Tag: odihr

  • Mblidhet Komisioni i Posaçëm për “Zgjedhoren”, Gjiknuri: Të adresojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR!

    Mblidhet Komisioni i Posaçëm për “Zgjedhoren”, Gjiknuri: Të adresojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR!

    damian gjiknuri dhe oerd bylykbashi

    TIRANË- Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, në drejtimin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashi.
    Në rendin e ditës së sotme pritet të caktohet numri i ekspertëve teknikë, që do të thirren nga Komisioni, si dhe kërkesa për mbështetje teknike nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.
    Në nisje të fjalës së tij në Komision, Damian Gjiknuri u shpreh se janë dy çështje që duhen adresuar dhe zgjidhur, e para është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe hartimi i listave të kandidatëve.
    Gjikuri u shpreh se puna e Komisionit do të nisë me ngritjen e një grupi ekspertësh, të mbështetur nga Kuvendi.
    “Do t’i drejtohemi ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias për vënien në dispozicion të ekspertizës. Më e ndershme është të niset me ato probleme të patrajtuara e që nuk kanë ngarkesë politike, siç ka qenë ligji për financimin e partive politike, jashtë fushatave zgjedhore.
    Së fundmi, do doja të theksoja se e kuptoj që edhe sot do të ketë debat në këtë komision, ju mund ta shfrytëzoni këtë platformë edhe për të dhënë idetë tuaja politike, por edhe pakënaqësitë tuaja, por na intereson të dalim me një produkt. Edhe kur opozita protestonte, ne kemi arritur të vijmë me një paketë të plotë ligjore”, tha Gjiknuri.
    Nga ana tjetër, Oerd Bylykbashi tha se Kodi Zgjedhor nuk mund të luajë rolin e tij të plotë, në rast se nuk goditet krimi zgjedhor, dhe të shkohet në themel të problematikave.
    “Tentativa e fundit për reformë ishte ajo e vitit 2020 që preku Kodin Zgjedhor e në fund fare u përmbys me një ndryshim të njëanshëm në Kushtetutë. Reforma e fundit konsensuale ishte ajo e vitit 2012 e që atëherë nuk ka patur më. Keqqeverisja dhe krimi i organizuar në formë masive, ky komision duhet të ketë një qasje të pakufizuar dhe duke hyrë thellë në të gjitha tematikat”, deklaroi Bylykbashi.

  • Progres-raporti i BE rrëzon 11 majin:Garë e pabarabartë, partia në pushtet përdori burimet e shtetit dhe patronazhistët

    Progres-raporti i BE rrëzon 11 majin:Garë e pabarabartë, partia në pushtet përdori burimet e shtetit dhe patronazhistët

    Komisioni Europian publikoi sot progres-raportin për Shqipërinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama anuloi një fluturim drejt Brukselit sot, ky progres-raport është shumë i ashpër, sidomos kur bie fjala tek zgjedhjet e 11 majit. Aty theksohet se partia në pushtet përdori gjerësisht burimet administrative dhe institucionale dhe rrjetin e patronazhit. Në raport thuhet se terreni i garës ishte i pabarabartë. Më poshtë pjesë nga raporti i BE.
    PJESË NGA RAPORTI I BE PËR ZGJEDHJET
    Kuadri i përgjithshëm lejon zhvillimin e zgjedhjeve që janë përgjithësisht të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025, pas një reforme të pjesshme zgjedhore, rezultuan në një mandat të katërt radhazi për partinë qeverisëse. Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)/Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) vërejtën se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan profesionalisht, por identifikuan disa mangësi, përfshirë mungesën e një terreni të barabartë dhe keqpërdorimin e burimeve publike. Reforma e pjesshme zgjedhore ndryshoi Kodin Zgjedhor, por nuk adresoi një numër rekomandimesh të vjetra të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
    Kodi Zgjedhor u ndryshua në korrik 2024 dhe shkurt 2025, duke iu përgjigjur pjesërisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dhe pasqyrohet në zgjedhjet parlamentare të majit 2025: ndryshimet mundësuan votimin jashtë vendit, ndryshuan sistemin e votimit preferencial, rritën kufijtë e shpenzimeve të fushatës, modifikuan afatet zgjedhore dhe trajtuan kohën e transmetimit për kandidatët. Megjithatë, nevojiten ndryshime të mëtejshme në kuadrin zgjedhor për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për t’u përafruar më tej me standardet demokratike.
    Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025 panë Partinë Socialiste të siguronte 53.2% të votave, që përkthehet në 83 ulëse në Parlament, nga 74 sa kishte në legjislaturën e mëparshme. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike mori vetëm 32.9% të votave, duke rënë në 50 ulëse, nga 63 në legjislaturën e mëparshme. Ndër partitë më të vogla, Shqipëria Bëhet siguroi një ulëse, Partia e Mundësisë dy ulëse, Partia Socialdemokrate (PSD) tre ulëse, dhe Lëvizja Bashkë një ulëse.
    Përfundimet paraprake të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR treguan se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan profesionalisht, por në një mjedis shumë të polarizuar dhe konkurrentët nuk shijuan një terren të barabartë. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të zhvillonin fushatat e tyre lirshëm. Prezantimi i votimit jashtë vendit u menaxhua mirë dhe u konsiderua gjerësisht si një zhvillim historik zgjedhor.
    Struktura e Specializuar Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) miratoi një strategji për të hetuar korrupsionin zgjedhor. Mekanizmi i ri i koordinimit mes SPAK, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Prokurorisë së Përgjithshme çoi në ndarjen më të mirë të informacionit mbi krimet zgjedhore dhe u pa si një faktor i mundshëm pengues. Ndryshime të kufizuara në financimin e fushatës janë zbatuar që nga viti 2020, me rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias që mbeten të pazbatuara.
    Megjithëse shumica e partive politike nënshkruan një kod vullnetar të sjelljes për fushatat digjitale para fushatës, disa konkurrentë shpërndanë përmbajtje ndarëse, diskriminuese dhe manipuluese. Përpjekjet e monitorimit mbetën të kufizuara në shkallë dhe efektivitet. U vërejtën gjithashtu zhvillime shqetësuese, veçanërisht fakti që partia qeverisëse përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe leverdi institucionale, si dhe shqetësime për ndikimin e rrjeteve të patronazhit.
    Gjatë zgjedhjeve parlamentare, 787 gra kandiduan për një vend në Parlament (38.47% e të gjithë kandidatëve). Edhe pse ky është një zhvillim pozitiv, misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR theksoi stereotipet gjinore të vazhdueshme dhe retorikën diskriminuese ndaj grave me aktivitet politik si pengesa të rëndësishme për pjesëmarrjen.

  • PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: “U shkel barazia në zgjedhje”

    PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: “U shkel barazia në zgjedhje”

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për mocion me debat lidhur me gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
    Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se qëllimi i mocionit është hapja e një debati parlamentar mbi “problematikat, mangësitë dhe shkeljet që shoqëruan procesin zgjedhor”, si dhe kontributi në punën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur së fundmi me konsensus ndërpartiak.

    “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të nxisim një debat të plotë dhe institucional për standardet zgjedhore”, thuhet në kërkesën e Bardhit.

    Sipas opozitës, raporti i OSBE-ODIHR evidenton se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në një klimë të thellë polarizimi politik, ku “garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.
    Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, PD thekson se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore dhe i kapaciteteve institucionale, duke përfshirë faljen e gjobave vetëm pak orë para ditës së zgjedhjeve, ndërkohë që zyrtarë të lartë qeveritarë u përfshinë në aktivitete zyrtare që “përkonin me mesazhe elektorale”.
    Sipas raportit të përmendur nga demokratët, kjo situatë ka bërë të paqartë ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.Në të theksohen gjithashtu pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, intimidim të mbështetësve të opozitës, përdorim të rrjeteve të patronazhimit, si dhe rastet e shitblerjes së votës dhe ndikimin e elementëve kriminalë në disa parti politike.
    Opozita kërkon që këto gjetje të diskutohen në mënyrë të plotë në seancë plenare, duke i konsideruar si thelbësore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në të ardhmen.

  • Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia

    partia demokratike-selia blu

    TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e mocionit me debat në Parlament lidhur me gjetjet përfundimtare të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, demokratët theksojnë nevojën për debat në pas gjetjeve të shkeljeve në raportin final të OSBE-ODIHR. 
    Sipas tyre, është është detyrë e deputetëve të iniciojnë dhe nxisin debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartial. 
    “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

    kerkesa e pd

    kerkesa e pd

    Kërkesa e tyre, e firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gazmendt Bardhi, vjen pak ditë pasi u rrëzua ajo e ngritje së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

    opozita 2 316×350

    opozita 304×350

  • PD kërkon mocion me debat në Kuvend për zgjedhjet e 11 majit: U shkel barazia

    PD kërkon mocion me debat në Kuvend për zgjedhjet e 11 majit: U shkel barazia

    Partia Demokratike i kërkon Kuvendit zhvillimin e një seance me mocion për debat që lidhet për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kërkesa e plotë e Partisë Demokratike për Kuvendin:

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me focus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, vecanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak.

    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak orë para ditës së zgjedhjeve të faljes të një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, ç’ka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.

  • “U shkel barazia”/ Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

    “U shkel barazia”/ Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Demokratët pretendojnë se u shkel barazia në zgjedhjet e 11 majit.
    Në kërkesën e siguruar, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“.
    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.

  • Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia

    Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar.

