Tag: oficerëve

  • Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

    Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

    Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit para universitar nisin vitin e ri shkollor. Me përfundimin e regjistrimeve si me shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin para universitar viti i ri shkollor nis me risi.

    Udhëzimet e bëra publike më herët nga Ministria e Arsimit dhe Sportit rikujtojnë se përdorimi i telefonave në mësim apo në ambientet e shkollës do të jetë i ndaluar me forcimin e masave për shkelësit.

    Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet edhe gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore.

    Ky vit do të nis me dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, nga 240 që ishte një vit më parë në 400. Kodi i ri i Etikës për Mësuesit përcakton parime të qarta profesionalizmi, integriteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet e respektit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

    Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, do të jetë “Konkursi Kombëtar i Teatrove”, për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivali Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

    Kurrikula e re për klasën e katërt, e cila përfshin për herë të parë bazat e njohurive mbi inteligjencën artificiale, përbën një tjetër risi që bashkëshoqëron këtë vit të ri shkollor. Struktura e publikuar më herët nga ministria e arsimit për sa i takon arsimit bazë, përcakton nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, dhe përfundimin e tij më dhe do të përfundojë në 12 qershor 2026. Maturantët e mbyllin vitin 29 maj 2026.

  • “Për më shumë siguri”/ Manastirliu: Rrisim numrin e oficerëve dhe psikologëve në shkolla

    “Për më shumë siguri”/ Manastirliu: Rrisim numrin e oficerëve dhe psikologëve në shkolla

    Tiranë, 6 Shtator – Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët këtë vit do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla. Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Duke folur për rëndësinë e forcimit të strukturave që merren me sigurinë në shkolla, Ministrja Manastirliu tha:

    “Për ne është e rëndësishme që figura e oficerit të sigurisë në shkollë, e psikologut dhe e punonjësit social të fuqizohet edhe më shumë. Ne jemi duke punuar që, në kuadër të Planit të Veprimit për Sigurinë në shkolla dhe për përforcimin e mekanizmave parandalues ndaj çdo forme të dhunës dhe bullizmit në shkollë, të kemi mundësi të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë dhe të forcojmë mekanizmat ndihmës për këto njësi të rëndësishme që garantojnë mbrojtje dhe siguri për fëmijët tanë brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës.”

    Ministrja Manastiriu u ndal te përmirësimet e bëra në modulet dhe protokollet si dhe në mjetet digjitale të punës, duke theksuar rolin e SMIP në menaxhimin e rasteve dhe informacionit në kohë reale.

    “Tashmë ne kemi disa dokumenta të përmirësuara e të përditësuara, të cilat garantojnë që oficeri i sigurisë në shkollë, punonjësi social dhe psikologu të kenë më shumë instrumenta ndihmës edhe për rastet që duhet t’i raportojnë në kohë reale. Kemi vënë në dispozicion edhe platformën elektronike SMIP për informacionin e shpejtë, për ta aksesuar në kohë reale, informacion i cili jo vetëm mbetet i gjurmueshëm në sistem, i aksesueshëm nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit kujdestar, por edhe në arkivën elektronike të shkollës. Plani individual i edukimit për nxënësit duhet të bazohet mbi eksperiencat dhe sjelljet e nxënësit brenda shkollës.”

    Ministrja Manastirliu vuri në dukje edhe përforcimin e pranishmërisë së oficerëve të sigurisë në institucionet arsimore dhe shtrirjen e shërbimit psiko-sociale në sistemin arsimor parauniversitar.

    “Ju jeni kolonat që mbani sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Tashmë i kemi të gjitha instrumentat nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, tek mekanizmat koordinues kundër dhunës e bullizmit, deri te sistemet e informacionit digjital që janë në funksion të punës suaj dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por ajo që është e rëndësishme, është që ne do të kemi më shumë oficerë sigurie në shkolla. Këtë vit të ri shkollor, do të kemi më shumë se 390 oficerë sigurie. Po punojmë fort, dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, së bashku me Akademinë e Sigurisë, po trajnojnë të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e oficerëve të sigurisë në shkolla. Menjëherë është hapur rekrutimi për fazën e parë, ku më shumë se 60 oficerë sigurie do të jenë në shkolla në datën 8 shtator, dhe pjesa tjetër brenda javës së parë të tetorit. Pra do të kemi rreth 400 oficerë sigurie në shkolla dhe do të vijojmë të rrisim numrin e oficerë e të sigurisë duke vijuar nga viti i ardhshëm 2026. Kemi sot dhe një përmirësim të raportit të punonjësve socialë dhe psikologëve për nxënësit”

