Tag: oficeri

  • Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro ryshfet për zhbllokimin e motorit

    Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro ryshfet për zhbllokimin e motorit

    Një qytetar nga Elbasani denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan abuzimin me detyrën nga shefi i trafikut në komisariatin e policisë Elbasan. Sipas qytetarit, motori i tij ishte bllokuar për 25 ditë dhe ishte “në verifikim”, edhe pse të gjitha dokumentet ishin në rregull.
    Oficeri i policisë: Ti je ai i motorit?
    Qytetari: Po!
    Oficeri i policisë: Hajde këtu! Hë shoku!
    Qytetari: Të takoja pak atë Besin, mos na jepte motorin!
    Oficeri i policisë: Hë, ça ka motori?
    Qytetari: Hera e tretë, hë vëlla, se është turp o vëlla, pa pikë lidhje. Më kapi një ditë nga kaska. Do të verifikohesh, tha.
    Oficeri i policisë: Po pse s’e verifikoi?
    Qytetari: Është verifikuar motori, o vëlla.
    Oficeri i policisë: Është motor që të merr më qafë ai.
    Qytetari: Është turp o vëlla për Zotin se është hera e tretë, o burrë. I njëjti avaz kot. Paguaj gjoba, paguaj këto. Pa pikë lidhje. Jo do të verifikohet. Motori është verifikuar dy herë.
    Oficeri i policisë: Po pse deshe ta takoje shef Besin?
    Qytetari: Po thashë të diskutojmë, o vëlla! Si do ia bëjmë? A të flasim bashkë, ta mbarojmë që të ikim, se edhe unë dua të iki jashtë, o vëlla! 24 ditë duke i shkuar nga mbrapa. Jo është verifikuar.
    Oficeri i policisë: Për motorin, hë?
    Qytetari: Po!
    Oficeri i policisë: Ça thu, hë. Ça kërkon tani nga unë?
    Qytetari: E rregullojmë bashkë? Më mirë më thuaj vllait dhe merru vesh me atë ti! Dua ta takoj, po s’i them dot!
    Oficeri i policisë: Mirë! Ja se do ta ashtu e të them unë. Ik vish një palë pantallona të gjata, se s’…
    Qytetari: A të pres, apo jo?
    Oficeri i policisë: Nuk lejohet aty me të shkurtra.

