Tag: odihr

  • Pas Bardhit, edhe Noka godet komisioneren: ZONJA KOS MOS U BEJE BOZE

    Pas Bardhit, edhe Noka godet komisioneren: ZONJA KOS MOS U BEJE BOZE

    Deputetët e Partisë Demokratike kanë sulmuar komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet se ishin të lira dhe të ndershme.
    Pas Bardhit dhe Bylykbashit, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
    Reagimi i Nokës:
    Zonja Kos mos u bëj Bozë!
    Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.
    Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
    Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
    Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
    Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
    Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
    Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
    Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

  • RAPORTI PER ZGJEDHJET S’MUND TE HOLLOHET ME UJE SIÇ BERI KOS – Reagon ndaj deklaratës së Komisioneres

    RAPORTI PER ZGJEDHJET S’MUND TE HOLLOHET ME UJE SIÇ BERI KOS – Reagon ndaj deklaratës së Komisioneres

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.
    Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR.
    Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend.
    Reagimi i deputetit Oerd Bhlykbashi:
    Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.
    ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.
    Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
    Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.
    Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira.
    Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.
    Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!
    Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR.

  • “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”/ Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos

    “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”/ Bylykbashi: Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot znj. Kos

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar komisioneren e BE për Zgjerimin Marta Kos e cila deklaroi se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.
    Bylykbashi e ka cilësuar deklaratën e Kos si të pavërtetë dhe që sipas tij përbën një shtrembërim të papranueshëm të Raportit Përfundimtar të ODIHR.
    Ai shton se çdo deklaratë që përpiqet ta zbukurojë apo ta hollojë këtë të vërtetë, duhet çuar menjëherë në vend.
    Reagimi i deputetit Oerd Bhlykbashi:
    Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.
    ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës , duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.
    Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
    Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.
    Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira.
    Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.
    Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!
    Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR.

  • “Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

    “Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

    Deputetët e Partisë Demokratike kanë sulmuar komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet se ishin të lira dhe të ndershme.
    Pas Bardhit dhe Bylykbashit, edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj komisioneres për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
    Reagimi i Nokës:
    Zonja Kos mos u bëj Bozë!
    Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.
    Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
    Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
    Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
    Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
    Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
    Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.
    Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

  • Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos

    Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos

    Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka komentuar deklarata e Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos e cila u shpreh se, zgjedhjet e 11 Majit ishin të lira dhe të ndershme.
    Sipas Bylykbashit, Kos nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR.
    Ai theksoi se komisionerja për Zgjerimin duhet patjetër ta tërheqë menjëherë deklaratën dhe mjafton të citojë raportin e OSBE-ODIHR.
    “Raporti i ODIHR nuk mund të hollohet me ujë siç bëri sot zonja Kos. Komisionerja e Zgjerimit zj. Marta Kos deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 “kanë qenë të lira e të ndershme”. Çfarë është më e rëndë është që ajo e dha si konkluzion të saj në emër të BE, jo si citim të ODIHR.
    ODIHR në Raportin Përfundimtar ka deklaruar që në fjalinë e parë që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.
    Brenda paragrafit të parë, ODIHR thotë se “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi gjerësisht i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë për shkak të qenies në pushtet”.
    Në asnjë rresht të raportit final, për asnjë moment, ODIHR nuk thotë që zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, siç thotë zj, Kos.
    Ajo që ODIHR tha prerazi ësjtë se është prishur ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet. Kjo është shkelje e një parimi themelor, që sjell një fushë loje të pabarabarta, pra zgjedhje janë të pandershme.
    Zgjedhësit patën presion, thotë ODIHR. Pra zgjedhjet nuk ishin as të lira.
    Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian në kuadër të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, eurodeputeti Gahler, nënvizoi qartë se krimi i organizuar pengoi rotacionin politik.
    Sa kohë nuk ka një raport tjetër dhe Komisioni Europian nuk kishte misionin e vet të vëzhgimit, pyetja ime është: E ka lexuar raportin e ODIHR dhe nese po, ku e lexoi Komisionerja e Zgjerimit, zj. Kos shprehjen se “zgjedhjet ishin të lira e të ndershme”?!
    Zj. Kos, si Komisionere Zgjerimi nuk ka kompetencë të zgjerojë dhe as të tresë Raportin Përfundimtar të ODIHR. Duhet patjetër ta tërheqë menjëherë atë deklaratë. Herë tjetër mjafton vetëm të citojë raportin e ODIHR”, tha Bylykbashi.

  • Raporti i OSBE-ODIHR/ Habit Kosi: Zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme

    Raporti i OSBE-ODIHR/ Habit Kosi: Zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme

    Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, një qëndrim që nuk është mbajtur askund as në raportin e OSBE/ODIHR dhe as në raportin e progresit të Komisionit Europian.
    Pyetje: Raporti i OSBE/ODIHR dhe raporti i KE evidentuan se zgjedhjet e 11 majit ishin një garë e pabarabartë, ku u keqpërdorën burimet shtetërore, pati intimidim ndaj votuesve, ndikim nga rrjeti i patronazhistëve dhe përfshirje madje edhe nga bandat kriminale. Në gjykimin tuaj si e lexoni këtë raport, ishin zgjedhjet e 11 majit një standard i plotësuar për integrimin? A ishin ato në standardet e BE?
    Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për BE-në.

  • Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias e ODIHR: Kërkojmë ekspertët tuaj

    Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Bylykbashi letër Venecias e ODIHR: Kërkojmë ekspertët tuaj

    Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi i kanë dërguar letër drejtoreshës së ODIHR dhe Komisionit të Venecias, ku kërkohet ndihma me ekspertë për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës. Në letër thuhet ndër të tjera se, ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara.
    “Ju shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm që OSBE/ODIHR ka dhënë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe në veçanti për forcimin e standardeve zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 74, datë 27.10.2025, ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ky Komision ka objekt të punës së tij të hartojë ndryshime ligjore për reformën zgjedhore, duke adresuar rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit dhe ato të mëparshme të patrajtuara, si dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
    Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju paraqesim në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës. Modalitetet e bashkëpunimit me ekspertët tuaj mund t’i dakordësojmë në vijim nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit. Duke ju falënderuar paraprakisht për gatishmërinë dhe bashkëpunimin, ju përcjellim konsideratat tona më të larta”, thuhet në letër.

  • Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe “Venecias”: Kërkojmë vënien në dispozicion të ekspertëve tuaj

    Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe “Venecias”: Kërkojmë vënien në dispozicion të ekspertëve tuaj

    damian gjiknuri dhe oerd bylykbashi

    TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili nisi punën ditën e djeshme i është adresuar me dy kërkesa zyrtare OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ku kërkohet ndihma e ekspertëve oër hartimin e reformës së re zgjedhore. 
    Në letrën dërguar Maria Telalian, drejtore e ODIHR bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi shprehin mirënjohjen për rolin dhe kontributin e pandërprerë të institucionit në forcimin e standardeve zgjedhore dhe zhvillimin demokratik në Shqipëri.
    Në një letër të veçantë drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy-Malaurie, Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon kontribut me rekomandime dhe ekspertizë nga trupi këshillimor i Këshillit të Evropës, duke vlerësuar rëndësinë e këtij institucioni në konsolidimin e bazës ligjore dhe të proceseve demokratike.

    letra per osbe-odihr

    letra drejtuar venecias

    Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u mbodh ditën e djeshme në drejtimin e Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashi./ZËRI

    21

    12

  • Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe Venecias, kërkojnë ndihmë për ekspertizë për reformën zgjedhore

    Gjiknuri dhe Bylykbashi letër ODIHR dhe Venecias, kërkojnë ndihmë për ekspertizë për reformën zgjedhore

    Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë dërguar një letër për drejtoreshën e ODIHR dhe Komisionin e Venecias.

    Sipas letrës, dy bashkëkryetarët e reformës Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi  kërkojë ndihmë për vënien në dispozicion të ekspertizës së tyre.
    “Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju parashtrojmë në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj, nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it, për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në letra.

  • BIRN: Reforma e re Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita nisin punën me mosbesim

    Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh.
    Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi se çdo reformë do të ishte e pavlefshme nëse mungon vullneti politik për të zbatuar ligjin.
    Mbledhja u hap nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, i cili propozoi që puna të niste nga probleme që nuk kanë ngarkesë politike, siç është ligji për financimin e partive. “Të bëjmë një reformë reale, konsensuale, të plotë siç kemi bërë në vitin 2020, 2012 e të tjerë”, tha Gjiknuri, duke renditur si prioritete depolitizimin e administratës zgjedhore dhe barazinë në fushatë.
    Sipas Gjiknurit, përfshirja e ekspertëve të ODIHR-it do të shërbente për të çliruar palët nga ngarkesa politike. “Nuk është një proces që secili të vijë me listën e dëshirave të tij, por të ketë një standard dhe shtrat të propozimeve që vijnë nga ekspertët e organizatave”, shtoi ai.
    Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, solli në vëmendje precedentin e vitit 2020, duke akuzuar socialistët për “prerje në besë” përmes ndryshimit të njëanshëm të sistemit zgjedhor. “E gjitha u përmbys me një ndryshim të njëanshëm… që sot është i imponuar dhunshëm dhe është një nga faktorët kryesorë që dëmtojnë pluralizmin politik në parlament”, tha Bylykbashi.
    Për demokratët, problemi nuk qëndron te nenet e ligjit, por te zbatueshmëria e tyre. “Ne mund të shtojmë nene pafund, por për sa kohë del kryeministri dhe thotë nuk e zbatoj, ligji është kinezëri, çdo reformë zgjedhore nuk ka efekt”, theksoi Bylykbashi, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e problematikave.
    Komisioni u ngrit pas negociatave PS-PD, duke përfshirë edhe partitë e vogla me më shumë se dy deputetë. Megjithatë, Agron Shehaj, drejtues i partisë opozitare ‘Mundësia’, refuzoi pjesëmarrjen, duke akuzuar dy partitë e mëdha për pakte politike në dëm të partive të reja.
    Punimet e komisionit nisin në një klimë të tensionuar, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi një mandat të katërt me 83 mandate. Opozita dhe raporti përfundimtar i ODIHR evidentuan probleme serioze në këtë proces, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin mbi administratën dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në blerjen e votave./BIRN