Tag: ogerta

  • Zgjedhjet e reja/ Rama shpall Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës

    Zgjedhjet e reja/ Rama shpall Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës

    Edi Rama: Ogerta Manastirliu njeriu që i duhet sot Tiranës. Është forca e qetë e tironses dem baba dem.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vijon… Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Baton Haxhiu: Rama dhe Ogerta betejë për Tiranën!

    Baton Haxhiu: Rama dhe Ogerta betejë për Tiranën!

    I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, analisti Baton Haxhiu komentoi ndryshimet e fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ndryshimet sinjalizojnë një prerje të fortë me të shkuarën politike brenda PS-së, veçanërisht me figurën e Erion Veliajt, për të cilin tha se “politikisht ka vdekur”.
    “Rama bëri prerjen me të kaluarën njeriun kryesor dhe atë më pak kryesor që nuk u përmendën vetëm kur tranzicionit kaloi te Ogerta Manastirliu. Erion Veliaj sot politikisht ka vdekur, ka mbaruar. Është shumë e vështirë që t’i jepet fundi dikujt në një asamble politike. Ajo që është e rëndësishme është që Rama ka vendosur dy kritere qeverisëse; një kriterin e veprimit dhe e dyta është kriteri i individualizimit me kë Rama funksionon”, tha analisti.
    Haxhiu i kushtoi vëmendje të veçantë caktimit të Ogerta Manastirliut si kandidate e PS për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një sfidë të madhe për të, por edhe si një betejë të përbashkët politike me vetë Ramën. Ai theksoi se Manastirliu nuk është një figurë “luftarake” politike në natyrë, por posedon integritet dhe profil të moderuar, që sipas tij mund ta vendosë përballë një kandidateje me tipare të ngjashme si Jorida Tabaku.
    “Ogerta dhe Rama në të ardhmen do të funksionojnë bashkë në Bashkinë e Tiranës dhe beteja do të jetë e të dyve, pasi Ogerta e vetme nuk ka fuqinë, ose më saktë dëshirën që të hapë betejën me miqësinë që ka pasur me Erion Veliajn. Vështirësia e Ogertës shihej qartë. Nuk besoj se Ogerta është e tillë, nuk është luftëtare që vret rrugës politikisht dhe zë vendi. Megjithatë e ka një humanizëm brenda”, u shpreh Haxhiu.
    Analisti gjithashtu vuri në dukje qasjen e re të Ramës në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij, ku theksoi dy kritere, veprimin dhe individualizimin, duke nënvizuar forcimin e pozitave të disa ministreve, si Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku, si dhe një kontroll më të drejtpërdrejtë mbi strukturat e rendit. Ai kritikoi mungesën e reagimit të opozitës ndaj kandidimit të Manastirliut, duke e konsideruar si tregues të papërgatitjes së saj për këtë betejë elektorale.
    “Një Elisa Spiropali pasi fuqia e tij ndërkombëtare është shumë e fortë dhe Elisën e ka aty si pjesë të saj duke mos ia dhënë ngarkesë dhe përplasje Belinda Ballukut. Dy negociatoret që janë përgjegjëse dhe që kanë lidhje personale me Ramën. E treta Rama ia dha fuqinë një ministre femre, por e mori fuqinë direkte tek komandantët e policisë, sot ai u trego se nuk keni se çfarë të bëni me policinë, unë jam ai. Kurse Ogerta e ka punën më të vështirë”, vijoi më tej analisti në studion e Opinion.

  • Zgjedhja që tronditi Asamblenë/ Manastirliu reagon pas caktimit të Ramës si kryebashkiake e Tiranës: Kemi shumë punë…

    Zgjedhja që tronditi Asamblenë/ Manastirliu reagon pas caktimit të Ramës si kryebashkiake e Tiranës: Kemi shumë punë…