    Qytetari: Më thuaj, ça do bëj se të iki të rregulloj ndonjë kafe, po ashtu . Të vij, të mbarojmë punë! Nxirre, kur të duash nesër!
    Oficeri i policisë: Ja sa të ashtu. Të them unë. Mirë?
    Qytetari: Hë të pres? Të iki? Apo jo?
    Oficeri i policisë: Po! Më prit, se do të…!
    Qytetari: Ok!
    Pas disa përpjekjeve për ta marrë mjetin, ai kërkoi takim me shefin e trafikut, i cili e ftoi në zyrë dhe i mori 500 euro për ta zgjidhur “problemin”. Qytetari, e mori motorin pa asnjë pengesë pas pagesës.
    Qytetari: O bobi!
    Oficeri i policisë: Oh! Ja, një sekondë!
    Qytetari: Fole me atë gjë?
    Oficeri i policisë: Hë?
    Qytetari: Fole gjë me atë, apo do e rregullojmë këtej, se nja 300 mijë lekë i kam gjoba për Zotin, na u nxi jeta.
    Oficeri i policisë: O vëlla, sa kohë ke, që e ke këtë motorrin?
    Qytetari: Kam nja 5-6 muaj. 3 herë ma kanë marrë, e njëjta gjë. Atë ditë më ndaloi për kafe. Ne jemi për natë përqark, hë burrë, të vë dhe prangat në mes të njerëzve. Rri dhe nja 6-7 orë aty pa lidhje, do verifikohet. Tani motorri është verifiku, o vëlla, 2 herë.
    Oficeri i policisë: Po, po është nga shërbimet e komisariatit kjo. Jo nga rrugorja. Nuk e ka shoqëruar rrugorja këtë herë. E ka shoqëruar komisariati. Patrulla, apo jo?
    Qytetari: O vëlla! Besi më ka ndalu, më doli para, mirë që s’më hodhi. “Ku e ke kaskën”,më tha mua. I thashë unë, e mora te dyqani.
    Oficeri i policisë: Këtë herën e fundit?
    Qytetari: Po! E mora te dyqani. Jam duke ikur për shpi. As 5 metra, kisha shtëpinë. “Zbrit nga motori”, tha aty, mori patrullën.
    Oficeri i policisë: Nuk është, nuk është, s’është për llogari të rrugores ajo. Është për llogari të komisariatit.
    Qytetari: Tani nuk e di unë, o vëlla. Thashë, po ashtu, rregulloje vetë. As nuk kam qejf me u marrë me atë fare. Të paktën… Ndaje, rregulloje vetë me atë! Të paktën, ta marr! E kupton shokun, se edhe unë dua të iki jashtë.
    Oficeri i policisë: Ça të ndaj?
    Qytetari: Si?
    Oficeri i policisë: Ça të ndaj?
    Qytetari: Si ta rregullojmë. Pyete! T’i lëmë ndonjë kafe se as unë nuk e kam mundësinë se i bie kështu o vëllai im, duke paguar nga… Plus u mbyta në gjoba njëherë. Kam paguar 300 mijë lekë gjoba. Pa pikë lidhje!
    Oficeri i policisë: Hajde pak! Lër çantën dhe telefonin këtu! Po! Kush është këtu?
    Disa javë më vonë, i njëjti qytetar u ndalua sërish, kësaj here me makinën pasi i thanë se kishte kaluar semaforin me të kuqe. Shefi i trafikut e ftoi sërish në zyrë dhe qytetari i dha 500 mijë lekë të vjetra “për kafe” dhe menjëherë pas kësaj makina u lirua nga komisariati. Oficerët e tjerë, e quanin qytetarin “klient të përhershëm” pasi kishte qenë disa herë në situata të ngjashme.
    Oficeri i policisë: Alo!
    Qytetari: Hë vëlla! Më dëgjon?
    Oficeri i policisë: Po! Më dëgjon ti?
    Qytetari: Po!
    Oficeri i policisë: Hajde këtu! Te zyra ime, ku ishe dhe atë ditë!
    Qytetari: Ok! Erdha vëlla. Hajt!
    Informacioni:  Kush të mori në telefon?
    Qytetari: Shefi i trafikut. Hajde këtu te zyra, tha ai. Thuaji atij poshtë!
    Policja: Djali, ku do ikësh?
    Qytetari: Në burg!
    Policja: Prapë hë? Sa herë ke hyrë?
    Oficeri i policisë: Hë, vëlla!
    Qytetari: Si ia kalove?
    Polici: Na ka ardhur një klient i përhershëm.
    Oficeri i policisë: I përhershëm ky, hë?
    Polici: Po! Po! Është hera e pestë si duket, po!
    Oficeri i policisë: Klient i përhershëm.
    Polici: Po s’ka mend që të vijë prapë. Më kupton? Se mbas një javë vjen prapë deri këtu.
    Oficeri i policisë: Më prit një minutë!
    Polici: Prit!
    Oficeri i policisë: Një minutë! Hajde!
    Qytetari: Drejtor, hë mo!
    Oficeri i policisë: Ma bëj hallall se isha me rob!
    Qytetari: Si ia kalove? Po s’prish punë…
    Oficeri i policisë: Me nja dy kolegë e kështu…
    Qytetari: Tani!
    Oficeri i policisë: Hë vëlla! Prapë ti?!
    Qytetari: Hera e pestë, o vëllai, për Zotin e madh! Na.., na shkatërruan, o vëlla.. Flisni ndonjë llaf!
    Oficeri i policisë: Ja pra, të flas me ato! Unë e bëra atë.
    Qytetari: Se për Zotin e madh pa pikë lidhje. Unë kam hyrë me semafor me të kuq.
    Oficeri i policisë: Merre një kokërr arrë, meqë erdhe!
    Qytetari: Rrofsh! Domethënë ishte muhabet kot, pa lidhje. Domethënë, të të shoqërojnë në komisariat, pse ke hyrë… Ishte portokalli fare, o vëlla, edhe i thashë, “ti mund të gjobisësh, o vëlla, po jo të shoqërosh, të mbash 6 orë brenda”. Unë… plus, që makina më duhet. Është e X, kam X, disamuajsh në shtëpi, që duhet t’i marrësh ilaçe, gjëra.
    Oficeri i policisë: Mirë shumë!
    Qytetari: Tani ta lë ndonjë kafe? Po ta marr sot…
    Oficeri i policisë: Po! Flas unë, të ashtu…
    (Jep 500 mijë lekë)
    Qytetari: Numëroji vetë! Vetëm të mbarojmë punë sot, të kam vëlla, se..!
    Oficeri i policisë: Tani direkt!
    Qytetari: Faleminderit! Të pres poshtë?
    Oficeri i policisë: Prit poshtë! Po!
    Qytetari: Hë?
    Oficeri i policisë: Po!
    Qytetari: Ok!
    Pas pagesës, merret edhe makina.
    Informacioni: Po!
    Qytetari: Atë Golfin, do e shohësh pak? Ka ardhur përgjigja?
    Informacioni:  Ça targe?
    Qytetari: AX XXX XX! Kam vetëm për ta marrë direkt.
    Informacioni:  Mos thuaj kam për ta marrë direkt.
    Qytetari: A është verifikuar?
    Informacioni: Nga trafiku po, nga qarkullimi akoma. Ka ardhur një djalë për një Golf. Është verifikuar nga këto nga trafiqet. Tani duam një shërbim-qarkullimi. Po presim qarkullimin që të vijë të bëjë verifikimin e vet sepse të thashë që nga trafiqet është bërë verifikimi.
    Qytetari: Po pra!
    Informacioni: E kanë lënë shënimin. Duhet të vijë dhe qarkullimi, të lërë shënimin e vet këtu dhe pastaj të dalë mjeti!
    Policja: Ku do të shkosh djali?
    Qytetari: Të marr makinën, pra!
    Policja: Ok!
    Polici: Nëse, shikoje ti tani! Atë e di vetë ti. Ore, shikoje mo burrë, tani letrat! Na!
    Informacioni: Hajde brenda! Dhe mo më dil më në dritare këtu ere, po mos të vish për makinën! Mos dil në rrugë fare më! Mos nxirr makinat hiç, as motorin! Dil në këmbë!
    Policja: Hë!
    Informacioni: Dil në këmbë!
    Policja: Edhe në këmbë do ta shoqërojnë.
    /Emisioni STOP

