Tag: oficeri

  • VIDEO/ Grabitën farmacinë në Spanjë, tre shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    VIDEO/ Grabitën farmacinë në Spanjë, tre shqiptarë tentuan t’i iknin policisë por u përplasën me makinën e një oficeri! Vdesin të katërt

    Spanjë– Një ndjekje që ndodhi mëngjesin e djeshëm pas një grabitjeje në një farmaci në Puerto de la Torre ka rezultuar në katër viktima.

    Sipas mediave të huaja, viktima janë tre grabitësit me origjinë shqiptare dhe një oficer i policisë kombëtare.
    Përplasja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit, njoftoi Këshilli i Qytetit të Málagës.

    Mësohet se incidenti ndodhi pas një grabitjeje. Mjeti me të cilin udhëtonin të dyshuarit e arratisur  po udhëtonte në drejtimin e gabuar dhe përfundoi duke u përplasur kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një oficer policie.

    Sipas mediave spanjolle oficeri sapo kishte mbaruar shërbimin dhe po kthehej në shtëpi. Ai nuk ishte pjesë e operacionit për kapjen e të arratisurve.
    Ai ishte 48 vjeç, i martuar dhe kishte dy fëmijë adoleshentë.
    Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nxorrën tre personat që ndodheshin në njërën prej automjeteve.
    Identitieti i shqiptarëve nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet./vizionplus.tv

  • Noka publikon denoncimin: SHISH në shërbim të fushatës së PS

    Noka publikon denoncimin: SHISH në shërbim të fushatës së PS

    Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka denoncon për përfshirjen e një oficeri të SHISH-it në fushatën elektorale në Fier, në mbështetje të kandidatit të PS, Mariglen Hoxha. Sipas denoncimit, oficeri punon në Vlorë, por është angazhuar politikisht së bashku me familjen e tij. Në shkelje të rregullores dhe etikës institucionale, ky veprim cilësohet si i papranueshëm. Në status përmendet se në foto shfaqet babai i oficerit, Luan Lamaj.

  • Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe i dy zyrtarëve të Policisë/ Përgjimet zbuluan korrupsionin e efektivëve 

    Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe i dy zyrtarëve të Policisë/ Përgjimet zbuluan korrupsionin e efektivëve 

    Dy ditë më parë, u bë me dije se tre zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. U tha se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhërarrest për shkak dyshimesh që lidhen me korrupsionin.

    Por Prokuroria e Posaçme nuk doli me asnjë njoftim zyrtar në lidhje me urdhërarrestet e aq më pak me detajet për akuzat ndaj tre personave, por u bë me dije se mes të arrestuarve ishte edhe kreu i Rrugores së Tiranës, një oficer karriere, i cili u vendos në krye të kësaj strukture policore si risi e domosdoshme për të ndryshuar ‘fytyrën’ e policisë pas garave të ndryshme që u zhvilluan në Policinë e Shtetit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Por, po ashtu kryepolici i Rrugores së Tiranës, mori me vete edhe vartësin e tij, i cili bashkë me të ra në pranga.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Në fakt, u tha se ndaj tyre kishte një urdhër-arrest, por më vonë ata u panë teksa ishin vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

    Dyshimet lidhen me një aksident të ndodhur 5 ditë më parë në Tiranë, aksident që kishte për autore një grua. Dyshohet se gruaja ka kërkuar që aksidenti të mbyllej ndërkohë që ka premtuar që ryshfetin për punën që do të bënin do ua jepte bashkëshorti.

    Dyshohet që ky i fundit ishte në përgjim, por nuk bëhet me dije se për çfarë përgjohej e si rezultat, për çfarë është vënë nën hetim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    AKUZA

    Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se ndaj 3 oficerëve të policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, SPAK ka firmosur tre masa arresti për dyshimet e korrupsionit.

    Siç bëhet me dije jo zyrtarisht shefi i komisariatit rrugor, Roven Zeka, shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike, Sokol Novaku, dhe oficeri i policisë rrugore Edison Tabaku dyshohen për korrupsion.

    Në përgjime rezulton që oficeri i këqyrjes së vendngjarjes ka përmendur dy eprorët e tij në policinë rrugore, për të ndryshuar rezultatet e një aksidenti automobilistik.

