“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka kushtuar një reportazh të gjatë turizmit në Shqipëri.
Media spanjolle shkruan se me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, plazhe ende të shkreta, kuzhinë mesdhetare me një shpirt ballkanik dhe një pasuri historike të habitshme, Shqipëria ofron mundësinë për një eksplorim të veçantë.
“Bregdeti shqiptar mund të mos jetë më sekret për udhëtarët me më shumë përvojë, por ai ende i habit shumicën dërrmuese të vizitorëve.”
Artikulli nis nga Kepi i Rodonit, ku Deti Adriatik shfaq gjithë bukurinë dhe shkëlqimin e tij. Për plazh rekomandohet gjiri i Lalzit.
Për ata që pëlqejnë jetën urbane sugjerohet Durrësi, i cili përveç plazhit të gjatë me rërë ofron edhe histori që daton 2600 vjet më parë me amfiteatrin e tij romak. Vlerësohet gjithashtu ushqimi, që ndërthur elemente tradicionale dhe europiane.
Revista spanjolle ndalet më pas në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku veçon biodiversitetin e mrekullueshëm. Rrugëtimi i gazetarëve vijon me Vlorën në jug, një pikënisje perfekte për Rivierën Shqiptare. Uji i kaltër dhe plazhet e shumta ofrojnë gjithçka që kërkojnë turistët, sipas medias spanjolle.
Himara dhe Ksamil janë destinacionet e radhës, për të cilat revista thotë se nëse termi “parajsë” mund të duket i ekzagjeruar, për panoramën që ofron nuk ka përkufizim më të mirë. Sugjerohen Gjiret e Gjipesë, Jalës dhe Porto Palermos.
Në fund, një vizitë në Parkun e Butrintit ofron një udhëtim të pasur në histori, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të plotë për çdo lloj vizitori.
Tv Klan
Tag: ofron
-

Mediat spanjolle rekomandojnë Shqipërinë: Bregdeti, perlë sekrete në Mesdhe!
-

Shembja e objektit në Vlorë/ Berisha: Qeveria u ofron turistëve shpërthime me tritol
Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD, Berisha deklaroi se qeveria u ofron turistëve vetëm shpërthimet me tritol dhe kaosin për lirimin e hapësirave në sezonin turistik.
Kryedemokrati i bëri këto deklarata teksa komentoi shembjen e objektit në Vlorë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kishte respektuar rregullat e ndërtimit, ku sipas Berishës një veprim i tillë dëmton turizmin në vendin tonë.
“U ofron banorëve të Orikumit dhe turizmit që mund të jetë aty, pushuesve që mund të jenë aty, terrorin e 32 kilogramëve tritol, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë, mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro”
Berisha nuk la pa përmeduar në deklaratën për mediat edhe aksionin për lirimin e hapësirave në Theth, të cilin e cilësoi përsëri si një hakmarrje e qeverisë pasi nuk u votua nga banorët në zgjedhjet e 11 majit.
“Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që ka emrin Edi Rama.”
Berisha në këtë konferencë solli përsëri në vëmendje çështjen McGonigal, duke thënë se Kryeministri Rama po mbrohet nga SPAK, që nuk heton rolin e tij në korrupsion.
“McGonigal u pagua nga zyrat e Edi Ramës për të kryer misionin e tij kundër opozitës. Me gjithë këto, Altin Troplini, ky mercenar që s’ka ligj e as moral, mban në sirtar dosjen e McGonigal prej dy vitesh”
Dhe pse shprehet mosbesues ndaj drejtësisë shqiptare, shpreson në një hetim nga autoritetet amerikane për dosjen McGonigal.
“Kam besim të plotë se FBI po e riheton rolin e McGonigal. Jam i bindur se komponenti shqiptar i kësaj dosje do hetohet dhe se Altin Troplini nuk do mund të fshehë kurrë aktivitetin kriminal të Edi Ramës dhe McGonigal në Shqipëri”.
Kryedemokrati thotë se kundërpërgjigja ndaj qeverisë do të vijë vetëm nga mobilizimi i qytetarëve dhe opozitës. -

Rama ndan fotot: Qetësi nga plazhi i Livadhit në Himarë
Plazhi i Livadhit në Himarë, i njohur për ujin e tij të kristaltë dhe shkëmbinjtë e lartë që e rrethojnë, është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistë vendas e të huaj që zgjedhin Rivierën Shqiptare për të pushuar.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh, i cili përveç ujërave të kristalta të Jonit ofron qetësi për çdo pushues.