    Ogerta Manastirliu ka dhënë reagimet e para pasi kryesocialisti Edi Rama e caktoi si kandidate të PS për Bashkinë e Tiranës, teksa Erjon Veliaj është në arrest në burg.
    Duke dalë nga Asambleja e PS, Manastirliu u pyet nga gazetarët se si ndihet për këtë detyrë të re.
    Ministrja në detyrë e Arsimit përsëriti disa herë se do të ketë raste të tjera për të biseduar, megjithatë, u shpreh se është përgjegjësi e madhe kandidimi i saj për Bashkinë e Tiranës.
    “Është përgjegjësi dhe besim shumë i madh. Do kemi kohë për të folur. Është përgjegjësi shumë e madhe për të gjithë, jemi një skuadër, dhe kemi punë të mëdha përpara”, u shpreh Ogerta Manastirliu.
    Sot Edi Rama i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të nisë procedurat për të shkarkuar Erjon Veliajn dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

  • “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    “E di që s’do ma falësh këtë bombë”/ Si Rama ia ngriu buzëqeshjen në fytyrë Manastirliut në Asamblenë e PS (FOTO VIRALE)

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Ajo u propozua nga kreu i ekzekutivit për drejtimin e bashkisë së Tiranës.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

  • “Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

    “Gara në kryeqytet është mes Manastirliut dhe Alimehmetit”, Nikoll Lesi zbulon në ‘Shqipëria Live’: Tirana, një “Waterloo” për PD-në

    Në Asamblenë e PS-së, Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e për të zëvendësuar Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.

    Ish-deputeti dhe gazetari, Nikoll Lesi, ka zbuluar për “Shqipëria Live” se kandidati i PD-së sa i përket zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës, mund të jetë Ilir Alimehmeti.
    Lesi shprehet se beteja për Tiranën është si një “Waterloo” për Alimhemetin dhe PD-në, duke e cilësuar të vështirë që të fitohet nga demokratët.
    “E veçanta e kësaj Asambleje ishin zgjedhjet e reja në Tiranë dhe ndryshimet në Kushtetutë. Rama hodhi idenë e parë që nga 140 deputetë, të jenë 101. Të bësh ndryshime në Kushtetutë duhen 94 deputetë, Rama ka 83, ja të shtojmë dhe 3 të PSD, 86. Është një sfidë e madhe, por beteja më e zjarrtë është beteja për Tiranë.
    Rama e tha emrin e tij, Ogerta Manastirliu. Tani pritet kë do nxjerrë opozita. Për PD-në dhe Berishën kjo është një betejë jetë a vdekje. Ogerta Manastirliu, aq sa e njohim të gjithë, është një grua me personalitet, që ka shumë karizëm, që shkon te njerëzit, “tironse” e vjetër. Të shohim.
    Beteja është mes PD-së dhe PS-së në Tiranë, një betejë e fundit e Berishës. Shanset për mua, edhe pse s’kanë dalë Akoma, nëse gjejnë një kandidat shërbëtor të Berishës, absolutisht që sot fiton Ogerta Manastirliu.
    ‘Waterloo’-ja është në Tiranë. Deri në këto momente, Ogerta është 10 hapa para. Nëse PD-ja zgjedh një militant, e ka të humbur që sot. Nëse zgjedh një figurë përbashkuese, një “tirons” tjetër, atëherë do të shohim.
    Kam një informacion, nuk e di sa e vërtetë është, i kanë kërkuar të shkojë në Selinë e PD-së, Ilir Alimehmeti. E kanë thirrur për kafe, apo se doli emri i Ogertës, nuk e dimë?
    Ilir Alimehmeti për mua është një figurë potenciale për votimet. Mjek i njohur, me prestigj, korrekt, është pjesa më e mirë që ka PD-ja sot. Unë do t’i sugjeroja Ilirit që më mirë të synojë të bëhet kryetari i PD-së në vend të Berishës sesa të kandidojë në Tiranë, sepse Tirana është një ‘Waterloo’ e madhe, një betejë e madhe, është PS-ja në avantazh, është e majta në avantazh.
    Nëse më dëgjon i them, më mirë kandido si kryetar i PD-së sesa të kandidojë si kryetar i Tiranës. Është një betejë e humbur në Tiranë”, u shpreh Nikoll Lesi.

