Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: oferta
-

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së targave. Fitues i procedurës së majme u shpall firma I.D.K, në pronësi të z. Barjam Dalipaj. Kjo firmë ka pësuar rritje në fitimet e lejeve dhe tenderëve në vitet e fundit, teksa ka pasur edhe dyshime se favorizohet nga mazhoranca.
Pronari i firmës (Barjam Dalipaj) është babai i Administratorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipaj. A ka influencuar djali që babai të merrte tenderin me vlerë 6.5 milionë euro?!
Dyshimet janë të mëdha, pasi oferta e firmës I.D.K është plot 750 mijë euro më e lartë sesa oferta e firmës që ofroi më pak. Arsyetimi i skualifikimit të atyre që ofruan më pak është se firma sllovene nuk solli me vulë apostile se çfarë tenderësh kishte fituar në atë vend, megjithëse DPSHTRR-ja kishte informacionet e plota se tenderët ishin me 30 milionë euro.
Kjo procedurë është një nga rastet në flagrante të shpërdorimit të buxhetit të shtetit. Nga njëra anë trumbetohet me të madhe se “tenderi është ndërkombëtar” dhe nga ana tjetër pikërisht këta ndërkombëtare skualifikohen me arsye banale dhe mjaft burokratike. Letrat e bëra në zyrat e shtetit duket se janë të paracaktuara, te ata që kanë fituar më para dhe që kanë lidhje të forta me mazhorancën.Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për targat nga DPSHTRR
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 29 gusht 2025, larg vëmendjes së opinionit publik dhe disa ditë para rifillimit të punës në administratë, drejtori i Transportit Rrugor Endri Haxhiu ka firmosur tenderin e majmë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje targa prokat dhe shirita”, për një periudhë 3 vjeçare. Në dokumente janë edhe sasitë që kërkohen, ku kërkohen qindra mijëra targa për 36 muaj. Firma fituese, pasi të shpallej, kishte 90 ditë kohë që t’ia servirte DPSHTRR-së.
Oferta e firmës fituese, “I.D.K–KONSTRUKSION” ishte me një vlerë prej 648.429.000 lekë, ose mbi 6.5 milionë euro. Oferta më e ulët ishte e bashkimit të operatorëve “G.S.G” nga Shqipëria dhe “KIG” nga Sllovenia. Këto firma ofruan 574.473.810 lekë, ose rreth 750 mijë euro më pak sesa firma fituese.
Në tender mori pjesë edhe BOE “TSR” & “EHA Hoffman International” me vlerë 688 milionë lekë si dhe “GENERAL TRADING” me ofertë 702 miionë. Emrin e kishte edhe firma “ALGRAFIKA”, por ofroi 0 lekë.Faksimile: Oferta e firmës që ofroi më pak është se dokumentet u paraqiten pa vulë apostile
Në dokumentin e shpalljes së fituesit, Haxhiu dhe vartësit e tij shkruajnë se oferta e firmave “G.S.G” e “KIG”, u skualifikua për shkak se dokumenti i Ministrisë së Infrastrukturës së Sllovenisë nuk ka mbërritur sipas procedurave. Kjo ministri i ka lëshuar firmës një vërtetim se firma KIG ka fituar në atë vend dy tendera me vlerë 22 dhe 30 milionë euro. Por, për mjeshtrit e DPSHTRR-së, “vërtetimet nuk janë të legalizuara me vulë apostile”.
Firma këmbënguli që kjo drejtori ti verifikonte dhe, nëse shpalleshin fitues, do t’ia paraqiste me vulë apostile. Më tej, DPSHTRR-ja ka shkruar disa paragrafë se Shqipëria dhe Sllovenia kanë nënshkruar onventa dhe traktate për këto vula dhe si rrjedhojë dokumentet nuk u pranuan!
Firmat që ofruan më pak paraqitën edhe dokumente se kanë fituar tender edhe në Kosovë, por sërish nuk e plotësuan “kapacitetet teknike” të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Shqipëri, pasi s’ishte dorëzuar një vërtetim i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Në Kosovë firmat kanë fituar dy tender me vlerë 2.5 milionë euro.
Por, pavarësisht se firmat prodhojnë targa në Kosovë dhe në një vend të Bashkimit Europian, sërish për specialistët shqiptare nuk janë të mjaftueshme. Aq sa firmosin që tenderin t’ia japin familjes së një drejtori të rëndësishëm të mazhorancës. Të ketë qenë i paracaktuar?!
/Vox News/ -

