Zyrtari i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia e cilëson kandidaturën e duhur atë të Ogerta Manastirliut për bashkinë e Tiranës, për të cilën tha se i merr seriozisht të gjitha detyrat ku është caktuar.
I ftuar në emisionin Puls në A2 CNN, Qefalia renditi disa nga pozicionet ku kandidatja ka shërbyer gjatë viteve të karrierës së saj, duke specifikuar periudhën e vështirë gjatë pandemisë, kur ajo ishte ministre e Shëndetësisë.
“Kjo puna e bllokut ha për të diskutuar. Kjo tregon vëmendje dhe përkujdesjen që kandidatja ka për bashkinë. Çdo detyrë e merr seriozisht ashtu sic ka konkretizuar të gjitha etapat që ajo ka kaluar.
Zonja Manastirliu nuk është katapultuar apo hedhur enkas si një gjetje për Bashkinë, i ka kaluar të gjitha etapat. Ajo ka shërbyer në bashki, ka drejtuar spitalin, ka qenë ministre e Shëndetësisë. Ogerta i merr gjërat seriozisht.
Unë mendoj që Ogerta është një qytetare e denjë për të përfaqësuar Tiranën. Ajo i di hallet e qytetit. Ajo është një ndër zonjat më të suksesshme të kabinetit Rama”, tha Qefalia.
Tag: ogerta
-

“Ajo del me bllok në dorë, mos u habisni” Qefalia: Ogertës mos ja harroni çfarë ka bërë…
-

Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun
Arlind Qori, drejtues i partisë Lëvizja Bashkë, është partia e vetme opozitare që nuk është futur në negociata me partitë e tjera për të bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme për Tiranën. Vetë Qori do të jetë kandidat për postin e kryebashkiakut.
Arlind Qori thotë se do të ketë përkrahjen më të madhe të qytetarëve, dhe se nuk do të jetë aspak problem për të mudur kandidaten e PS-së Ogerta Manastirliu apo kandidatin e pavarur Florjan Binaj, i cili ka marrë mbështetjen e të gjithë opozitarëve.
Në studion e emisionit “Top Story”, Arlind Qori sfidoi publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun që të përballen në emisionin e Grida Dumës. Qori u shpreh se është i gatshëm në çdo orë të natës. -