    Duke folur për ndryshimet në modulet dhe protokollet e punës, Manastirliu nënvizoi nevojën për bashkëpunim të zgjeruar me komunitetin dhe institucionet mbështetëse:

    “E dyta, që është e rëndësishme lidhet me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të punonjësve socialë, oficerëve të sigurisë dhe psikologëve, të cilat janë të parashikuara në modulet dhe protokollet e punës që tashmë janë miratuar. Punonjësit socialë dhe psikologët do të zgjerojnë portofolin e ndërveprimit me komunitetin, me njësitë e shërbimit social në territor, me njësitë e emergjencës, duke fuqizuar lidhjet me mekanizmat koordinues, parandalues dhe njësitë e mbrojtjes së fëmijëve. Nëse zbatojmë të gjitha këto protokolle, standarde të përmirësuara dhe udhëzime të hartuara për t’ju ndihmuar në punën tuaj, jam e bindur që do të kemi një shkollë edhe më të sigurt dhe një arsim edhe më cilësor. Gjatë këtij viti do të zhvillojmë një seri trajnimesh, deri te trajnimet e targetuara për çështje të caktuara.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

     

     

  • Lidhet kontrata për Parkun Tematik Retro në Bulqizë, 2.2 mln euro për hotel dhe hapësira plotësuese

    Lidhet kontrata për Parkun Tematik Retro në Bulqizë, 2.2 mln euro për hotel dhe hapësira plotësuese

    Bulqiza do të ketë një projekt të ri që synon transformimin e disa seteve të braktisura në një park tematik retro që do të përfshijë brenda tij disa elementë.Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit publikoi këtë javë se tashmë ka lidhur kontratën me vlerë rreth 2.2 milionë euro me operatorin S.M.O.UNION çka i hap rrugë zbatimit.Konkretisht zona që parashikohet t’i nënshtrohet transformimit përfshin ish-strukturat e godinat dikur në shërbim të akomodimit të oficerëve dhe ato në shërbim të ish parkut të logjistikës. Zona e ndërhyrjes ka një sipërfaqe rreth 10 ha.Së pari ndërhyrja do të sjellë atë që cilësohet si Retro Market me një hapësirë 3600m². Kjo do të përfshijë: njësi stenda për produkte bujqësore, shtazore; Panair ushqimi, zona me tavolina;  Linjë frigoriferike për magazinim dhe shitje;  Linjë gatim dhe shitje ;Expo 18 shkurti.Në raportin teknik të projektit thuhet se objekti i dytë kryesor brenda truallit të ndërtimit që përbën zonën e ndërhyrjes është një objekt në tipologjinë e kapanonit i cili ka shërbyer si ofiçinë e automjeteve dhe autobuzave për rajonin verior.“Struktura paraqet dëme të konsiderueshme në strukturë për shkak të aktivitetit sizmik apo të rrëshqitjes se truallit ne zonë. Ky aktivitet ka rezultuar në dëme fatale për godinën industriale, për këtë arsye nevojitet shembja e saj dhe rizhvillimi i një objekti të ri, i cili mund të ruajë gjurmën ekzistuese të ndërtimit” thuhet në raport.Një tjetër godinë që do të transformohet është ish-shtëpia e oficerëve e cila do të kthehet në një hotel.“Retro-Hotel” Ish-shtëpia Oficerëve dhe 8 banesat 2 katëshe, (4 prej tyre të okupuara), synon të sjellë si produkt një eksperience unike, nëpërmjet realizimit të një poli retro hotelier, me disa godina që ofrojnë akomodim e rekreacion të formave të ndryshme me trajtim të interierit në stil komunist. dhe 2-3 kate ish shtëpia e oficerëve.Në zonë ndodhen edhe disa godina të tjera si struktura të cilat kanë shërbyer në funksion të ushtrisë të cilat sot pjesërisht janë të okupuara informalisht dhe pjesërisht në gjendje të amortizuar, lartësia e të cilave është 2 kat. Sipërfaqja totale e këtyre 8 objekteve është; Sipërfaqe gjurme 1700 m2, Sipërfaqe totale ndërtimore 3400 m2”, thuhet në dokument.Ndërtimi i ri do të përfshijë një : dhomë muzeale me çdo mobilim dhe dekor dhe mjete e teknologji të periudhës historike, dhoma standarde hoteliere me 2 krevat dhe/apo krevat matrimonial retro, dhoma standarde hoteliere me 3 krevat retro, dhoma standarde hostel me nga 6+ krevate (1 apo 2 kat/marinar) retro, njësi minimale mëngjesi dhe kateteri, tualete të veçuara dhe tualete të përbashkëta, njësi për administratën, recepsionin./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

    Berisha del nga ambjentet e SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri ka zbuluar shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore.
    Sali Berisha: Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori.