Për Real Madrid është mbyllur merkato, por jo për mbrojtësin e tyre. Ka dy oferta nga Turqia
3 Shtator 2025
18:56
Telesport
Ndryshe nga ligat kryesore të Europës, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator. Klubet e mëdha turke kanë ende mundësi të bëjnë përforcime për këtë sezon të ri.
“Defensa Central” raporton se Fenerbahce dhe Besiktas janë të interesuara për David Alaba. Mbrojtësi austriak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid dhe ka refuzuar disa oferta të ardhura nga klube të ndryshme gjatë verës.
“E di që nuk jam në nivelin tim më të mirë, por do të punoj për t’u përmirësuar”, raportohet të ketë thënë lojtari në rrethin e tij të ngushtë. Karriera e tij te Real Madrid nuk ka ecur ashtu siç pritej, për shkak të dëmtimeve të shumta.
Gjithsesi, austriaku ka dhe 9 ditë kohë nëse do vendosë të provojë një aventurë të re apo do vazhdojë deri në fund të kontratës te Real Madrid. -

Si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për manipulim
Tenderat e mëdhenj të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh rezultojnë me pjesëmarrje minimale, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e konkurrencës dhe transparencës. Sipas një analize të tregut, në çdo tender të zhvilluar nga AKSHI paraqiten mesatarisht vetëm 2.5 oferta, ndërkohë që në rang kombëtar mesatarja është dukshëm më e lartë, rreth 8.6 oferta për tender.
Por edhe kjo shifër e ulët prej 2.5 ofertash nuk përfaqëson realisht konkurrencën, pasi një pjesë e tyre rezultojnë oferta fiktive. Në praktikë, numri mesatar i ofertave të vlefshme (ose të kualifikuara) në tenderat e AKSHI-t është vetëm 1.25 për tender. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve nuk ka garë të mirëfilltë, por thjesht ndarje të fondeve publike mes disa operatorëve të preferuar, të cilët duket se kanë përfituar sistematikisht nga skemat e prokurimeve. Një tjetër sinjal domethënës i mungesës së konkurrencës është fakti që ofertat fituese rezultojnë të jenë shumë pranë fondit limit, në intervalin 90–99% të shumës së paracaktuar.
Ky tregues tregon qartë mungesë presioni konkurrues, pasi në një garë normale, kur operatorët rivalizojnë realisht, çmimet kanë prirje të zbresin ndjeshëm nën tavanin e vendosur. Në rastin e tenderave të AKSHI-t, janë dokumentuar rregullisht oferta fituese që arrijnë deri në 94% të fondit limit, duke treguar se kontrata i është dhënë operatorit “të preferuar”, pothuajse me vlerën e plotë të fondit të parashikuar. Këto tregues konsiderohen “flamuj të kuq” për integritetin e prokurimeve publike, ashtu siç i ka cilësuar edhe vetë platforma Open Data Albania në analizat e saj mbi tenderat problematikë të këtij institucioni.
Rastet konkrete të tenderave
Raste të shumta tregojnë për skualifikimin e ofertave më të ulëta, me qëllim që t’i hapet rruga fituesit të paracaktuar. Një shembull tipik është tenderi i vitit 2023 për ngritjen e një sistemi të qendërzuar dokumentesh me nënshkrim elektronik, me fond limit prej rreth 5.7 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë 4 oferta, por dy operatorët që kishin paraqitur çmimet më të ulëta u skualifikuan. Në fund, kontrata iu dha ofertës së tretë në radhë, kompanisë Soft & Solution, me vlerë prej rreth 5.1 milionë eurosh. Një tjetër tender i ngjashëm ishte ai për përmirësimin e sistemit e-Leje (platforma për lejet e ndërtimit), me fond limit prej rreth 3.1 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë vetëm dy operatorë, ndërsa fituesi rezultoi sërish Soft & Solution e Ermal Beqirit, me ofertë prej rreth 2.8 milionë eurosh.
Të dy këta shembuj ngrenë dyshime të forta për manipulim të procedurave, duke përdorur si mekanizëm kryesor skualifikimin selektiv të ofertave konkurruese. Një rast edhe më flagrant është tenderi për zhvillimin e platformës qeveritare e-Albania, zhvilluar në vitin 2022–2023, me një fond limit gjigant prej 14.6 milionë eurosh. Ky ishte një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë në fushën e digjitalizimit dhe pritej të tërhiqte interes të gjerë nga operatorët e tregut. Megjithatë, në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë procedurë është fakti se njëra prej ofertave, e paraqitur nga kompania Infosoft Systems, ishte krejtësisht fiktive. Kjo kompani nuk dorëzoi as ofertë financiare dhe as dokumentacion të plotë, duke marrë pjesë vetëm në mënyrë formale. Si rezultat, tenderi iu dha ofertës tjetër, një konsorciumi të krijuar posaçërisht nga katër kompani: Fastech, Soft & Solution, Image & Communications dhe Helius.
Ky konsorcium u shpall fitues me një ofertë prej rreth 13.7 milionë eurosh, që përbënte përafërsisht 94% të fondit limit. Ndërkohë, “konkurenti” Infosoft u skualifikua automatikisht, pa pasur asnjë ofertë reale në dorë. Ky rast tregon se edhe kur procedurat etiketohen si “tendera të hapur”, në fakt nuk ka garë reale. Një kompani fiktive hyn vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, ndërsa kontrata i kalon konsorciumit apo operatorit të paracaktuar.
Dyshimet për marrëveshje të fshehta
Këto praktika të përsëritura kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të ketë tashmë indicie të forta për ekzistencën e koluzionit (marrëveshjeve të fshehta) midis operatorëve që marrin pjesë në tenderat e AKSHI-t. Është vënë re se disa kompani paraqiten herë si ortakë në oferta të përbashkëta dhe herë si “konkurrentë”, duke ndarë tregun mes tyre sipas interesave të momentit. Kjo sjellje përforcon idenë se tenderat nuk janë një proces i hapur dhe transparent, por një skemë e koordinuar mes operatorëve dhe institucioneve për të garantuar që fondet publike përfundojnë gjithmonë tek një rreth i ngushtë fituesish të paracaktuar.
/Gazeta Sot/ -

