Tag: ofertë

  • Arabia Saudite në “pole” për De Bruyne, skuadra e Neom Sports Club ofertë belgut

    Arabia Saudite në “pole” për De Bruyne, skuadra e Neom Sports Club ofertë belgut

    4 Prill 2025

    10:12

    Telesport

    E ardhmja e Kevin de Bruyne mund të jetë në Arabinë Saudite.
    Sipas asaj që raporton “FootMercato”, mesfushori i Manchester City ka përfunduar në shënjestrën e ekipit Neom Sports Club, që ka bërë edhe një ofertë. Një tjetër lojtar që kërkon ky klub është edhe Jorginho.
    Kontrata e De Bruyne me “citizens” skadon më 30 qershor, ndaj mesfushori belg ka nisur negociatat dhe ka dhënë disponueshmëri të gjerë për ardhjen e tij në Ligën Pro Saudite.
    Duket qartë se skuadra kampione e Anglisë nuk do t’ia rinovojë më kontratën 33-vjeçarit belg, për të cilin po interesohen edhe në Amerikë.

  • Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

    Amazon bën ofertë për blerjen e TikTok në SHBA

    Raportohet se gjiganti Amerikan e-commerce Amazon është në bisedime për të blerë TikTok përpara se urdhri për ndalimin e platformës të hyjë në fuqi.

    Sipas New York Times një distributor ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë aplikacionin dhe ka vënë në dijeni zëvendës presidentin Amerikan JD Vance si dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick për këtë lëvizje.
    Nuk është e qartë pse Amazon ka bërë një ofertë të minutës së fundit ndërsa TikTok përballet me një bllokim tjetër më 5 Prill nëse nuk bën një marrëveshje. Por presidenti Trump ka sinjalizuar se mund ta shtyjë këtë afat nëse lind nevoja.

    Amazon kështu i bashkohet disa kompanive dhe investitorëve të tjerë të cilët kanë dërguar propozime. Mes tyre është YouTuberi i famshëm MrBeast, bashkëthemeluesi i Reddit Alexis Ohanian dhe Perplexity AI.
    Edhe me afatin vetëm disa ditë larg, ne ende nuk e dimë saktësisht se kur do të merret një vendim për të ardhmen e TikTok. Trump ka thënë se dëshiron të shpallë një marrëveshje përpara afatit të së shtunës. /PCWorld Albanian

  • “Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

    “Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

    3 Prill 2025

    15:07

    Telesport

    Hansi Flick ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.
    Barcelona kishte arritur një marrëveshje me Como-n për transferimin e Eric Garcia në Serie A, por trajneri gjerman ka ndërhyrë dhe ka bërë që operacioni të dështojë.
    Klubi italian kishte ofruar 7 milionë euro dhe vizitat mjekësore ishin caktuar.
    Pas fitores në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madrid, Flick ka thënë: “Eric Garcia ka marrë një ofertë nga një klub tjetër, por i kam thënë se kisha nevojë për të”.
    Ky pohim tregon qartë rëndësinë që Garcia ka për trajnerin.
    Pavarësisht se oferta e Como-s ishte tunduese për të gjitha palët e përfshira, vendosmëria e trajnerit gjerman ka mbizotëruar, duke e mbajtur mbrojtësin në ekip.

  • ‘Rama ka vdekur politikisht’/ Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore

    ‘Rama ka vdekur politikisht’/ Vasili: Kjo qeveri ka arritur një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore

    Në një intervistë në Syri Tv me moderatorin Bled Marku, deputeti i PL, Petrit Vasili, shprehu kritika të ashpra ndaj premtimeve të Edi Ramës.

    “Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe ai ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet,” tha Vasili.

    Vasili theksoi se, sipas tij, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

    Ai shtoi se ka vdekur edhe mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, duke shënuar vetëm një sukses të katastrofik, një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

    Vasili: 

    Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe Edi Rama ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet.

    Ç’të thotë Edi Rama? Të thotë që premtoi shentetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 2 herë më shumë, 60% i paguajnë nga xhepi.

    Çfarë të thotë? Ato që tha 3 mandate, që do t’ë bjerë ujë të pijshem 24 orë?

    Kështu që besoj që e shterojmë këtu, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.

    Ka vdekur mundësia e Edi Rama-s për të paraqitur një ofertë, praktikisht shënon vetëm një sukses Edi Rama, kjo i duhet njohur, që ka arritur nivelin më katastrofik, vertetë një nivel skizofrenik korrupsioni, grabitje dhe plackitje shtetërore.

    Ky është i vetmi sukses i shënuar i Edi Rama-s, një korrupsion i padegjueshëm, për shkak të tij qeveria e tij është më e korruptuar në Evropë.

  • “Shëndetësia falas ishte mashtrim, shqiptarët paguajnë dyfish”, Vasili:Edi flet vetëm me propagandë, tallava dhe sharje

    “Shëndetësia falas ishte mashtrim, shqiptarët paguajnë dyfish”, Vasili:Edi flet vetëm me propagandë, tallava dhe sharje

    Në një intervistë në një emision televiziv, deputeti i PL, Petrit Vasili, shprehu kritika të ashpra ndaj premtimeve të Edi Ramës.
    “Se pari, Edi Rama është normal që nuk bën premtime, sepse mirekuptoni që nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që të besoje premtimet e Edi Rama-s, dhe ai ka zgjedhur këtë propagandën, tallavane, ofendimet, sharjet,” tha Vasili.Vasili theksoi se, sipas tij, Edi Rama ka vdekur politikisht si drejtues i një partie që mund të bëjë një program, të premtojë, të paraqisë një ofertë të caktuar.