  • Oficeri jashtë detyrës përplas për vdekje 25-vjeçarin në Milano, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit

    Oficeri jashtë detyrës përplas për vdekje 25-vjeçarin në Milano, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit

    Një oficer policie jashtë detyrës është arrestuar për vrasje rrugore pasi goditi për vdekje Matteo Baronen, 25 vjeç, në një kalim për këmbësorë në zonën e Via Porpora.

    Oficeri, 26 vjeç, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit dhe ndodhet në arrest shtëpiak. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin mes Via Porpora dhe Via Ingegnoli, në një kalim për këmbësorë jo të rregulluar me semaforë, ndërsa Matteo po kthehej në shtëpi pas një feste.
    Trupi i tij u gjet rreth 30 metra nga vendi i përplasjes, çka tregon se makina po lëvizte me shpejtësi të lartë, përtej kufirit të lejuar.
    Oficeri i përfshirë, nga stacioni i policisë Garibaldi Venezia, nuk ishte në detyrë dhe po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje me miq. Ai rezultoi me një nivel të alkoolit nën 0.8 g/l, mbi kufirin ligjor prej 0.5 g/l.

    Gjithashtu, nuk i dha përparësi këmbësorit në kalim, një shkelje e rëndë e Kodit Rrugor italian në raste vrasjesh rrugore.
    Matteo Barone ishte me origjinë nga Poggibonsi, në provincën e Sienës, por jetonte në Milano. Ai kishte lënë punën një vit më parë për të ndjekur pasionin e tij dhe për të hyrë në botën e muzikës trap, sipas miqve të tij. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet dhe rrjete sociale.
     

    Top Channel

  • Oficeri futet mes zjarrit dhe shpëton të moshuarën në Gramsh

    Oficeri futet mes zjarrit dhe shpëton të moshuarën në Gramsh

    Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri po djeg pyje, shtëpi dhe bagëti. Në këtë skenë apokaliptike në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë dhe efektivë policie.
    Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë.
    Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen.
     

