Elbasani ka lënë pas barazimin me Partizanin dhe vijon të mbajë vendin e parë, këtë herë së bashku me Egnatian.
Skuadra është rikthyer menjëherë në përgatitje për sfidën e radhës ndaj Teutës, një ndeshje e rëndësishme për ekuilibrat e kreut.
Atmosfera në ekip mbetet pozitive, ndërsa trajneri dhe lojtarët janë të vetëdijshëm se hynë në fazën më të vështirë të sezonit. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, Elbasani do të përballet me Teutën, Vllazninë dhe Vorën, tre skuadra që e ndalën në fazën e parë. Këto ndeshje shihen si test karakteri për të konfirmuar pretendimet në krye.
Tsague, i pezulluar ndaj Partizanit, rikthehet dhe pritet të shtojë forcën në fazën sulmuese. Skuadra është e plotë dhe nuk raportohen mungesa.
Objektivi është të ruhet vendi i parë dhe të përmirësohet paraqitja ndaj rivalëve që kanë krijuar vështirësi më herët.
Tag: objektivi
-

Objektivi, të ruhet vendi i parë/ Elbasani në testin e vërtetë
-

“Do jepja dorëheqjen nëse do isha në vend të Ramës”, Bozdo reagon ashpër: Kryeministrin do e çojmë te vendi si Veliajn
Enno Bozdo, në një lidhje direkte për një emision televiziv deklaroi se nëse do të ishte në vend të kryeministrit Edi Rama do të jepte dorëheqjen.
Duke folur për foltoren para Kryeministrisë, Bozdo u shpreh: “E rëndësishme është komunikimi me qytetarët, ngjallja e nervit të reagimit shoqëror. Kjo është gjëja më e rëndësishme ku është fokusuar objektivi i kësaj foltoreje. Nëse do isha në godinën përballë, mendoj që do kisha dhënë dorëheqjen me kohë. Erion Veliaj sot është në atë vend që është. Lëvizje të tilla gjithmonë janë marrë me skepticizëm. Pastaj, kur kanë prodhuar atë që kanë prodhuar, njerëzit i kanë dhënë të drejtë strategjisë së Partisë Demokratike. Në realitetin e sotëm nuk kanë shumë rëndësi numrat sesa ka rëndësi konsistenca dhe këmbëngulja dhe vazhdimi i komunikimit me opinionin publik”.
“Kjo është një maratonë dhe nuk është një garë shpejtësie”, theksoi më tej Bozdo.
Sipas tij, ndërkombëtarët i kanë dhënë PD-së një mbështetje tërësore, të “padëgjuar ndonjëherë më parë”.
“Kur Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane e cilëson qeverinë e Edi Ramës një narkoshtet, mendoj se i ka thënë të tëra. Asnjëherë nuk ka ndodhur në këto 18 muajt e fundit që Partia Demokratike denoncon me prova dhe me fakte narkoshtetin e Edi Ramës, të cilësohet në këtë mënyrë nga një zyrtar kaq i lartë që përfaqëson grupimin më të madh politik në Evropë. Lajmi i vërtetë ka qenë ekzaktësisht rezoluta ku Shqipëria u rendit e treta në katër prioritetet globale. Kemi të bëjmë me
një situatë tërësisht të përmbysur në planin ndërkombëtar. E dyta, foltore të tilla nuk përjashtojnë protesta të mëdha dhe protesta shumë të mëdha. Ato do bëhen në çastin e duhur, në momentin e duhur. E rëndësishme është objektivi dhe nuk duhet të shfokusohemi nga objektivi. Objektivi është Edi Rama”, tha Bozdo. -

“Objektivi i qartë”/ Partizani, trajneri para Vllaznisë: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikë
Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë –
Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.
Si e vlerësoni Vllazninë –
Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –
Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat. -

“Objektivi është të shkojmë në play-off”/ Mitaj ndalet te ‘Botërori’: Jemi shumë të karikuar për ndeshjen me Andorrën
Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
“Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.
Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.
“I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren.
“Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme.
“Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij. -

Roma për titull? Totti: Dy skuadra janë më të mira se ajo, objektivi mbetet kthimi në Champions
28 Tetor 2025
14:25
Alfred Lleshi
Francesco Totti, në një intervistë për “Sky Sport”, foli për ambiciet e Romës në këtë sezon: “Varet nga ata. Nuk është e lehtë, sepse për mua janë 2-3 skuadra më të forta se Roma. Objektivi kryesor është kthimi në Champions League, pastaj nëse në 7-8 javët e fundit janë aty në krye, atëherë është tjetër gjë. Krahasimi me sezonit e titullit tonë? Ne shënonim 3-4 gola çdo ndeshje, ishim një ‘makinë’ shkatërrimtare”.
Për Dybala shtoi: “Luan si ‘9 fals’, është një nga më të fortët te Roma, bën diferencën. Risi do të ishte të kishte vazhdimësi, shpresoj të bëjë më të mirën çdo javë”.
Sa iu përket krahasimeve me të kaluarën, Totti përfundoi: “Ne kishim 3-4 lojtarë me personalitet të madh, ndërsa sot Roma ka lojtarë të mirë, që ende duhet të ndizen. Uroj ta bëjnë Romën të madhe”. -

