Tag: ofertën

  • 750 mln lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, tenderin e fiton oferta më e lartë e Klodian Allajbeut, me 120 mln lekë më shumë

    750 mln lekë për pajisjet e kardiokirurgjisë, tenderin e fiton oferta më e lartë e Klodian Allajbeut, me 120 mln lekë më shumë

    Klodian Allajbeu

    TIRANË- Një tjetër skemë e dyshuar, me në fokus tenderat, është regjistruar këtë herë në shëndetësi. Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake. Tenderi i shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, rezulton se është fituar nga Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut.
    Cila ishte gara për tenderit? Kompania e Allajbeut ‘Evita Sh.p.k’ ka ofruar ofertën rreth 660 milionë lekë dhe u shpall fituese përballë operatorit tjetër pjesëmarrës në garë ‘Montal Sh.p.k’, e cila paraqiti ofertën më të ulët rreth 540 milionë lekë. Kjo ofertë dukshëm më e ulët se ‘Evita Sh.p.k’. E megjithatë, edhe pse 120 milionë lekë më shumë, kompania e Klodian Allajbeut u shpall fituese e tenderit. 
    Por, si u shpall fituese kompania që ofroi ofertën më të lartë, kur pretendohet se në tendera shpallet fitues oferta më e ulët? Sipas dokumenteve të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, bëhet me dije se ‘Montal Sh.p.k’, rivali i Allajbeut, u skualifikua pasi nuk plotëson specifikimet teknike. Megjithatë, kompania e skualifikuar, mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi,që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë, deri më datë 23 dhjetor. /ZËRI

  • Evita e Allajbeut fiton tenderin, megjithë ofertën 120 mln lekë më të lartë

    Evita e Allajbeut fiton tenderin, megjithë ofertën 120 mln lekë më të lartë

    Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.
    Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke skualifikuar operatorin tjetër pjesëmarrës në garë, Montal Sh.p.k, e cila paraqiti ofertën më të ulët.
    Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.
    Vlera që ofroi kompania e Klodian Allajbeut në këtë tender është afro 120 milion lekë më shumë se sa ofroi kompania tjetër në garë, ku normalisht në tendera fiton ai që paraqet ofertën më të ulët. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.
    Në dokumentet e publikuara nga Operator i Blerjeve të Përqendruara thuhet se rivali i Klodian Allajbeut në këtë garë skualifikohet pasi nuk plotëson specifikimet teknike, duke shpallur fitues Evita Sh.p.k të Klodian Allajbeut. Deri më 23 dhjetor është një periudhë ku kompania e skualifikuar mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi, që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë./TCH

  • Juventus në mëdyshje, merr ofertën 50 mln euro nga Londra për yllin e mbrojtjes

    Juventus në mëdyshje, merr ofertën 50 mln euro nga Londra për yllin e mbrojtjes

    24 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar, Gleison Bremer, ka përfunduar në radarin e Tottenham. “Football Italia” raporton se klubi londinez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin e bardhezinjve.
    Thomas Frank e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për merkaton e janarit, për të ndihmuar londinezët në arritjen e objektivit kryesor, që është një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm.
    Braziliani është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2029, por bardhezinjtë janë në mëdyshje për të pranuar ose jo ofertën e Tottenham, pasi shifra e ofruar nga londinezët nuk mund të mos merret parasysh.
    Nga ana tjetër, Bremer është një lojtar shumë i rëndësishëm e bardhezinjtë dhe largimi i tij do të linte një boshllëk shumë të madh.

  • Te Real nuk luan, Lyon bën ofertën e parë zyrtare për të huazuar talentin brazilian

    Te Real nuk luan, Lyon bën ofertën e parë zyrtare për të huazuar talentin brazilian

    12 Nëntor 2025

    11:35

    Telesport

    Klubi francez i Lyon po përpiqet të tejkalojë konkurrencën për të bindur sulmuesin e ri Brazilian Endrick të firmosë për ta në merkaton e janarit. Media franceze konfirmojnë se Lyon ka paraqitur ofertën e parë zyrtare te Real Madrid për një huazim gjashtëmujor për Enrick.
    Sulmuesi brazilian, së bashku me Xabi Alonso, po përpiqen të gjejnë një ekip tjetër, pjesërisht për shkak të konkurrencës së ashpër. Ai është paraqitur vetëm në një ndeshje në La Liga këtë sezon me “los blancos”, ndërkohë që admiruesit e Endrick nuk mungojnë.
    Me Kupën e Botës që vjen verën e ardhshme, lojtari 19-vjeçar ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur. Lyon ia ka prezantuar projektin lojtarit dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga Endrick dhe klani i tij. Tani ata do të duhet të presin përgjigjen e Real Madrid.
    Nga ana tjetër, klubi madrilen po bën një përpjekje për të bindur trajnerin e kombëtares braziliane Carlo Ancelotti, që ta përfshijë lojtarin në skuadrën që do të niset për në Amerikë në botëror.

  • Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Mancini më në fund thotë “Po”, pranon ofertën e Al Sadd në Katar…

    Roberto Mancini është gati të kthehet në Gjirin Persik. Ish-trajneri i Italisë dhe Arabisë Saudite thuhet se ka vendosur të pranojë ofertën e Al Sadd, klubit më të suksesshëm të Katarit, kampionëve në fuqi me 18 tituj kampioni dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve Aziatikë.
    Megjithatë, trofeu i tyre i fundit daton që nga viti 2011 dhe klubi dëshiron të kthehet te fitoret me një trajner ndërkombëtar me shumë përvojë. Mancini mund të jetë në Doha që në mesjavë.
    Al Sadd merr pjesë në Ligën e Kampionëve, por, pas katër javësh kampionat, është jashtë tetë ekipeve më të mira të Grupit Perëndimor dhe për këtë arsye nuk mund të kualifikohet për në fazën finale.
    Kontrata e ofruar Mancinit është e vlefshme deri në maj 2026. Mancini kishte kërkuar kohë për të shqyrtuar marrëveshjen, me shumë mundësi duke pritur një ofertë nga Italia, gjë që në fund nuk e bindi.
    Oferta nga Al Sadd i Emir Al Thanit mbeti në axhendë dhe në fund, ish-trajneri i Italisë thuhet se vendosi të thoshte “Po”. Nëse kjo ndodh, debutimi në Ligën e Kampionëve Aziatike do të jetë më 24 nëntor kundër Al-Wahda (Emiratet e Bashkuara Arabe).

  • Tenderi/ OBP favorizon Vilma Nushin, 300 mln dëm buxhetit

    Tenderi/ OBP favorizon Vilma Nushin, 300 mln dëm buxhetit

    Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) është sërish në qendër të një skandali për dyshime të thella për manipulim të garave publike. Dokumentet zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) sugjerojnë se drejtuesja e OBP-së, Arlinda Poga, ka ndryshuar në mënyrë të dyshimtë rezultatin e një tenderi, duke i dhënë një kontratë kompanisë “Marketing Distribution” shpk, në pronësi të Vilma Nushit, me një kosto 300 milionë lekë (të vjetra) më të lartë se oferta fillestare fituese.
    Tenderi, me objekt “Blerje tonera”, u zhvillua më 16 shtator 2025 me një fond limit prej 179,137,037 lekë (pa TVSH). Skenari i zbuluar nga dokumentet tregon këtë ecuri:

    Fituesi Fillestar Dhe Kursimi: Fillimisht, OBP kualifikoi kompaninë “BNT Electronics” shpk, e cila kishte paraqitur ofertën ekonomikisht më të favorshme, duke qenë rreth 300 milionë lekë më e ulët se konkurrentja kryesore.
    Ankesa si Alibi: Menjëherë pas këtij vendimi, “Marketing Distribution” shpk paraqiti një ankesë formale ndaj vendimit të OBP-së.
    Ndryshimi i Qëndrimit: OBP ndryshoi befas pozicion, duke pranuar ankesën e kompanisë së Vilma Nushit dhe duke e përjashtuar “BNT Electronics” nga gara me argumente procedurale.

    Si rezultat, tenderi u shpall fitues “Marketing Distribution” shpk, pavarësisht se kishte një ofertë shumë më të shtrenjtë. Subjekti me ofertën më të ulët humbi të drejtën e ankimit për shkak të afateve ligjore dhe vendimit të OBP-së.
    Vendimi nr. 1479/2025, datë 20.10.2025, i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), konfirmon se OBP pranoi ankesën e “Marketing Distribution” dhe mbylli çështjen administrative, duke legjitimuar kualifikimin e kompanisë me ofertën më të shtrenjtë.
    Në arsyetimin e vendimit, KPP thekson: “Pas verifikimit të dokumentacionit dhe ankimit të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Marketing Distribution’ shpk, është vendosur pranimi i plotë i ankesës dhe rishikimi i rezultatit nga autoriteti kontraktor.”
    Ekspertët e prokurimit sugjerojnë se kjo procedurë tregon se ankesa u përdor si një mjet ligjor për të anuluar kursimin e buxhetit dhe për të favorizuar kompaninë që ka qenë historikisht ndër klientët më të mëdhenj të Qeverisë.
    Kalimi i kontratës tek “Marketing Distribution” shpk me një çmim rreth 300 milionë lekë më të lartë ka dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit. Kjo shkon në kundërshtim me deklaratat e shpeshta të drejtueses së OBP-së, Arlinda Poga, e cila ka pretenduar se po lufton abuzimet dhe po kursen fonde publike.
    Ky rast hedh dyshime të forta mbi mënyrën se si funksionon korrupsioni institucional në prokurimet publike, duke treguar se:

    Tenderat nuk fitohen domosdoshmërisht me ofertën më të mirë, por me lidhjet e duhura me zyrtarët.
    Ankesat procedurale përdoren si mekanizëm për të përmbysur rezultatet dhe për të eliminuar konkurrencën.