    Demokratët pretendojnë se u shkel barazia në zgjedhjet e 11 majit.
    Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“.
    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.

    Top Channel

  • “Palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet”/ Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik

    “Palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet”/ Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder komentoi edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe akuzat e bëra nga opozita. Ai tha se ka një tendencë për ta dramatizuar më shumë seç duhet, duke nënkuptuar akuzat e opozitarëve, por shtoi se palët duhet të ulen dhe të trajtojnë këto rekomandime të bëra. Ai thotë se në vend që të bëhet “show politik”, duhet që të ulen të adresojnë këto rekomandime, të bëra prej kohësh nga ODIHR.
    “Sinqerisht kur shoh zgjedhjet e fundit në Shqipëri, nëse janë lokale apo parlamentare, janë të njëjtët njerëz që thonë të njëjtat gjëra për çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike seç duhet. Disa përdorin fjalë për zgjedhjet që nuk i shikon fare në raport, kam parasysh ata që i bëjnë më dramatike seç duhet.
    Dhe iu them shikoni dhe lexoni raportin me kujdes. Flitet për shumë reforma aty. Thjesht duhet parë çfarë thotë raporti, është punuar me muaj të tërë nga OSBE/ODIHR. Raporti thotë se teknikisht ishin zgjedhje shumë të mira, moderne, por mbetet një listë reformash që duhet të ndërmerren që të balancohet dhe të ketë një fushë loje më të barabartë që dmth se janë disa çështje që duhen zgjidhur, financimi në zgjedhje, aksesi në media etj. Apeli im është të mos bëjmë show të madh, por të ulemi, ta marrim atë raport dhe të punojmë për zbatimin e asa cfarë thotë raporti.
    Se shumë prej tyre kanë qenë edhe në raportin e parafundit. Pra të zbatohet sa më mirë të jetë e mundur. Nuk është çështja është qeveria të zbatojë gjërat kundër opozitës, por e mira e zgjedhjeve është se përzihen ato kartat dhe nis loja nga fillimi. Nuk e di nëse do jesh në qeveri ose jo. Rregullat e mira çojnë në zgjedhje të mira.”, tha ai.

  • Sali Berisha tërhiqet nga protestat pas pazareve me Ramën për ndryshimet kushtetuese, pranon që nuk u vodhën…

    Sali Berisha tërhiqet nga protestat pas pazareve me Ramën për ndryshimet kushtetuese, pranon që nuk u vodhën…