Ky plazh ndodhet poshtë Kalasë së Himarës, duke ofruar një kombinim të mrekullueshëm të historisë dhe natyrës.
Me një shtrirje prej rreth 1,2 kilometra dhe një gjerësi prej 100 metrash, me rërë të pastër dhe të mineralizuar, plazhi i Livadhit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë, sidomos të huaj.
Ai ofron një qetësi jo të zakontë, gjë e cila është një nga kriteret kryesore që kanë pushuesit, dhe sidomos familjarët në përzgjedhjen e destinacioneve turistike gjatë sezonit veror.
Vendi është i përshtatshëm për t’u larë në thellësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë.
Plazhi i Livadhit ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për pushime relaksuese, me një larmishmëri hotelesh, lokalesh, restorantesh të çdo lloj portofoli. Ai është i përshtatshëm për çdo tipologji turistësh, vendas e të huaj.
Po në veçanti vizitorët e huaj duket sikur janë magjepsur nga ky plazh, për shkak të ujit të pastër dhe mundësisë që jep natyra për të eksploruar./atsh/KultPlus.com
-

Tirana, një nga dhjetë vendet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë
Komuniteti global i nomadëve dixhitalë ka kaluar shifrën e 40 milionë personave në vitin 2025, sipas DemandSage, një rritje prej 149% që nga viti 2019.“Stili i jetesës si nomad dixhital është krijimi i një jete që ndërthur fleksibilitetin profesional me eksplorimin personal,” shpjegon Keith Spencer nga FlexJobs. Qytetet më tërheqëse për këtë mënyrë jetese ofrojnë lidhje të mirë interneti, kosto të ulëta jetese, kulturë të pasur dhe komunite për punonjësit në distancë.Ai shton se për të bërë një zgjedhje tëmirë, duhen marrë parasysh edhe elementë si përputhshmëria e orës me klientët, infrastruktura, gjuha dhe aspektet tatimore. Sipas tij, jeta si nomad kërkon planifikim, stabilitet financiar dhe përshtatje, por liria që ofron tejkalon këto sfida.Media amerikane Travel + Leisure ka përpiluar një listë me 10 destinacionet më të mira në Europë për nomadët dixhitalë, bazuar në përvojat e punonjësve në distancë dhe emigrantëve, dhe Tirana zë një vend të veçantë mes tyre.Tirana, ShqipëriKryeqyteti shqiptar po ngjitet shpejt në hartën e destinacioneve më tërheqëse për punonjësit remote. Në krahasim me qytetet e mbipopulluara të Europës, Tirana ofron një kombinim unik të përballueshmërisë ekonomike, autenticitetit dhe energjisë urbane në zhvillim. Është një vend që po tërheq gjithnjë e më shumë profesionistë ndërkombëtarë, jo vetëm për çmimet e ulëta, por edhe për mikpritjen dhe stilin e jetesës që ofron.Ajo që e bën Shqipërinë veçanërisht të favorshme është politika e saj e hapur ndaj shtetasve amerikanë: ata mund të qëndrojnë deri në një vit pa vizë, pa nevojë për aplikime apo dokumentacion shtesë. Pas kësaj periudhe, mund të aplikojnë për një leje qëndrimi, një proces që është relativisht i thjeshtë dhe mund të kryhet online.Për nomadët që kërkojnë të vendosen për disa muaj apo më shumë, Tirana ofron gjithçka që u nevojitet: ambiente bashkëkohore për punë, kafene të shumta me internet të mirë dhe mundësi të shumta për të eksploruar brenda dhe përreth qytetit.Ndërsa qytete të tjera europiane po përballen me rritje çmimesh dhe mungesë hapësirash të lira për banim, Tirana ofron një alternativë më të qetë dhe më të përballueshme për të njëjtën mënyrë jetese fleksibël. Kombinuar me një skenë kulturore në zhvillim, komunitet ndërkombëtar në rritje dhe infrastrukturë në përmirësim, ajo është kthyer në një pikë të nxehtë për nomadët dixhitalë që kërkojnë