    Çështja u hetua nga prokurorët e posaçëm që u vunë në lëvizje mbas një aksidenti rrugor në kryeqytet një ngjarje për të cilën ka dyshime se paratë i ka paguar një shtetase ndaj oficerit të policisë gjyqësore.

    Mbetet ende e paqartë se sa është shuma e kërkuar dhe nëse ka pasur pasojë në jetë prej këtij aksidenti. Por ajo që shpjegohet është fakti se vendngjarjen e ka këqyrur oficeri Edison Tabaku, ndërkohë që më pas ka komunikuar me shefin e linjës për aksidentet Sokol Novaku po ashtu me urdhër ndalimi.

    Për shkak se përmendet nga dy oficerët, urdhri i ndalimit është firmosur edhe ndaj Zekës, emëruar në këtë detyrë në mesin e dhjetorit 2024. Veç Zekës që është vetëdorëzuar, BKH ka arrestuar dy të tjerët, ndërkohë që veprimet vazhdojnë të kryhen nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    Aksidenti ka ndodhur në 16 prill 2025 në Tiranë dhe mjeti drejtohej nga shtetasja A.V. Përgjimet tregojnë se paratë iu paguan oficerit të policisë gjyqësore Tabaku nga bashkëshorti i shoferes.

    Oficeri i policisë gjyqësore, sipas prokurores së çështjes që ka firmosur urdhërndalimet dhe për dy të tjerët Zeka dhe Novaku përmend emrat e eprorëve. Do të jetë gjyqtari i masës që do të vlerësojë nëse veç bisedave të oficerit që kreu këqyrjen në aksidentin në fjalë, ka apo jo prova tej çdo dyshimi të arsyeshëm.

    Zeka dhe Novaku mësohet se kanë punuar bashkë edhe më herët në Komisariatin nr 2, në sektorin e hetimit të krimeve dhe më pas u kaluan te Policia Rrugore.

    Tashmë pritet që Prokuroria e Posaçme të japë detaje mbi dyshimin për korrupsion në kupolën e një sektori të kontestuar jo pak nga qytetarët, të cilët vijojnë të ankohen për gjoba të majme dhe të padrejta për të cilat nuk kanë ku të ankohen. Në operacion u tha se përveç BKH-së ka marrë pjesë edhe vetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

  • Dyshimi për “korrupsion”, SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores

    Dyshimi për “korrupsion”, SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores

    Por pas një viti hetim, ku SPAK ka pyetur personat pjesëmarrës, këqyrur telefonat e tyre, analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të Prokurorisë së Elbasanit ka dalë në përfundimin së korrupsioni nuk ekzistonte dhe së çështja duhet të pushohej.
    Kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistonin indicie apo prova të mjaftueshme, ku të bazohej dyshimi për një aferë të paligjshme. Referuar vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, historia e ka zanafillën në 4 dhjetor 2023, ku Arben Kotollaku, oficer i Policisë gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në zyrën e prokurores, Glenda Zeneli.
    Oficeri ka nxjerrë një send nga xhepi, duke i thënë prokurores se e kishte nga Ismail Q., një qytetar që gati 2 muaj më parë ishte arrestuar për “drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe kishte dalë në “detyrim për paraqitje” më kërkesë të saj.
    Pavarësisht se prokurorja ka refuzuar, nuk ka mundur t’i kthente sendin oficerit që është larguar nxitimthi, moment i regjistruar nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë. Në vijim, i telefonuar prej saj, oficeri është rikthyer, ku ka marrë jo vetëm sendin, që rezultoi të ishte një parfum, por edhe një vendim të prokurores për refuzimin e dhuratës, bazuar në ligjin “përpara ndalimin e konfliktit të interesit” dhe ka kërkuar ndjesë.
    Situata është pasuar me nisjen e një hetimi për korrupsion në këtë prokurori, i kaluar më pas për kompetencë në SPAK. Gjatë hetimit, oficeri ka deklaruar se parfumin, e blerësi pas tij 3700 lekë, ia ka dhënë prokurores për respekt dhe jo si favor për ndonjë çështje hetimore.
    Ndërsa Ismail Q., ka pohuar se nuk i ka dhënë ndonjë parfum për prokuroren oficerit Kotollaku. Sipas vendimit, hetimi 1 vjeçar i SPAK, nuk ka provuar ndonjë marrëveshje mes të dyve, apo qëllim për ndikim të paligjshëm tek prokurorja për ndonjë çështje të caktuar.