Kombëtarja e femrave përballë Qipros, objektiv të mbetet në Ligën B
Futbolli i femrave po njeh progres në Shqipëri. Në emisionin televiziv që jepet në FSHF TV, u prezantua edhe puna e Kombëtares së vajzave me trajner Armir Grimën. Në fakt, ekipi është grumbulluar prej ditësh, është stërvitur dhe është gati të zbresë në fushë për të bërë më të mirën me objektiv kapen e vendit të dytë në grup, një objektiv që shihet i mundur nga vetë stafi dhe vajzat.
Pra, Kombëtarja e do të zhvillojë dy ndeshje vendimtare ndaj Qipros, me synimin për të ruajtur vendin në Ligën B të UEFA Nations League. Para nisjes drejt Qipros, për FSHF TV folën futbollistet Arbiona Bajraktari, Qëndresa Krasniqi dhe Ezmiralda Franja, të cilat theksuan se skuadra është përgatitur mirë, ka besim dhe do të japë maksimumin për të arritur objektivin, qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Arbiona Bajraktari – Gjendja e ekipit dhe si kanë shkuar përgatitjet? – Tani kam pasur disa ndeshje me ekipin e Vllaznisë. Kam bërë ndeshje shumë të mira dhe jam gati t’i shërbej edhe Kombëtares në formën time më të mirë. Grupi është mjaft i mirë, objektivi është i qartë, dua që të kalojmë Qipron. Jemi një grup fantastik dhe uroj që të shkojë mirë.
Objektivi për dy ndeshjet ndaj Qipros? – Normalisht që objektivi është vetëm fitorja, duke marrë parasysh që jemi një grup shumë i mirë vajzash. Vijmë nga një formë shumë e mirë, pasi kanë pasur minuta dhe kanë luajtur në ekipet e tyre. Qëndresa Krasniqi – Si po përgatitet Shqipëria për dy ndeshjet ndaj Qipros? – Kemi një grup shumë të mirë dhe po punojmë shumë mirë, të përqendruara, me disiplinë dhe besoj shumë që me disiplinë, përkushtim dhe të bashkuara si gjithmonë do ja dalim të marrim rezultate të mira, fitore në të dyja ndeshjet. Objektivi ynë është i qartë, fitore në të dyja ndeshjet që të qëndrojmë në Ligën B. -

“Në Shtëpinë e Futbollit”/ Performanca e legjionarëve, Akademia e Arbitrimit & Kombëtarja e vajzave në fokus të puntatës së tretë
Në puntatën e tretë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, u trajtuan disa tema me interes të veçantë për futbollin shqiptar.
Të ftuar në studio ishin Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, dhe Shefi i Departamentit të Arbitrimit, Sokol Jareci, ndërsa në një lidhje live mori pjesë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan paraqitjet e legjionarëve kuqezi, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë me klubet e tyre. Javën e fundit disa prej tyre kanë spikatur me gola, asistime dhe vlerësime individuale, si Ylber Ramadani që u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në takimin Lecce – Sassuolo, apo Arbër Hoxha që u zgjodh “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat.
Më tej, u ndal vëmendja edhe te Akademia e Arbitrimit, e cila ka nisur sezonin e ri këtë javë me një pjesëmarrje të lartë prej mbi 90 kursantësh, duke treguar interesin e shtuar për këtë profil në futbollin shqiptar.
Pjesa e fundit e emisionit iu kushtua Kombëtares shqiptare të vajzave, e cila do të zhvillojë dy ndeshje vendimtare ndaj Qipros, me synimin për të ruajtur vendin në Ligën B të UEFA Nations League.
Para nisjes drejt Qipros, për FSHF TV folën futbollistet Arbiona Bajraktari, Qëndresa Krasniqi dhe Ezmiralda Franja, të cilat theksuan se skuadra është përgatitur mirë, ka besim dhe do të japë maksimumin për të arritur objektivin, qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.
Arbiona Bajraktari – Gjendja e ekipit dhe si kanë shkuar përgatitjet? – Tani kam pasur disa ndeshje me ekipin e Vllaznisë. Kam bërë ndeshje shumë të mira dhe jam gati t’i shërbej edhe Kombëtares në formën time më të mirë. Grupi është mjaft i mirë, objektivi është i qartë, dua që të kalojmë Qipron. Jemi një grup fantastik dhe uroj që të shkojë mirë.
Objektivi për dy ndeshjet ndaj Qipros? – Normalisht që objektivi është vetëm fitorja, duke marrë parasysh që jemi një grup shumë i mirë vajzash. Vijmë nga një formë shumë e mirë, pasi kanë pasur minuta dhe kanë luajtur në ekipet e tyre.
Qëndresa Krasniqi – Si po përgatitet Shqipëria për dy ndeshjet ndaj Qipros? – Kemi një grup shumë të mirë dhe po punojmë shumë mirë, të përqendruara, me disiplinë dhe besoj shumë që me disiplinë, përkushtim dhe të bashkuara si gjithmonë do ja dalim të marrim rezultate të mira, fitore në të dyja ndeshjet.
Objektivi i skuadrës? – Objektivi ynë është i qartë, fitore në të dyja ndeshjet që të qëndrojmë në Ligën B.
Ezmiralda Franja – Dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Qipros, si po përgatitet skuadra? – Janë dy ndeshjet tona më të rëndësishme me ekipin, sepse vendosin fatin tonë për të qëndruar në Ligën B ose për të zbritur në një ligë më poshtë.
A e keni studiuar Qipron si skuadër? – Po, në fakt stafi teknik e ka studiuar ekipin. Nuk është ai ekipi me të cilin kemi luajtur para 4-5 viteve. Mendoj që është një ekip më i mirë dhe natyrisht nuk duhet t’i nënvlerësojmë, po ashtu as nuk duhet t’i mbivlerësojmë. Të tregojmë vlerat tona më të mira dhe të futemi në fushë për të fituar. -

