Al Ain duket i fiksuar pas lojtarëve të Shqipërisë! Ekipi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka kërkuar me ngulm transferimin e Berat Gjimshitin. Vecanërisht në merkaton e shkuar, mbrojtësi i Shqipërisë ishte shumë pranë këtij kalimi.
Por pas një bisede me drejtuesit e klubit të Atalantës vendosi të qëndronte duke refuzuar një ofertë që ishte tre herë më e madhe sesa e ekipit italian. Ndërkohë Calcio Lecce ka raportuar se Al Ain tani interesohet për Ylber Ramadanin. Pavarësisht se nuk ka bërë një ofertë zyrtare, thuhet se Al Ain e ka Ramadanin në listën e dëshirave dhe në ditët në vijim një ofertë do të shkojë në klubin e Lecce. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: ofertë
-

Dështuan me Berat Gjimshitin dhe tani kërkojnë mesfushorin tonë, një tjetër lojtar i Shqipërisë mund të largohet nga Europa
-

Lookman nuk duron dot më, del me deklaratë të fortë zyrtare kundër Atalantës
Ademola Lookman ka bërë sot një reagim të fortë në rrjetet sociale për situatën e nderë mes tij dhe Atalantës. Anësori nigerian akuzoi Atalantën se bllokoi transferimin e tij tek Interi, pavarësisht asaj që ai e përshkroi si një ofertë të kënaqshme.
Sipas Lookman, Interi paraqiti një ofertë prej 45 milionë eurosh, përfshirë bonuset, por ajo u refuzua nga drejtuesit e Atalantës, pavarësisht premtimeve të mëparshme për ta lënë të largohej nëse vinte një ofertë e përshtatshme.
“Gjatë tre viteve të fundit te Atalanta, kam dhënë absolutisht gjithçka. Jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Gjithmonë e kam veshur fanellën me krenari dhe jam përpjekur ta përfaqësoj këtë klub dhe qytetin e Bergamos me zemër, pasion dhe përkushtim.
Erdha këtu me shpresën për ta ndihmuar këtë klub të veçantë të rritet dhe së bashku kemi krijuar kujtime që do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Fitorja e Europa League dhe qëndrimi krah për krah me shokët e mi të ekipit atë natë në Dublin, duke festuar me tifozët tanë, ishte një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më tani. Ende kam drithërima, kur mendoj për këtë.
Atalanta, dhe veçanërisht tifozët e saj, janë bërë pjesë e imja. Këtu jam ndjerë si në shtëpi që nga momenti që kam ardhur, dhe gjithmonë jam përpjekur ta shpërblej atë dashuri – edhe në momentet kur gjërat nuk kanë qenë të lehta prapa skenave.
E kam dashur çdo moment këtë fanellë, por ndiej se tani, pas tre vitesh të mrekullueshme në Bergamo, është koha e duhur për të ecur përpara dhe për të përjetuar një aventurë të re. Ka pasur klube të shumta që i janë afruar Atalantës në të kaluarën dhe unë qëndrova besnik. Megjithatë, unë dhe pronarët e klubit kemi rënë dakord se tani është koha e duhur dhe klubi ishte i qartë me mua se nëse do të vinte një ofertë e drejtë, ata do të më lejonin të transferohesha.
Pavarësisht se tani kam marrë një ofertë në përputhje me atë që besoj se ishte diskutuar, për fat të keq, klubi po e bllokon mundësinë për arsye që nuk i kuptoj.
Si rezultat, dhe pas shumë muajsh premtimesh të thyera dhe asaj që mendoj se ka qenë trajtim i keq ndaj meje si qenie njerëzore dhe si futbollist profesionist, për fat të keq ndiej se nuk kam zgjidhje tjetër veçse të flas për atë që besoj se është e drejtë dhe të them se mjaft është mjaft. Mund të konfirmoj se tani kam dorëzuar një kërkesë zyrtare transferimi.
Edhe gjatë momenteve jashtëzakonisht të vështira që kam duruar, shumë prej të cilave kanë mbetur private dhe konfidenciale, gjithmonë jam përpjekur ta vë klubin, tifozët dhe ekipin në radhë të parë dhe kam shpresuar se nuk do të arrinte deri këtu, por për fat të keq ndiej se tani ka pak zgjedhje.
Tifozëve, zemrës së këtij klubi, dua t’u them këtë: Më vjen vërtet keq që ka ardhur deri këtu. Shpresoj se mund ta kuptoni këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë. Bëhet fjalë thjesht për t’u ngritur në këmbë. për atë që besoj se është e drejtë dhe e drejtë. Mbështetja që më keni dhënë gjithmonë ka qenë e jashtëzakonshme dhe lidhja që kemi krijuar së bashku është e veçantë”, shkruan Lookman në këtë reagim zyrtar. -

