Ogerta Manstirlliu është e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës pas Erjon Veliajt.
Ky i fundit, i mbetur në burg dhe në pritje të gjykimit për korrupsion, duhet shkarkuar nga Këshilli Bashkiak me qëllim hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në Tiranë.
Kjo u kumtua nga vetë Rama në një takim të Asamblesë Socialiste.
“Sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë“, tha Rama, duke befasuar më pas Ogerta Manastirlliun, krejt në padijeni për atë çfarë i kishte rezervuar eprori i saj politik.
“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar asaj që i ka besuar disa ministri në pothuajse të gjitha qeveritë në 12 vite. /tesheshi.com/
Tag: ogerta
-

Një “bombë” mbi këtë ministre të gjithmonshme: s’do jetë më e tillë, por…
-

Rama: Në Tiranë do bëjmë zgjedhje të reja! Ogerta Manastirliu, kandidate
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve.
“Na duhet të adresojmë emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës, nuk mban më”-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në hyrje të fjalimit të tij në Asamblenë e PS.Me tej Kryeministri akuzoi SPAK se pse ka nxjerrë materialet e dosjes së Erion Veliajt. Kryeministri vendosi që duhet të shkojmë në zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.
Dhe deklaroi se do të jetë Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake në Tiranë. -

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Kandidate do të jetë Ogerta Manastirliu.
Rama: “Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.
Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”.
Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bahskisë Tiranë -

Rama mban në pritje socialistët për qeverinë e re por kush janë ministrat më jetëgjatë të 3 mandateve
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Vjeshtë e ‘nxehtë’ për politikën! Në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, ku pjesë e Kuvendit do të jenë edhe shumë deputetë të rinj, të zgjedhur për herë të parë, nga forca të ndryshme politike.
Në Partinë Demokratike priten përplasje mes palëve ku beteja kryesore do të përqendrohet për postet e tjera, përveç atij të kryetarit, që deri tani është mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Debatet brenda PD-së kanë filluar tashmë dhe shtatori pritet të jetë muaji ku opozita do të përcaktojë drejtimin e saj politik, si në raport me Parlamentin ashtu edhe në organizimin e brendshëm.
Po edhe krahu tjetër, ai i Partisë Socialise është në ‘ethe’. Qeveria është zyrtarisht me pushime, por para se të shijonin verën deputetë e rinj dhe ministrat u ‘testuan’.
Në fund të korrikut kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit qeveritar, për të analizuar punën e tyre. Detyra ishte të monitoronin në terren aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, një nismë kjo e para pas fitores së mandatit të katërt. Si duket kjo do të jeta edhe prova e parë për ministart e rinj apo aktualët, e cila do të ‘vulosë’ postin e tyre në Kuvend.
Të angazhuar të rinj e të vjetër, askush nuk ka asgjë të sigurt. Tre janë ministrat më jetëgjatë në tre mandate. Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite, Ogerta Manastirliu me 8 vite dhe Belinda Balluku me 6 vite.
Konkretisht, Rama ndau detyrat: Ogerta Manastirliun dhe Arbian Maznikun për të bërë analizën administrative dhe të burimeve njerëzore të Bashkisë.
Belinda Balluku dhe Anila Denaj për shërbimet publike, auditimin e financave- ministrin Arben Malaj, ndërsa Blendi Gonxhja, së bashku me drejtorin e transportit në Bashki, do të drejtonin grupet që do të fotografonin hapësirat publike, parkingjet, por edhe trafikun.
Rama vendosi që për hapësirat publike në Tiranë do kujdeseshin posaçërisht kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë Anulea Ristani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, Mirela Kumbaro u angazhua në krye të inspektime në Vlorë për hapësirat publike në plazhe dhe ndotjen mjedisore.
Po vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër si ministre në qeverinë “Rama katër”./ZËRI -

Ogerta Manastirliu: Gjimnazistët e shkollës “Arben Broci” u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025
“Një tjetër arritje e gjimnazistëve të shkollës “Arben Broci”, të cilët u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025, që u zhvillua në Athinë, Greqi, ku morën pjesë të rinj nga 40 vende të Europës me mbi 2 000 “startup-e” rinore.
Me kompaninë e tyre “Aquabrain”, kampionët tanë të shkencës dhe teknologjisë Hergi, Elvana, Albi dhe Xhevri krijuan projektin inovativ “Hydrosense”, një sistem inteligjent që monitoron lagështinë e tokës në kohë reale, duke kursyer ujë dhe përmirësuar praktikat bujqësore në mënyrë të qëndrueshme”- shkruan Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit. -

