Tag: odise

  • Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Odise Plaku: Po na ikin vitet grua…

    Nga Odise Plaku

    E di ti grua që vitet ngadalë po na shkojnë,fazat e reja në jetë nuk do të na vonojnë.Nga dy u bëmë katër e më pas u bëmë gjashtë,dhe prapë të tjerë numra po na ndjekin nga pas.

    E di grua që prapë si dikur do të dua,nuk më humbet dashuria, rrjedh si uji në krua.Pa nëpër këmbë do na ngatërrohen nipër e mbesa,ti do t’i mësosh nga klasa e parë deri tek e pesta.

    Ti gërmat do t’u mësosh t’i shkruajnë si rruazë,në fletë të shkruajnë mami, babi, gjyshi, gjyshja.Unë të renë përrallë do t’u stërhollojë si dhuratë,ti marrë me vete e mos të na bëjnë shamatë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ODISE PLAKU: VOGËLUSHIT TIM

    Për jetët e vogëlushëve të ndarë padrejtësisht nga kjo jetë. U prehshin në botën e engjëjve!

    Ti mos qaj, vogëlushi im,retë e zeza, që kafshojnë qielline pjellin gjarpërinj të kuq,s’do të të trembin më.

    Unë i treta atome rrezet e syrit time frikën e goditame rrahjet e zemrës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ODISE PLAKU: MË PUTH, ZEMËR, MË PUTH PËR TË FUNDIT HERË…

    Më puth, zemër, më puth për të fundit herë,ëmbëlsinë e buzëve të tua të marr në shtegtime,Ta kujtoj kur do të jem larg teje, në vetminë time,zjarrin të më ndezësh në kujtime të netëvonave.

    Më puth, zemër, mos ndalo, veç më puth fort,buzët gjak të më bëhen, e di që nuk do të vdes.Më shtrëngo zemër, gjoksit tënd të lë shpirtin,fryma të më ndalë, dashurisë t’i nxjerrim fundin.

    Më puth, zemër, sytë mos t’i çelim, jetojmë ëndrrën,e bukur, e gjatë, nga pasioni ynë nuk do të mbarojë.Më jep frymë, më jep jetë, më fshi frikën e harresës,në puthje të mbetet si lëndina e luleve të pranverës.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

    Në teatër vjen premierë “Miu Griosh”, komedia që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme

    Nga Julia Vrap
    “Miu Griosh” një komedi shqiptare, që vjen premierë në skenën teatrore këtë shtator. Me ngjarje që zhvillohet në mjediset e një shtëpie, në teatër vjen një komedi që të bën të qeshësh me firmën e pakujdesshme. Një vepër që mban emrin e dramaturgut Odise Plaku, i cili me veprat e tij në skena përcjell dhe mesazhe përmes ngjarjeve që zhvillohen. Komedia do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, me regji nga Eliona Thomaraj dhe në role janë një kastë aktorësh të njohur.  Komedia që pritet të jetë premierë në skenë për publikun rikthen në skenën teatrore dhe aktoren Julia Ilirjani, ndërsa në role janë edhe aktori Gert Ferra dhe Kliton Rama. Dramaturgu Odise Plaku, veprat e të cilit janë vënë në skena brenda dhe jashtë vendit, si dhe janë mirëprit nga publiku e kritika thotë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që veprat shqipe të jenë prezente dhe të zhvillohen fuqishëm në skenat tona teatrore. “Për mua është kënaqësi në drejtim të promovimit të një vepre, që flet shqip dhe shton zinxhirin e krijimeve të mia që shohin dritën e skenës. Sa më shumë vepra shqip aq më e pasur është kultura shqiptare, por rritet dhe shkalla e përgjegjësisë regjisoriale dhe autoriale”, thotë dramaturgu Odise Plaku. Shfaqja që do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga data 12 deri më 14 shtator pritet që të vijojë më pas edhe në skena të qyteteve të tjera të vendit. Sa i takon krijimtarisë së tij, Odise Plaku më herët ka shprehur se ai ka shkruar drama, komedi, monodrama, me të njëjtin pasion dhe përkushtim si në fillim.
    Komedia në sezonin e ri artistik
    Sezoni artistik teatror që u mbyll në muajin qershor solli vepra teatrore që mbanin emrin e Odise Plakut si dramaturg, të cilat u vlerësuan dhe me çmime dhe u shfaqën në skena brenda dhe jashtë vendit, ndërsa në vijim me sezonin e ri pritet edhe premiera e komedisë “Miu Griosh”. Projekti për këtë komedi që vjen në skenë është mbështetur nga Bashkia e Tiranës. Ngjarja në komedinë “Miu Griosh” zhvillohet në mjediset e një shtëpie, ku befas një gjendet një mi, i cili sjell trazime te i zoti i saj Alberti, që lufton për ta larguar. Kjo luftë i sjellë mërzi Dianës, e cila propozon që për ta larguar miun le të marrin në shtëpi një mace. Alberti i urren macet dhe pranon të bashkëjetojë me miun. Xhentilesa e miut bën që Diana ta shikojë me admirim. Mes të treve bëhet një pakt që në shtëpi të mos ketë rrëmujë dhe probleme. Nën nënshkrimin e paktit në të cilin miu Griosh lejohet të banojë në këtë shtëpi, miu shton si me të   qeshur shprehjen “….dhe për më tepër, e shpallim si djalin tonë të vetëm”. Dokumenti firmoset dhe mbetet në dorën e miut Griosh, i cili tashmë e shikon veten si zot të shtëpisë, dhe fillon dhe kërkon trajtim të veçantë. Një ditë, teksa Diana ishte larguar me disa mikeshat e saj në një udhëtim turistik, miu Griosh ankohet për pastërtinë në shtëpi dhe këshillon Albertin të marrë një pastruese. Por, ky është një kurth i ngritur nga Grioshi, pasi pastruesja e ngacmon Albertin, duke i ofruar të bëjnë marrëdhënie së bashku. Situata komplikohet dhe miu Griosh vazhdon lojën e tij djallëzore duke futur sherrin mes Dianës dhe Albertit. Ai fton sërish pastruesen, një mikeshë të tij, në shtëpi, por në fakt Alberti nuk di gjë. Pas akuzës për tradhti Diana largohet nga shtëpia, por Alberti nuk mund të qëndrojë në të njëjtin mjedis me miun Griosh, i cili e ka paralajmëruar që nëse e godet do të përballet me drejtësinë dhe mund të përfundojë në burg. Në fund, pas hapjes së shishes së shampanjës, miu Griosh merr në telefon mamanë e tij, duke e ftuar që të vijë me gjithë fisin e tyre të jetojnë së bashku në këtë shtëpi të re dhe moderne

  • “Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

    “Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

    Jetomë sot, se nesër nuk dihet çfarë surprize na afron jeta.Bota digjet, shkatërrohet, jeta jep shpirt nga dhimbja.Mos u bëj errësirë e natës për një zënkë të çastit,ktheji në përqafime turfullimat si pelat e harbuara inatit.

    Jetomë edhe kur rrugës nuk do të jemi së bashku,duart lidhen në ajër, pëllëmbët djersiten nga emocioni.Gotën e pimë të dy dhe pse pranë nuk jemi t’i trokasim,kristalet e thyera shpojnë kujtimet e mbyllura me puthje buzësh.

    Jetomë…nuk ka rëndësi ku, sa e si, veç jetomë,le të mbeteminjë kujtim që kurrë s’plaket, as tretet me kohën.Unë do të mbetem njeriu që ecën me ty në shpirt,në këtë botë ku jeta ndahet në copa intrigash.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ODISE PLAKU: NUK MUNDEM PA TY

  • Komedia “Pleqëri me kusure” e autorit fierak Odise Plaku pritet me ngrohtësi dhe duartrokitje në Teatrin “Bylis”

    Komedia “Pleqëri me kusure” e autorit fierak Odise Plaku pritet me ngrohtësi dhe duartrokitje në Teatrin “Bylis”

    Është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje loja e aktorëve të teatrit “Bylis” në komedinë “Pleqëri me kusure” të autorit fierak Odise Plaku.Reklama në FieriWeb

    Ajo është një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë. Minuta të tëra ngacmuan spektatorin me ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit dhe komshiut të tyre, Lefterit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shqetësime, gëzime, xhelozi në moshë të vonë, të fshehta, intriga, dyshime dhe më në fund një enigmë që zgjidhet. Të moshuar, por me dëshirën e bukur për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Një mesazh fisnikërie nga aktorët e teatrit “Bylis”, Astrit Hasani, Miola Sitaj dhe Klajdi Marku, në komedinë “Pleqëri me kusure”, punuar në regjinë e Eliona Thomaraj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Përmes kësaj vepre përcillet mesazhi që pleqëria nuk është fundi i rrugës, por një fazë që ka dashurinë, mençurinë, humorin dhe kujtimet e veta.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo komedi është një thirrje për t’i parë të moshuarit me më shumë respekt dhe për të ruajtur humorin si një mënyrë për të jetuar më lehtë.