    Efektivi duke shpetuar te moshuaren Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë zjarret në fshatin Skëndërbegas aty ku dhe situata paraqitej alarmante përgjatë orëve të fundit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të zonës kanë shkuar dhe zjarrfikës nga Korça si dhe Pusteci.
    Sakaq, banorët në disa fshatra të Gramshit janë duke u kthyer nëpër banesat e tyre. Sakaq situata alarmante thuhet se është në pyjet e Sojnikut dhe Snomsit. Gjithashtu, flakët kanë dalë jashtë kontrollit edhe në malin e Komjanit ku si pasojë e erës dhe bimësisë të thatë zjarri po përhapet me shpejtësi.
    Përgjatë ditëve të fundit Gramshi ishte dhe zona e cila u “mbërthye” nga zjarret ku dhe u dogjën 7 fshatra. Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80-vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri.
    gijotina.com/

  • Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh/ Merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

    Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh/ Merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

    Kur përveç detyrës, “të dhemb” fort vendlindja.

    Alfred Zhupani është një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.
    Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, në fshatin Bletëz.
    Në këto ditë të vështira për Gramshin ai, së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.
    Në këtë foto, të bërë virale tashmë oficeri Zhupani shihet teksa mban në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.
    Teksa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët janë të sigurt.
    Plaga e shkaktuar nga ky zjarr i tmerrshëm do të shërohet një ditë, por jetët njerëzore nuk kthehen.

    Top Channel

  • FOTO-LAJM/ Oficeri hero nuk heziton, futet në mes të flakëve merr në krahë të moshuarën dhe e largon nga zjarri

    FOTO-LAJM/ Oficeri hero nuk heziton, futet në mes të flakëve merr në krahë të moshuarën dhe e largon nga zjarri

    Gjatë ditëve të fundit Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri përpin pyje dhe shtëpi. Në këtë skenë frike, ankthi, tymi të zi e flakësh “përbindëshe” në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë e oficerë policie.
    Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë. Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen.
    Sekondat ishin vendimtare, ndërkohë që oficeri i Krimeve vraponte si “vetëtimë” për të larguar të moshuarën nga banesa që po shkrumbohej. Sipas banorëve, Alfredi nuk ndaloi asnjë çast derisa arriti që ta vendoste në një zonë të sigurt.

  • Oficeri francez Pierre-Henri Binel që i dorzoi të dhënat e NATO-s oficerit të intelegjencës ushtarake serbe Jovan Milanovic për sulmin ndaj Serbisë

    Oficeri francez Pierre-Henri Binel që i dorzoi të dhënat e NATO-s oficerit të intelegjencës ushtarake serbe Jovan Milanovic për sulmin ndaj Serbisë

    Oficeri francez Pierre-Henri Binel i dorzoi të dhënat e NATO-s oficerit të intelegjencës ushtarake serbe Jovan Milanovic për sulmin ndaj Serbisë. Pierre-Henri Binel punoi në NATO si shefi i shtabit të përfaqsuesit francez. U arrestua më 19 Tetor 1998 për spiunazh në favor të Serbisë dhe u denua me vetëm 3 vite burgim. Pas daljes nga burgu ai shkruan 2 libra me tituj, “Krimet e Luftës së NATO-s” dhe “Kosova: Një luftë “e drejtë” për një shtet mafioz”.

    Ndërsa oficeri serb Jovan Milanovic në një studio telivizive në Serbi, trego se cilat shtete kundershtuan sulmin e NATOs ndaj Serbisë, dhe si arritën deri në një koncenzus të përbashkët:

    Sidoqoftè, ata mezi arritën marrëveshje në këshillin e NATO-S.Mezi arritën koncenzusin, fluturuan me aeroplan dy netë dhe dy ditë William Coheni me Madeleine Albright..për tè bindë dhe duke i detyruar aleatët për të nënshkruar agresionin ndaj Serbisë.

    Gazetari: Kush ishin ata që më së shumti rezistuan (kundërshtuan)sulmin ndaj Serbisë?

    Deri nè momentin e fundit në mènyrè interesante kundërshtonte Franca!Pastaj kundërshtoi Italia, Spanja, Portugalia.Greqia tha: Ne nuk do ta lejojmë hapësirèn tonè ajrore t’ishfrytezojnë aeroplanët TURK ( për sulme ajrore ndaj Serbisë.Dhe nuk do të marrim pjesë në operacionet tokësore, edhe pse nuk morën pjesë as në operacionet ajrore.Greqia ishe e detyruar vetëm ta nënshkruante pajtimin për agresionin.Përndryshe do te ndëshkohej në ndonjë etapë të kohës.Dhe Gjermania derisa e ndryshoi kushtetutën për të qenë pjesë në fushata ushtarake jashtë vendit, sepse e kishte të ndaluar qè nga lufta e dytè botèrore. /Trungu & InforCulture.info

