Raportuesi i BE-së për Shqipërinë Andreas Schieder theksoi sot, 29 tetor, se Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë është tashmë operacional, por funksionon me kufizime për shkak të vendeve vakante, pas procesit të vettingut.
Ai nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare. Vlerëson gjithashtu progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, siç evidenton raporti i Komisionit Europian.
Sipas Schieder, është shumë me rëndësi që Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsion, 2024-2030.
“SPAK është një nga institucionet që është themeluar, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht dhe në mënyrën e operimit të vet, unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet. Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai duke veçuar problematikat dhe progresin e bërë.
Nuk la pa përmendur raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit.
“Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, tha Schieder.
Nga ana tjetër, Taulant Balla tha se:
“Ne kurrë, nuk duhet të bëjmë ndonjë deklaratë apo të hyjmë në ndonjë rast që i takon drejtësisë. Ne me rezolutën që do të miratojmë nesër në Kuvend, vlerësojmë rezultatet e arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe nxisim vazhdimin e punës. Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë nesër rezolutën. Jemi në kohën që mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhim Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Sa i përket reformës në drejtësi, tha se ajo është historike. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se janë vlerësuar nga OSBE/ODIHR-i si konkurruese.
“Këta europianët i lexojnë vetë raportet për Shqipërinë, nuk ka nevojë t’ua themi ne në shqip. Kur kam qenë në opozitë e kam bërë ndoshta edhe unë këtë gabim, që t’ua lexoj gabim raportin, por koha ka treguar se është moment historik, ta shohim anëtarësimin si fitore të Shqipërisë, jo shumicës”, e mbylli fjalën e tij Balla.
Tag: odihr
-

Raportuesi i BE: SPAK i pavarur, por duhen burime dhe trajnime; PS thirrje opozitës: Të zgjedhim Shqipërinë!
-

Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Edhe Lubinë do e bënte kurban për të shuar zhurmën e raportit të OSBE/ODIHR
Berisha: Dumani është armik i egër i pluralizmit! Edhe Lubinë do e bënte kurban për të shuar zhurmën e raportit të OSBE/ODIHR
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si një “armik të egër të pluralizmit” dhe “amnistues të krimit elektoral”. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi Dumanin se ka mbrojtur hapur pushtetin e Edi Ramës, duke injoruar raportet ndërkombëtare për shkelje serioze të standardeve zgjedhore në vend.
Sipas kreu të PD, SPAK është shndërruar në një instrument politik në duart e qeverisë, ndërsa heshtja ndaj raportit të OSBE/ODIHR për patronazhistët tregon “mungesë të plotë ndërgjegjeje profesionale dhe njerëzore”.
Në vijim, Berisha theksoi se qëndrimi i SPAK ka shërbyer si “licencë për narkodiktatorin Edi Rama për të shkatërruar përfundimisht procesin zgjedhor”, ndërsa shtoi me ironi se “edhe Lubinën do e bënte kurban vetëm për të shuar zhurmën e raportit të OSBE/ODIHR”.
Deklarata e plotë për media:
E kam thënë dhe e them është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në amnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral.Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore.Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar.Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR.Po ky nuk ka… për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor.A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet?Askush.Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit.Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto.
Deklarata e plotë për media:
E kam thënë dhe e them është një armik i egër i pluralizmit në Shqipëri sepse u shndërrua në amnistues të krimit të njohur ndërkombëtarisht elektoral.Njeri pa asnjë ndërgjegje, as profesionale dhe as njerëzore.Po ti kur lexon se komuniteti ndërkombëtar thotë se rrjeti i patronazhistëve është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, kurse ky thotë jo, nuk është një krim, citon Edi Ramën, jo ligjin ndërkombëtar.Nuk po them shkeljet seriale të kodit zgjedhor të Shqipërisë, por të parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kopenhagenit, të gjitha të vërtetuara nga OSBE/ODIHR.Po ky nuk ka… për të parime janë vetëm statuti i PS dhe lufta e egër ndaj opozitës dhe pluralizmit.Sigurisht që për këto ne do qëndronim sepse ky qëndrim i tij dhe prokurorisë së tij u bë licencë për narkodiktatorin Edi Rama dhe regjimin e tij, për të shkatërruar në mënyrë përfundimtare procesin zgjedhor.A e keni dëgjuar të shqipërojnë një fjalë të vetme për zgjedhjet?Askush.Përkundrazi, gosipi i qytetit thotë se edhe Lubinë po e bënte kurban pikërisht për të shuar zhurmën e raportit.Nuk mund të them se ato që thotë gosipi, janë të gosipit. Por në media lejohet se i ndjekin vetë këto. -

