Tag: objekteve

  • SYRI TV/ Pas dekadash mblidhen bajraktarë e kleri me banorët, Kuvendi i Thethit-qeverisë: Ndalni shkatërrimin

    SYRI TV/ Pas dekadash mblidhen bajraktarë e kleri me banorët, Kuvendi i Thethit-qeverisë: Ndalni shkatërrimin

    SYRI TV

    Në ditën e shtatë, IKMT ka vijuar shembjen e objekteve në zonën turistike të Thethit. Banorët e kësaj zone kanë organizuar një takim ku ka marrë pjesë edhe bajraktari i Shalës si dhe prifti i zonës. Në Kuvendin e mbajtur në oborrin e Kishës Katolike i është bërë thirrje qeverisë që të ndalojë shkatërrimin teksa është zgjedhur një përfaqësi me banorë që do kërkojnë dialog dhe zgjidhje me autoritetet. Bajraktari Zef Vladi tha se Rama gënjen kur thotë se banorët nuk kanë dokumente pronësie, ndërsa banorët thanë se kryeministri i është sulur Thethit pasi nuk i ka mbërritur zarfi.

    Në Theth vijon për të shtatën ditë me radhë shembja masive e objekteve. IKMT ka vijuar edhe këtë të dielë aksionin, teksa paralelisht është zhvilluar një KUVEND i banorëve të zonës në oborrin e Kishës së fshatit, pak para meshës të së dielës, që mbahet në orën 14:00,  ku morën pjesë Bajraktari i Shalës Zef Vladi dhe Padër Kastriot Demaj. Ata i bënë thirrje shtetit të ndalojë shkatërrimin e fshatit turistik. Banorët thanë se kanë qenë turistët që kanë mbajtur ekonomitë e tyre familjare, ndërsa qeveria me urdhër të Edi Ramës, vendosi shembjen e mbi 100 objekteve për shkak se Ramës tha një nga banorët, nuk i shkuan zarfet me para.

    Bajraktari i Shalës tha se situata e krijuar në Theth nuk duhej lejuar të ndodhte. Ai tha se shteti gënjen kur thotë se banorët nuk kanë dokumente pronësie, duke dhënë edhe mesazhe të forta për dëmet që u janë shkaktuar banorëve.

    Pas Kuvendit, banorët janë drejtuar vendit ku zhvillohet operacioni i shembjes së objekteve, ndërsa u zgjodh një grup përfaqësuesish për të krijuar komunikim me autoritetet që të ndalin shkatërrimin e fshatit. Ata kërkojnë nga IKMT të paraqesin dokumentacion mbi ç’bazë është marrë vendimi i kësaj ndërhyrjeje masive. Mësohet se deri tani janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe ato me struktura prej druri. Ndërkohë, numri total i objekteve që do të prishen parashikohet të paktën deri në 100.

    Debatet dhe përplasjet kanë qenë të shumta gjatë këtyre ditëve dhe ndërkohë prishja e banesave dhe objekteve të pritjes nisi dhe vijon në kulmin e sezonit turistik, duke krijuar një imazh të shëmtuar për zonën. Teksa efektet e tij kanë qenë të menjëhershme, pasi qindra turistë kanë prenotuar dhe kur kanë mbërritur janë përballur me situatën kaotike.

    Ditët e fundit, përhapja masive në media të zhvillimeve në Theth ka bërë që të bjerë në mënyrë drastike prezenca e turistëve në një nga zonat më të vizituara të vendit. Por pas shtatë ditësh përplasjesh, që tërhoqën vëmendjen e mbarë opinionit publik, përgjigja e shtetit ka qenë vetëm përmes fadromave.

    Gjë e cila pas dekadash, si në kohërat e largëta, detyron banorët që të thërrasin Kuvendin mes maleve me bajraktarë, pajtues gjaqesh e përfaqësues të klerit, për të tërhequr vëmendjen e mbarë shoqërisë mbi veprimet arbitrare të shtetit.