Inflacioni në Eurozonë përshpejtohet, mbështet kujdesin e BQE-së për normat e interesit
Inflacioni në Eurozonë u përshpejtua në shtator, duke i dhënë më shumë arsye Bankës Qendrore Europiane të mbajë normat e interesit të pandryshuara, të paktën për momentin.Pasi në gusht u arrit objektivi prej 2%, çmimet e konsumit gjatë muajit shtator u rritën me 2.2% krahasuar me një vit më parë, të nxitura nga efektet bazë të energjisë dhe kostot e shërbimeve. Shifra është në përputhje me parashikimin mesatar të një sondazhi të Bloomberg me ekonomistët.Një tregues i presioneve bazë, që përjashton energjinë dhe ushqimet e paqëndrueshme, mbeti në nivelin 2.3%, ashtu siç pritej, njoftoi Eurostat.Zyrtarët e BQE-së janë të kënaqur me nivelin aktual të kostos së huamarrjes, pasi projeksionet e fundit tremujore treguan se inflacioni nuk po devijon ndjeshëm nga objektivi dhe se ekonomia e 20 vendeve të rajonit po përballon edhe tarifat më të larta të SHBA-së.Investitorët dhe analistët nuk presin që BQE të bëjë më shumë se tetë uljet çerekpikëshe të normave që janë zbatuar deri tani, edhe pse disa politikëbërës mbeten të shqetësuar se rritja e çmimeve të konsumit mund të jetë shumë e dobët.Një ditë përpara publikimit të të dhënave, Presidentja Christine Lagarde përshkroi rreziqet për inflacionin si “mjaft të kufizuara në të dy drejtimet”, duke përsëritur se politika monetare ndodhet “në një vend të mirë”. Norma kryesore e depozitës është aktualisht 2% dhe ka shumë gjasa të mbetet aty në vendimin e radhës më 30 tetor.Duke parë përpara, parashikimet sugjerojnë që inflacioni do të ulet në 1.7% vitin e ardhshëm, për t’u rikuperuar disi në 1.9% në vitin 2027, kur pritet që shpenzimet e reja të qeverive europiane për mbrojtje dhe infrastrukturë t’i japin një nxitje të re ekonomisë.Në mbështetje të atyre që refuzojnë të shqetësohen për devijime të vogla nga objektivi i inflacionit, një sondazh i BQE-së javën e kaluar tregoi se familjet presin një rritje edhe më të fortë të çmimeve gjatë 12 muajve të ardhshëm.Nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos, deklaroi se niveli aktual i normave të interesit është “i duhuri”. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Atentati në Shkodër, Dëshmia e autorit: Më bënte si i fortë, doja të vrisja…
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilaj, autorit të dyshuar të ngjarjes kriminale, e cila u regjistrua në Shkodër, mëngjesin e kësaj të hënë.
Ai ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.
“Gen Vaso me ka kërcënuar, me ka bëre si i fortë, e kam pas personale me të. Kam dashur të vras atë”, tha ai, para oficerëve të policisë gjyqësore.
Nga të shtënat me armë zjarri në lokal humbën jetën Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar. -

Sot vrau dy vetë mes Shkodrës! Autori: Objektivi im ishte Erogen Vaso, më ka bërë të fortin
Ragip Gila
SHKODËR- Është zbardhur deklarata e autorit të masakrës së Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Ragip Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. Gila thekson se ka pasur probleme personale me Vason.
Ragip Gila: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të…