Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur në Babrru, ku një sherr mes dy shokëve përfundoi tragjikisht.
Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten, raporton për Klan News, gazetari Besar Bajraktaraj.
Të enjten, pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.
Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tag: ofenduar
-

“Më akuzonte se i kisha ofenduar bashkëshorten”, detaje nga vrasja në Babrru
-

(VIDEO)“Kthehuni në normalitet, se vetëm keni ofenduar”, Zegjine Çaushi ironizon opozitën: Dhe ju si Gazi do përfundoni.. Debati sot
Deputetja e PS, Zegjine Çaushi, nga salla e Kuvendit, u është drejtuar kolegëve të saj të opozitës, duke u thënë që të rikthehen në normalitet dhe të vijohet seanca sipas rendit.
Ajo se deri tani opozita vetëm ka ofenduar, duke bërë thirrje për ulje të toneve. Ndërkohë ajo nuk ka “harruar” të vijojë me ironitë ndaj Gazment Bardhit, siç ka bërë edhe gjatë fushatës zgjedhore.
“Gazi nuk është se atë sjelle ka Gazi, dhe ju të tjetër si Gazi do përfundoni”, tha me ironi deputetja e PS. -

“Të ofenduar nga stërkalat dhe klithmat porno-politike të kënetës”/ Rama thirrje shqiptarëve në Greqi: Ktheni zarfet me votat në Shqipëri!
Përmes një videomesazhi kryeministri Edi Rama falënderoi qytetarët e Korçës pas pjesëmarrjes së madhe në takimin elektoral.
Kreu i qeverisë u shpreh se korçarët ‘janë të ofenduar nga stërkalat e klithmave porno-politike të asaj kënete politike në pallatin e sportit’, teksa shtoi se ‘Korça s’duhet t’i falë’.
Rama u ndal te vota e shqiptarëve në Greqi, duke u bërë thirrje që të dërgojë zarfin me votën në Shqipëri.
“Sapo mbaruam dhe në Korçë, ishte jashtëzakonisht bukur, kishte energji, prezencë të madhe. ishte super plotë, plotë dhe ndaj thashë ti falënderoja korçarët. Thashë t’ju them edhe njëherë korçarëve që nuk ishin në shesh, por që nuk janë ende pjesë e këtij lumi që po fryhet e do derdhet më 11 maj., do përmbysë ngjyrat e Europës dhe Shqipërisë dhe që janë ende me syrin, s’po them me shpirtin, me syrin e kënetës. Gjithë engjëjt e Korçës, janë rilindës, janë ata që ikën në Amerikë njëherë e një kohë dhe sollën në Korçë, jo thjesht para, por kulturë. Ata janë krijuesit, artistët, fotografët, koleksionistët e mëdhenj, engjëjt e Korçës janë këngëtarët, me patjetër rilindasit, mësuesit e Mësonjëtores. Të tërë ata e deri tek rrobaqepësit që i kanë dhënë shije unikale Evropës, një provincë e Shqipërisë që quajt Parisi i Evropës. Janë të tërë të ofenduar dhe të pështyrë nga stërkalat e klithmave porno-politike të asaj kënete politike në pallatin e sportit. Korça s’duhet t’i falë. Do doja të kisha një votë në Korçë vetëm për të marrë hak për atë shfaqej et llahtarshme. Dua tu them shqiptarëve të Greqisë që janë nga Korçe, Maliqi, Devolli, Kolonja, Pogradeci, ata nga ishulli duhet të nxitojnë të kthejnë votën, është mëkat i madh të mos japin kontributin e tij për Shqipërinë dhe për pasaportën e tyre Evropiane. Të gjithë të tjerët të kthejnë zarfet, duhen kthyer votat në Shqipëri. Duhen dërguar zogjtë e shpresës edhe të fatit evropian në Shqipëri, si tufa zogjsh duhet të vijnë votat. Faleminderit për emocionet e sotme dhe për energjinë që më keni dhënë”, u shpreh ai.Top Channel
-

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare
G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.
Mendoni se do reagojë Danja? -

Sfida e AGAIT/ Kush janë fermerët që përballen me njëri-tjetrin, dhe kush do të shkojë në televotim direkt?
Agai ka rikthyer sërish formulën e parë të eliminimit, atë të sfidës mes fermerëve. Kryefermerja Alba do të zgjidhte sfiduesen e parë, dhe më pas do të zgjidheshin dhe dy të tjerë, ku i treti shkon automatikisht në televotim, ndërsa dy të tjerët duhet të kalojnë në sfidë me njëri-tjetrin.
Alba zgjodhi si sfidante të parë Nurin, për shkak se sipas saj e ka ofenduar edhe në familje gjatë javës.
Ndërkohë Nur zgjodhi Ganiun për të njëjtën arsye, pasi ndihet e ofenduar dhe e bullizuar, ndërsa ky i fundit zgjodhi si fermerin që kalon direkt në televotim Big Bastan.Tashmë Nur dhe Ganiu do të përballen një një sfidë që do të caktohet nga Agai dhe humbësi mes tyre shkon në televotim kokë më kokë me Big Bastan dhe njëri prej tyre ditën e hënë do të lërë Ferma Vip.
Pjesë nga diskutimi:
Alba: Për arsye në bazë të raportit pasi jam ndier e ofenduar, zgjedh Nur.
Luana: Nuk ma the arsyen.
Alba: Arsyeja është që gjatë një bisede me Nur gjatë një përplasjeje gjatë bashkimit të krevateve me Limin, Nur ka ofenduar familjen time dhe ajo nuk do të ketë raport miqësor me mua.
Luana: Nur sfidanti i dytë zgjidhet nga ty.
Nuri: Ganiun.
Luana: Pse?
Nur: Sepse nuk e duroj dot se Ganiu është shumë ofendues dhe prej ditës së parë që ka ardhur. Dua ta sfidoj.
Luana: Gani më thuaj emrin e sfidantit të tretë i cili shkon menjëherë në nominim.
Ganiu: Jam mes Kejsit dhe Big Bastës, por në këto momente zgjedh Bastën.