Ogerta Manastirliu në gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas: Kushte moderne mësimi
Ministrja e Arsimit dhe Sporti Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli inspektuan punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas të Kamzës. Kjo shkollë model, pritet të hapë dyert në shtator me fillimin e vitit të ri shkollor.
Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla do të ofrojë kushte moderne mësimore, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive. Gjatë inspektimit të punimeve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore:“Prioriteti ynë është investimi tek fëmijët për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre. Nga ajo infrastruktura shkollore, por duke filluar nga çerdhet dhe kopshtet, për ne është një prioritet.
Ndaj jemi këtu në një prej shkollave ku tashmë shihet që puna po ecën me ritëm dhe besoj që të bëhemi gati që gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ të mundet të hapë dyert në fillim të vitit të ardhshëm, duke ofruar një prej standardeve më të mira, jo vetëm për procesin mësimor, por përtej tij për të qenë një shkollë e hapur për komunitetin me ambiente pritëse, ambiente sportive, kulturore, artistike që mund të shërbejnë nxënësve dhe të gjithë komunitetit të zonës.”
Ministrja Manastirliu u ndal dhe te dy investimet e reja arsimore që do të nisin së shpejti në Kamëz:
“Ne, së bashku me ekipin, kemi filluar punën edhe për dy investime të reja në Kamzë. Përveç të gjitha investimeve të reja që janë duke u realizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Qeverisë shqiptare, do të jenë gjithashtu dy investime që i përkasin shkollës nëntëvjeçare ‘100 Vjetori’ me ambientet sportive që do të investojmë duke filluar nga ky vit dhe gjithashtu edhe shkolla ‘Dom Nikoll Kaçorri’, e cila do të jetë pjesë e rehabilitimit.” -

Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhja, takim me banorët e Njësisë 6 në Tiranë
Aktualitet Politikë E Hënë, 5 Maj 2025 07:31
“Me Blendin dhe super ekipin e Njësisë 6, për një fitore spektakolare në Kombinat
Voto PS 5”- shkruan Ogerta Manastirliu dhe poston videon e mëposhtme:Your browser does not support the video tag.
-

Ogerta Manastirliu dhe Blendi Gonxhja te Njesia nr.6 Tiranë
Aktualitet Politikë E Hënë, 5 Maj 2025 07:31
“Me Blendin dhe super ekipin e Njësisë 6, për një fitore spektakolare në Kombinat
Voto PS 5”- shkruan Ogerta Manastirliu dhe poston videon e mëposhtëme:Your browser does not support the video tag.
-

“Krime zgjedhore me urdhër të Manastirliut”, PD dorëzon prova të reja në SPAK: Mësuesit urdhërohen të shpërndajnë..
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi paraqiti prova shtesë për krimet zgjedhore të kryera nga ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu. Vokshi konfirmoi se SPAK ka nisur hetimet, ndërsa akuzoi ministren se ka urdhëruar stafet e shkollave dhe nxënësit të marrin pjesë në takime elektorale dhe të shpërndajnë postimet e saj në rrjetet sociale.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u paraqit sot në SPAK për të dorëzuar prova shtesë kundër ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, lidhur me dyshimet për krime zgjedhore. Vokshi konfirmoi se SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë prej saj, ku akuzon ministren për përdorimin e shkollave, stafit mësimor dhe nxënësve në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
“Unë u thirra sot për të dhënë informacione shtesë, meqë kam firmosur si përfaqësuese e Partisë Demokratike për dy prej kallëzimeve. Bëhet fjalë për një nga shkollat, Jeronim De Rada’ ku mësuesit detyrohen të shpërndajnë postime politike të Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.Rasti tjetër ka të bëjë me portalin “Vendi im”, një tjetër aplikacion patronazhimi i përdorur nga Partia Socialiste.Këto përfshijnë keqpërdorimin e të dhënave personale të votuesve, përmes këtij portali, me qëllim survejimin, kontrollin, shantazhin dhe kërcënimin e tyre.U bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratës publike, çdo mësuesi, drejtori shkolle, dhe kujtdo tjetër që kryen krime zgjedhore: do të përballeni me drejtësinë” tha Vokshi.
Kallëzimi është bërë më 25 prill për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore dhe ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore.
Sipas saj, provat përfshijnë komunikime në grupe WhatsApp-i, ku mësuesve të shkollës “Jeronim De Rada” u kërkohet të shpërndajnë në rrjetet sociale postimet politike dhe aktivitetet elektorale të Ogerta Manastirliut. Vokshi theksoi se kjo përbën presion të hapur dhe të paligjshëm mbi punonjësit e administratës publike. -

10 arsye pse një prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 maj
Ogerta Manastirliu vazhdon të përdorë postin e saj për të bërë propagandë për Partinë Socialiste. Së fundmi, ministrja e Arsimit shpërndau 10 arsye pse duhet votuar për PS-në. Ndaj këtyre postimeve ka reaguar edhe drejtuesi i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i cili tregon 10 arsyet pse kjo ministre nuk duhet votuar.
Reagimi
1. Sepse nxënësit shqiptarë u renditën të fundit në botë në testin PISA.2. Sepse ajo qeshi dhe “lau duart”, kur në dyert e shkollës ‘Fan Noli’ u vra i ndjeri Martin Cani.
3. Sepse u çoi drejtorin trafikant droge nxënësve të shkollës Jan Kukuzeli.
4. Sepse u krijua grup i strukturuar në UBT ku vetëm një blender u ble 2000 euro.
5. Sepse lejoi akreditimin e Wisdom në këmbim të një çante Louis Vuitton.
6. Sepse 7 pedagogë të Elbasanit rropën studentët nga paratë duke shitur notën edhe me 1 thes patatesh.
7. Sepse “Mbesa e Ramës” mashtroi qindra nxënës nën dijeninë e zv. Ministres, duke përdorur Ambasadën Amerikane.
8. Sepse mbështeti dhe amnistoi plagjiaturat e Rektorit të UT dhe Dekanes së FDUT.
9. Sepse u mori peng diplomën studentëve të mjekësisë.
10. Sepse shkollat i ktheu në shtëpi bari, magazina, gjellëtore dhe hambarë.