Tag: observerkult

  • Thënie frymëzuese nga Nelson Mandela: Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj…

    Thënie frymëzuese nga Nelson Mandela: Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj…

    ObserverKult ua sjell disa thënie frymëzuese nga Nelson Mandela:

    Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është thjesht fakti që kemi jetuar. Është ndryshimi që kemi bërë në jetët e të tjerëve, që do të përcaktojë rëndësinë e jetës që ne kemi bërë.

    Të jesh i lirë nuk do të thotë thjesht të çlirosh veten tënde nga prangat, por të jetosh duke respektuar dhe zgjeruar lirinë e të tjerëve.

    Gjithësekush mund të ngrihet mbi rrethanat dhe të arrijë suksesin, nëse është i dedikuar dhe plot pasion për atë që do të bëjë.Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh, për të ndryshuar botën.Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket.

    Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të kapërcejnë çdo pengesë.

    Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish.

    Më pëlqejnë miqtë që kanë mendje të pavarura, sepse të ndihmojnë të shohësh problemet nga të gjitha pikëvështrimet.

    Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara.

    Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj.

    Kam mësuar se kuraja nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. I guximshëm nuk është ai që nuk ndien frikë, por ai që e pushton atë frikë.Nëse dëshiron paqe me armikun, atëherë duhet të punosh me armikun. Kështu do të bëhet partneri yt.

    Falja liron shpirtin dhe heq frikën. Prandaj, falja është një armë e fuqishme.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Kur Nelson Mandela ishte student, një mësues i tij kishte antipati për të dhe e shprehte këtë hapur fare, pa u kursyer në batuta dhe ironi. Mbiemri i tij ishte Peters

    Një ditë, ky po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjítur me mësuesin.Ai iu drejtua: “Zoti Mandela, ju nuk e kuptoni ndoshta, por një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë”.

    Mandela nuk e humbi kontrollin. Përkundrazi. Ai u përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni, profesor. Unë do të fluturoj larg tani dhe kaq”.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë!

    Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë!

    Tung, i dashur servil me diplomë!, Nga Petrit Palushi

    Duart e servilit në vazhdimësi vetëm duke duartrokitë shefat.Servili kënaqet kur kënaqet shefi, zymtohet kur shefi asht i zymtë… por, zemërohet kur nuk arrin me pa edhe andrrat që sheh shefi…Kur i thotë me mesazh shefit “Mirëmëngjes”, e shefi nuk ia kthen, i shkruan prapë duke kujtu se shefi s’e ka marrë mesazhin.

    Kur i ndërrohet shefi, krejt sy e veshë te shefi i ri, me u shfaqë sërish në shëmtinë e vet të sahershme…

    ObserverKult

    —————————————

    Lexo edhe:

    MË MIRË MES KORBAVE SE MES SERVILËVE…DHE THËNIE TJERA PËR SERVILIZMIN

    Servili, a ka gjë më të shpifur? Njerëz që përulen orë e çast duke u bërë lajka më të fuqishmëve, për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Çdokund ndeshemi me puthador të tillë….ObserverKult ju sjell disa shprehje që përkufizojnë dukurinë, por edhe karakterin e personave të tillë.

    Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi./ Albert CamusS’ka plaçkë më të mirë se lajkat./ Miguel ServantesKush di të lëpijë di edhe të kafshojë./ Blaise PascalKini parasysh që të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin./ Jean de la FontaineAsgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./ HomeriMë mirë mes korbave se mes servilëve, të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli./ AntisteniKush di të lajkatojë di edhe të shpifë./ BalzakuTë shumtë janë ata që puthin duart që do donin t’i kafshonin./ Francois de la RochefoucaldNjeriu do lajkatarët, por respekton kritikuesit./ Nicolas Gomez DavilaMos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./ John Collins

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR HYP I LIGU NË PUSHTET, S’E NJEH AS BABËN E VET!

  • Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte

    Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte

    Jim Morrison

    ObserverKult ua sjell disa thënie për trishtimin nga autorë të ndryshëm:

    Trishtimi shkaktohet nga inteligjenca. Sa më shumë i kupton gjërat aq më shumë do të doje të mos i kuptoje./Charles Bukowski

    Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju./Khalil Gibran

    Nëse je i trishtuar e do të doje të vdisje, mendo për atë që po vdes e do të donte të jetonte./Jim Morrison

    Trishtimi largohet me buzëqeshje. Me lot, vetëm se shumëfishohet./Gandi

    Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin./Charlie Chaplin

    Të vdesësh s’është e trishtë. Të bëhesh i pavlerë, kjo po që është e trishtë./Oriana Fallaci

    Gjej dikë që të bën të harrosh trishtimin. Gjej dikë për të cilin t’ia vlejë të qeshësh./Marilyn Monroe

    Nëse je i lumtur, mos e thuaj me zë të lartë; trishtimi e ka gjumin e lehtë./Giacomo Leopardi

    Sa i trishtë është ai njeri që i dashuron gjërat vetëm kur ato largohen prej tij./Stefano Benni

    Lumturia është ëndrra e dashurisë, trishtimi është zgjimi i saj./Jan Madame Basta

    Njerëzit më të trishtuar janë ata që nuk besojnë në asgjë./Nicholas Sparks

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA VJEN TRISHTIMI? JA ÇKA THOSHTE MONTESQUIEU

    Filozofi francez Montesquieu ishte gjykatës, njeri i letrave dhe historian, i cili ishte i njohur për “Mbi frymën e ligjeve” (1748), një nga veprat më të mëdha në historinë e teorisë politike dhe të jurisprudencës.

    Lindi gjatë Epokës së Iluminizmit dhe fillimisht u arsimua në shtëpi dhe në fshat. Në vitin 1700, dërgohet në Kolegjin de Juilly, i cili ndodhej pranë Parisit në dioqezën e Meaux.

    21 vjet më vonë, Montesquieu u bë i famshëm kur shkroi Letrat Persiane. Këto letra kritikonin kishën, si dhe stilin e jetesës në Francë.

    Montesquieu botoi një libër të titulluar “Mbi frymën e ligjeve”, i cili përshkruante bindjet e tij se si duhet të funksionojë qeveria. Ajo u bë vepra e tij më e famshme.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

    Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët…

    Khalil Gibran

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Khalil Gibran:

    Kur të jeni të trishtuar, shikoni brenda zemrës suaj e do të kuptoni se po qani për ato gjëra që dje kanë qenë kënaqësi për ju.

    Dëshira është gjysma e jetës. Mospërfillja është gjysma e vdekjes.

    Kur rrënjët janë të thella, nuk ka pse të kesh frikë nga era.

    Dashuria që nuk përtërihet çdo ditë bëhet një zakon dhe kthehet në skllavëri.

    Bukuria është amshimi që adhurohet në pasqyrë. Ne jemi amshimi e jemi edhe pasqyra.

    Pasioni e arsyeja janë vela e timoni i shpirtit tonë lundrues.

    Ndershmëria nuk të sjell shumë miq, por gjithmonë do të të sjellë ata të duhurit.

    Mos harro se mësimet më të mëdha në jetë nxirren prej kohëve më të këqija dhe gabimeve më të mëdha.

    Nganjëherë, një pëlhurë e ashpër fsheh një fytyrë të lëmuar.

    Edhe duart që thurin kurora me gjemba, janë më të pëlqyera se duart përtace.

    Bujaria është të japësh më shumë nga ç’mundesh, ndërsa krenaria të marrësh më pak nga sa të duhet.

    Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GIBRAN: MOS MENDONI SE MUND T’IA PËRCAKTONI UDHËN DASHURISË

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    Kushdo që mendon se rruga për në zemrën e njeriut kalon përmes stomakut, ka ngelur në gjeografi. – Robert ByrneMos mendoni se mund t’i përcaktoni udhën dashurisë; është dashuria që, nëse ju sheh të denjë, përcakton udhën tuaj. – Khalil GibranMos u anko për rrugën e gjatë, nëse po shkon atje ku mund të mësosh. – IzokratiNuk ka asnjë rrugë të thjeshtë për lirinë. – Nelson MandelaSecili dëshiron të jetoj në majë të malit, pa u përpjekur të kuptojë se lumturia qëndron tek mënyra si është ngjitur ky mal. – Gabriel Garcia Marquez…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • Sofia Loren: Kur kisha më tepër nevojë për njerëz, më braktisën!

