Tag: ogerta

  • FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    FOTO/ Ish-rivalët politikë në të njëjtin event, ja si reagojnë Binaj dhe Manastirliu përballë njëri-tjetrit

    Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.
    Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.
    Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.
    Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

  • Rama: Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet

    Rama: Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet

    Kryeministri Edi Rama, në turin e dëgjesave publike me qytetarët në Tiranë për buxhetin 2026, deklaroi se Ogerta Manastirliu ishte dhe mbetet kandidatja e Partisë Soacialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
    “Ne këtu jemi për të bërë në të mirën për qytetin. Ne këtu jemi për të dhënë të gjithnë një dorë në kushtet kur ka një problem qyteti në kushtet që ësshtë mungesa e personit që ka zgjedhur. Nga ana tjetër pavarësisht nga çfarë mendojnë njerëzit që jetojnë në këtë qytet duan shërbimet, duan rrugën, duan kopshtin, duan çerdhen, duan pastrimin, gjë që ne duam të bëjmë çmos që ti kenë. Dhe duke e vlerësuar maksimalisht rëndësinë e kësaj detyre jemi dhe sot këtu sëbashku me Ogertën që ishte dhe mbetet kandidatja jonë për të drejtuar Tiranën kur të vijnë zgjedhjet”, tha Rama në dëgjesën me banorët e Njësisë 3 në Tiranë.
    Deklarata e Ramës rikonfirmon qëndrimin e Partisë Socliaste për kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar rolin e saj si drejtuesja politike e Tiranës dhe angazhimin e saj në takimet me qytetarët për përgatitjen e buxhetit të vitit 2026.

  • Si vijon situata në Bashkinë e Tiranës? Rama: Veliaj s’është më kandidat për 2027 edhe nëse…

    Si vijon situata në Bashkinë e Tiranës? Rama: Veliaj s’është më kandidat për 2027 edhe nëse…

    edi rama

    ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi takimet me njësitë bashkiake në Tiranë, duke sqaruar se nuk janë takime fushate zgjedhore. Gjatë intervistës në “Real Story”, Rama konfirmoi Ogerta Manastirliun si drejtuese politike të Tiranës. Lidhur me garën e bashkisë më të madhe në vend, Rama tha se kandidatja nga rradhët e socialistëve do të jetë Ogerta Manastirliu, ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes çfarë ndodh nëse lirohet Veliaj, kryesocilisti tha se Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027, por në 2031.
    Pjesë nga intervista:
    Edi Rama: Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe
    Sokol Balla: Do të jetë ajo kandidate
    Edi Rama: Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër
    Sokol Balla: Pra, ajo do jetë kandidatja juaj në 2027?
    Edi Rama: S’kemi tjetër Ogertën kemi, po
    Sokol Balla: Po mund të lirohet Erion Veliaj?
    Edi Rama: Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031.

  • Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Ogerta Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijon takimet me banorët e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Njësinë 2.
    Gjatë takimeve me banorë dhe me zanatçinj e sipërmarrës në zonën e “Pazarit të Ri”, në rrugët “Tefta Tashko Koço”, “Luigj Gurakuqi” e “Hoxha Tahsin”, Manastirliu bashkëbisedoi me ta për përmirësimet që do të bëhen në çdo lagje të qytetit, me planin e zhvillimit “Tirana 2030”.
    “Lagje më lagje, rrugë më rrugë, për të dëgjuar qytetarët dhe për të folur se si mund ta bëjmë Tiranën edhe më të mirë bashkë, një Tiranë që kujdeset për njerëzit”, u shpreh Manastirliu.

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu theksoi se me programin “Tirana 2030” do të ketë zhvillim të qëndrueshëm në çdo njësi të kryeqytetit dhe kujdes social për çdo grupmoshë.
    “Plani ynë Tirana 2030 do të jetë i prekshëm për çdo komunitet dhe do të shkojë në çdo lagje të qytetit.”, tha Manstirliu.
    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës vijon takimet në çdo lagje, për të dëgjuar banorët dhe për të folur për planin e saj Tirana 2030, një qytet që kujdeset për fëmijët, të moshuarit dhe çdo familje.

  • Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Manastirliu, Binaj apo Qori? SONDAZHI- Për kë do të votojnë qytetarët e Tiranës

    Arlind Qorri, Ogerta Manastirliu dhe Florjan Binaj

    TIRANË-Janë publikuar rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tiranë.
    Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, publikuar nga News24, paraqet prirjet elektorale dhe preferencat e votuesve në bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.
    Sipas pyetjes së katërt të sondazhit, “Kryetar i Bashkisë së Tiranës: Orientimi i votimit”, rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë mes kandidates së Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatit të pavarur, të mbështetur nga opozita e bashkuar, Florjan Binaj.