    Në thelb, kjo është një histori shumë njerëzore. Komedia përqendrohet rreth një çifti mësuesish në pension, Margarita dhe Viktori, që përballen me sfidat e përditshme të pleqërisë. Përballë tyre është komshiu i tyre kurioz, Lefteri, i cili iu dëgjon bisedat përmes murit ndarës.

    Nga kjo situatë e përditshme lindin momente të papritura, batuta, keqkuptime dhe shumë situata komike. Por, përtej të qeshurës, është edhe një marrëdhënie e bukur, njerëzore, që përçon ngrohtësi.

    Kjo vepër për autorin Odise Plaku shënon një rrugëtim në krijimtarinë skenike pas sukseseve të njohura jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

  • “Pleqëri me kusure”/ Komedia e autorit Odise Plaku mirëpritet nga publiku në teatrin ‘Bylis’

    “Pleqëri me kusure”/ Komedia e autorit Odise Plaku mirëpritet nga publiku në teatrin ‘Bylis’

    Është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje loja e aktorëve të teatrit “Bylis” në komedinë “Pleqëri me kusure” të autorit fierak Odise Plaku.

    Ajo është një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë.
    Minuta të tëra ngacmuan spektatorin me ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit dhe komshiut të tyre, Lefterit.
    Shqetësime, gëzime, xhelozi në moshë të vonë, të fshehta, intriga, dyshime dhe më në fund një enigmë që zgjidhet.
    Të moshuar, por me dëshirën e bukur për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.
    Një mesazh fisnikërie nga aktorët e teatrit “Bylis”, Astrit Hasani, Miola Sitaj dhe Klajdi Marku, në komedinë “Pleqëri me kusure” punuar në regjinë e Eliona Thomaraj.
    Përmes kësaj vepre përcillet mesazhi që pleqëria nuk është fundi i rrugës, por një fazë që ka dashurinë, mençurinë, humorin dhe kujtimet e veta.
    Kjo komedi është një thirrje për t’i parë të moshuarit me më shumë respekt dhe për të ruajtur humorin si një mënyrë për të jetuar më lehtë.
    Në thelb, kjo është një histori shumë njerëzore. Komedia përqendrohet rreth një çifti mësuesish në pension, Margarita dhe Viktori, që përballen me sfidat e përditshme të pleqërisë. Përballë tyre është komshiu i tyre kurioz, Lefteri, i cili iu dëgjon bisedat përmes murit ndarës.
    Nga kjo situatë e përditshme lindin momente të papritura, batuta, keqkuptime dhe shumë situata komike. Por, përtej të qeshurës, është edhe një marrëdhënie e bukur, njerëzore, që përçon ngrohtësi.
    Kjo vepër për autorin Odise Plaku shënon një rrugëtim në krijimtarinë skenike pas sukseseve të njohura jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

    Top Channel

  • Odise Plaku shpreh mbështetjen për Ramion Kurtin: “Një figurë me vlera që Fierit i duhet”

    Odise Plaku shpreh mbështetjen për Ramion Kurtin: “Një figurë me vlera që Fierit i duhet”

    I njohur për angazhimin e tij në jetën publike, Odise Plaku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Ramion Kurtit në Fier. Në një deklaratë publike, Plaku vlerëson cilësitë njerëzore dhe drejtuese të Kurtit, duke theksuar rëndësinë e figurave të reja në politikën lokale.

    “Nëse do të kisha të drejtën e votës në Fier, pa asnjë ngurrim do të mbështesja Ramionin. Ai është një djalë me cilësi dhe virtyte të mrekullueshme, të trashëguara nga familja e tij. Sot kemi më shumë se kurrë nevojë për vizione të reja dhe përfaqësime dinjitoze,” shprehet Plaku.

    Sipas tij, Ramioni ka dëshmuar kapacitetet e tij jo vetëm në aspektin drejtues, por edhe në marrëdhëniet njerëzore e familjare, ndërsa thekson bindjen se komuniteti fierak do ta vlerësojë figurën e tij “përtej ngjyrave politike”.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë

    Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë

    Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë – Një vepër tronditëse mbi realitetin shqiptar të vitit ‘97
    Odise Kote dhe romani “Agonia” – Një pasqyrim i dhimbshëm i vitit 1997
    Shkrimtari i njohur Odise Kote dhe Klubi i Krijuesve Jonianë kanë promovuar sot në Sarandë romanin më të ri, “Agonia”. Romani “Agonia”  një vepër që shpalos me detaje një periudhë të errët të historisë shqiptare, atë pas viteve ’90, me theks të veçantë në ngjarjet dramatike të vitit 1997. Ky libër është një pasqyrim i gjallë i dhimbjes, dëshpërimit dhe rrugëtimit të një shoqërie në kërkim të shpresës.
     
    Përmbajtja e romanit “Agonia” të Odise Kote – Një histori dashurie në mes të kaosit
     
    Në qendër të romanit “Agonia” të Odise Kotes qëndron historia e një dashurie të pamundur mes dy të rinjve, ku partnerja është e huaj, duke reflektuar kontrastet e një shoqërie në krizë. Përmes kësaj lidhjeje, Kote sjell një panoramë të agonisë që përfshiu Shqipërinë në atë periudhë, ku njeriu përpiqej të mbijetonte mes pasigurisë, krizës identitare dhe dëshirës për një jetë më të mirë.
     
    Odise Kote: “Agonia është një roman i kujtesës kombëtare”
     
    Shkrimtari Odise Kote e përshkruan “Agonia” si një roman të kujtesës kombëtare, që sjell një qortim të fortë për klasën politike të asaj kohe dhe për popullin shqiptar. Sipas tij, viti 1997 ishte një moment ku Shqipëria rrezikoi të binte në greminë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe mungesës së stabilitetit.
     
    “Le ta quajmë një roman të kujtesës kombëtare. Ky roman përmbledh ngjarjet e vitit 1997, një qortim i madh për klasën politike dhe shoqërinë shqiptare, ashtu siç Homeri kritikoi grekët për tejkalimin e së drejtës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që e keqja të triumfojë,” – u shpreh Odise Kote gjatë promovimit të romanit në Sarandë.
     
     
    Stili dhe struktura e “Agonia” – Një vepër unike në letërsinë shqiptare
     
    Romani “Agonia” dallon për stilin e tij të veçantë. Me fjali të shkurtra dhe një narrativë fragmentare, Kote sjell një ndjeshmëri të thellë emocionale që pasqyron kompleksitetin e personazheve dhe agoninë që i rrethon. Përmes ndikimit të tij si gazetar, ai përdor një qasje të ngjashme me publicistikën, duke sjellë një rrëfim të gjallë dhe realist.
     
    Pse duhet të lexoni “Agonia” nga Odise Kote?
     
    “Agonia” është një pasqyrë autentike e viteve ‘90 – Romani sjell një analizë të thellë të krizës shqiptare pas rrëzimit të komunizmit.
    Një histori dashurie e ndërlikuar – Përplasja mes dy kulturave dhe sfidat e një periudhe të trazuar e bëjnë këtë histori edhe më tërheqëse.
    Një kritikë e fortë sociale dhe politike – “Agonia” nuk është vetëm një roman, por një thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe të tashmen.
     
    Odise Kote – Një zë i fuqishëm në letërsinë shqiptare
     
    Odise Kote ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Karriera e tij si gazetar dhe shkrimtar është pasuruar nga përvojat e drejtpërdrejta me realitetin shqiptar, të cilat i ka përfshirë në veprat e tij. “Agonia” është vetëm një nga librat e tij që trajton tematika të forta sociale dhe historike, duke u bërë një pikë referimi për lexuesit që kërkojnë letërsi të thellë dhe reflektuese.
     
    Romani “Agonia” i Odise Kotes është një vepër që shkon përtej një historie fiktive. Ai është një thirrje për të mos harruar të kaluarën dhe për të reflektuar mbi të tashmen. Për të gjithë ata që janë të interesuar në letërsinë bashkëkohore shqiptare, “Agonia” është një lexim i domosdoshëm.