    Sofia Loren: Kur kisha më tepër nevojë për njerëz, më braktisën!

    Kur fitova mjaftueshëm besim, dritat e skenës u venitën,Kur isha e sigurt se do humbisja, fitova,Kur kisha më tepër nevojë për njerëz, më braktisën,Kur mësova t’i fshij vetë lotët, gjeta një shpatull ku të qaja,Kur përsosa aftësinë e të urryerit, dikush filloi të më donte me gjithë zemër,E ndërsa prisja me orë të tëra ditën të zbardhte, flija ndërsa dielli lindte…Kjo është jeta! Çfarëdo planesh që të bësh, asnjëherë nuk e di se ç’plane ka bërë ajo për ty!E di, suksesi të bën të njohur në gjithë botën, por dështimet të bëjnë ty të njohësh botën.Jini të lumtur… gjithmonë.Shpesh ne e humbasim besimin dhe mendojmë se ky është fundi…Por Zoti, që sheh, buzëqesh dhe thotë “Qetësohu e dashur, ishte thjesht një kthesë… udhëtimi vazhdon …

    Nga Sofia Loren

    ObserverKult

    ===========================

    Lexo edhe:

    SOPHIA LOREN: NËSE NUK KENI QARË, SYTË TUAJ NUK MUND TË JENË TË BUKUR

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga aktorja e njohur, Sophia Loren:

    “Bukuria është mënyra se si ndiheni përbrenda dhe kjo gjë reflektohet në sytë tuaj. Nuk është diçka fizike ”.

    “Unë kurrë nuk jam përpjekur t’i fshij kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Çdo gjë që përjetoni, ju ndihmon të bëheni personi që jeni tani”.

    “Asgjë nuk e bën një grua më të bukur sesa besimi se është e bukur”.

    “Nëse nuk keni qarë, sytë tuaj nuk mund të jenë të bukur”.

    “Pas gjithë këtyre viteve, unë jam ende e përfshirë në procesin e zbulimit të vetes. Është më mirë të eksplorosh jetën dhe të bësh gabime sesa të mundohesh të bësh gjithçka perfekte pa gabuar. Gabimet janë pjesë e detyrimeve që duhet të paguhen për të jetuar plotësisht”.

    Tekstin e plotë lexojeni KETU

    ObserverKult

  • Mark Strand: Ai vjen prej Dritës

    Mark Strand: Ai vjen prej Dritës

    Mark Strand: Ai vjen prej Dritës – ObserverKult

    Edhe pse vonë ndodh:ardhja e dashurisë, ardhja e dritës.Ju zgjoheni dhe qirinjtë sikur ndezur janë vetë,yjet mblidhen e ëndrrat derdhen në jastëkët tuaj,duke nisur lart buqeta ajri, të ngrohta.Edhe pse vonë kockat e trupit shkëlqejnëdhe pluhuri i së nesërmes ndizet në frymë.

    Në shqip: Riza Braholli

    ObserverKult

  • Koçi Petriti: Më prit …

    Koçi Petriti: Më prit …

    Unë çelësin zemrës sate s’do t’ja vjedhMe lajka, dinakëri e sentimente,As ligjërim të zjarrtë s’do të zgjedhQë të të bëj për vete.

    Pa psherëtima pritmë, pa kurorë,Veç bardhësin’ e shpirtit të sjell prikë;Një karafil të kuq do mbaj në dorë,Të hyj në kopshtin tënd pa frikë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KOÇI PETRITI: PËR TY QË TË DUA…

    Unë emrin tënd e zë rrallë në gojëkjo do të thotë që në zemër e ruaj thellëveç në ndodhtë të kthehem në rrënojëdo të dalësh si legjenda mbi një kështjellë.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    KOÇI PETRITI, KALORËSI I FUNDIT I BALADAVE TË DASHURISË

    “Poetët e vërtetë kanë vdekje konvencionale, pa dyshim. Ekuacioni i lashtë –gati proverbial se ‘poeti vdes, por jo poezia’- nuk është ngushëllues për njeriun konkret, por i vetëmjaftueshëm dhe fisnikërues për poezinë”.