të punojnë në distancë pa sakrifikuar cilësinë e jetës.Nëntë vendet e tjera që u renditën në listëMadeira, PortugaliMe klimë të butë dhe një “fshat për nomadët dixhitalë” në Ponta do Sol, është një destinacion i strukturuar për punonjësit remote që duan komunitet dhe natyrë.Kotor, Mali i ZiNjë qytet mesjetar me ritëm të qetë jete dhe pamje mahnitëse. Mali i Zi ofron leje njëvjeçare qëndrimi për të huajt.Pistoia, ItaliPerlë e fshehur në Toskanë me lidhje të mira hekurudhore dhe atmosferë relaksuese. Italia ka vënë në zbatim një vizë të posaçme për nomadët dixhitalë.Pragë, ÇekiQytet me histori, jetë nate dhe çmime të arsyeshme. Nomadët dixhitalë mund të aplikojnë për licencë tregtare si profesionistë të lirë.Bratislavë, SllovakiQytet i vogël dhe i qetë, i pështatshëm për ata që kërkojnë fokus në punë pa shumë shpërqendrime.Ljubljanë, SlloveniE pastër, e sigurt dhe me shumë ambjente në natyrë për fundjava relaksuese, Ljubjana ofron leje qëndrimi për të vetëpunësuar.Dubrovnik, KroaciI njohur për muret e lashta dhe pamjet nga Adriatiku. Kroacia ka vizë për nomadët dixhitalë që lejon qëndrime deri në 18 muaj.Athinë, GreqiKombinon historinë me gjallërinë urbane. Qyteti ofron vizë për nomadët dixhitalë me të ardhura të mjaftueshme mujore.Tallin, EstoniNjë nga pionierët në vizat për nomadët dixhitalë. Ofron infrastrukturë teknologjike të përparuar dhe kushte të mira për punë në distancë./ Travel + LeisureKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ohri ndër liqenet më të bukura të Europës për t’u vizituar këtë verë
Ndërsa temperaturat mbetetn të larta në brigjet e Mesdheut, një arratisje drejt liqeneve të Europës ofron freski, natyrë të egër dhe pasuri kulturore.Me kalatë mesjetare, manastire bizantine, plazhe natyrore dhe fshatra piktoreske, këto pesë liqene janë zgjedhje ideale për pushime verore.1. Liqeni Konstanca, GjermaniLiqeni i Konstancës është pjesë e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke ofruar një mozaik kulturor dhe natyror të Europës Qendrore. Me një rrugë për ciklistët 260 km të gjatë, qytete historike si Meersburg dhe Konstanz, dhe kopshte mesdhetare në ishullin Mainau, ky liqen është ideal për eksplorime, sporte ujore dhe pushim me stil alpin. Temperatura verore qëndron rreth 25°C, e përkryer për aktivitete jashtë.2. Liqeni i Madh Alqueva, PortugaliNë zemër të Alentejos, ky rezervuar i madh pranë kufirit me Spanjën ofron një tjetër anë të Portugalisë: plazhe liqenore si Praia Fluvial de Monsaraz, sporte ujore dhe fshati mesjetar i Monsarazit, i shtrirë në një kodër me kala dhe rrugica me kalldrëm. Për një përvojë unike, eksploroni qiellin e natës në “Alqueva Dark Sky Reserve”, destinacioni i parë në botë për turizmin astronomik.3. Liqeni Bohinj, SlloveniI ndodhur brenda Parkut Kombëtar Triglav, vetëm gjysmë ore larg nga Liqeni Bled, Bohinj është më i qetë dhe më i egër. Me sfondin e Alpeve Juliane dhe ujëra të kristalta deri në 24°C, është një parajsë për not, kanoe, ngjitje dhe shëtitje në natyrë. Fshati Ukanc, i rrethuar nga pyje e male, është pikënisje për eksplorime, ndërsa ujëvara Savica ofron një spektakël natyror 78 metra i lartë.4. Liqeni Peruča, KroaciNë Hinterlandin Dalmat, pranë bregdetit kroat, gjendet një perlë e fshehur: Liqeni Peruča. I rrethuar nga male dhe plazhe të qeta, ky liqen artificial është i përsosur për t’u shkëputur nga turmat e turistëve. Kampingu buzë liqenit ofron mundësi për aktivitete të ndryshme, nga lundrimet me kajak e zhytjet, te ecjet në mal