Erion Veliaj tha në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese se “betejën” po e bën edhe për ata që do vijnë pas tij në detyrën e kryebashkiakut.
Ai u shpreh se “kaosi i krijuar tani nuk do jetë asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo situatë kthehet në standard”.
“Po sikur t’ia bëjnë këtë atyre që kandidojnë sot, Ogertës, Florit apo Arlindit”, u shpreh Veliaj duke iu referuar kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës, Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori.
Tag: ogertës
-

“Po sikur t’ia bëjnë këtë edhe Ogertës apo Florit?”/ Veliaj shprehet se beteja nuk është vetëm e tij
-

“Po sikur t’ia bëjnë këtë edhe Ogertës apo Florit?”, Veliaj: Kaosi që kemi tani s’krahasohet me atë që do kemi nëse…
Erion Veliaj tha në fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese se “betejën” po e bën edhe për ata që do vijnë pas tij në detyrën e kryebashkiakut.
Ai u shpreh se “kaosi i krijuar tani nuk do jetë asgjë në krahasim me kaosin nëse kjo situatë kthehet në standard”.
“Po sikur t’ia bëjnë këtë atyre që kandidojnë sot, Ogertës, Florit apo Arlindit”, u shpreh Veliaj duke iu referuar kandidatëve për kryebashkiak të Tiranës, Ogerta Manastirliu, Florjan Binaj dhe Arlind Qori.
-

“Veliaj refuzoi pazarin me Ramën”, Berisha: Përzgjedhja e Ogertës nga Rama për ta djegur përfundimisht
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi lidhur me vendimin e Erion Veliajt për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga Këshilli i Ministrave.
Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati pretendoi se Rama tentoi të bënte një marrëveshje me Kryebashkiakun e shkarkuar për të mos ankimuar vendimin, por dështoi.
“Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje. Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.Sipas Berishës edhe kandidatura e Ogerta Manastirliut është një plan i kreut të qeverisë.
“Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie. Merre shihe pak atë pamje.Merre shihe.Nuk ka pamje që flet vetë më shumë se ajo. Ajo e kuptoi se Edi Rama lau duart me të”, tha Berisha.
Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
“Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve”, tha kreu i PD.
Gjatë konferencës për mediat, kryeopozitari theksoi se po diskutohen disa emra nga të djathtët për të garuar kundër Manastirliut në Tiranë./vizionplus.tv