  • “Sky ECC” në Greqi! Goditen 2 grupe kriminale, polici grek bashkëpunonte me shqiptarin

    “Sky ECC” në Greqi! Goditen 2 grupe kriminale, polici grek bashkëpunonte me shqiptarin

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI-Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion anti-drogë, i treti me radhë pas atyre të muajve të kaluar që zbuluan rrjete kriminale falë komunikimeve të përgjuara në platformën e enkriptuar “Sky ECC”. 4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke, raportojnë mediat greke. Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjetra kriminale që kanë vepruar në vitet 2020-2021. 
    Oficeri grek bashkëpunonte me shqiptarin Mario Diamanti
    Oficeri 56-vjeçar grek, rezulton të ketë dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe deri atëherë shërbeu në Shërbimet e Sigurisë së Athinës Perëndimore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë Athinë.
    Oficeri në pension doli në pah nga pjesëmarrja e tij aktive në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës të udhëhequr nga shqiptari Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina, i cili u vra në nëntor 2021 jashtë një karburanti që ai zotëronte, në Nikaia të Athinës.
    Oficeri i policisë kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për Mario Diamantin. Në të njëjtën kohë, ishte zbuluar pjesëmarrja aktive e oficerit të policisë në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte edhe një emigrant nga Gjeorgjia, të cilit ai njëkohësisht i “siguroi” përmbushjen e paligjshme dhe të dukshme të kushteve të tij kufizuese, ndërsa i dha informacion dhe udhëzime shqiptarit dhe emigrantit nga Gjeorgjia për të shmangur arrestimin e tyre.

  • Ish-kreu i Sigurisë Kombëtare publikon foton: Ky është oficeri i kundërzbulimit që ka rekrutuar Berishën

    Ish-kreu i Sigurisë Kombëtare publikon foton: Ky është oficeri i kundërzbulimit që ka rekrutuar Berishën

    Spartak Braho ka publikuar një shkrim një ditë më parë, në gazetën TemA, ku flet për rekrutimin e Sali Berishës.
    Ai ka treguar edhe se kush është oficeri, që e rekrutoi Berishën, teksa ka publikuar dhe një foto të tij.
    Braho ndër të tjera shkruan:
    “Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar ne vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.
    Ka deshmi dhe raporte per kete fakt me shkrim te ish operativit te Ministrise se Brendshme Ali Anadolli. Ne keto raporte dhe deshmi thuhet se operativi e ka terhequr Berishen si bashkepunetore ne sektorin e mjekesise. Por jo vetem Berisha ka kryer detyren e bashkepunetorit por edhe te tjere, drejtues te sotem edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit te arteve, nje opozitar i thekur me sistemin ne vitet 90 eshte ndjekur nga sigurimi i shtetit, por per rrethana speciale “eshte kursyer”.
    Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berisha kërkoj të antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzve te tij të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degës së Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohe në organet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshin si bashkëpuntor.
    Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, Rexhep Rama ka qënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB.
    Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka qënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë operacioneve shfarosëse ndaj shqiptare.Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi te sistemit, roli i Berishes ka qene shume aktiv dhe destruktiv me pasoja te renda per fatin e vendit.
    Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptare riformesimi I Ballkanit” studiusit anglez James Petifer dhe Miranda Vickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeve e specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”.
    Por akti më antikombetare i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne pushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistences dhe organizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovs nga regjimi serb.
    Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe 156, 157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992 kur një grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe përgatitjeje dhe arrestoj një pjesë të personelit më të rëndësishëm kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestoj dhe burgosi Adem Jasharin së bashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.
    Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të vendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per të mos e firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, nje akt ky qe ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit.
    Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet me dokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreun e ketij organi represive Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkive. Por jo gjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet e kundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne fakte personale serioze dhe kujtime autentike.
    Me kete rast do te nenvizoje se nje pjese e këtyre personave kane dijeni te sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiun i UDB-së etj.
    Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish oficeri i kunder zbulimit shqiptar Ali Anadolli.
    Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet ? Eshte viti 1967. Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotike në frontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e zbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi që ta ndihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes se atdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si bashkepunetore tani une dicka mar me mend per arsyen, por saktesisht ato i di vetem ti”.