    –Ogerta Manastirliu (Partia Socialiste e Shqipërisë) merr 44,0% të mbështetjes, me një interval mes 42% dhe 46%.
    –Florjan Binaj (I mbështetur nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Shqipëria Bëhet) rezulton me 42,0%, në një interval nga 40% deri në 44%.
    –Arlind Qorri (Lëvizja BASHKË) renditet i treti me 12,5%, ndërsa
    –Marko Dajti (Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar) merr 1,5% të preferencave.
    Rezultatet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është vetëm 2 pikë përqindje, çka e bën garën për Tiranën tepër të hapur.
    Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

    30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme, 51% “nuk kanë besim”, ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.
    Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

    28% “kanë besim”,50% “nuk kanë besim”,dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.
    Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.
    Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

    vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,45% nuk kanë besim,ndërsa 50% nuk e njohin.
    11% që kanë besim,63% që nuk kanë besim,dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

  • “Këneta e dëshpëruar, ka nxjerrë për Tiranën një aktor humori”/ Rama për kandidimin e Florjan Binajt: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    “Këneta e dëshpëruar, ka nxjerrë për Tiranën një aktor humori”/ Rama për kandidimin e Florjan Binajt: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.

    Ai u shpreh se të gjithë mbështetësit e PS-së duhet të votojnë Ogerta Manastirliun, teksa foli pak edhe për kandidimin e Bruna Mersinit për Bashkinë e Vlorës.
    “Risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore për Tiranën dhe Vlorën. Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar, kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, flas për Ogerta Manastirliun dhe Spitalit Rajonal Të Vlorës, Bruna Mersini.
    Dy realitete të transformuara tërësisht falë vullnetit të tyre të hekurt të këtyre dy grave. Ato janë padyshim fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra kuptimplotë e disfatës së radhës së ndjesë pastë, Partisë Demokratike.
    Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati, gajasmë të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur që të gjithë pa dallim. Madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj nuk e gjykoj hiç as fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.
    Po kush më voton mua dhe Partinë Socialiste, voton Ogerta Manastirliun. Ogertën për t’i dhënë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e domosdoshme në krye të bashkisë për të vazhduar pa u ndalur punën transformuese të kryeqytetit të Shqipërisë 2030, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama komenton për herë të parë kandidimin e Binaj: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    Rama komenton për herë të parë kandidimin e Binaj: Na ka shkrirë gazit kur më imitonte

    Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita

    Ai u shpreh se të gjithë mbështetësit e PS-së duhet të votojnë Ogerta Manastirliun, teksa foli pak edhe për kandidimin e Bruna Mersinit për Bashkinë e Vlorës.
    “Risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore për Tiranën dhe Vlorën. Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar, kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, flas për Ogerta Manastirliun dhe Spitalit Rajonal Të Vlorës, Bruna Mersini.
    Dy realitete të transformuara tërësisht falë vullnetit të tyre të hekurt të këtyre dy grave. Ato janë padyshim fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra kuptimplotë e disfatës së radhës së ndjesë pastë, Partisë Demokratike.
    Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati, gajasmë të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur që të gjithë pa dallim. Madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj nuk e gjykoj hiç as fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.
    Po kush më voton mua dhe Partinë Socialiste, voton Ogerta Manastirliun. Ogertën për t’i dhënë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e domosdoshme në krye të bashkisë për të vazhduar pa u ndalur punën transformuese të kryeqytetit të Shqipërisë 2030, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, tha Rama.

  • Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT

    Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT

    Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT
    Gazetari Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale, ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, periudhë kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë. Sipas dokumenteve të publikuara, një mjeke e Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, i ka dërguar një email zyrtar Manastirliut, ku denonconte me akuza të rënda dhe kriminale ish-drejtoreshën e shërbimit, Majlinda Buba Ikonomi.
    Stafa ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin e biopsive, një prej shërbimeve më jetike për pacientët me dyshime për kancer?
    Gazetari thekson se heshtja e Manastirliut dhe mungesa e çdo veprimi ndaj këtij denoncimi ngre dyshime serioze për fshehjen e abuzimeve, duke e lidhur këtë rast me dështimin më të gjerë të qeverisë në garantimin e integritetit dhe sigurisë në shëndetësi.
    Postimi:
    2017!Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?

  • Fushata për zgjedhjet në Tiranë, Ogerta Manastirliu vijon takimet me qytetarët, Rama publikon videon

    Fushata për zgjedhjet në Tiranë, Ogerta Manastirliu vijon takimet me qytetarët, Rama publikon videon

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të fushatës së Ogerta Manastirliut në Tiranë, e cila ka vijuar të takojë qytetarët.

    Ajo ka takuar dhe diskutuar me banorët e kryeqytetit, megjithëse Kushtetuesja ka pezulluar dekretin e presidentit Barjam Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve në kryeqytet më 9 nëntor.
    “Ogerta për Tiranën”, shkruan Rama krahas videos.

    Top Channel

  • Ogerta Manastirliu me pedagogë të universitetëve se si mund të kemi një Tiranë më të zhvilluar

    Ogerta Manastirliu me pedagogë të universitetëve se si mund të kemi një Tiranë më të zhvilluar

    Ogerta Manastirliu në takim me pedagogë të universiteteve, për të dëgjuar perspektivën dhe idetë e tyre mbi të ardhmen e kryeqytetit me synimin që Bashkia e Tiranës të jetë kampione e ‘Paktit për Universitetin’, me ekspertizën dhe përvojën e profesionistëve, për të adresuar zgjidhje për sfidat që ka sot Tirana.