Gjekmarkaj-Çelës: Rolin e patronazhistëve e pa edhe OSBE-ODIHR, por nuk e pa vetëm Prokuroria jonë
Në një deklaratë në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar dështimin e task-forcës së posaçme të ngritur për të luftuar manipulimin zgjedhor.
Task-forca, e përbërë nga drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe rendit Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, KQZ dhe Policia e Shtetit sipas Gjekmarkajt, rezultoi tërësisht e pafuqishme për të ndalur shkeljet në zgjedhjet vendore të 11 majit.
“Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë,” deklaroi Gjekmarkaj, duke e cilësuar reagimin institucional si “postum”, pra të ardhur vetëm pasi dëmi ishte bërë.
Deputeti demokrat hodhi akuza të rënda mbi legjitimitetin e procesit zgjedhor, duke thënë se shumë mandate u përcaktuan jo nga vullneti i lirë i qytetarëve, por nga “vota e krimit, e patronazhimit dhe e partisë-shtet”.
Ai vuri në dukje edhe kontrastin mes konstatimeve të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR dhe mungesës së veprimit nga institucionet shqiptare të drejtësisë: “Është paradoksale që vëzhguesit ndërkombëtarë konstatojnë fshirjen e kufirit mes partisë dhe shtetit, ndërsa organet tona nuk shohin asgjë.”
Gjekmarkaj: Zoti kryetar, unë e ndoqa me vëmendje zotin Prokuror të Përgjithshëm. Përgjigjet e tij ishin stilema, të cilat përdoren zakonisht rëndom në çdo raportim të tillë. Diskursi i tij ishte i ndërtuar mbi një paradoks, sepse është e pamundur që pjesëtarët që përbëjnë trupën e OSBE-ODIHR-it, polak, gjerman, hungarez, vijnë dhe konstatojnë që kufiri ndarës ndërmjet partisë dhe shtetit në Shqipëri është shuar, dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e vënë re këtë vijë ndarje që është shuar dhe s’bëjnë asgjë për ta penguar. Nga ana tjetër, po këto personazhe të OSBE-ODIHR-it vënë re që lukunia e patronazhistëve ka bërë kërdi në manipulimin e votës në Shqipëri dhe organet e drejtësisë të vendit tonë nuk e shohin, përsëri kjo është mjaft trishtuese.
Shohin gjithashtu OSBE-ODIHR-i se kryetarët e bashkive, drejtorët, administrata publike ushtron presion për votën dhe organet e drejtësisë së vendit tim, të vendit tënd nuk e shohin një gjë të tillë. Sepse duket vërtet e çuditshme sepse ata u mblodhën, mos gaboj në fund të vitit 2024 apo në fillim të vitit 2025, prokurori i përgjithshëm, kreu i SPAK-ut, ëh, shefi i KQZ-së, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe u krijua përshtypja që vërtet u krijua një task-forcë që do bëjë gjërat e tmerrshme kundër manipulimit të votës. Ne që ishim në terren e kuptuam që e tmerrshmja ndodhi dhe ata nuk patën mundësi të bënin asgjë dhe janë postum duke folur pas një zgjedhje, pas votimeve fasadë të 11 majit, ku shumë mandate janë përcaktuar nga vota e krimit e patronazhimit dhe e partisë shtet. -

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin e administratës dhe sistemit të patronazhimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Manja e pranon që gjetjet e ODIHR mbështeten konstatimet e PD pas zgjedhjeve. Me ketë koment ai kaloi direkt në faqet e fundit, tek rekomandimet.
“Përsa i përket konstatimeve janë ata që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar se sa janë theksuar nga opozita jo një po disa herë edhe në seancë plenare”, tha Manja.
Demokratët bënë detyrën politike duke sjellë pasazhet e dokumentet të ODIHR në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre janë më të detajuara si asnjëherë më parë.
Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale u miratuan 6 rezoluta për institucionet e drejtësisë, Komisionit për Prokurimin Publik dhe Administratës Publike. Demokratët votuan kundër.
Të hënën në orën 10:00 institucionet e drejtësisë do ta raportojnë në seancë plenare, ku deputetët do të kenë mundësi t’i drejtohen me pyetje për rrethe 150 minuta. -

Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut
Deputeti i PD, Klevis Balliu thotë për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, se përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit, atë të fshirjes së kufirit midis partisë dhe shtetit.
Në një mesazh në facebook, Balliu shkruan se ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet, një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës.
‘Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku-pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli.
Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi të gjithë aparatin administrativ në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste.
Punonjësit publikë u përballën me shantazhe: ose bindje politike, ose largim nga puna; qytetarët me presione mbi legalizimet dhe shërbimet publike, ndërsa klima e frikës dhe varësisë zëvendësoi çdo ndjenjë lirie qytetare’, shkruan Balliu.
Reagimi i plotë i deputetit Klevis Balliut:
Nga ‘të vjedhim më bukur’ te ‘të vjedhim si Bela’
Raporti i OSBE-ODIHR si pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit:
fshirjen e kufirit midis partisë dhe shtetit.
Ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet, një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës.
Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku, pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli.
Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi të gjithë aparatin administrativ në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste.
Punonjësit publikë u përballën me shantazhe: ose bindje politike, ose largim nga puna; qytetarët me presione mbi legalizimet dhe shërbimet publike, ndërsa klima e frikës dhe varësisë zëvendësoi çdo ndjenjë lirie qytetare.
Sa për lidhjet me krimin e organizuar, kjo qeveri i ka integruar ato në vetë strukturën e saj.
Është e pamundur që personi që administron një pjesë kaq të madhe të buxhetit të shtetit të mos jetë pjesë e zinxhirit të aferave që përbëjnë arkitekturën e korrupsionit qeveritar.
Në vetvete, Belinda Balluku është simboli i korrupsionit të institucionalizuar.
Në korridoret e Rilindjes, tashmë nuk thuhet më ‘të vjedhim më bukur’, por me humor të zi politik është bërë shprehje e përditshme:
Ironia e historisë është therëse: njësoj si gjyshi i saj dikur, duket se edhe mbesa do të përfundojë në burg nga partia e vet.
Një tjetër dëshmi kjo se Shqipëria ndodhet sot nën një regjim që po i ngjan përherë e më shumë atij të Enver Hoxhës, një sistem ku partia është ligj, shteti është mjet, dhe qytetari është peng.
-

Nga “të vjedhim më bukur”, tek “të vjedhim si Bela”, Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut
Deputeti i PD, Klevis Balliu thotë për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, se përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit, atë të fshirjes së kufirit midis partisë dhe shtetit.
Në një mesazh në facebook, Balliu shkruan se ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet – një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës.
“Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku – pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli.
Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi të gjithë aparatin administrativ në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste.
Punonjësit publikë u përballën me shantazhe: ose bindje politike, ose largim nga puna; qytetarët me presione mbi legalizimet dhe shërbimet publike, ndërsa klima e frikës dhe varësisë zëvendësoi çdo ndjenjë lirie qytetare”, shkruan Balliu. -

“Vërejtjet në raportin e ODIHR të përsëritura”, Felaj: PD të shqetësohet për rrjedhjen e 250 mijë votave
“Të përsëritura” i ka cilësuar ish-deputetja socialiste, Ermonela Felaj gjetjet e raportit të ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
E ftuar në Çdokënd me Merita Halkajn, Felaj shtoi se opozita po kërkon te ky raport një varkë shpëtimi për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje dhe nuk shqetësohet tek fakti që së bashku me të gjithë aleatët që kishte mbledhur mori 250 mijë vota më pak.
“Vërejtjet e thëna në raport janë të përsëritura të them të vërtetën. Unë nuk dua të relativizoj peshën e asnjë vërejtje. Ne që në krye të legjislaturës thamë që do ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, për të adresuar problematikat e hasura më herët. Vërejtjet nuk kanë ndryshim. Vërejtjet janë irrelevante. PD kishte 250 mijë vota më pak, kjo ishte arsyeja përse PS mori 83 mandate. PS garoi e vetme përballë gjithë trenit të partive opozitare, madhështia e të cilëve u tret rrugës. Për dy muaj pas zgjedhjeve, ky debat ishte i nxehtë”, tha Felaj në A2 CNN. -