  • “Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët

    “Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët

    Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion të gjerë antikanabis, i treti me radhë pas atyre të muajve të kaluar që zbuluan rrjete kriminale falë komunikimeve të përgjuara në platformën e enkriptuar “Sky ECC”. Këtë herë, autoritetet kanë zbuluar dy grupe të reja kriminale, që vepronin në vitet 2020-2021, me pjesëmarrje aktive të shqiptarëve dhe bashkëpunimin e një ish-oficeri të lartë të policisë greke.
    Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas identifikimit të tyre përmes korrelimit të mesazheve, audios dhe fotove nga “Sky ECC” dhe provave të tjera hetimore. Aty janë zbuluar plane për trafik ndërkombëtar të marijuanës dhe kokainës, si edhe shitblerje të paligjshme armësh.
    Në qendër të operacionit ka rezultuar një oficer i policisë greke, tashmë në pension, i cili ka bashkëpunuar me shqiptarin Marius (Mario) Diamanti, një emër i njohur i krimit të organizuar në Greqi, i vrarë në nëntor 2021 në Nikaia.
    Oficeri, 56 vjeç, me gradën Nënkolonel A, kishte shërbyer deri në dhjetor 2024 në njësitë e sigurisë në Athinë dhe ndërmjetësonte për shitblerje armësh, përfshirë edhe kallashnikovë, për llogari të Diamantit. Ai gjithashtu ndihmonte emigrantë me precedent penalë që të shmangnin arrestimin, duke shfrytëzuar rolin e tij zyrtar dhe aksesin në informacione të brendshme.
    Gjatë bastisjeve, policia gjeti:
    41.365 euro
    6 telefona celularë
    1 automjet i përdorur për trafikun e drogës
    1 kartë zyrtare policie e deklaruar më parë e humbur
    Marius Diamanti alias Mario Diamanti, nga Delvina, është një emër kyç i krimit shqiptar në Greqi. Ai u ekzekutua më 16 nëntor 2021, ndërsa ndodhej pranë karburantit të tij në Athinë. Diamanti ishte i njohur për:
    Arrestime për kokainë dhe trafik droge
    Akuza për një vrasje në vitin 2010, për të cilën më pas u shpall i pafajshëm
    Lidhje me falsifikatorë identitetesh për kriminelë shqiptarë
    Përfitimin e një identiteti të rremë: Stergios Maznevidis
    Akuza pas vdekjes për vrasjen e belgut Kristof Waegeman në 2020, një trafikant ndërkombëtar kokaine, i dënuar më parë në Belgjikë me 12 vite burg
    Ky operacion konfirmon një rrjet të mirëorganizuar kriminal shqiptar në Greqi, të infiltruar edhe në radhët e policisë, dhe tregon rolin vendimtar të teknologjisë së përgjuar si “Sky ECC” në goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

  • E rëndë në Spanjë: Oficeri i policisë mbyt hajdutin që i mori celularin (VIDEO)

    E rëndë në Spanjë: Oficeri i policisë mbyt hajdutin që i mori celularin (VIDEO)

    Foto ilustruese

    SPANJË- “Do ta mbytësh,”-kaq dëgjohet teksa një oficer i Policisë Bashkiake i ka vënë duart në dytë një personi. Incidenti ndodhi në Torrejon de Ardoz, pranë kryeqytetit spanjoll, kur një oficer i policisë bashkiake të Madridit ndoqi një burrë që dyshohet se i kishte vjedhur telefonin celular.
    Në videot e publikuara në mediat spanjolle, oficeri, i cili nuk ishte në krye të detyrës, shihet duke e mbajtur hajdutin e dyshuar përtokë nga qafa. Viktima nuk lëviz, ndërsa kalimtarët i kërkojnë që ta lërë të lirë. Por ai nuk dëgjon askënd.
    “Do ta mbytësh burrin, pash Zotin, hiqe dorën,”-dëgjohet që thotë një qytetar. Me të mbërritur, policia spanjolle zbuloi se burri nuk po merrte më frymë dhe thirri shërbimet e urgjencës. Por ai kishte ndërruar jetë.
    MOMENTI ME VIDEO:

    Kështu, efektivi i Policisë po ndiqet penalisht për vrasjen dhe po përballet me akuzën, “vrasje nga pakujdesia”. Raporti i parë mjeko-ligjor pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Por ngjarja ka provouar zemërim nga opozita, që e akuzon efektivin si racist, pasi i ndjeri ishte një afrikano-verior./ZËRI