    Në një kohë kur realizimi socialist i kishte vënë të gjithë shqiptarët brenda kallëpeve, kur letërsia ishte e detyruar t’u përshtatej kornizave.

    Kur shkrimtari e poeti ishin të detyruar të bënin pakt me djallin në kurriz të krijimtarisë, për të mbijetuar, kur gjithçka ishte e denatyruar, Koçi Petriti e gjeti rrugën e tij, së cilës i ndenji besnik deri në fund. Ai zgjodhi lirikën, zgjodhi t’i këndonte dashurisë, të bukurës, vashës, puthjes… Gjërat e “mëdha”, politika, heroizmi, nuk bënin për të.

    Dhe kjo zgjedhje e shpëtoi atë jo vetëm si njeri, por edhe si poet. Me këtë zgjedhje, nuk iu desh të bënte pakte. Pakti i tij i vetëm ishte me lexuesin, i cili e deshi dhe e lexoi Koçi Petritin si një pasues të denjë të Lasgush Poradecit.

    Vargjet e Petritit janë vlerësuar gjithnjë për thjeshtësinë dhe bukurinë e vargut. Freskinë, butësinë dhe një shpirt pranvere, që nuk i ndahet krijimtarisë së tij.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Xhelal Ademi: S’di pse s’duam të harrohemi…

    Xhelal Ademi: S’di pse s’duam të harrohemi…

    Xhelal Ademi

    Nga Xhelal  AdemiAh… nuk ndjen që kaloi moti e ne mbetëm të harruarA s’kupton sa vrunduj loti kemi fshirë me katër duar!?Duke ecur udhë e skuta, nëpër therra jemi ndryrëKemi hequr nëpër shputa xhembat që na kishin hyrë!

    Dhe tutje sërish më këmbë kemi nisur rrugë të gjataKemi folur nëpër dhëmbë që t’mos na grabiste nataÇaste mallesh e të bëra që i dinim vetëm neQë si çmonim veç si gjëra që kot erdhën përmbi dhe.

    Por tani a thua vallë, si arritën netë të vonaRa tërmeti njëzet ballë që përmbysi ndjenjat tona?!Apo hyrëm në llogore, nisëm luftën kot së kotiJo me pushkë e bomba dore por me disa predha loti!

    Pastaj n’xham kur bie terri, hapim arkat me kujtimeLe të shkojë në djall sherri themi heshtur me psherëtime!Dhe barisim tufa reje, hëna çelet për çudi!Hija jote nis drejt meje… hija ime vjen tek ti…

    ObserverKult

    Foto: Divulgação

    Lexo edhe:

    VINICIUS DE MORAES: KUSH E PAGUAN VARRIMIN NËSE VDES NGA DASHURIA?

    Nga Vinicius de Moraes

    Kush do ta paguajë varrimin dhe luletNëse nga dashuria do të vdes?Kush pra, mes miqve, më mikuKa për të hyrë në arkivol krah meje?Kush, në funeralin timDo të thotë për mua: – Keq një mize s’i bëri kurrë…Kush, i dehur tapë, do të qajë me zë të lartëNgaqë asgjë s’do të më ketë sjellë?Kush do të vijë të zhbëjë petaletNë varrin tim prej poeti?Kush do të hedhë druajtshëmPërtokë një farë të imët?Kush do ta ngrejë vështrimin tinëzisht

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dalai Lama: E shkatërrojmë shëndetin për para e pastaj shpenzojmë para për shëndetin…

    Dalai Lama: E shkatërrojmë shëndetin për para e pastaj shpenzojmë para për shëndetin…

    Nga Dalai Lama:

    “Çfarë më habit?Njeriu, sepse sakrifikon shëndetin për të bërë para dhe pastaj sakrifikon paratë për shëndetin.Ai është kaq i shqetësuar për të ardhmen sa nuk e jeton të tashmen. Nuk jeton dot as sot as nesër.Ai jeton sikur nuk do të vdes kurrë dhe vdes pa jetuar kurrë si duhet.”

