Tag: observerkult

  • Artan Gjyzel Hasani: Amore mio I love you shumë

    Artan Gjyzel Hasani: Amore mio I love you shumë

    do t’i harrojmë të gjitha gjuhët, e dashur,të vjetrattë vdekurattë rejat që shpikëmdhe nuk do të besojmë në asgjëas në Zotas te njëri-tjetripër herë të parë dashuria e të gjithëvedo të jetë e askujtsi dielli…por hënës së vjedhur nga poetëtsa herë të ketë ftohtë tek unëvetmia jote do t’i këndojëme fare pak fjalëkëngën e sajamore mio I love you shumëdhe jehonë e heshtjesnga të tjera kohë dhe vendedo të më bëjë përsëri të besojse në të vërtetëZoti është Zonjëdhe ka fytyrën tënde…

    (nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTAN GJYZEL HASANI: O GRUA E BUKUR!

    një kopsë e zbërthyer në këmishën e qiellitdhe diellit i merret fryma mes gjinjve të tu…

    …sa herë që ti hap buzëtxhindet dalin nga shishjabota harron dy dëshirat e tjeradhe qiejt lëkunden…

    sa herë që ti gëlltiteshburrat e qytetit zvogëlohendhe hija jote mbars me hiret e tuacigaret që nuk dinë ku t’i shkundin…

    sa herë që kohën vret me nevend varri për të nuk ka…

    në orën e madhe të retinës tëndeakrepat dëshmojnë vetminë tonë…

    por dikur mund të të mbarohen vështrimet,dhe… o Zot…ajo ditë mos ardhtë kurrë,bëje të jetë natë…

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ARTAN GJYZEL HASANI: UNË DASHUROVA ME ZEMËR, ZEMRA IME

    Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

    vërtet…sa gjëra të çmendura bëmëe sa të tjera na mbetën pa bërë…shumë fjalë të ëmbla pëshpëritëme sa të tjera muzgjeve nuk i thamë…sa prekje magjishëm ëndërruame sa mbeten për një tjetër herë…sa puthje mërmëritëse morëme sa të tjera kurrë nuk i dhamë…dhe ja ku jemi sonte në Darkën e Funditnë dukje gjakftohtë e të qetëlotët fshehur në grykëti nga kryqe dhimbjesh zbriturdhe unë, siç thua, Juda yt…te vargu im pa semaforku heshtjet e të tjerëvedikur aksidentoheshin lehte…qëndrojmë sontegjykojmëkerkojmëmes kupës dhe lëngut cili paska vlerë…

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

    A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

    Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj?

    Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“.

    ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës.

    Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi

    Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!N’kamb asht çu e rrebt KosovaE ban luftën ball’ për ball’.

    Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,Me nji mij nandqind e dhjetë,Kur Kosov’ mbloj egërsira,Për me shbi çdo bim’ mbi dhetë.

    Ish, por sa e nis njatheraBota mbar’ për m’u gjallsuKur me knaqje vjen prandveraT’gjith natyren m’e lulzu.

    Ah, ehu! Do sheje t’kqiaJan kah vin’ prej ans mbi Le!N’vent t’prendvers që pret Shqypnia,Bje mbi të nj’ e rrebt rrufe.

    Prej Azis’ tek jan kah lshohenMe tërbim të madh barbart,Për me vra, me pre kta çohen,Me turpnu për jet Shqyptart.

    E n’Prishtin’ atje pik’ s’paritKrisi topi me duhi,Atje gjaku i shqyptaritRa në tok’ me bi përsri.

    Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Dervish Shaqa:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PASHKO VASA: O MOJ SHQYPNI, E MJERA SHQYPNI…

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,Kush te ka qitë me krye n’hi?Ti ke pas kenë një zojë e randë,Burrat e dheut të thirrshin nanë.