dhe kalërimi. Mos humbisni “Syrin e Tokës” (Izvor Cetine), burimin me ujë kristal të lumit Cetina.5. Liqeni i Ohrit, Maqedonia e VeriutMidis maleve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Lindore, Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Europë. Me ujëra të kristalta dhe perëndime që lënë pa frymë, qyteti i Ohrit ofron një përzierje të rrallë natyre e historie. Vizitoni kishat ortodokse, kalatë mesjetare dhe restorantet buzë liqenit me specialitete tradicionale. Më tej ndodhet manastiri i Shën Naumit dhe fshati i epokës së bronzit në Gjirin e Kockave, atraksione që nuk duhen humbur. / NatGeo, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“The National”, 48 orë në Tiranë: Gjashtë atraksione kryesore për vizitorët
Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, ky është momenti ideal për të zbuluar qytetet e Ballkanit me çmime të përballueshme. Në një artikull të publikuar në “The National”, gazeta shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, përshkruhet Tirana si një kryeqytet dinamik, ku bashkohen ndikimet osmane, epoka komuniste dhe modernizmi. Qendra e qytetit, vetëm gjysmë ore larg aeroportit, ofron shumë atraksione dhe mund të eksplorohet lehtësisht në këmbë, edhe gjatë muajit të nxehtë të gushtit, kur temperatura është rreth 8°C më e freskët se në Abu Dhabi. Për vizitorët me buxhet të kufizuar, Tirana është një destinacion ideal për një aventurë 48-orëshe.1-Sheshi Skënderbej: Zemra e qytetitShumica e librave udhëzues rekomandojnë fillimin e një aventure në Tiranë në Sheshin Skënderbej, sheshin qendror që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbej.Komandanti ushtarak vdiq në vitin 1468 dhe kujtohet për udhëheqjen e një rebelimi kundër Perandorisë Osmane.Ky shesh, është i rrethuar nga monumente si Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri i Operas.Statuja e vetë Skënderbeut mbi kalë është një pikë qendrore e sheshit, sfondi i saj i fasadave në ndryshim pasqyron një qytet që ka një të kaluar komplekse dhe një të tashme të gjallë.2-Xhamia e Et’hem Beut: Një dëshmi e qëndrueshmërisëNgjitur me Sheshin Skënderbej ndodhet Xhamia e mrekullueshme e Et’hem Beut, një dëshmi e qëndrueshmërisë fetare.E ndërtuar në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX – afresket e saj të ndërlikuara dhe arti delikat janë një pamje e rrallë në arkitekturën islame, duke përshkruar peizazhe natyrore dhe jetën e qetë.Xhamia i mbijetoi mrekullisht politikave ateiste të regjimit totalitar, duke shërbyer si një simbol i fuqishëm i shpirtit elastik të Shqipërisë dhe ringjalljes së lirisë fetare.Hyrja është falas dhe një vështrim përreth nuk zgjat më shumë se gjysmë ore.3-Bunk’Art 1: Zbulimi i një të kaluare të fshehurDuhen vetëm disa minuta për të ecur nga xhamia në një nga atraksionet turistike më interesante të qytetit.Bunk’Art 1, një rrjet bunkerësh nëntokësorë të ndërtuar fillimisht për elitën politike – në rast të një sulmi bërthamor, është transformuar në një muze dhe hapësirë arti bashkëkohor magjepsës.Vizitorët mund të zhyten në historinë komuniste të Shqipërisë dhe të eksplorojnë korridoret dhe dhomat e saj të ftohta.Ekspozitat detajojnë paranojën dhe shtypjen e regjimit të Hoxhës në vend, duke ofruar një pasqyrë të fuqishme të një epoke të kaluar.Hyrja është 500 lekë dhe rekomandohet të paktën një orë për ta shijuar të gjithën.4-Ngjitja e piramidës: Historia me një pamjeNevojiten 10 minuta për të ecur në atraksionin që ofron një pamje të horizontit të qytetit nga lart.Ngjitja e Piramidës së Tiranës – një aktivitet tjetër falas – ndihet si ngjitja në një relike betoni të historisë, anët e saj të pjerrëta, por krenare.Fillimisht, e ndërtuar në vitin 1988 si një muze për të nderuar diktatorin komunist Enver Hoxha, struktura dikur madhështore – tani simbolizon me guxim identitetin në ndryshim të Shqipërisë.