Max Verstappen mund të largohet nga Red Bull dhe të transferohet në Aston Martin në atë që shumë tashmë e quajnë “marrëveshja e shekullit”. Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport zbuloi se Aston Martin i ofroi holandezit një shumë të pabesueshme 264 milionë euro për një kontratë trevjeçare.
Oferta mbulon sezonet 2026, 2027 dhe 2028, dhe Aston Martin është e qartë se nuk do të kursehet kur vjen puna për të sjellë kampionin në fuqi. Sipas burimeve, pas kësaj oferte astronomike qëndron fondi i investimeve sovrane të Arabisë Saudite – Fondi i Investimeve Publike (PIF).
PIF tashmë zotëron 20% të kompanisë Aston Martin Lagonda, dhe përmes gjigantit të naftës Aramco është gjithashtu sponsori kryesor i ekipit F1. Nëse Verstappen do ta pranonte këtë ofertë, paga e tij aktuale vjetore prej rreth 50 milionë euro do të shkonte në 88 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: oferta
-

“Oferta e shekullit”! Aston Martin i jep në tryezë një rrogë të çmendur, 264 milionë euro për të marrë Max Verstappen
-

Klopp zhgënjehet nga puna me Red Bull, do rikthimin, por pranon vetëm 2 oferta
16 Prill 2025
18:37
Telesport
Jurgen Klopp dëshiron të rikthehet në aksion. Trajneri gjerman është i zhgënjyer me punën aktuale si drejtor global i futbollit në Red Bull.
Paga e tij është shumë e lartë, por atij nuk i pëlqejnë mbledhjet dhe studimet, por aktiviteti në fushë në përditshmëri. Ai është njeri i aksionit.
Sipas mediave gjermane, Klopp është i gatshëm të pranojë oferta vetëm nga dy destinacione: Real Madrid dhe kombëtarja e Brazilit.
Nëse merr një telefonatë, gjermani pranon menjëherë. Ai do të rikthehet! -

Berisha: Chris LaCivita nuk erdhi për para, ai kishte oferta më të mëdha nga opozita të tjera, por erdhi për të rikthyer Sali Berishën dhe PD në pushtet
Nga Breshia e Italisë, si destinacioni i parë i Diasporës për të vijuar fushatën elektorale pas asaj në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se prezenca e kryestrategut amerikan, Chris LaCivita nuk është për para, më shumë se sa dëshira për të risjellë në pushtet liderin demokrat dhe PD.
Gjatë fjalës para bashkë-atdhetarëve në Itali, Berisha tha se Chris LaCivita kishte oferta dhe më të mëdha nga opozita të tjera, por zgjodhi të ishte krah tij dhe demokratëve, teksa nuk e kurseu mirënjohjen ndaj tij për vendimin e marrë për të qenë me demokratët.
Të mërkurën në Parlamentin Europian, në komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamentit, të politikës së Jashtme dhe Sigurisë, në një akt madhor, të jashtëzakonshëm u zhvillua ndigjesa për Shqipërinë, kushtuar totalisht zgjedhjeve të 11 majit.
Parlamentarët europianë njëri pas tjetrit denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të shkuara nga armiku i votës së lirë, Edi Rama.
Denoncuan dhunën ndaj opozitës.
Denoncuan përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Shkrirjen e pushtetit të tij me krimin.
Miq, ju informova për këto, për të ju thënë se jo vetëm SHBA-të ndryshuan pas fitores së presidentit Donald Trump, që i preu kokën gjarprit Soros, por sot Europa i ka sytë të tëra tek 11 maji, tek vota juaj, tek fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë.
Miq!
Lajmi tjetër ishte çelja e fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve. Në fakt ajo çelje fantastike, ajo çelje madhështore e paparë në 32 vite i ka rrënjët në zemrat dhe mendjet tuaja. Ishit ju që shpërthyet në entuziazmin më të papërmbajtur në takimet që pata në këtë vend me ju.
Ishit ju që u bëtë frymëzuesit, që u dhatë zemër, shpirt dhe optimizëm mbarë shqiptarëve të cilët tejmbushën sheshin ‘Nënë Tereza’ atë natë me një entuziazëm të paparë kurrë.
Kush mendonte 3 muaj më parë se kjo do të ishte sot Partia Demokratike, partia e idealeve tuaja.
Por miq, kush imagjinonte, cili imagjinonte në Shqipëri apo jashtë saj se, në këtë fushatë shqiptarët do ti përshëndeste njeriu i cili kishte qenë bashkëarkitekti i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Chris LaCivita.
Me ardhjen e tij në Shkurt, të nesërmen Edi Rama i ra tavolinës me grushte, vetëm sa nuk i ra me kokë.
Tani e sheh veten të humbur dhe përpiqet ti japë zemër me gënjeshtrat që beson.
Miq, miku ynë Chris LaCivita nuk erdhi as për para, as për influenca sepse opozita të tjera më të mëdha se e jona, më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta.
Por arkitekti i rikthimit, ai e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet.
Ndaj dhe ne kemi mirënjohje të pakufishme.
-

