Tag: objektivat

  • Pesë barazime dhe vendi i gjashtë në Serie A, Spalleti s’heq dorë nga objektivat e skuadrës

    Pesë barazime dhe vendi i gjashtë në Serie A, Spalleti s’heq dorë nga objektivat e skuadrës

    24 Nëntor 2025

    10:57

    Telesport

    Edhe pse ndryshuan trajner, sezoni nuk po shkon ashtu sikurse pritej te Juventus. Një tjetër barazim në kampionat, 1-1 ndaj Fiorentinës, i pesti në Serie A deri më tani, ka zbritur bardhezinjtë në vendin e 6-të.
    “Ne punuam shumë në ato pak ditë që kishim në dispozicion me lojtarët. Nuk kisha shumë lojtarë në dispozicion, por shqyrtuam çështje të rëndësishme me ata që ishin atje. Gjithsesi, pavarësisnht rezultatit, pashë diçka të re“, tha trajneri i Juventus, Luciano Spalletti.
    “Gatishmëria e lojtarëve për të ndihmuar është e shkëlqyer. Madje ka disa që kanë udhëtuar 10 orë dhe kanë dashur të marrin pjesë në stërvitje. Ne nuk heqim dorë nga objektivat tanë dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi më tej trajneri i Juventus.
    Më tej, Spalletti tha: “E pranoj se këto rezultate janë zhgënjyese për tifozët, por luajtëm ndaj një ekipi të vështirë si Fiorentina. Kemi ende shumë për të punuar dhe për fat të keq pak kohë, pasi në mesjavë kemi ndeshjen e radhës”.

  • Ukraina bombardon me 4 raketa “Flamingo” objektivat brenda Rusisë

    Ukraina bombardon me 4 raketa “Flamingo” objektivat brenda Rusisë

    Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës publikoi sot një video që tregon lëshimin e katër raketave lundruese “Flamingo”, të cilat u përdorën kundër objektivave ruse të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes (13 nëntor).
    Sipas autoriteteve ukrainase, njëra prej raketave u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Oryol, brenda territorit rus, ndërsa pjesa tjetër goditi objektivat e tyre të përcaktuara.
    Forcat ukrainase sqarojnë se sulmet u drejtuan në disa vende në Krime dhe në rajonin e pushtuar të Zaporizhias, duke përfshirë një stacion nafte, objekte për ruajtjen dhe përgatitjen e dronëve, një parking helikopterësh dhe pozicione të mbrojtjes ajrore.

    Disa nga raketat dhe dronët shënjestruan gjithashtu vende brenda Rusisë, me autoritetet që theksojnë se vlerësimi i dëmit është ende në vazhdim.
     

  • “Objektivat dhe Rezultatet kryesore”, FSHF organizon seminarin e radhës

    “Objektivat dhe Rezultatet kryesore”, FSHF organizon seminarin e radhës

    30 Tetor 2025

    18:56

    Telesport

    Federata e Futbollit organizoi një workshop në bashkëpunim me EPPC Albania, me temë “Objektivat dhe Rezultatet kryesore”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin drejtuesit e departamenteve të ndryshme në FSHF, të cilët u përfshinë në diskutime dhe ushtrime praktike për forcimin e bashkëpunimit në organizatë.
    Ky workshop kishte në qendër zhvillimin profesional dhe nxitjen e mendimit analitik mbi mënyrën se si vendosen dhe arrihen objektivat. Pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre dhe të reflektojnë e të identifikojnë mënyra për t’u përmirësuar në përditshmëri.
    Ky është vetëm një nga workshop-et dhe trajnimet që FSHF ka planifikuar për në vijim, duke përfshirë drejtues dhe punonjës të tjerë të institucionit në programe trajnimi aktuale dhe motivuese.