    Ke pasë shumë t’mira e begati,Me varza t’bukura e me djelm t’ri,Gja e vend shumë, ara e bashtina,Me armë të bardha, me pushkë ltina,Me burra trima, me gra të dlira;Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

    Kur kriste pushka si me shkrep moti,Zogu i shqyptarit gjithmonë i zotiKa kenë për luftë e n’luftë ka dekunE dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Gibran: Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

    Gibran: Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Khalil Gibran:

    “Udhëto dhe mos i trego askujt. Përjeto një dashuri të vërtetë dhe mos i trego askujt. Jeto i lumtur dhe mos i trego askujt. Njerëzit i shkatërrojnë gjërat e bukura!!!”

    “Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”

    “Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.”

    “Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.”

    “Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës. Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    ËSHTË NJË DASHURI E FORTË QË PËRJASHTON ÇDO NDARJE…

    Nga Khalil Gibran

    Këtu dashuria fillon ta transferojë prozën e jetës në himne e këngë lëvdatash plot muzikë, që e kompozuar natën, do të këndohet gjatë ditës. Këtu rrethi, unaza e dashurisë ritërheq vellon e saj dhe ndriçon të fshehtat e zemrës, duke krijuar një gjendje lumturie që asnjë lumturi tjetër nuk mund t’ia kalojë, përveç asaj të shpirtit në momentin që përqafon Zotin.

    Martesa është bashkimi i dy qenieve të shenjta që do të bëhen shkak për lindjen e një qenieje të tretë mbi tokë.

    Është bashkimi i dy shpirtrave në një dashuri të fortë që përjashton çdo ndarje.Është ai bashkim i lartë që shkrin njësitë e veçanta në një të vetme, në brendësi të dy shpirtave.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Kafshata e madhe të mbetet në fyt”, 25 fjalë të urta shqiptare

    “Kafshata e madhe të mbetet në fyt”, 25 fjalë të urta shqiptare

    Foto ilustrim

    Shqiptarët kanë një opus të gjerë me fjalë të urta, që në mënyrë ironike, kryesisht, sjellin përvojën jetësore, mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

    Në vazhdim mund të lexoni disa fjalë të urta shqiptare që ObserverKult ka zgjedhur për ju:

    1.Atë që pështyn, mos e lëpij.2.Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.3.Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.4.Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.5.Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.6.Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.7.Me nji tra nuk mban shtëpia.8.Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd.9.Më gënjeve një herë, haram e paç, më gënjeve të dytën hallall.10.Nuk mbushet pusi me pështyma.11.Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.12.Buka që thyet s’ngjitet më.13.Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.14.Kush ha shumë i del për hunde.15.Kafshata e madhe të ngec në fyt. 16.Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.17.Dhjetë herë mat, një herë pre.18.Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë.19.Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 20.S’mbahet shpirti me falimnders.21.Qafa e unjur, koka e prerë. 22.Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.23.Kafshata e huaj të mbet në fyt.24.Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet25.Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti.

    ObserverKult

    ————————————

    lexo edhe:

    MONICA BELLUCCI: TË JESH REHAT ME VETEN NUK VARET NGA ÇFARË JU PËLQEN, POR SI NDIHENI…

  • “Lakimi i emrit të saj”, poezi nga Petrit Ruka

    “Lakimi i emrit të saj”, poezi nga Petrit Ruka

    Petrit Ruka

    Poezi nga Petrit Ruka

    *Një vajzë të Shkodrës desha dikursë largu e desha, nga frika,…dhe fjalën “të dua”, të rëndë si gurMbi shpinë e mora dhe ika.

    Në fshatrat malore, plasur prej mallitmësues i zbehtë, binjak me trishtimin,me emrin e saj në dërrasën e zezëu mësoja nxënësve lakimin.