Zgjedhjet e pjesshme vendore, pas Tiranës, Kryesia e PS zyrtarizon kandidatët edhe në 5 bashkitë e tjera, Rama…
Rigels Seliman
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar dje kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme. Siç tashmë dihet, për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e kryeqytetit. Por surpriza ka ndodhur në Vlorë, ku në garën për kryetar të bashkisë socialistët kanë zgjedhur të kandidojnë një deputete. Fjala është për Brunilda Mersinin, deputete e re e Kuvendit që hyri në Parlament në zgjedhjet e 11 majit 2025. Me kandidimin e saj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Vlorës, do të duhet që të heqë dorë nga mandati i deputetes. Kështu, do t’i hapet rruga për të hyrë në Kuvend, Briseida Cakerrit. Në Tepelenë, kandidati i PS do të jetë Gramoz Sako, ish-drejtues i Gardës së Republikës, institucion prej nga u dorëhoq në shkurt 2024.
Në Mat, PS do të kandidojë Altin Bojnin, kandidaturë që u propozua nga strukturat vendore të PS. Altin Bojni është me profesion financier dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit. Në Berat, kandidati i PS do të jetë Ervin Ceca, aktualisht kryetar i komanduar i kësaj bashkie detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Ervin Demos. Ndërsa në Cërrik kandidati i PS do të jetë Florenc Doka, i cili është kryetar i komanduar që prej emërimit të Andi Sallës si ministër në qeveri.
Emrat e kandidatëve të PS-së në 6 bashkitë e vendit u prezantuan pas mbledhjes së sotme të kryesisë së PS, nga 5 drejtuesit e qarqeve ku ka zgjedhje, me përjashtim të Tiranës pasi Ogerta Manastirliu ishte zyrtarizuar ditë më parë. Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PS, që nisi në orën 18:00, zgjati vetëm 20 minuta. 6 bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor. Tirana është pa kryetar për shkak të arrestimit të Erion Veliajt, Ermal Dredha u dorëhoq papritur nga drejtimi i Vlorës, emërimi ministër i Andis Sallës la Cërrikun pa kryetar, dhe zgjedhja deputet e Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malajt, la gjithashtu vakancë në Bashkitë Berat, Tepelenë dhe Mat. Nga ana tjetër, opozita nuk ka ende kandidatë në 5 bashki. Vetëm në Tiranë, Partia Demokratike ka mbështetur kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
KANDIDATËT E PS PËR ZGJEDHJET E PJESSHME NË 6 BASHKI:Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini
Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako
Bashkia Mat – Altin Bojni
Bashkia Berat – Ervin Ceca
Bashkia Cërrik – Florenc DokaKandidatë dhe karriera e tyre:
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu ka një karrierë të gjatë në administratën publike. Ajo ka shërbyer më parë si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke menaxhuar sfidat e shëndetit publik dhe duke implementuar reforma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Më pas, ajo u emërua Ministre e Arsimit, ku udhëhoqi reforma në arsimin publik, përfshirë rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe investimet në infrastrukturën shkollore. Eksperienca e saj e kombinuar në shëndetësi dhe arsimin publik e bën atë një figurë me vizion të gjerë për drejtimin e kryeqytetit.
Bashkia Vlorë – Brunilda Mersini
Brunilda Mersini ka një përvojë të konsiderueshme në administratë dhe zhvillim lokal. Karriera e saj është fokusuar në menaxhimin e projekteve komunitare dhe përmirësimin e infrastrukturës së qytetit, duke promovuar zhvillimin ekonomik dhe investimet në shërbimet publike. Ajo njihet për aftësinë e saj për të bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm lokalë dhe kombëtarë, dhe ka punuar për krijimin e mundësive për të rinjtë dhe sipërmarrësit në rajon.
Bashkia Tepelenë – Gramoz Sako
Gramoz Sako është një ish-oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare. Ai është diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore “Skënderbej” dhe ka shërbyer në Ushtrinë Shqiptare për më shumë se dy dekada. Nga viti 2013 deri në vitin 2024, ai ka mbajtur postin e Komandantit të Gardës së Republikës, një detyrë e lartë dhe me përgjegjësi të veçanta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore. Pas dorëheqjes nga ky post, Sako ka zhvilluar karrierën e tij në sektorin privat si menaxher projektesh dhe ka marrë pjesë në trajnime të avancuara në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Ai gjithashtu ka një diplomë në “E Drejtën Penale” nga Universiteti “Ismail Qemali” dhe është trajnuar si “Specialist i lartë Policie” në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”. Ai është lindur në Tepelenë dhe ka një lidhje të ngushtë me këtë zonë, duke u konsideruar një figurë me integritet dhe përvojë të pasur në fushën e sigurisë dhe menaxhimit.
Bashkia Mat – Altin Bojni
Altin Bojni ka shërbyer në poste të ndryshme publike dhe ka përvojë në menaxhimin e projekteve të zhvillimit lokal dhe administratës territoriale.
Bashkia Berat – Ervin Ceca
Ervin Ceca ka një karrierë në sektorin publik dhe privat, me fokus në zhvillim ekonomik dhe projekte infrastrukturore në nivel lokal.
Bashkia Cërrik – Florenc Doka
Florenc Doka ka eksperiencë në administratë dhe menaxhimin e shërbimeve lokale, duke kontribuar në projekte për zhvillimin e bashkisë dhe mirëqenien e qytetarëve. Partia Socialiste ka theksuar se kandidatët e përzgjedhur përfaqësojnë eksperiencë dhe aftësi për të drejtuar bashkitë përmes zhvillimit ekonomik, shërbimeve publike dhe mirëqenies sociale. -

Rama: Nga anketimet, Manastirliu kandidatura më e mbështetur nga qytetarët për Tiranën
Kryeministri Edi Rama, në episodin e parë të sezonit të ri të podkastit “Flasim”, deklaroi se kandidatura e Ogerta Manastirliut për kryetare të bashkisë së Tiranës ka rezultuar si më e mbështetura në të gjitha sondazhet dhe anketimet e zhvilluara.
“Në të gjitha anketimet dhe në të gjitha rrugët e testimit të opinionit, ti ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, me diferencë nga çdo lloj emri tjetër që kemi testuar,” u shpreh Rama, duke theksuar se vendimi për kandidimin e saj ishte i thjeshtë, pasi vinte nga një kërkesë e qartë e qytetarëve.Nga ana e saj, Ogerta Manastirliu falënderoi për besimin dhe e cilësoi kandidimin për Tiranën si një sfidë historike.
Rama theksoi se Tirana është në prag të një momenti historik, pasi qyteti pritet të ketë për herë të parë një grua në krye.
“Besoj se Tirana do të ketë jo vetëm të parën grua kryetare bashkie në historinë e vet, por një kryetare që do të mbetet pjesë e atij grupi njerëzish që i kanë bërë histori këtij qyteti,” tha Rama.
Në Tiranë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme e lokale më 9 nëntor, datë e dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, edhe për bashkitë e Vlorës, Beratit, Matit, Tepelenës dhe Cërrikut.
Partia Socialiste ka propozuar si kandidate për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliun. Ndërkaq, partitë opozitare ndodhen në proces konsultimesh për të nxjerrë kandidat të përbashkët për garën e Tiranës. -