Çdo hap në ngjitje zbulon më shumë nga sharmi kaotik i qytetit, i rrethuar nga grafiti. Në majë, hapet panorama, me qytetin e shtrirë poshtë dhe vargmalin e bukur në distancë.5-Turneu i stadiumit “Air Albania”: Një pikë referimi moderne sportiveStadiumi kombëtar i futbollit përfaqëson me krenari arkitekturën më moderne të qytetit.Për adhuruesit e sportit, një turne në stadiumin “Air Albania” ia vlen dhe është vetëm 10 minuta larg nga Piramida në këmbë.Stadiumi, i hapur në vitin 2019, ndodhet në ish-stadiumin Qemal Stafa.I ndërtuar si një vend kompakt në stilin anglez me spektatorë të ulur afër fushës, ai ka një kapacitet prej 22,000 vendesh dhe biletat shiten për çdo ndeshje të ekipit kombëtar.6-Shëtitje në Parkun e Madh dhe liqen: Një oaz i gjelbërParku i Madh i Tiranës dhe liqeni i tij artificial janë vetëm pesë minuta larg në këmbë, nëpërmjet Sheshit Nënë Tereza, nga stadiumi.Kjo hapësirë e gjerë dhe e qetë është një vend i preferuar për vendasit, duke ofruar shtigje për ecje dhe vrap, kafene dhe vende të qeta për t’u çlodhur dhe për t’i shpëtuar zhurmës urbane.Ecja në unazën prej 5,3 km rreth liqenit zgjat rreth 45 minuta. I formuar nga një digë në mesin e shekullit XX, liqeni ofron një pamje piktoreske.Pse duhet ta vizitoni taniNga bunkerët e Luftës së Ftohtë, te shëtitjet buzë liqenit dhe pamjet e horizontit nga çatitë plot me grafite, Tirana ofron një gamë të gjerë atraksionesh për t’u vizituar.Një mbrëmje e kaluar në Bllok, zona elegante dhe e gjallë e kafeneve dhe restoranteve të qytetit, është mënyra perfekte për të përfunduar ditën tuaj.Udhëtimi drejt majës së malit të Dajtit me teleferik; vizita në tregun e Pazarit të Ri; dhe shëtitja nëpër Kalanë e Tiranës – një fortesë mesjetare – e cila tani është një rrugë për këmbësorë me një sërë restorantesh dhe dyqanesh artizanale – janë disa nga vendet kryesore që mund të zbuloni.Tirana është një perlë e Mesdheut – e lehtë për t’u eksploruar. Me linjën direkte të “Wizz Air” nga Abu Dhabi në kryeqytetin shqiptar – mund të shijoni pushime cilësore me një kosto të përballueshme.https://www.thenationalnews.com/travel/2025/08/02/tirana-in-48-hours-six-things-to-do-in-albanias-vibrant-capital/
-

SYRI TV/ Gjirokastra mbulohet nga plehrat, ‘Bashkia nuk ofron shërbim, po na rrezikohet jeta’
Lagja ‘Zinxhira’ ne qytetin e Gjirokastrës është kthyer prej muajsh në një vatër të rrezikshme infeksionesh, mes mbetjeve urbane dhe inerteve ndërtimore.
Banorët e zonës denoncojnë se mbeturinat grumbullohen në mënyrë te vazhdueshme nga vetë komuniteti, dhe neglizhenca e autoriteteve.
Sipas banorëve, ndërmarrja e shërbimeve publike nuk ofron një pastrim të rregullt të zonës.
Në vend që të pastrohen mbeturinat, ato mbulohen me inerte ndërtimore duke e kthyer territorin në një vendgrumbullim të dyfishtë, te papërshtatshëm dhe të dëmshëm për shëndetin.
Banorët kërkojnë , pastrime periodike dhe ndalimin e depozitimit të inerteve në të njëjtin vend me mbetjet urbane.
Në pritje të një zgjidhje nga institucionet, këtyre fundit ju mbetet vetëm të përballen çdo ditë me erën e rëndë të mbeturinave, tymin toksik dhe rrezikun për shëndetin.