    Dyzet gojë njëherësh me emrin e dashuremërore Ajo,… i, e Asaj gjinore,veç lotët në grykë nuk di si i lidhjakur arrinin në kor tek rasa thirrore…

    Ku është tani vallë përgjumësh si Buna,Gjynah të vdes pa ditur sa e doja,Veç në ia tha këto në gjumë ndonjë ëndërrnga ato mijëra ëndrra që i postoja…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MARTIN CAMAJ: MBRENDA NË GJALLNINË E JETËS JAM ME TY

    Poezi nga Martin Camaj

    Jam si jam, thëngjillqë digjet në gji, dy, tri herëe mandej bie në letargune mendimeve, Hera,Dhe hini mbulon qenjen time.Mbrenda në gjallninë e jetësjam me ty.Dhe jam me tokënnën peshën e bimëve gjitfarenë këtë verë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    REXHEP SELIMI: ATDHE E LOT

    Atdhe i kohëve të lashta të rejaUnë të duaDhe në kujtime mes gjërave të tuaGjej bukurinë time të amshueshmeZë i pambrojtur i ndaluarNga dora e zezë që më privon nga jetaMë jep fuqiMa fshij gjakunPikë lotiHijeshon plagënTi asnjëherë nuk mbetesh i harruarLotiNuk dëshmon veç dhembjet psherëtimatS’derdhet veç nga gëzimetUnë të duaTi më shfaqesh në ëndërrDhe të ngre në qiell mes reve

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve

    Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve

    Foto ilustrim

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren. /Jean De la Bruyere

    Duhet të kesh dashuruar para se të mund të urresh. /Nicholas Sparks

    Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve. /Charlotte Brontë

    Sado e maskuar qoftë, lëmosha është gjithmonë e tmerrshme; ekziston një parehati, pothuajse një urrejtje sekrete, mes atij që jep dhe atij që merr. /George Orwell

    Mos i beso atij që pëlqen gjithçka, atij që urren gjithçka dhe, aq më tepër, atij që shpërfill gjithçka. /Johan Kaspar Lavater

    Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person, ndonjë komb a ndonjë kredo tjetër. /Bertrand Russell

    Njeriu i ditur duhet të jetë i aftë jo vetëm të dojë armiqtë e vet, por edhe të urrejë miqtë e vet. /Friedrich Nietzsche

    Bëj që njerëzit afër teje të të duan e jo të të druajnë, sepse dashuria ndiqet nga respekti më shumë se frika nga urrejtja. /Demosteni

    Urrejtja mund të mposhtet vetëm nga dashuria. /Gandi

    Më duaj ose më urre, sepse të dyja janë në favorin tim. Nëse më do, unë do të jem gjithmonë në zemrën tënde. Nëse më urren, unë do të jem gjithmonë në mendjen tënde./William Shakespeare

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BUDDHA: URREJTJA NUK PUSHON PREJ URREJTJES, POR VETËM PREJ DASHURISË…

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gautama Buddha

    Një ibrik mbushet pikë-pikë. Po kështu, njeriu i mençur, duke mbledhur pak nga pak, e mbush veten me të mirën.

    Gjithçka që ne jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar. Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të lig, atëherë dhimbja e ndjek pas atë.

    Nëse një njeri flet ose vepron me një mendim të pastër, lumturia e ndjek pas atë, si një hije që nuk e lë kurrë.

    Urrejtja nuk pushon prej urrejtjes, por vetëm prej dashurisë; Ky është rregulli i përjetshëm.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Nëna ime i shiti unazat për të më arsimuar mua…