Ogerta Manastirliu ‘hap zemrën’: Nga fëmijëria, dashuria, familja, e deri tek kandidimi i saj për Bashkinë e Tiranës
Ogerta Manastirliu në podcastin “Flasim”
TIRANË- Ogerta Manastirliu ishte e ftuara e parë në sezonin e ri të podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama. Në një bisedë të gjatë dhe të thellë, kandidatja për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Socialiste foli jo vetëm për jetën personale dhe profesionale, por edhe për karrierën politike dhe “ethet” e kandidimit për drejtimin e bashkisë më të rëndësishme në vend.
Në rrëfimin e saj, Manastirliu tregoi se nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë do të bëhej pjesë e politikës. Ajo u shpreh se ishte një telefonatë nga një shoqe e saj, ajo që e shtyu të bëhej pjesë e grupit të PS-së gjatë fushatës lokale për Tiranën, kur Edi Rama ishte kandidat për kryetar bashkie. Ndër të tjera, ish-ministrja e Arsimit u shpreh se kishte dëshiruar të studionte për drejtësi, por nuk arriti ta fitonte degën.
“Drejtësia ka qenë ëndrra ime. Nuk arrita ta fitoj, por gjyshja ime, që ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën time, më thoshte gjithmonë: ‘Mos u hidhëro e hidhëruar, mos u gëzo e gëzuar’. Shkencat e natyrës më kanë tërhequr gjithmonë. Kimia ishte një tjetër pasion i fshehtë. E shihja si përbashkimin e dy elementëve – logjikës dhe imagjinatës. Më pas e përktheva si një metaforë për jetën, ku ekuilibri është thelbësor. Studimet për kimi më kanë ndihmuar shumë për zhvillimin e aftësive analitike dhe për të kuptuar rëndësinë e balancave. Fillimisht mendoja se do të punoja në një laborator shkencor, duke u marrë me cilësinë e ajrit, mjedisin, parfume ose barna.”- u shpreh ajo.
Ajo tregon më tej:“Më mori një shoqe në telefon dhe më ftoi të merrja pjesë në një riorganizim të PS-së për të përgatitur një pyetësor për zgjedhjet lokale dhe për të mbledhur opinionet e qytetarëve. Kur më tha PS, nuk m’u duk e panjohur – gjyshja ime ishte socialiste ‘24 karat’. Pranova. Më tha të takoheshim te Ministria e Kulturës. Kur shkova, ishte një furgon i vogël me mbishkrimin ‘Me Edi Ramën për Tiranën’. Ramën e njihja si ministër i Kulturës, dhe për moshën tonë ishte intrigues – ndryshe nga të tjerët, me një shpirt transformues, pak rebel. Aty nis një rrugëtim. Ishte një lloj zgjimi për mua, për të parë përtej qendrës së Tiranës. Me ju kemi shëtitur gjithë Tiranën dhe për herë të parë pashë çfarë ndodhte në rrethinat e saj – errësirë, zymtësi, por edhe shpresë që Tirana mund të bëhej ndryshe. Filloi t’i vinte ngjyra”.
Ajo foli gjithashtu për fëmijërinë e saj dhe lidhjen e fortë që ka me bashkëshortin prej 20 vitesh. Kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës tregoi se si kishte shkuar për të studiuar në Bari dhe si e mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas saj, viti 1997 ishte një traumë për shoqërinë shqiptare.
“Në moshën 14-vjeçare shkova në Bari, ku ndoqa për një vit Liceun Klasik. Por kisha një ndjesi – ndoshta isha ende e vogël – një lidhje shumë të fortë me familjen dhe vendin. Dëgjoja nga telefoni paralel i dhomës kur halla fliste me prindërit e mi për pasigurinë në Shqipëri. M’u duk sikur kisha lënë pas një pjesë timen, dhe si adoleshente që isha, mendova se nuk mund ta lija familjen të humbiste atë pjesë nga unë dhe mbështetjen që mund t’iu jepja. Vendimi për t’u kthyer ishte i imi. Pas tre muajsh i thashë babait: ‘Do kthehem’. Ai më tha: ‘Bëj si të duash’. E mbylla atë vit, por u ktheva me ndjesinë se këtu kishte probleme, por edhe shumë arsye që duhej të isha pranë familjes. U ktheva tek “Sami Frashëri”. Ishte një periudhë shumë e vështirë. ‘97 për brezin tonë ishte një moment i rëndë në historinë e Shqipërisë dhe një traumë shoqërore që na ka shënjuar.”- u shpreh kandidatja.
Ajo foli si rrallëherë për dashurinë me bashkëshortin: “Me Ermalin jam dashuruar në gjimnaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë ‘po’ njëri-tjetrit në vitin 2005, kur mbaruam shkollën – 20 vite më parë. Familjet tona e dinin, kanë qenë të hapura. Shkoja në shtëpinë e tij, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po atë vit që u martuam. Vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Çdo gjë ka kohën e vet. Marrja e vendimeve për të zgjeruar familjen kërkon përkushtim. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të rrugëtimit tim profesional. Familja është forca ime më e madhe. Ermali është kolona ime- aty ku mbështetem dhe gjej qetësinë. Më ka lehtësuar shumë në përballimin e detyrimeve si nënë, dhe e komplimentojmë shpesh njëri-tjetrin.”
Manastirliu tregoi gjithashtu reagimin e familjarëve kur mësoi se do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës: ‘Si ka mundësi që nuk të pyeti njeri?’” – tha ajo se e kishte pyetur njëra nga vajzat. Në përmbyllje, Manastirliu theksoi se kandidimi në Bashkinë e Tiranës, nën logon e PS-së, është një mision historik për të dhe se gëzon mbështetje të madhe nga kolegët, miqtë dhe familjarët.
Ogerta Manastirliu do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës që do të mbahen me 9 nëntor. Ajo do të jetë në garë përballë Arlind Qorit të Lëvizjes Bashkë, Florian Binaj si kandidat i pavarur dhe 2 kandidatë të vetofruar për opozitën, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj./ZËRI -

“Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”/ Rama rikthehet me “Flasim”, Ogerta Manasirliu e ftuara e parë
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu
TIRANË- Kryeministri Edi Rama rikthehet këtë tetor me podcastin e tij “Flasim”. Ai ka ndarë së fundmi një fragment nga eposodi i parë për këtë vit që do të transmetohet nesër. E ftuara e parë në podcast është kandidatja e Partisë Socilaiste për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastrilut.
Në pjesën e shkëputur nga podcasti, Rama i drejtohet Manastirlut kështu: “Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”, duke konfirmuar qartë përkrahjen kandidaturën e ish-ministres së Arsimit. Po ashtu në video vërehet një moment kur Manastirliu ndan një episod ku një person i afërt e ka pyetur mbi mënyrën se si Rama shpalli kandidaturën e saj gjatë Asamblesë së fundit Kombëtare të PS-së. “Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, thotë ajo.Nesër do të kemi mundësinë që të zbulojmë bisedën e plotë mes Manasirliut dhe Ramës./ZËRI
-

“Si ka mundësi që nuk të pyeti”/ Rama në podcastin “Flasim” me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar podcastin “Flasim” me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.
“Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
“Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu. -

Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”/ Ogerta Manastirliu në podcastin e Ramës, çfarë mendon për Tiranën
“Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
“Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu. -

Rama fton në podcast Ogerta Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili sipas tij rikthehet ditën e nesërme.
Në promon e publikuar, Rama ka ndarë disa momente me Ogerta Manastirliun, ish-ministren e cila tashmë është kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Gjatë dialogut me Manastirliun, Rama i drejtohet duke i thënë “ti do të jesh kreytarja e re e bashkisë së Tiranës”.
Nga ana tjetër, Manastirliu shfaqet duke treguar disa detaje për jetën e saj, ndërsa në fund lë të kuptohet se një person pranë saj e ka pyetur në lidhje me mënryën e shpalljes së kandidaturës së saj nga Rama.
“Si ka mundësi që nuk të pyeti”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se i referohet momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama tha se pas nisjes së procedurave të shkarkimt të kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për kryeqytetin. -

Rama rikthen Podcast-n e tij “Flasim”, Ogerta Manastirliu e ftuara e parë
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook do të rikthejë nesër Podcast-in e tij “Flasim”. E ftuara e parë e këtij sezoni të ri do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu.
Rama po ashtu bën të ditur se në këtë podcast do të flitet për ministren e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.
“Nuk mbajn mend herë tjerë që kërkesat drejt zyrës time, të jenë të panumërta si këtë herë për Diellën” shprehet Rama.