-

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të EuropësRTL Radio ka çelur serinë e saj mbi destinacionet alternative të pushimeve në Europë.Në pjesën e tretë të kësaj serie, vëmendja është përqendruar te Shqipëria – një vend në mes të një transformimi të shpejtë, që po kthehet në një pikë të nxehtë në hartën turistike të Europës. Me një territor që shtrihet nga majat e egra të Alpeve Shqiptare deri te bregdeti magjepsës i Jonit, Shqipëria po perceptohet gjithnjë e më shumë si një nga arratisjet më tërheqëse të kësaj vere.Natyrë e paprekur në veriShqipëria ofron një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme brenda një sipërfaqeje të vogël, me peizazhe natyrore larg turizmit masiv. Në veri, pranë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi, ndodhen të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ose Alpet Shqiptare. Zonat e Valbonës dhe Thethit përshkohen nga shtigje ecjeje që kalojnë nëpër peizazhe malore spektakolare, thuajse të paprekura nga dora e njeriut.Fshatra të vegjël me shtëpi guri, lumenj të kthjellët dhe pamje panoramike e kthejnë këtë rajon në një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.Parku Kombëtar i Vjosës – një mrekulli natyrore unike në EuropëParku Kombëtar i Vjosës, i shpallur në vitin 2023 si “Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër” në Europë, shton edhe më shumë bukuri natyrore në hartën e Shqipërisë. Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh në kontinent që rrjedh i lirë, pa diga apo pengesa, ndërsa rajoni përreth është habitat i mbi 1,100 llojeve të kafshëve dhe bimëve, përfshirë rrëqebullin ballkanik, lundërtarët dhe zogj të rrallë.Zona monitorohet dhe mbrohet me përkushtim, ndërsa promovohen forma të qëndrueshme të turizmit të butë.Riviera – plazhe si në MaldivePër ata që preferojnë detin më shumë se malet, edhe këtu Shqipëria nuk zhgënjen. Riviera Shqiptare përgjatë bregut të Jonit është një nga rajonet më të bukura, por ende të paeksploruara plotësisht të Mesdheut.Plazhet e Ksamilit, Dhërmiut dhe Himarës ofrojnë rërë të imët, ujëra të kristalta ngjyrë smeraldi dhe një atmosferë të qetë – larg turmave të resorteve të mëdha.Që prej verës së vitit 2024, kjo pjesë e bregdetit është bërë më lehtësisht e aksesueshme falë Tunelit të Llogarasë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që lidh më shpejt malet me detin. Udhëtimi nëpër kalimin dikur të rrezikshëm është shkurtuar nga 30 në vetëm 7 minuta, duke nxitur ndjeshëm turizmin në rajon.Jeta urbane dhe kujtesa historikeKryeqyteti, Tirana, është një përzierje ngjyrash, historie dhe gjallërie urbane. Qendra e saj është plot energji krijuese – nga kafenetë me muzikë live dhe arti në rrugë, te restorantet inovative dhe një popullatë e re që i jep jetë qytetit.Tirana përballet hapur edhe me të shkuarën e saj. Muzeumet Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, të vendosura në bunkerë nëntokësorë nga koha e diktaturës, tregojnë historinë e komunizmit në një mënyrë vizuale mbresëlënëse.Kulturë dhe thesare historikeTrashëgimia kulturore e Shqipërisë është po aq e pasur sa peizazhet e saj natyrore. Në veriperëndim ndodhet Shkodra, një nga vendbanimet më të vjetra të rajonit, e vendosur pranë liqenit më të madh në Ballkan. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi qytet, duke ofruar pamje të gjera mbi ujërat, malet dhe lumin që përshkon zonën.Më në jug, qytetet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati – i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” – dhe Gjirokastra, e dalluar për arkitekturën osmane dhe shtëpitë prej guri, ofrojnë pamje autentike dhe plot gjallëri të traditave dhe identitetit shqiptar.Informacione praktikeEdhe pse ende jashtë Bashkimit Europian, Shqipëria pranon euron në shumë restorante dhe dyqane. Monedha kombëtare është leku, por turistët shpesh nuk kanë nevojë të këmbejnë para.Me një kosto jetese më të ulët se vendet fqinje, Shqipëria ofron një mundësi pushimi të përballueshme për buxhetin.Me pak fjalë, Shqipëria ofron natyrë spektakolare, mikpritje të ngrohtë, kulturë të pasur dhe një Rivierë që mund të krahasohet me destinacionet më të njohura. Qoftë në ecje në male, relaks buzë detit apo eksplorim të qyteteve historike, mbetet një destinacion i paprekur – afër shtëpisë, por me ndjesinë e një bote tjetër./ RTL Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Receta e re mjekësore, Rama: Do të aplikohet nga 1 gushti. Ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve
Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky model i recetës së re ‘ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekëve’.
Më tutje, kreu i qeverisë rendit modelet e recetës.
“Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.
Ky model i ri i recetës, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut;
Përcaktim i detyrueshëm i diagnozës për të udhëzuar saktë farmacistin
Mjekët do të kenë mundësinë te lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë
Emërtim gjenerik, dozë dhe mënyrë përdorimi si elementë të domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet
Firmë dhe vulë nga farmacisti, si garanci për origjinën dhe sigurinë e trajtimit”, shprehet Rama.Top Channel