  • Vijon shembja e objekteve pa leje në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

    Vijon shembja e objekteve pa leje në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

    Pasditen e sotme, ka nisur prishja e objekteve pa leje në Theth.

    Pas disa subjekteve ku i është shtyrë afati për t’i hequr vullnetarisht, IMT dhe policia ka vijuar me prishjen e një ndërtese 2 katëshe.
    Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset. Ky aksion po zhvillohet edhe Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

    Top Channel

  • Ligji i bashkëpronësisë, të gjitha bashkitë duhet të krijojnë regjistrin elektronik

    Ligji i bashkëpronësisë, të gjitha bashkitë duhet të krijojnë regjistrin elektronik

    Në përgjigje të zhvillimeve të vrullshme urbane, ndryshimeve demografike dhe nevojave për qeverisje më efektive të hapësirave të përbashkëta, qeveria shqiptare ka propozuar një ndërhyrje të re ligjore që synon rregullimin e administrimit të objekteve në bashkëpronësi.Kjo nismë vjen në një moment kur komplekset rezidenciale dhe ndërtimet moderne po shtohen me ritme të shpejta, veçanërisht në zonat bregdetare dhe në periferi të qyteteve të mëdha si Tirana.Ndryshimet e theksuara në tipologjinë e ndërtimit, nga pallatet tradicionale në fshatra turistike dhe komplekse rezidenciale, si dhe ndikimi i fenomeneve natyrore si përmbytjet, tërmetet dhe stuhitë, kanë nxjerrë në pah boshllëqet në legjislacionin ekzistues për administrimin e hapësirave të përbashkëta në ndërtesa. Për më tepër, trendi i urbanizimit dhe detyrimet ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm e bëjnë të domosdoshme një qasje të re.Aktualisht, vetëm Bashkia e Tiranës ka ngritur një strukturë funksionale për administrimin e bashkëpronësisë. Bashkitë e tjera përballen me sfida të mëdha për shkak të mungesës së burimeve dhe përvojës. Megjithatë, ato janë shpesh të detyruara të ndërhyjnë për të mbuluar dëmet në objektet në bashkëpronësi, pa një strukturë të qartë ligjore dhe financiare.Qeveria synon të trajtojë paqartësitë ligjore, mungesën e mekanizmave të inspektimit dhe ndërmjetësimit, si dhe problemet me transparencën në menaxhimin e fondeve të bashkëpronësisë.  Me një strukturë të qartë ligjore dhe administrim më efikas, pritet që ankesat e qytetarëve pranë bashkive për problematika në mjediset e përbashkëta të reduktohen me rreth 10–20% brenda 1–2 viteve të para, në varësi të zonës dhe intensitetit të ndërhyrjeve.Ndërhyrja synon jo vetëm të përmirësojë funksionimin praktik të administrimit të ndërtesave, por edhe të shmangë konfliktet mes bashkëpronarëve dhe të garantojë sigurinë e objekteve.Për të garantuar zbatimin efektiv të ligjit, ndërhyrja do të përfshijë:Hartimin e një politike të re kombëtare;Forcimin e kapaciteteve të bashkive;Krijimin e regjistrave elektronikë të bashkëpronësisë;Vendosjen e mekanizmave të monitorimit dhe ndërmjetësimit.Kjo ndërhyrje mbështet objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021–2030 dhe angazhimet e Shqipërisë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, ajo kontribuon në avancimin e reformave për integrimin evropian në fushën e zhvillimit urban dhe qeverisjes vendore.Objektivat konkrete të ligjit të riLigji i ri do të synojë:Përcaktimin e qartë të kompetencave dhe procedurave për administrimin e objekteve në bashkëpronësi;Vendosjen e rregullave të reja për menaxhimin financiar dhe detyrimet monetare;Rritjen e profesionalizmit dhe standardizimin e shërbimeve nga administratorët dhe shoqëritë administruese;Forcimin e rolit mbikëqyrës të bashkive;Sanksione për mosrespektimin e detyrimeve ligjore;Sigurimin e një qasjeje të unifikuar për të gjitha tipet e objekteve, pavarësisht llojit të përdorimit.Afatet dhe rezultatet e pritshmeBrenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, të gjitha bashkitë duhet të krijojnë regjistrin elektronik të bashkëpronësisë.Gjatë vitit të parë, do të organizohen të paktën 5 trajnime rajonale për stafet bashkiake.Brenda dy viteve, të realizohen inspektime në të paktën 50% të ndërtesave në bashkëpronësi.Deri në vitin 2027, të realizohen fushata të gjera informuese për bashkëpronarët mbi detyrimet e tyre ligjore. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk e shkatërruan programin, por e vonuan

    Sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk e shkatërruan programin, por e vonuan

    Një raport i inteligjencës amerikane, i siguruar nga CNN, tregon se sulmet ajrore të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore në Iran – Fordow, Natanz dhe Esfahan – nuk e kanë shkatërruar në mënyrë domethënëse programin bërthamor të vendit, por e kanë shtyrë për disa muaj.
    Sipas burimeve nga Pentagoni, një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës mbeti e paprekur, përfshirë centrifugat dhe rezervat e uraniumit. Kjo bie në kontrast me deklaratat fillestare të presidentit Donald Trump dhe disa zyrtarëve ushtarakë, të cilët pretenduan se objektet ishin shkatërruar plotësisht.

    Në reagim ndaj raportimeve, Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënëses Karoline Leavitt, kritikoi publikimin e informacionit që e cilësoi si të pasaktë dhe akuzoi një “person anonim” brenda komunitetit të inteligjencës për rrjedhjen e të dhënave.
    Presidenti Trump, nga ana e tij, e përshkroi operacionin si “shumë të suksesshëm”, duke deklaruar se objektet bërthamore ishin “zhdukur plotësisht”. Ky qëndrim nxjerr në pah një mospërputhje mes vlerësimeve zyrtare dhe analizave të inteligjencës.

  • Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj

    Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj

    Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio ka paralajmëruar ashpër Iranin që të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.
    “Nëse Irani reagon, do të jetë gabimi më i madh që ka bërë ndonjëherë,” deklaroi Rubio në një intervistë për emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News.
    Duke shërbyer edhe si këshilltar për sigurinë kombëtare, Rubio theksoi se bota është sot më e sigurt dhe më e qëndrueshme se një ditë më parë.
    “Kjo nuk është një luftë kundër Iranit dhe ne nuk kërkojmë konflikt me ta. Ndryshimi i regjimit në Iran nuk është qëllimi ynë,” tha ai.
    Rubio nënvizoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për dialog me Teheranin:
    “Propozimi ynë për bisedime vazhdon të vlejë.”
    Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas sulmeve masive të SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe kërcënimeve të Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

  • SHBA përfshihet në luftë, momenti kur bomba GBU-57 MOP godet një strukturë bërthamore në Iran

    SHBA përfshihet në luftë, momenti kur bomba GBU-57 MOP godet një strukturë bërthamore në Iran

    Bota po i ndjek me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

    Videot e para të sulmit me precizion të SHBA-së kanë filluar të rrjedhin në mediat sociale, teksa shihet “anijan kozmike” që përdor për herë të parë bombat GBU-57 MOP, të cilat mund të shpojnë objektet nëntokësore të Iranit.
     

    Around 2 AM IST last night, American B2 bombers, escorted by F-35 fighter jets, launched strikes on Iran’s nuclear facilities in Fordow, Natanz, and Isfahan.
    The bunker-buster bombs used in this operation, has the capability to penetrate deep beneath mountains or land mass. pic.twitter.com/GAiPIKfNV7
    — Dilip Ghosh (Modi Ka Parivar) (@DilipGhoshBJP) June 22, 2025

    Depërtuesi Masiv i Artilerisë (MOP) është arma që ka tërhequr më shumë vëmendje javën e fundit dhe mund të ketë qenë mjeti i përdorur nga SHBA-të në sulmet e fundit kundër objekteve bërthamore të Iranit.
    Emërtimi i saj zyrtar është GBU-57, ku akronimi GBU qëndron për Njësinë e Bombës së Guided, dhe “57” tregon sekuencën në dizajnin e saj.

