit të Ohrit. “Në qendër të projektit janë diatomet- alga mikroskopike  njëqelizore me mbështjellje të ndërlikuara silikati, thelbësore për ekosistemin e liqenit”, vijon materiali. Ndërsa Mariana Kostandini ndërton një rrëfim vizual shumëvjeçar përmes fotografimit të liqenit të Ohrit buzë të cilit ka kaluar fëmijërinë. “Duke e parë atë jo vetëm si një peizazh natyror, por si një hapësirë të mbushur me ndriçim poetik dhe përjetim personal”, shpjegohet në material.
    Në vijim kuratorët shprehen dhe për “Reflektimet e Lyhnidës” nga Ilir Tsouko, që sjell një video-portret meditativ të Liqenit të Ohrit, të  njohur në antikitet si Lyhnida, “Liqeni i Dritës.”. I xhiruar në të dy brigjet, si në atë shqiptar, ashtu edhe në atë të Maqedonisë së Veriut, puna përçon praninë tejbotësore të liqenit dhe lidhjen e pandërprerë që ai ruan me komunitetet përreth tij. Ekspozita në galerinë e arteve në Pogradec vijon deri më 5 gusht.