65 milionë euro, Real Madrid merr ofertën e bujshme për yllin e skuadrës
1 Gusht 2025
19:23
Telesport
Brahim Diaz mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtar i Real Madridit. 25-vjeçari i cili luan edhe si mesfushor sulmues por edhe anësor, nuk është një lojtar titullar në projektin e Xabi Alonso-s.
Lojtari që përfaqëson Marokun ka tërhequr interes të fortë nga Arabia Saudite, ku një klub emri i të cilit ende nuk është zbuluar ka paraqitur një ofertë që është e vështirë të injorohet. Propozimi financiar është rreth 65 milionë euro, një shumë që ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit.
Përfaqësuesit e lojtarit nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të ndryshuar ambient këtë verë, veçanërisht nëse vjen ofertë nga një klub ku Brahim Diaz mund të ketë një rol të rëndësishëm dhe të bëjë një hap para në karrierë.
Vetëm 25 vjeç, Brahim Diaz është në një moment vendimtar në karrierën e tij dhe mundësia për të udhëhequr një sfidë të re mund t’i pëlqejë, madje edhe më shumë nëse kjo vjen me një pagë të lartë siç ndodh zakonisht me ofertat e ardhura nga klubet arabe. -

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani prioritet absolut
Në më pak se 24 orë, Inter troket në derën e Atalantës me një tjetër ofertë zyrtare për Ademola Lookman, detaj ky që tregon qartë se nigeriani është kthyer në prioritet absolut në shtëpinë zikaltër. Presidenti Marotta u takua një ditë më parë me bosin e Atalantës duke i vendosur në tavolinë një ofertë prej 42 milionë euro kesh, plus 3 të tjera në formë bonusesh, ofertë që nuk bindi presidentin e Atalantës.
Pa kaluar ende 24 orë, Marotta e përmirësoi ofertën e tij duke e dërguar në 45 milionë euro kesh dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të pres një përgjigje. Atalanta është e qartë në pozicionon që ka marrë në këto negociata, kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë “bomberin” nigerian. Inter ka në krah në këto negociata dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Milano, me këtë të fundit që kanë gjetur një akord total prej kohësh.Inter i ka ofruar Lookman një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 4-4,5 milionë euro, nga 1,8 që përfiton aktualisht tek Atalanta. Për momentin, Inter e ka përqendruar të gjithë merkaton tek gjetja e një sulmuesi të ri, me Lookman që qëndron në majën e listës së dëshirave.
Në lidhje me merkaton në dalje, Inter mbetet në pritje të ofertave për lojtarë si Bisseck, Pavard dhe Asllani. Për momentin interesim ka vetëm për Bisseck, për këtë të fundit sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace është gati të investojë deri në 32 milionë euro.
(BalkanWeb) -

Atalanta është e gatshme të shesë Gjimshitin, do të mjaftonin 11 mln euro për mbrojtësin shqiptar
Berat Gjimshiti mund të jetë emri i radhës i nxehtë që do të largohet nga Atalanta. Mbrojtësi 32-vjeçar shqiptar, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026 dhe i cili fiton afërsisht 800 mijë euro në sezon (1.48 milionë euro bruto), ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen për vite me radhë te bergamaskët.
Ai mund të largohet nëse bëhet një ofertë e rëndësishme që si klubi ashtu edhe lojtari nuk mund ta refuzojnë, duke ndjekur rrugën e ndjekur disa javë më parë nga Matteo Ruggeri, i cili u transferua papritur dhe shpejt te Atletico Madrid.Sipas TuttoAtalanta.com, nëse një ofertë që i kënaq të gjitha palët do të materializohej ( Al-Rayyanështë shumë popullor në Katar dhe mund të bëjë një ofertë prej rreth 11 milionë eurosh për të), Atalanta mund ta lërë mbrojtësin të largohet, për atë që mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij.
Deri më sot, nuk ka negociata përfundimtare, por dera mbetet e hapur dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e qendërmbrojtësit të lindur në vitin 1993, i cili mund të përjetojë një lamtumirë të ngjashme me atë që përjetoi tashmë Ruggeri i ri, pa shumë thashetheme dhe negociata.
Pavarësisht largimit të mundshëm të qendërmbrojtësit shqiptar, Atalanta ka kohë që punon për profile të përshtatshme për të forcuar mbrojtjen e saj.
() -