  • 67% e të pasurve e fillojnë ditën kështu, zbuloni sekretin e tyre të suksesit

    67% e të pasurve e fillojnë ditën kështu, zbuloni sekretin e tyre të suksesit

    Suksesi nuk është çështje fati, por një zakon i ndërtuar përmes përpjekjes së përditshme dhe të qëllimshme.Një studim pesëvjeçar mbi 233 individë të pasur dhe 128 individë të varfër tregoi se 67% e të pasurve vendosin objektiva specifikë çdo ditë, kundrejt vetëm 17% të më pak të pasurve.Ky dallim nuk është thjesht statistikë, por një udhërrëfyes për ndërtimin e pasurisë dhe arritjen e qëllimeve, veçanërisht për sipërmarrësit që lëvizin në një botë ku çdo vendim mund të përcaktojë të ardhmen e tyre.Të pasurit nuk mjaftohen me dëshira të paqarta. Ata përqendrohen tek detyra konkrete si “kontakto tre investitorë” apo “shkruaj 500 fjalë për fushatën e marketingut”. Kjo qartësi kthehet në rrugë konkrete drejt rezultateve, ndërkohë që 83% e të varfërve nuk vendosin fare objektiva, duke mbetur peng të rrethanave.Për themeluesit e startupeve, ku sfidat si mungesa e fondeve, konkurrenca e ashpër dhe presioni i kohës janë të përditshme, objektivat ditorë funksionojnë si busull, duke e orientuar fokusin drejt atyre veprimeve që sjellin rritje të vërtetë.Studimi tregon se 70% e të pasurve shkruajnë objektivat çdo ditë dhe 76% matin progresin. Shkrimi i detyrave forcon angazhimin, ndërsa reflektimi mbi rezultatet ndihmon të kuptosh gabimet apo mangësitë.Mbi të gjitha, 88% e tyre e lidhin suksesin me zakonet, jo me talentin. Kjo disiplinë e mban vëmendjen tek detyrat me impakt, larg shpërqendrimeve të pafrytshme.Shembulli i Sarah-it, një sipërmarrëse në fushën e veshjeve ekologjike, e tregon qartë fuqinë e kësaj metode. Ajo nisi çdo mëngjes duke shkruar tre detyra konkrete, si kontaktimi i një dyqani apo postimi i një materiali promovues. Brenda gjashtë muajve arriti partneritete të reja dhe gjysmën e objektivit vjetor të të ardhurave.Sipërmarrësit shpesh bien në kurthin e “punës së ngarkuar”, duke ndjekur mundësi të rastësishme ose duke u mbytur në detyra dytësore. Objektivat ditorë janë filtri që i mbron nga ky rrezik, duke ndarë thelbësoren nga e panevojshmja.Mjafton të marrësh një bllok shënimesh ose një aplikacion, të vendosësh një qëllim vjetor dhe ta zbërthesh në tre hapa të përditshëm.Kjo qasje e thjeshtë, por e fuqishme, është një zakon që kthen idetë e brishta në biznese të qëndrueshme dhe në rrugë të sigurt drejt suksesit. / Entrepreneur, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Luis Enrique konfirmon objektivat: Vjet hymë në histori, kjo na motivon ta përsëritim atë

    Luis Enrique konfirmon objektivat: Vjet hymë në histori, kjo na motivon ta përsëritim atë

    2 Shtator 2025

    9:44

    Telesport

    Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli për objektivat sezonale të ekipit. S,kuadra francize, kampione në Ligue 1 dhe në Champions League sezonin e fundit, ka misionin e vështirë të mbrojë këto trofe.
    “Së pari, qëllimi është të përmirësohemi si ekip, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ka ende fusha të lojës sonë ku mund të përmirësohemi”, deklaori trajneri spanjoll.
    Më tej, Luis Enrique deklaroi: “Sa i përket trofeve, duam të jemi gati të garojmë për të gjithë trofetë ku marrim pjesë. Ne të gjithë besojmë se mund t’i fitojmë ato dhe të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar”.
    “Ne vjet hymë në histori në një mënyrë spektakolare. Kjo është ajo që na motivon më shumë këtë sezon për të përsëritur të njëjtat rezultate. Mendoj se ekipi është gati për këtë sfidë të madhe që na pret”, tha Luis Enrique.

  • Bastoni: Titulli? Kampionët janë gjithmonë favoritë, ne duhet të tregohemi më të zgjuar

    Bastoni: Titulli? Kampionët janë gjithmonë favoritë, ne duhet të tregohemi më të zgjuar

    22 Gusht 2025

    7:45

    Alfred Lleshi

    Alessandro Bastoni, në një intervistë për “Sky”, foli mbi objektivat e Interit në sezonin e ri: “Kur bëjmë gabime, duhet të marrim përgjegjësitë tona. Unë them gjithmonë se në futbollin e sotëm mbrohet me 11 lojtarë. Sidomos kur nuk ke një ‘fuoriclass’ në prapavijë, siç është rasti ynë, kemi nevojë për të gjithë; për të mbrojtur dhe sulmuar”.
    Për objektivat: “Duhet të hyjmë në fushë për ta fituar çdo ndeshje. Këtë sezon duhet të jemi më të zgjuar, edhe duke luajtur jo gjithmonë bukur, por marrë rezultatin pozitiv. Le të kapemi edhe pas detajeve”.
    Për garën e titullit: “Kush fiton ‘scudetto’, gjithmonë është favorit për sezonin pasardhës. Sidoqoftë, edhe ne ndihemi konkurrues. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar titullin”.