    Ky model i dyshimtë i vendimmarrjes dëmton interesin financiar të shtetit dhe rrit koston e shërbimeve publike, ndërkohë që OBP dhe drejtuesja e saj vazhdojnë të mohojnë abuzimet.

  • Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

    Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

    Kremlini ka mirëpritur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për zgjatjen me një vit të marrëveshjes bërthamore New START, e cila pritet të përfundojë më 5 shkurt 2026.
    Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh optimist për pranimin e propozimit nga SHBA.
    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të pranojë kërkesën e liderit rus Vladimir Putin për të shtyrë me një vit marrëveshjen bërthamore.
    “Më duket një ide e mirë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ofertën e Putinit.
    Marrëveshja New START, e nënshkruar në vitin 2010, kufizon SHBA-në dhe Rusinë në 1,550 koka bërthamore dhe 800 raketa balistike e bombardues të rëndë, përfshirë një sistem të përbashkët verifikimi. Megjithatë, inspektimet janë pezulluar që prej dy vitesh, pasi Moska ndaloi pjesëmarrjen e saj pas nisjes së luftës në Ukrainë.

  • PSG pranon ofertën e City për Donnarumma, portieri italian transferohet në Premier League për 30 mln euro

    PSG pranon ofertën e City për Donnarumma, portieri italian transferohet në Premier League për 30 mln euro

    26 Gusht 2025

    11:00

    Telesport

    Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit te Manchester City. Pasi u hoq praktikisht nga PSG para finales së Superkupës europiane, kapiteni i ekipit kombëtar italian është gati të kalojë në Premier League.
    Sipas mediave britanike, klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të City, pavarësisht se çmimi fillestar i kërkuar ishte afër 50 milionë eurove. Në fakt, PSG dëshiron të heqë qafe Donnarumma deri në fund të merkatos së verës për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke pasur parasysh pagën e lartë të portierit.
    Ndërkohë, Gigio ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me klubin e Pep Guardiola dhe është gati të fillojë aventurën e tij të re. Megjithatë, City duhet së pari të shesë Ederson.
    Portieri brazilian është ndjekur prej kohësh nga Gallatasaraj, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare midis dy klubeve, të cilët vazhdojnë të punojnë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
    Është vetëm çështje kohe që Donnarumma të bashkohet me Manchester City.

  • Jo një por dy futbollistë, Gallatasaraj ka gati ofertën për “tepricat” e Manchester City

    Jo një por dy futbollistë, Gallatasaraj ka gati ofertën për “tepricat” e Manchester City

    21 Gusht 2025

    8:41

    Telesport

    Gallatasaraj është gati t’i japë një dorë Manchester City, duke marrë dy lojtarët që konsiderohen të tepërt për trajnerin Pep Guardiola. Sipas “Footmercato”, përveç portierit Ederson, turqit kërkojnë edhe mbrojtësin Manuel Akanji.
    Klubi turk është gati të paraqesë ofertën e tij të parë te Manchester City pas kontaktit fillestar me klubin anglez në lidhje me mbrojtësin zviceran. Oferta fillestare do të jetë rreth 17 milionë euro, plus 2-3 milionë euro në bonuse.
    Kjo shumë është pak më e ulët se çmimi i kërkuar nga City për mbrojtësin. Megjithatë, diferenca është shumë e vogël dhe marrëveshja duket se është pranë. Gallatasaray do të takohet gjithashtu me agjentin e lojtarit sot.
    Përveç Akanji, klubi turk është ende duke ndjekur Ederson. Portieri brazilian konsiderohet si një lojtar që po largohet nga Pep Guardiola, i cili është i etur të sjellë Gianluigi Donnarumma pas ndarjes së portierit italian me Paris Saint-Germain.

  • “Ai është i pashitshëm”! Inter refuzon ofertën 45 milionë euro nga Napoli për yllin 20-vjeçar

    “Ai është i pashitshëm”! Inter refuzon ofertën 45 milionë euro nga Napoli për yllin 20-vjeçar

    20 Gusht 2025

    18:36

    Telesport

    Me dëmtimin e Romelu Lukaku-t, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë një përforcim të rëndësishëm në sulm këto ditë të mbetura të merkatos.
    Sipas “TuttoMercatoweb” drejtuesit e Napoli-t kanë hedhur sytë te sulmuesi i ri i Inter-it, Francesco Pio Esposito, i cili në sezonin e kaluar shënoi 20 gola në Serie B, ku ishte i huazuar te Spezia.
    Oferta e Aurelio De Laurentiis ka qenë plot 45 milionë euro për sulmuesin 20-vjeçar. Megjithatë, përgjigjja e Inter-it ka qenë e menjëhershme, duke e refuzuar ofertën dhe duke i treguar Napoli-t se ai lojtar është i pashitshëm.
    Pio Esposito konsiderohet si e ardhmja e sulmit zikaltër dhe këtë sezon pritet te këtë minutat e tij në dispozicion për të treguar vlerat në ekipin e parë të Inter-it. Kështu që Napoli duhet të shqyrtojë alternativa të tjera për të gjetur zëvendësuesin e Lukaku-t.