    Dalai Lama (Tenzin Gyatso apo Lhamo Dhondup- emri i fëmijërisë)

    Dalai Lama, kryemurgu i budizmit, ndryshe nga pasardhësit e tij, arriti një nivel dhe famë të paparë.

    U bë mësuesi më i famshëm dhe më i respektuari budist në botë. Përgjithësisht për angazhimin e tij si ndaj jodhunës, poashtu dhe ndaj kauzës për lirinë e Tibetit.

    Duke e përshkruar veten si një murg i thjeshtë budist, ai ka udhëtuar në më shumë se 67 vende në 6 kontinente. Ka marrë mbi 150 çmime dhe dekorata nderi. Gjithashtu ka qenë autor ose bashkëautor i më shumë se 100 librave.

    Në vitin 1989 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e tij paqësore për çlirimin e Tibetit.

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    DALAI LAMA: HESHTJA NDONJËHERË ËSHTË PËRGJIGJA MË E MIRË…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të Dalai Lama:

    Heshtja ndonjëherë është përgjigja më e mirë.

    Atij që e dashuron jepi krahë për të fluturuar, rrënjë për t’u kthyer dhe arsye për të qëndruar.

    Ndajeni dijen tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për ta arritur pavdekësinë.

    Kur ne ndjejmë dashuri dhe mirësi ndaj të tjerëve, jo vetëm që të tjerët i bëjmë të ndjehen të dashur dhe të respektuar, por kjo gjithashtu na ndihmon edhe neve për të zhvilluar paqen dhe dashurinë e brendshme.

    Koha kalon pa u penguar. Kur bëjmë gabime, ne nuk mund ta kthejmë kohën pas dhe të provojmë prapë. Krejt çfarë mund të bëjmë është ta shfrytëzojmë mirë të tashmen.

    Synimi nuk është të bëheni më të mirë sesa çdo njeri tjetër, por më mirë sesa vetja në të kaluarën.

    Një sy për një sy… të gjithë jemi të verbëruar.

    Dashuria dhe mëshira janë domosdoshmëri, jo luks. Pa to, njerëzimi nuk mund të mbijetoj.Silluni mirë kurdo që të mundeni. Gjithmonë është e mundur.ObserverKult

  • 25 thënie nga Charlie Chaplin: Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak…

    25 thënie nga Charlie Chaplin: Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak…

    Më 16 prill 1889, 136 vite më parë lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin.

    Ai ishte njëri nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

    Fëmijëria e komikut Chaplin ishte tragjike. Ai ishte rritur mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.

    Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.

    Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër.

    ObserverKult ua sjell 25 thëniet e tij më të njohura:

    Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.

    Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.

    Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.

    Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.

    Suksesi të bën simpatik.

    Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur.

    Pushteti shërben vetëm për të bërë ndonjë dëm, për çdo gjë të hajrit mjafton dashuria.

    Qetësia është një dhuratë universale, që pak njerëz dinë të vlerësojnë.

    Jeta nuk është një domethënie, por një dëshirë.

    Nuk ka rëndësi realiteti në një film, por ajo që imagjinata mund të bëjë.

    Koha është një artiste e madh: i gjen gjithçkasë fundin e duhur.

    Kujdesu më shumë për ndërgjegjen se për famën! Ndërgjegjja është çfarë ti je, fama është çfarë të tjerët mendojnë se je. Dhe çfarë të tjerët mendojnë se je është problem i tyre.

    Zor se gjen dikë që t’i biesh përshtat ashtu siç je, prandaj jeto ashtu siç dëshiron!

    Gjëja më e trishtuar që mund të imagjinoj është të jem i mësuar me luksin.

    Lodra jonë kryesore është truri.

    Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!

    Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.

    Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.

    Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.

    Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.

    Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.

    Në fund, çdo gjë është një shaka.

    Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.

    Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.

    Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “LAMTUMIRË”, U PËRGJIGJ AJO… FRAGMENT NGA LIBRI AUTOBIOGRAFIK I CHARLIE CHAPLIN

    Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo.

    Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar.

    Kisha tre mëngjese që e njihja. Tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës.

    Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziasëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.

    – Ju kërkokeni shumë -më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult