POLICIA E SHTETIT
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka dëmtuar një objekt për reklamim, në lagjen “18 shtatori”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: objektin
-

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari
-

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë
Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me Serbinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale.
Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.
Gjatë përurimit të këtij objekti, Kurti tha se në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Zveçan, do të duhej të ishte një vendkalim i integruar i kufirit, “por për shkak se Serbia nuk respekton atë çfarë është dakorduar edhe më tej ngelet i parealizuar”.
“Jemi këtu sot gjashtë muaj e gjysmë më vonë për ta bërë përurimin, inaugurimin e Stacionit të ri Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit këtu në Izvor të Zveçanit të Republikës së Kosovës – në një ndërtesë impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijë euro edhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 4 mijë metra katrorë në mënyrë që edhe zyrtarët policorë të kenë kushte të dinjtetshme të punës por edhe performanca të jetë e një cilësie të lartë sa i përket parandalimit të kontrabandës dhe çfarëdo veprimtarie tjetër ilegale”, tha Kurti.
Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL -

Të dhuruara nga besimtarë, vidhen paratë në objektin e kultit në Tiranë, policia nis hetimet
Një 28-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës lidhur me një vjedhje. Ngjara raportohet se ka ndodhur më 29.04.2025. Sipas denoncimit të të riut, në objektin e kultit ku ai edhe shërben është vjedhur një shumë parash. Paratë e vjedhura siç ka thënë 28-vjeçari ishin para të dhuruara nga besimtarë. Ndërkohë policia është angazhuar dhe po punon për identifikimin, zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të përfshirë.
“Më datë 29.04.2025: kallëzoi shtetasi 28 vjeç, se në objektin e kultit ku shërben, është vjedhur një shumë parash, e dhuruar nga besimtarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Shpërthimi i 2 granatave në objektin e Postës në Zveçan, vjen reagimi i Policisë së Kosovës
Rreth orës 00:30 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.
Si pasojë e shpërthimit të njërës nga granatat, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.
Njësitet policore pasi kane dalë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer.
Po ashtu, njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.
Njësitë anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që ngjarja të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.
Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.
-

Altin Hajri në kërkim nga SPAK, gruaja merr leje për pallat 18 katësh në Durrës
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Toëer”, e cila do të ngrihet në Tiranë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Toëer”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku.“Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku.”
Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.”
Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës.
Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje. -

KKT jep “ok” për disa qiellgërvishtëse në Tiranë, vilë për babanë e Noizy-t. E shoqja e Altin Hajrit merr leje për pallat në Durrës
Foto ilustruese
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Toëer”, e cila do të ngrihet në Tiranë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Toëer”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
LEJE TË TJERA PËR KULLA:
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku.“Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku.”
Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.”
Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës.
Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur -

53 kate mbi tokë! KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, HEC-e dhe parqe fotovoltaike, “Kontakt” me vila në Farkë
Foto ilustruese
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë “Barcelona Tower”, e cila do të ngrihet në Tiranë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k”Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Tower”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.”
LEJE TË TJERA PËR KULLA:
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.
Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga “Terna” dhe “Gener 2” i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës.
Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier – Dega Lushnje./ZËRI222jpg
1jpg
Dokumenta bashkëngjitur
-

Hotele, resorte, dhe nën/stacione elektrike, ja lejet për ndërtime që KKT miratoi për Sarandën
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka miratuar këtë javë disa leje ndërtimi për hotele e resorte që do të ndërtohen në territorin e bashkisë së Sarandë.
Gjithashtu është miratuar dhe leja për ndërtimin e një nën/stacioni elektrik me vendndodhje në Piqeras.
Më poshtë vendimet e plota të KKT te sigurara nga Sarandanews.com.Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 6 kate mbi tokë me pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Taulant Veliaj.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ksamil Seaside Resort and Residential “The Mirrors”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Premium Finance Invest” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me zhvillues Z. Ilir Hodaj.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Sarandë-Butrint”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karolina Janina” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banim, hoteleri dhe shërbime 7 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Adim Dema dhe Z. Joani Muço.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi hotel me 8 kate mbi tokë dhe pishinë”, me vendndodhje në Ksamil, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Salaez” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel “Port Side” me 2-5 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me zhvillues Z. Frederik Haderi dhe Znj. Fatmira Haderi.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimi 6 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Znj. Blerina Sejko.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Xarrë, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i nën/stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a