Real Madrid në telashe, nuk ka asnjë ofertë për dy “yjet” e nxjerrë në shitje
27 Korrik 2025
20:44
Telesport
Ferland Mendy dhe David Alaba janë dy nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso dhe ndaj duhet të largohen. Alaba, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, duket i vendosur për të qëndruar në Madrid dhe për të respektuar deri në fund kontratën. Real Madrid edhe pse e ka nxjerrë në shitje, deri tani nuk ka asnjë ofertë për austriakun, i cili që kur u transferua nga Bayern si lojtar i lirë, më shumë kohë ka kaluar në infermieri sesa në fushë.
E njëjta situatë edhe me Mendy-n. Francezi nuk është në planet e Alonso-s pas transferimit të mbrojtësit të majtë Alvaro Carreras si dhe spanjolli preferon më shumë Fran Garcia në atë pozicion sesa Mendy-n. Në këtë mënyrë, 30-vjeçari duhet të largohet.
Kontrata e tij skadon në vitin 2027 dhe për të “shpëtuar” prej, Real Madrid është i gatshëm ta shesë edhe për një shifër të ulët 10-12 milionë euro. Drejtuesit madrilen duan të shpëtojnë më shumë nga paga e majme që merr francezi, për të cilind eri tani nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub tjetër. -

Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër
Milan vazhdon të ushtrojë presion për të arritur te Ardon Jashari. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare ka bërë me dije se klubi ka bërë një tjetër ofertë te Brugge.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare. -

E konfirmon Tare: Kemi bërë ofertë tjetër për Jasharin
Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka konfirmuar se klubi italian ka dërguar një ofertë të re për Ardon Jasharin te Club Brugge.
Në një prononcim të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Tare deklaroi se kjo është oferta e fundit dhe nuk do të shkohet përtej çmimit të ofruar.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një ofertë prej 33.5 milionë eurosh, plus 2 ose 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. -

Igli Tare jep ultimatumin: Kjo është oferta jonë e fundit për Jasharin!
27 Korrik 2025
13:22
Telesport
Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe që nuk ndryshon dot më.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me klubin belg dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Nuk shkojmë më shumë se kaq”, ka deklaruar drejtori sportiv i “Djallit”.
Oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Kjo e fundit shkoi në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë gjithsej ofertën në 35 milionë euro.
Belgër javën e kaluar theksuan se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro, por pritet ta pranojnë ofertën. -

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman
Bisedimet për Ademola Lookman kanë mbetur në pikën e javës së kaluar. Interi ishte paraqitur me një propozim huazimi, me detyrim blerjeje, i ndarë në dy këste, që në total do të arrinte shifrën prej 40 milionë eurosh. Një ofertë që, sipas drejtuesve zikaltër, u konsiderua përfundimtare dhe jo e hapur për rritje të mëtejshme.
Megjithatë, kjo qasje e parë u refuzua menjëherë nga Atalanta, e cila nuk e konsideroi të kënaqshme formulën e propozuar. Që prej asaj pike, situata ka hyrë në një fazë bllokimi, një lloj loje shahu që pret lëvizjen e duhur nga të dyja palët.
Tani, Interi po shqyrton një rritje të lehtë të pjesës fikse të ofertës, me mundësi rilançimi midis 42 dhe 43 milionë euro, plus bonuse, që mund ta çojnë shifrën përfundimtare mbi 45 milionë. Kjo do të ishte strategjia e duhur për t’iu afruar kërkesave të Atalantës, e cila vazhdon të qëndrojë në pozita të forta duke kërkuar 50 milionë.
Një kompromis mund të arrihet për rreth 45 milionë euro, plus bonuse, edhe sepse vetë Lookman verën e kaluar kishte shprehur qartë dëshirën për të lënë Bergamon, duke mbetur jashtë grumbullimeve në ndeshjet e para zyrtare të gushtit, për t’u rikthyer më pas në formacion në shtator.
Ndërkohë, anësori nigerian është aktualisht duke punuar rregullisht me grupin dhe mbetet në dispozicion të Ivan Juric. Përshtypja është se situata mund të zhbllokohet duke nisur nga java e ardhshme. Në prapaskenë qëndron Atletico Madridi, që sapo ka shitur Samuel Lino dhe mund të vendosë të futet në garë në orët në vijim.