    Nëna ime i shiti unazat për të më arsimuar mua…

    “Nëna ime”, poezi nga Abdul Mun’im Amir, poet algjerian

    Nëna ime i shiti unazat për të më arsimuar muabyzylykët i shiti për dasmën e motrësgjerdanin e shiti për sëmundjen e vëllait të vogëldhe nuk mbajti asgjë nga stolitë e saj.Unë u diplomova dhe emigrova jashtëflas me të dy herë në javë,dhe mezi ia kuptoj fjalëtnga ngashërimat.Ime motër u martua me një pasanikdhe janë të lumtur,kurse vëllai i vogël u bë futbollist me namdhe nuk u kthye në shtëpi që kur doli prej saj.Kanë kaluar shumë vitedhe ime më turret me vrap drejt derëssa herë që e përplas era, ose troket ndonjë nga fqinjëtpor çdo herë kthehet me lot në sy,duke çaluar nga dhimbja e gjunjëve.Nëna ime ndërroi jetë,në një kuti të vjetër pëlhurekishte fshehur disa monedha floriri,nga frika se mos ndonjëri prej nesh sëmurej.Përshtati nga arabishtja: Elmaz Fida

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR LIND NJI MILITANT VDES NJI NJERI. MILITANTIZMI ASHT UNIFORMA QË VESHË MARRIA KUR REKRUTOHET!

    ObserverKult

  • Bellucci: Kur isha e re mërzitesha, tash them “bëni çfarë të doni dhe buzëqeshi…

    Bellucci: Kur isha e re mërzitesha, tash them “bëni çfarë të doni dhe buzëqeshi…

    Nga Monica Bellucci

    Kur isha 20 vjeçe hidhërohesha.30 vjeçe bëhesha me nerva.40 vjeçe pyesja veten “përse” dhe vuaja.Tani 60 vjeçe them “bëni çfarë të doni” dhe buzëqesh me veten.Nuk është egoizëm, është mbijetesë.

    Gjatë rrugëtimin të jetës edhe urrejtja zbehet.E kupton që nuk ia vlen më, thjesht të mblidhen ca re gri mbi jetën tënde.Dhe unë, unë dua DIELL.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    MONICA BELLUCCI ACARON ADHURUESIT E BOTOKSIT. DËSHIRON TË MPLAKET NATYRSHËM!

    Monica Bellucci e moshuar, me krenarinë dhe guximin e saj shkaktoi stuhi indinjate midis luftëtarëve të zjarrtë kundër pleqërisë. Më saktësisht – te luftëtarët kundër rrudhave.

    Ajo “guxoi” të ecë në qilimin e kuq, me fytyrën dhe trupin e saj me të gjitha rrudhat, rrathët e errët dhe peshën e tepërt, pa hezitim dhe plotësisht e pa interesuar për opinionin e mbështetësve të rinisë së pafundme.

    Dhe kjo është e mrekullueshme!Sepse dikush që njihej si shëmbëlltyrë e bukurisë si Monica Bellucci më në fund del lirshëm t’i tregojë botës se plakja nuk është aspak turp dhe bukuria e saj vazhdon edhe me rrudhat.Thuhet se termi “moshë” është i lidhur ngushtë me mentalitetin intelektual dhe jo me vitet. 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MONICA BELLUCCI, GRUAJA E SUKSESSHME E KINEMASË- MË E BUKURA E TË BUKURAVE…

    Monica Bellucci është ajo bukuri që buron nga shpirti, ai hir që reflekton diellin që shkëlqen thellë brenda saj.

    Nga Albert Vataj

    Ajo nuk është më e bukura prej të gjithë grave, por mbetet më joshësja, më ngasësja prej të gjithave. Diçka prej hiri mistik rrezaton prej saj, syve, buzëve, trupit. Ajo dukshëm ka diçka brenda vetes kaq të sofistikuar dhe kaq joshëse.Nuk janë vetëm fotografët, kamerat dhe truket e imazhit ato që e ndezin me kaq epsh dhe ngasje femrën tek ajo. Natyra shpesh ka arsye të na befasojë, dhe me Monica Bellucci, ajo ka treguar se sa e përzemërt dhe bujare është, se sa e pakursyer dhe sa shpërblyese tregohet.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Paulo Coelho: Edhe nëse rrëzoheni 7 herë duhet të ngriheni 8 herë!

    Paulo Coelho: Edhe nëse rrëzoheni 7 herë duhet të ngriheni 8 herë!

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    Përpiqu të jesh një nga ata njerëzit tek të cilët të gjithë kanë besim./Henry James

    Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet./Immanuel Kant

    Kush arrin qëllimin e tij nuk e humb kurrë emrin e mirë./Baltasar Gracian

    Të dëshirosh është të mundesh. Një pasion i vërtetë, një përkushtim total kundrejt një qëllimi, rezulton përherë i suksesshëm. /William Hazlitt

    Nise ditën tënde sikur ajo të kishte një qëllim./Will Smith

    Për të arritur lumturinë, duhet të sigurohemi që të mos mbesim kurrë pa një qëllim të rëndësishëm./Florence Nightingale

    Sekreti i jetës, sidoqoftë, është të rrëzoheni shtatë herë dhe të ngriheni tetë herë./ Paulo Coelho

    Nuk mund të dashurohet me një qëllim të dytë./Sandor Marai

    Për të lumturuar një njeri, mbushja duart me punë, zemrën me dashuri, mendjen me qëllime, kujtesën me dije, të ardhmen me shpresë dhe barkun me ushqim. /Frederick E.Crane

    Nuk dihet saktësisht përse jemi në botë; por të paktën kjo është e qartë, që jemi këtu për të shijuar. /Arturo Graf

    Sekreti për t’ia dalë në jetë është t’i caktosh vetes një qëllim./Ari Kiev

    Duhet t’i caktosh vetes synime afatgjata që mos të të lejojnë të ndihesh i zhgënjyer nga dështimet afatshkurtra./ Charles C.Noble

    Të duash nuk mjafton: duhet dëshiruar me gjithë shpirt për të arritur qëllimin. /Ovidi

    Të marrësh pasurinë për lumturi është të ngatërrosh mjetet me qëllimin, dhe ky gabim është shkaku i palumturisë së shumë njerëzve./Joseph Sanial-Dubay

    Kur pëson një padrejtësi ke një qëllim më tepër në jetë./Eric Hoffer

    Mos syno suksesin nëse e dëshiron. Bëj vetëm atë që të pëlqen e në të cilën beson, e suksesi do të vijë vetvetiu./David Frost

    Po të ecnim vetëm në ditët me diell, nuk do të mbërrinim kurrë atje ku duam të shkojmë./Paulo Coelho

    Jemi lindur për të dashuruar: ky është parimi i ekzistencës dhe qëllimi i saj i vetëm./Benjamin Disraeli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARETHA FRANKLIN, THËNIE TË FAMSHME NGA MBRETËRESHA E SOULIT

    E thërrisnin “Mbretëresha e Soul-it” dhe padyshim ka qenë një nga artistet më me ndikim në muzikën bashkëkohore. 

    Ja disa nga frazat më të njohura të Aretha Franklin:

    “Gjithmonë e kam ndier se rock and roll është një muzikë shumë, shumë e shëndetshme”

    “Unë u këndoj realistëve, njerëzve që pranojnë si janë”

    “Jam zonja ngjitur kur nuk ndodhem në skenë”

    Thëniet tjera mund ti lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Al Pacino: Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar…

    Al Pacino: Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të aktorit të njohur, Al Pacino

    “Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur në mënyrën e duhur”.

    “Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.

    “Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.

    “Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumë gjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.

    “Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se është pjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.

    “Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.

    “Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.

    “Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.

    “Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.

    Lexo edhe:

    AL PACINO: KURRË MOS U BASHKO ME DIKË TJETËR PËR TË DALË KUNDËR FAMILJES…

    81 vite më parë në East Harlem, Manhattan, lindi Alfredo James “Al” Pacino. Biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose (nee Gerardi) dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Pacino ishte dy vjeç, aktori kaloi një fëmijëri të vështirë.

    Pas divorcit, e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Sicilisë. I ati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh. Dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino’s Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

    ObserverKult