Refuzohet oferta e Oliver Kahn për të blerë klubin francez
Ish-portieri i Gjermanisë dhe ish-presidenti i Bayern Munich, Oliver Kahn, pranoi para pak kohësh se synon të blejë klubin francez, Bordeaux.Në grupin e gjermanit janë disa partnerë, ndërsa kanë bërë edhe ofertën e parë. Duke parë vështirësitë ekonomike të klubit që militon në kategorinë e katërt, Kahn ka ofruar 30 milionë Euro për ta marrë në pronësinë e tij.
Megjithatë, oferta e tij është refuzuar nga pronarët aktualë, sipas të cilëve shifra e ofruar ishte shumë e ulët.Bordeaux ka probleme të mëdha ekonomike dhe përveçse rrezikon ngjitjen një kategori më sipër, janë në dyshim edhe për t’u lejuar në kategorinë e katërt.Mbetet të shihet nëse Kahn do të rrisë ofertën, apo do të heqë dorë nga blerja e klubit të njohur francez. -

Operacioni “shpëtojmë TikTok në SHBA”, gjiganti amerikan bën ofertë për të blerë aplikacionin nga kompania kineze
Amazon ka bërë një ofertë të minutës së fundit për të blerë TikTok, pasi afrohet afati i prillit që ai ose të ndahet nga pronarët e tij kinezë ose të ndalohet të operojë në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, palët e përfshira në bisedime nuk duket se po e marrin seriozisht ofertën e Amazon. Mësohet se oferta erdhi përmes një letre oferte drejtuar Zëvendës Presidentit JD Vance dhe Howard Lutnick, Sekretarit të Tregtisë.
Oferta e Amazon thekson manovrimin e minutës së fundit në Uashington mbi pronësinë e TikTok. Politikanët si në partitë Republikane ashtu edhe në ato Demokratike kanë shprehur shqetësime të thella për sigurinë kombëtare mbi pronësinë kineze të aplikacionit dhe miratuan një ligj vitin e kaluar për të detyruar shitjen e TikTok, e cila ishte vendosur të hynte në fuqi në janar.
Presidenti Trump, i cili është zotuar vazhdimisht se do të shpëtojë aplikacionin pavarësisht shqetësimeve të sigurisë kombëtare, e shtyu zbatimin e ligjit të mbylljes deri të shtunën, edhe pas miratimit unanim të tij nga Gjykata e Lartë.
Zoti Trump pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën për të diskutuar mbi fatin e TikTok. Persaona të njohur me bisedimet kanë përshkruar një marrëveshje të mundshme që mund të përfshijë sjelljen e një numri investitorësh të rinj amerikanë, duke përfshirë gjigantin e teknologjisë Oracle dhe firmën e kapitalit privat Blackstone.
Amazon tashmë ka disa lidhje ekzistuese me TikTok. Aplikacioni, i cili ka 170 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara, është bërë një qendër e madhe tregtare, me influencues që rekomandojnë produkte për shikuesit. Ndërsa kompania ka biznesin e saj të tregtisë elektronike, të njohur si Dyqani TikTok, shumë influencera inkurajojnë njerëzit të blejnë produkte në Amazon.
Amazon më parë u përpoq të krijonte një klon të TikTok, të quajtur Inspire, brenda aplikacionit të vet. Ai u konsiderua si një prioritet i lartë brenda vendit, por u pa gjerësisht si i pasuksesshëm në tërheqjen e blerësve.
Sidoqoftë, Amazon nuk është kompania e parë që shpreh interes për aplikacionin. Në vitin 2020, kur TikTok u bë për herë të parë presion për t’ua shitur pronarëve amerikanë, Microsoft dhe Walmart bënë oferta për kompaninë.
Por Amazon ështe blerësi potencial më i spikatur për kompaninë, e cila ka tërhequr gjithashtu interesin e miliarderit Frank McCourt si dhe Jesse Tinsley, themelues i kompanisë së pagave Employer.com.Top Channel
-

”9 mandate në Vlorë”, Çuçi: Oferta e PD në këtë qark është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005
Drejtuesi politik i PS-së për Vlorën, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë.
Çuçi tha se PS ka përballë në Vlorë Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj. Ai theksoi se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate.”Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i 97 dhe Bujari i 2005. Çfarë shprese mund t’u japin ata njerëzve.
Ndërsa ne kemi Edi Ramën dhe një ekip që përfaqëson gjithçka, një ekip që ka në mënyrë të balancuar çdo gjë, që nga mosha, profesionet, komunitetet, barazia gjinore etj. Mbi të gjitha një ekip tërësisht i rinovuar”, deklaroi Çuçi.
-

Çuçi: Oferta e PD-së për Vlorën është Saliu i ’97 dhe Bujari i ‘2005
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5, ku prezantuan kandidatët për deputetë, Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili. Diferenca e PS-së me opozitën tha Çuçi është shumë e madhe teksa përmendi Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.
“Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i ’97 dhe Bujari i ‘2005. Çfarë shprese mund t’u japin ata njerëzve. Ndërsa ne kemi Edi Ramën dhe një ekip që përfaqëson gjithçka, një ekip që ka në mënyrë të balancuar çdo gjë, që nga mosha, profesionet, komunitetet, barazia gjinore etj. Dhe mbi të gjitha një ekip tërësisht i rinovuar”, deklaroi Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, ai tha se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate dhe ky do të ishte një rezultat historik.
Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu, vlerësoi dy kandidatët Kaso e Ismaili.
“Nuk ka partner më të mirë në këtë rrugëtim për këtë mandat të katërt sesa Erjona Ismaili dhe Klevis Kaso”, deklaroi Vengu.
“Të mos ia ndërpresim vetes mundësinë e një zhvillimi më të madh për Vlorën. Kjo votë është aq e çmuar për fëmijët dhe të ardhmen e qytetit tonë”, tha Klevis Kaso.
“Sot mund të mendojë se si kandidate në listë të mbyllur kam shumë të drejta, por unë shoh vetëm përgjegjësitë dhe detyrimet që kam ndaj secilit prej jush”, tha Erjona Ismaili. -

E duan në Premier, gati oferta e klubit anglez për Vlahovic
2 Prill 2025
14:35
Telesport
Aston Villa duket se po planifikon një lëvizje ambicioze për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic këtë verë.
25-vjeçari është shfaqur si një objektiv për skuadrën e Unai Emery, teksa ata kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese.
Sipas Teamtalk, Juventusi është gati të minimizojë humbjet ndaj Vlahovicit dhe do të pranojë një ofertë prej rreth 40 milionë euro pas një sezoni jo shumë pozitiv.
Vlahovic ka qenë i lidhur me një lëvizje tek Arsenali gjatë sesioneve të kaluara të merkatos, por kuptohet që interesimi i tyre është ftohur dhe ata kanë lëvizur drejt objektivave të ndryshëm.
Serbit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe Juventus do të preferonte ta shesë tani për të siguruar një shumë të rëndësishme për kartonin e tij.