  • SHBA, Sekretari Hegseth urdhëron uljen me 20% të oficerëve të lartë në Pentagon

    SHBA, Sekretari Hegseth urdhëron uljen me 20% të oficerëve të lartë në Pentagon

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi të hënën një ulje prej të paktën 20% të numrit të gjeneralëve, kapitenëve dhe admiralëve me katër yje në detyrë aktive, zbulon qarkorja e tij.

    Administrata Trump nis reforma të thella në Pentagon, shkarkime, zvogëlime dhe riorganizime në strukturat ushtarake
    Që nga marrja e detyrës në fund të janarit, administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përputhur forcat e armatosura me prioritetet e saj politike. Këto përfshijnë shkarkimin ose zëvendësimin e disa oficerëve të lartë dhe synimin për të shkarkuar mijëra punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes.
    Sipas një memorandumi të Ministrit të Mbrojtjes, drejtuar lidershipit të Pentagonit, është urdhëruar gjithashtu një ulje me 20% e numrit të oficerëve të lartë në Gardën Kombëtare. Afatet dhe detajet e plota të zbatimit të këtyre ndryshimeve nuk janë specifikuar në dokumentin zyrtar.

    Introducing the “Less Generals More GIs Policy.” pic.twitter.com/bQLRL2MqSC
    — Secretary of Defense Pete Hegseth (@SecDef) May 5, 2025

    Megjithatë, Pete Hegseth, sekretari i ri i Mbrojtjes, deklaroi në një video të publikuar në platformën X (ish-Twitter) se shkurtimet do të ndodhin në dy faza, duke filluar me gjeneralët me katër yje dhe zyrtarët e lartë të Gardës Kombëtare.
    Hegseth theksoi se vendimi nuk synon të “ndëshkojë” oficerët e lartë, por ka për qëllim “maksimizimin e përgatitjes strategjike dhe rritjen e efektivitetit operacional”.
    Gjatë seancës dëgjimore në Senat në janar, Hegseth kishte deklaruar se synon të luftojë burokracinë brenda Pentagonit. “Detyra ime është të punoj me rekrutët dhe personelin ekzistues për të identifikuar se ku mund të reduktojmë ‘dhjamin’ për t’u bërë më të fuqishëm,” kishte thënë ai.
    Sipas të dhënave nga marsi 2025, në Forcat e Armatosura të SHBA-së shërbenin 38 oficerë me katër yje, niveli më i lartë i karrierës ushtarake, dhe gjithsej 817 gjeneralë, komandantë dhe admiralë në detyrë aktive.
    “Falë këtyre masave, do të ruajmë pozicionin tonë si forca luftarake më e fuqishme në botë, do të sigurojmë paqen përmes forcës dhe do të garantojmë më shumë efikasitet, inovacion dhe aftësi për t’u përballur me çdo sfidë,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
    Në shkurt, Presidenti Trump shkarkoi Shefin e Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneral-lejtnant Charles Brown, i cili ishte afro-amerikani i parë në atë post, pa dhënë shpjegime për vendimin. Ai u zëvendësua nga një kapiten i bardhë. Po ashtu, u liruan nga detyra edhe Admiralja Lisa Franchetti, shefe e Marinës, dhe Admiralja Linda Fagan, komanduese e Rojës Bregdetare – e para grua që kishte udhëhequr një nga gjashtë degët e ushtrisë amerikane.
    Përveç oficerëve të lartë, administrata synon të reduktojë edhe personelin civil të Departamentit të Mbrojtjes me të paktën 5%.
    Sekretari Hegseth e justifikoi këtë riorganizim duke theksuar se Presidenti Trump po emëron persona që i beson dhe që janë në përputhje me vizionin e tij për mbrojtjen kombëtare. Megjithatë, ligjvënësit demokratë kanë ngritur shqetësime serioze, duke e cilësuar këtë proces si një politizim të rrezikshëm të forcave të armatosura amerikane.

    Top Channel

  • Rama në ish-shtëpinë e Oficerëve Burrel, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale

    Rama në ish-shtëpinë e Oficerëve Burrel, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale

    Aktualitet E Enjte, 17 Prill 2025 16:29

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në Burrel. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryeministri Rama inspektoi punimet në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale. Godina është vënë e gjitha në shërbim të familjeve të cilat ishin bërë pjesë më herët e programeve të ndihmës ekonomike dhe strehimit në bashki, duke përfituar tashmë një mundësi reale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të pasur më në fund shtëpitë e tyre.