Ja si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për…
Tenderat e mëdhenj të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh rezultojnë me pjesëmarrje minimale, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e konkurrencës dhe transparencës. Sipas një analize të tregut, në çdo tender të zhvilluar nga AKSHI paraqiten mesatarisht vetëm 2.5 oferta, ndërkohë që në rang kombëtar mesatarja është dukshëm më e lartë, rreth 8.6 oferta për tender.
Por edhe kjo shifër e ulët prej 2.5 ofertash nuk përfaqëson realisht konkurrencën, pasi një pjesë e tyre rezultojnë oferta fiktive. Në praktikë, numri mesatar i ofertave të vlefshme (ose të kualifikuara) në tenderat e AKSHI-t është vetëm 1.25 për tender. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve nuk ka garë të mirëfilltë, por thjesht ndarje të fondeve publike mes disa operatorëve të preferuar, të cilët duket se kanë përfituar sistematikisht nga skemat e prokurimeve. Një tjetër sinjal domethënës i mungesës së konkurrencës është fakti që ofertat fituese rezultojnë të jenë shumë pranë fondit limit, në intervalin 90–99% të shumës së paracaktuar.
Ky tregues tregon qartë mungesë presioni konkurrues, pasi në një garë normale, kur operatorët rivalizojnë realisht, çmimet kanë prirje të zbresin ndjeshëm nën tavanin e vendosur. Në rastin e tenderave të AKSHI-t, janë dokumentuar rregullisht oferta fituese që arrijnë deri në 94% të fondit limit, duke treguar se kontrata i është dhënë operatorit “të preferuar”, pothuajse me vlerën e plotë të fondit të parashikuar. Këto tregues konsiderohen “flamuj të kuq” për integritetin e prokurimeve publike, ashtu siç i ka cilësuar edhe vetë platforma Open Data Albania në analizat e saj mbi tenderat problematikë të këtij institucioni.
Rastet konkrete të tenderave
Raste të shumta tregojnë për skualifikimin e ofertave më të ulëta, me qëllim që t’i hapet rruga fituesit të paracaktuar. Një shembull tipik është tenderi i vitit 2023 për ngritjen e një sistemi të qendërzuar dokumentesh me nënshkrim elektronik, me fond limit prej rreth 5.7 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë 4 oferta, por dy operatorët që kishin paraqitur çmimet më të ulëta u skualifikuan. Në fund, kontrata iu dha ofertës së tretë në radhë, kompanisë Soft & Solution, me vlerë prej rreth 5.1 milionë eurosh. Një tjetër tender i ngjashëm ishte ai për përmirësimin e sistemit e-Leje (platforma për lejet e ndërtimit), me fond limit prej rreth 3.1 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë vetëm dy operatorë, ndërsa fituesi rezultoi sërish Soft & Solution e Ermal Beqirit, me ofertë prej rreth 2.8 milionë eurosh.
Të dy këta shembuj ngrenë dyshime të forta për manipulim të procedurave, duke përdorur si mekanizëm kryesor skualifikimin selektiv të ofertave konkurruese. Një rast edhe më flagrant është tenderi për zhvillimin e platformës qeveritare e-Albania, zhvilluar në vitin 2022–2023, me një fond limit gjigant prej 14.6 milionë eurosh. Ky ishte një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë në fushën e digjitalizimit dhe pritej të tërhiqte interes të gjerë nga operatorët e tregut. Megjithatë, në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë procedurë është fakti se njëra prej ofertave, e paraqitur nga kompania Infosoft Systems, ishte krejtësisht fiktive. Kjo kompani nuk dorëzoi as ofertë financiare dhe as dokumentacion të plotë, duke marrë pjesë vetëm në mënyrë formale. Si rezultat, tenderi iu dha ofertës tjetër, një konsorciumi të krijuar posaçërisht nga katër kompani: Fastech, Soft & Solution, Image & Communications dhe Helius.
Ky konsorcium u shpall fitues me një ofertë prej rreth 13.7 milionë eurosh, që përbënte përafërsisht 94% të fondit limit. Ndërkohë, “konkurenti” Infosoft u skualifikua automatikisht, pa pasur asnjë ofertë reale në dorë. Ky rast tregon se edhe kur procedurat etiketohen si “tendera të hapur”, në fakt nuk ka garë reale. Një kompani fiktive hyn vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, ndërsa kontrata i kalon konsorciumit apo operatorit të paracaktuar.
Dyshimet për marrëveshje të fshehta
Këto praktika të përsëritura kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të ketë tashmë indicie të forta për ekzistencën e koluzionit (marrëveshjeve të fshehta) midis operatorëve që marrin pjesë në tenderat e AKSHI-t. Është vënë re se disa kompani paraqiten herë si ortakë në oferta të përbashkëta dhe herë si “konkurrentë”, duke ndarë tregun mes tyre sipas interesave të momentit. Kjo sjellje përforcon idenë se tenderat nuk janë një proces i hapur dhe transparent, por një skemë e koordinuar mes operatorëve dhe institucioneve për të garantuar që fondet publike përfundojnë gjithmonë tek një rreth i ngushtë fituesish të paracaktuar. -