    Top Channel

  • Propozimi i Ramës për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës, ja cila deputete do t’i zërë vendin në Kuvend Ogerta Manastirliut

    Propozimi i Ramës për kryetaren e re të bashkisë së Tiranës, ja cila deputete do t’i zërë vendin në Kuvend Ogerta Manastirliut

    Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë Tiranë pritet të sjellë ndryshime edhe në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

    Si pasojë e këtij kandidimi, Blerina Gjylameti do të rikthehet në Parlament, duke marrë mandatin e Manastirliut, një lëvizje që ndryshon ekuilibrin e përfaqësimit në radhët e Partisë Socialiste.
    Gjylameti kishte humbur mandatin e deputetes më parë për një numër të vogël votash ndaj Olta Xhaçkës, e cila siguroi vendin e saj për katër vitet e ardhshme në Parlament.

    Top Channel

  • Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

    Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të jetë Ogerta Manastirliu.
    Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.
    Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri“Të ma falësh” , tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili që i duhet për drejtimin e Tiranës.
    “Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.

    Edi Rama: E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar. Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje. Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për ti dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe.
    Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien qetësinë që ta ka karakterizuar në të gjitha detyra sfiduese ku ke spikatur gjerë tani. Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e mëritura nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS.

  • Zyrtare/ Ogerta Manastirliu kandidate e PS për Kryetare të Bashkisë së Tiranës

    Zyrtare/ Ogerta Manastirliu kandidate e PS për Kryetare të Bashkisë së Tiranës

    Ogerta Manastirliu është zyrtarizuar sot si kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku sipas tij, vetë Manastirliu nuk ishte në dijeni për këtë vendim.
    “Të ma falësh,” u shpreh Rama me humor përpara anëtarëve të asamblesë, teksa e prezantoi emrin e saj. Ai theksoi se Manastirliu përfaqëson profilin që i duhet Tiranës në këtë moment.
    “Unë kam shumë besim, për shumë arsye, për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës,” tha Rama.

    Manastirliu ka mbajtur më parë disa poste ministrore dhe është një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste në vitet e fundit.
    /vizionplus.tv

  • FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    FOTOLAJM/ “E di që s’do ma falësh këtë bombë”, buzëqeshja dhe “shok-u” i Manastirliut në Asamblenë e PS, nga ministre në kryebashkiake e Tiranës

    Kryesocialistri Edi Rama e kishte ruajtur ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt, por surpriza ishte “emergjenca në drejtimin e bashkisë së Tiranës”- siç e quajti ai.

    Në nisje të asamblesë, një foto e shkrepur nga LSA, tregon ministren e arsimit Ogerta Manastirliu, e ulur krah Ramës dhe e buzëqeshur, ndoshta pa e ditur se nuk do ishte më pjesë e kabinetit.
    Asaj iu besua nga kreu i ekzekutivit, drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke zëvëndësuar Erion Veliajn.Në foton e dytë, shkrepur fill pas lajmërimit të papritur nga Rama, Manastirliu, duket në shok, dhe për këtë, udhëheqësi i socialistëve i kërkoi falje, duke konfirmuar kështu se askush nuk ishte në dijeni për këtë lëvizje.
    “E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të paralajmëruar tha Rama”, dhe pas kësaj Manastirliu u kap nga kamera e përlotur, por sërish e shokuar.
    “E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj për një kohë më të gjatë kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën dhe Tirana ka nevojë për PS për servisjen e vetë. Prandaj PS nuk ka më çfarë pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje në ritmin e saj më të lartë, duke vënë makinistin e duhur. Nuk kemi ku kërkojmë një person më të përshtatshëm për t’i kërkuar Tiranës mbështetjen. Është radha jote e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese, ku ke spikatur deri më tani. Detyra jonë është të mbështesim për të marrë votëbesimin e merituar nga qyteti, siç morën falë teje një mandat më shumë në zgjedhjet e 11 Majit në Bashkinë Tiranë”-iu drejtua Rama Manastirliut.

    Top Channel

  • Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta Manastirliun

    Rama: U hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, propozoj Ogerta Manastirliun

    Nga Asambleja Socialiste kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste iu hapi rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës.Rama tha se sot duhet të marrim një vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kreytar të ri bashkie në Tiranë, pasi Tirana s’mund të jetë më një trup pa kokë. Përfaqësuesit e këshillit bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, shtoi ai.Kreu i qeverisë propozoi si kandidate ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.“Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin.Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”.Prej 10 shkurtit të këtij viti kreu i bashkisë më të madhe në vend Erion Veliaj ndodhet në qeli.  SPAK e dyshon Veliajn si të përfshirë në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.në përditësimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.