  • Netanyahu thërret Këshillin e Sigurisë, do t’i japë ushtrisë udhëzimet për fazën e radhës në Gaza

    Netanyahu thërret Këshillin e Sigurisë, do t’i japë ushtrisë udhëzimet për fazën e radhës në Gaza

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri të ditur të hënën se gjatë kësaj jave do të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të dhënë udhëzime të reja për ushtrinë izraelite lidhur me hapat e ardhshëm në Rripin e Gazës.
    Në nisje të mbledhjes së rregullt të qeverisë, Netanyahu theksoi se objektivat ushtarake të Izraelit mbeten të pandryshuara dhe kërkojnë përmbushje të plotë.
    “Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vazhdojmë luftën së bashku për të realizuar të gjitha objektivat tona: mposhtjen e armikut, lirimin e pengjeve tona dhe garantimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin,” u shpreh Netanyahu.
    Ai nuk dha një datë të saktë se kur do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, por la të kuptohet se vendimet e ardhshme do të jenë të rëndësishme për ecurinë e konfliktit në Gaza.

  • Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

    Rusia nuk ndalet, Putin deklaron avancimin e trupave ruse në Ukrainë dhe paralajmëron: Objektivat tona nuk kanë ndryshuar

    Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se objektivat e Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar dhe se forcat ruse po avancojnë përgjatë gjithë vijës së frontit.

    Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin autokrat të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
    Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, Putin theksoi se sistemi i ri raketor “Oreshnik”, një armë e përfolur për fuqinë shkatërruese, ka hyrë në prodhim masiv dhe dërgesat e para tashmë i janë dorëzuar ushtrisë ruse.
    Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm që bisedimet për paqe me Ukrainën të vazhdojnë, edhe pse paralajmëroi që të mos ketë pritshmëri të tepruara për rezultatet që mund të arrihen.
    “Çështja e zgjidhjes së konfliktit nuk mund të trajtohet e shkëputur nga siguria evropiane në tërësi,” tha Putin, duke rikthyer në vëmendje kërkesat e mëparshme të Kremlinit që përfshijnë rishikimin e pozicionimeve të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore.
    Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur tensionet në vijën e frontit mbeten të larta dhe ndërkombëtarisht janë rikthyer thirrjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

    Top Channel

  • Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Sulmi amerikan në Iran/ Demiraj: Ishte në kohën e duhur, ekzekutimi i operacionit ishte fantastik, por objektivat nuk janë arritur

    Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj, ka komentuar operacionin ajror të fundit kundër objektivave në Iran, duke vlerësuar planifikimin dhe ekzekutimin e tij, por duke vënë në dyshim arritjen e objektivave strategjike të shpallura nga udhëheqësit amerikanë.
    I ftuar në emisionin “Log.” , Demiraj u shpreh se për të verifikuar suksesin e operacionit dhe për të siguruar goditjen përfundimtare të objektivit, është e nevojshme ndërhyrja me forca speciale në terren.
    Ai vlerësoi operacionin si një ndër më të mirëplanifikuarit dhe të ekzekutuarit, por theksoi se pa një komponent tokësor, nuk mund të flitet për një sukses të plotë strategjik.
    “Unë mendoj se sulmi ishte një vendim i duhur në kohën e duhur, por nuk besoj se ka arritur objektivat strategjike. Jam i sigurt se ato objektivat që u deklaruan nga presidenti dhe zv presidenti nuk janë realizuar. Këtë e them me siguri të plotë sepse e kam shumë të qartë aftësinë dhe kapacitetin e GBU-57 AB sesa aftësi dhe kapacitete kanë pavarësisht faktit që janë përdorur 14 dhe janë përdorur në nyejt kryesore. Së dyti, duke patur parasysh thellësinë në të cilat ndodhen ato tunelet nën tokësore. Unë kam thënë se edhe në rast se bombardohen nuk besoj. Unë e kam thënë që objektivi nuk arrihet me një bombardim të vetëm. Të gjitha këto operacione që janë strategjike të nivelit të lartë, planifikimi, ekzekutimi i këtij operacioni ishte fantastik. Me qëllim përfundimin e këtij operacioni dhe verifikimin e rezultatit të arritur, nëse është arritur objektivi apo jo, të gjitha këto sulme kombinohen me futjen e forcave speciale në terren”, tha Demiraj.