    Koha ka treguar se kryeministri Edi Rama vetëm humbet nga zhdukja nga politika, izolimi dhe burgosja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Humbet, se nuk do të ketë më përballë një kundërshtar, që është kapitali më i madh politik i tij, dhe që i garanton qëndrimin në pushtet në pafundësi. Humbet, se me burgosjen e tij, do të çlirohej opozita dhe kështu do të dilnin alternativa të reja, shumë herë më të besueshme, që nuk shiten e blihen me një leje ndërtimi, dhe do t’i vinin në rrezik pushtetin e tij tashmë të tronditur nga shumë afera. Tashmë është e qartë se përpjekja e Ramës për të “ricikluar” dhe njëherë Sali Berishën duke bërë marrëveshje dhe pazare që sërish të mbajnë monopolin e sistemit politik që i ka fillesat që nga viti 2008, por që këtë herë nuk është vetëm për karrige, pasi dyshohet se planet e tyre ogurzeza janë për të goditur SPAK-un, nëpërmjet kontrollit të sistemit të drejtësisë që vetë ata dhe bashkëpunëtorët e tyre të zhytur në afera t’ia hedhin paq si dikur.
    Berisha njeh zgjedhjet dhe “harron” protestat
    Si pasojë e këtyre pazareve, “revolucioni” që ka që pas zgjedhjeve të 11 majit që paralajmërohet për përmbysjen e qeverisë është lënë në pushim. Berisha ka zbutur tonet dhe është shprehur gati të ulet në tavolinë me Edi Ramën, këtë herë jo për protesta, por për të ndryshuar Kushtetutën. Berisha tha se mbështet idenë për ngritjen e dy dhomave në Kuvend, atë të Senatit dhe të Parlamentit, duke pranuar kështu edhe pakësimin e numrit të deputetëve. Nga ana tjetër, mazhoranca ka propozuar që deputetët të reduktohen nga 140 në 101, por Berisha nuk pranon që të preket ndarja e bashkive. “Ka një mendim të kahershëm që vendi të bëhet me dy dhoma.
    Jam dakord, nëse senati nuk është bllokues por frenues, atëherë i bën mirë vendit. Shqipëria, nëse ngre senatin, duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për zvogëlimin e bashkive nuk jemi dakord,” tha Berisha. Opozita tashmë ka rënë dakord me mazhorancën për reformën zgjedhore, dhe me këtë ritëm, as ndryshimet kushtetuese nuk duken më aq “revolucionare” për t’u arritur. Berisha shtoi se është “gati të ulet” për të përcaktuar senatin në Kushtetutë, duke treguar se nga “përmbysja e regjimit”, kryedemokrati po kalon tek pazari i radhës për ndarjen e kolltukëve.
    Mashtrimet dhe lojërat politike të Berishës
    Alibia e Berishës dhe e rrethit pranë tij ka qenë se analiza brenda PD-së për të përcaktuar përgjegjësitë do të bëhet pas daljes së raportit zyrtar të ODIHR. Raporti tashmë ka dalë prej disa ditësh dhe nuk ka ndryshime nga ai paraprak. OSBE-ODIHR ka gjetur parregullsi, por nuk ka identifikuar manipulime që të ndryshojnë rezultatin. Me këtë, debati mbi zgjedhjet mbyllet, dhe Berisha jo vetëm që nuk mblodhi partinë për të analizuar situatën, por duket se ka hyrë direkt në negociata me Edi Ramën, duke njohur zgjedhjet. Gjithë debatin gjithë këtë kohë Berisha e bëri për të shmangur zbatimin e pikës 8 të nenit 46, e cila thotë: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit.
    Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.” Ky nen, i propozuar, diskutuar dhe miratuar nga vetë Berisha dhe për të cilin ka debatuar gjatë edhe me të tijtë, deri më tani nuk është zbatuar dhe nuk do të zbatohet edhe pse demokratët pësuan humbjen më të thellë më 11 maj 2025, dhe mazhoranca kapi numrin më të madh ndonjëherë në parlament, 83 mandate. 5 muaj nga humbja e 11 majit, disa zëra demokratë, ndonëse të paktë, i kanë kujtuar Berishës sërish statutin dhe nenin ‘ Basha’ duke i thënë se duhet të largohet. Kreu i PD-së ka sërish të njëjtin argument, se zgjedhjet ishin farsë.  Madje, deputetit të PD Besart Xhaferrit që kërkoi largimin e tij disa ditë më parë nëse nuk vërteton farsën dhe nëse nuk e çon vendin sërish në zgjedhje, kryedemokrati i shuajti shpresën, duke thënë se do të rikandidojë edhe në 2026-ës kur sipas statutit i mbaron mandati.
    Demokratit të ri, i kujtoi se gara është e hapur.  “Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë.  Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Europës. Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje. Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.  Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së”, tha Berisha.

  • Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria

    Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria

    Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria
    Gjendja e medias në Shqipëri paraqitet problematike, me institucione mediatike jo të pavarura, gazetarë nën presion dhe akses të kufizuar në informacion. Këto gjetje alarmante, të bazuara në raportin e fundit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, u theksuan gjatë një diskutimi publik në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mbajtur sot në Tiranë (29.10), duke nxjerrë në pah një regres të thellë në fushën e lirisë së shtypit.
    Raporti i OSBE/ODIHR ngre shqetësime serioze, duke theksuar se shumica dërrmuese e mediave në vend perceptohen si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet. Ky dokument ndërkombëtar bën thirrje për marrjen e masave urgjente për të mbrojtur autonominë editoriale nga ndikimet politike.
    Vëmendje e veçantë i kushtohet Televizionit Publik Shqiptar dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas raportit, nuk gëzojnë pavarësi faktike. Argumentohet se këto dy institucione kyçe janë qartësisht të varura, me influencë politike dhe të orientuara në mbështetje të linjës editoriale të qeverisë
    Situata për gazetarët në terren përshkruhet si tejet e vështirë. Ata përballen jo vetëm me sulme të përsëritura verbale, por edhe me sulme fizike, madje edhe nga zyrtarë publikë. Një tjetër problem madhor është aksesi gjithmonë e më i kufizuar te përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë kryeministrin.
    Gazetarët raportojnë një rënie të numrit të konferencave për shtyp dhe pengesa për të marrë pjesë në to, çka e bën punën e tyre për informimin e publikut edhe më sfiduese.
    Një pikë kritike e përmendur është ngritja e agjencisë së mediave pranë zyrës së kryeministrit. Ky mekanizëm vlerësohet se ka kufizuar informacionin e lirë për qytetarët dhe ka shërbyer për të koordinuar dhe transmetuar një mesazh të njësuar pro-qeveritar, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore.
    Në kuadër të debatit, u theksua se presioni ndaj gazetarëve ushtrohet edhe përmes padive gjyqësore të tipit SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), të cilat vijnë nga ana e qeverisë dhe synojnë të frikësojnë dhe të heshtin zërat kritikë.
    Përballë këtij realiteti, opozita ka propozuar dekriminalizimin e shpifjes, duke e hequr atë nga Kodi Penal, si një hap për të mbrojtur gazetarët nga persekutimi ligjor.