    Top Channel

  • SHBA sulmon Iranin, Trump: Goditëm 3 objekte bërthamore

    SHBA sulmon Iranin, Trump: Goditëm 3 objekte bërthamore

    Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.

    “Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.
    Ai shtoi gjithashtu se në objektin Fordo është hedhur një ngarkesë e plotë bombash, dhe se të gjithë avionët janë rrugës për në SHBA.
    Sipas agjencisë Reuters, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se bombarduesit B-2 kanë qenë të përfshirë në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.
    Bombarduesit stealth B-2 të SHBA-ve ishin zhvendosur në territorin amerikan në ishullin Guam, duke nxitur spekulime se mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

    Top Channel

  • IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

    IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

    Ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në jug të vendit nga ana e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.
    Raportohet se aksioni ka nisur mbrëmjen e së dielës, konkretisht në Jalë, nga ku u prishën katër objekte pa leje. Ndërkohë ditën e sotme ka nisur prishja e pesë objekteve pa leje në Dhërmi, ku ende nuk dihet se për çfarë do të shërbenin këto objekte.
    Kryesisht në çdo sezon veror, IKMT-ja përballet me objekte të ngritura pa leje, duke bërë kështu që ajo të ndërmarrë operacione të tilla kundër strukturave të pa licencuara.

  • Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

    Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje në bashkinë e Himarës.

    Mbrëmjen e së dielës janë prishur katër objekte në Jalë, ndërsa sot ka nisur prishja e pesë objekteve në zonën e Dhërmiut. Forca të policisë ndodhen në mbështetje të punonjësve të IKMT, ndërkohë që nuk ka pas kundërshtime nga pronarët.
    Po ashtu, për këtë situatë, pra lejimin e ndërtimeve të këtyre godinave, kreu i bashkisë së Himarës, Tavo ka shkarkuar nga detyra punonjësit e IMTsë.

    Top Channel

  • Një ditë para zgjedhjeve, Proda mesazh efektivëve të policisë të planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore

    Një ditë para zgjedhjeve, Proda mesazh efektivëve të policisë të planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore

    Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorive Vendore të Policisë, përfundoi instruktazhi me punonjësit e Policisë që janë planifikuar për ruajtjen fizike të objekteve zgjedhore, ku do të zhvillohet procesi i votimit.

    Në instruktazh kanë marrë pjesë drejtuesit e Drejtorive dhe të Komisariateve, të cilët u kanë përcjellë punonjësve të Policisë porositë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për angazhim, profesionalizëm, barazlargim dhe gjakftohtësi në përmbushjen e detyrave.
    “Ju përgëzoj për përkushtimin dhe profesionalizmin e deritanishëm nga ana juaj dhe e drejtuesve tuaj, dhe ju inkurajoj që këto ditë finale të jenë pasaportë besimi dhe vlerësimi nga qytetarët dhe ndërkombëtarët për Policinë e Shtetit. Maturi, gjakftohtësi dhe ligji si udhërrëfyes, për ta përmbushur me sukses këtë detyrë të shenjtë në interes të qytetarëve dhe të vendit”, tha Proda.
    Të gjithë punonjësve të Policisë të angazhuar në procesin zgjedhor u janë shpërndarë librat e xhepit me detyrat që duhet të përmbushë çdo punonjës policie i angazhuar në fazën finale të këtij procesi. Ky libër është prodhuar nga Policia e Shtetit.
    Punonjësit e Policisë janë shpërndarë në vendet e planëzuar për shërbim, për ruajtjen e objekteve zgjedhore.

    Top Channel