Rekord nga Liverpool, zbulohet oferta e re për Alexander Isak!
20 Gusht 2025
16:42
Telesport
Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.
Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta lënë të transferohet te Liverpool. Klubi i kuq deri tani ka bërë dy oferta për të, por janë refuzuar.
Liverpool tashmë është i gatshëm të bëjë një hap gjigant. Sipas The Sun, klubi angle do të ofrojë 150 milionë euro për të bindur Newcastle të dorëzohet dhe ta lejojë sulmuesin të veshë fanellën e kuqe. -

Al-Ahli nis aksionin për mesfushorin e Milanit, oferta është 30 milionë euro
19 Gusht 2025
18:22
Telesport
Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”.
Oferta është po e njëjtë me atë për Locatelli-n, 25-30 milionë euro. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën dhe qendrimin për të vazhduar me kuqezinjtë dhe është i lumtur aty.
Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit janë ende në mëdyshje dhe nuk kanë vendosur për ofertën e ardhur nga klubi saudit. Max Allegri nga ana e tij e konsideron 26-vjeçarin si një element të rëndësishëm për sezonin e ri dhe bën pjesë në projektin e tij. Fofana do largohet, vetëm nëse Milan e ka gati zëvendësuesin e tij dhe kjo duket e vështirë. -

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen
Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.
Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.
Për Kumbullën, kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar ritmin e lojës dhe për të demonstruar cilësitë e tij në një kampionat të fuqishëm si La Liga, duke kontribuar në suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencën e tij në futbollin ndërkombëtar. Transferimi gjithashtu do t’i mundësojë mbrojtësit të luajë pranë bashkëkombësve dhe të forcojë marrëdhëniet sportive në skuadër, duke krijuar një ambient të favorshëm për performanca të mira.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri. -

Asllani bllokon merkaton e Interit, pranon vetëm oferta nga klube elitare italiane
12 Gusht 2025
8:55
Alfred Lleshi
Kristjan Asllani po e ndalon paksa merkaton e Interit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar, pasi refuzoi disa oferta nga jashtë, po pret vetëm një klub italian që t’i mundësojë të luajë në nivel të lartë. Për momentin nuk ka lajme të rëndësishme, ndaj 23-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e Interit në “Appiano Gentile”.
Ndërkaq, Mehdi Taremi po përgatitet të largohet nga Interi. Ai ndodhet ende në Iran, por në një situatë më të mirë se disa muaj më parë. Agjentët dhe ndërmjetësit e tij po punojnë për t’i gjetur një klub në Europë, pasi kjo është dëshira e tij, duke refuzuar edhe ofertën e Flamengos. Për të interesohen Leeds, Fulham dhe Nottingham Forest, ndërsa së fundmi është përfshirë edhe Nica nga Ligue 1.
Ish-sulmuesi i Portos nuk ka arritur të bindë si zikaltër, edhe për shkak të dëmtimeve. Kishte shumë pritshmëri ndaj tij, por Taremi nuk i ka përmbushur dhe tani trajneri i ri Cristian Chivu ka vendosur ta heqë nga ekipi, duke e nxjerrë në shitje.