Akuzat për shit-blerje të votave në zgjedhje/ Alimehmeti: Dihet kush e ka thesin me para
Përfundimet e OSBE/ODIHR-it ka sjellë tone të ndryshme nga kampet politike. Nga opozita ka mbështetje të këtij raporti, duke thënë se përfundimet e OSBE/ODIHR-it tregojnë “farsë elektorale”, ndërsa nga mazhoranca nuk ka asnjë reagim.
Lidhur me analizën e këtij raporti, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti.
Fillimisht Alimehmeti u ndal tek pika e cilësuar në këtë raport, ku thuhet se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimi institucional, duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë”. Për këtë, demokrati u shpreh se raporti tregon që partia dhe shteti nuk kanë “kufij të qartë”.
“Kur ata thonë se gara është e pabarabartë dhe nuk bëhet dallimi i shtetit me partisë, ata të kanë thënë fjalët më të forta që kanë, se në atë mënyrë flasin ata. Flasin në gjuhë diplomatike”, tha ai.
Por nuk ishte vetëm kjo pika “qortuese” e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por gjithashtu dhe shqetësimi për shit-blerje të vullnetit të qytetarëve.
Partia Demokratike e ka akuzuar shpesh herë mazhorancën për blerje apo manipulim të votave, por a ka përdorur opozita mjete për ndikim të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë në vullnëtin e qytetarëve? Për këtë, Alimehmeti e ka mohuar një gjë të tillë, por mohimi erdhi përmes ironisë, duke bërë krahasimin e tij me kampin rozë.
“A ka shqiptarë që nuk e di se kush e ka fuqinë e blerjes së votës në Shqipëri? Ku janë gjithë fuqitë e mbledhura? E dinë shqiptarët shumë mirë. E di shumë mirë, unë kam qenë në fushatë, kam qenë në terren dhe vij nga terreni edhe sot që flasim. Në çdo zonë që ulesh për kafe, të ulesh në tavolinë, mund të thonhë fare mirë sa i blen, sa ka blerë në total, e me radhë, e me radhë. Në qoftë se ne mendojmë se fuqia e partisë-shtet është e krahasueshme me fuqinë e opozitës, në aspektin monetar, atëhere me të vërtetë asnjë prej nesh nuk jeton në Shqipëri, të gjithë jetojmë në Hënë, në Mars, apo ku di unë diku tjetër.
Që të bësh tentativë, do të thotë të kesh thesin me para këtu mbrapa. Tani, thesin me para këtu mbrapa kush e ka? Se unë nuk e kam pasur, të flasim shumë qartë.
Në krahun tjetër në garë, ishin dhe disa ministra të PS. Kush mendoni se e ka fuqinë ekonomike dhe mbështetjen më të madhe të administratës nga mbrapa. E kam unë? Apo e kanë ministrat?”, tha ai.
Kujtojmë se përfundimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dolën ditën e enjte, 23 tetor 2025.
ODIHR ka kërkuar nga Shqipëria realizimin e pesë pikave kryesore.
Bëhet fjalë për:
Reformimin e kuadrit zgjedhor në mënyrë gjithëpërfshirëse
Depolitizimi i administratën zgjedhore në nivelet e ulëta
Sigurimi i kushte të barabarta në garë, duke ndalur përdorimin e burimeve shtetërore
Rritjën e transparencës së financimit të fushatave
Zgjatja e edukimit të votuesve për përdorimin e teknologjisë në votim. -

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit/ Mërtiri: Nuk kishte asgjë të re
5 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ODIHR publikoi ditën e djeshme raportin përfundimtar për procesin e 11 Majit.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderatore Melisa Mehmetaj, analisti Ergys Mërtiri tha se raporti nuk kishte asgjë të re.
Sipas analistit në raport është përmendur edhe shitblerja e votës.Pjesë nga intervista:
ODIHR publikoi dje raportin për zgjedhjet, të cilit opozita e mazhoranca i bëjnë lexime të ndryshme. Ju si i shihni gjetjet e misionit dhe faktin që në rekomandime nuk flitet fare për shitblerjen e votës?
Mërtiri: Sigurisht, pikë së pari, raporti i ODIHR nuk kishte ndonjë gjë të re. Pak a shumë është i njëjtë, siç ka qenë gjithmonë. Sigurisht, zgjedhjet të veçanta kanë probleme të veçanta, të cilat evidentohen më shumë në një palë zgjedhje apo në një tjetër. Shitblerja e votës sigurisht që shfaqej dhe përmendej në raport dhe thuhet që në shumë raste ishin fakte të shitblerjes së votës, por ajo nuk u rekomandua, për shkak se ajo nuk mund të luftohet me rekomandime. Shitblerja e votës duhet luftuar me organe hetimore, me organet e policisë mbi të gjitha, të cilat duhet të jenë në terren për ta konstatuar, për ta parë, për ta penguar dhe për të dërguar përpara drejtësisë, përpara prokurorisë. Në fakt, siç përmendej dhe në raport, pati disa raste të tilla.
/vizionplus.tv
