Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore solli një aktivitet në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. Aktiviteti u ndoq nga vizitorë të pranishëm, mësues, prindër, studiues dhe të apasionuar pas trashëgimisë kulturore. Kjo ditë u konceptua si një përvojë e gjallë, ku nxënësit e shkollave u bënë bartës të dijes dhe përcjellës të trashëgimisë, duke u dhënë frymë objekteve muzeale përmes kuriozitetit dhe krijimtarisë së tyre. Dr. Melsi Labi, përgjegjës i Muzeut Arkeologjik në fjalën e tij e përshkroi muzeun si një klasë të hapur, ku nxënësit mësojnë përmes përvojës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me historinë. Ndërsa akademik Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë solli në vëmendje vlerat shkencore dhe kulturore të objekteve të ekspozuara, si dëshmi të identitetit tonë kombëtar. Ma. Gema Kraja, përgjegjëse e ekspozitës ndau me të pranishmit filozofinë kuratoriale, që e bën trashëgiminë të komunikueshme dhe të prekshme për brezat e rinj.
Pas ceremonisë, vizitorët u përfshinë në guida të shoqëruara nëpër pesë sallat kryesore të muzeut, duke zbuluar 2,094 objekte autentike që flasin për jetën, zakonet, luftërat, besimet dhe artin e paraardhësve tanë. Në njoftimin për këtë aktivitet thuhet se muzeu u shndërrua në një laborator kreativ, ku nxënësit e shkollave u angazhuan në veprimtari ndërvepruese si: Kuizi i Trashëgimisë- një sfidë e dijes dhe kuriozitetit; Hero për një Moment- foto me replikën e shpatës ilire, si kujtim simbolik; Letër për një Objekt -letra imagjinare që i japin zë objekteve muzeale; Skica të Trashëgimisë- vizatime të realizuara në kohë reale nga nxënësit e artit. “Si përfundim, u hap ekspozita e skicave të realizuara gjatë ditës, si një reflektim vizual mbi përvojën e përbashkët”, thuhet nga muzeu. Aktiviteti ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave “Protagonistët” dhe “Asim Vokshi” është në vijim dhe të atyre më parë në këtë muze, ku kanë qenë të pranishëm nxënës të shkollave të tjera.
Tag: objekteve
-

Aktiviteti në Muzeun Arkeologjik, në fokus dhe vlerat kulturore e shkencore të objekteve të ekspozuara
-

Tre muaj pas ofensivës ndaj Iranit, ushtria amerikane publikon videon se si bombat shkatërruan centralet bërthamore
Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi një video të testeve të mëparshme, e cila ngjan me mënyrën se si u krye bombardimi i objekteve bërthamore në Fordow, të ashtëquajturin mali bërthamor në Iran.
Videoja tregon bombarduesit strategjikë të padukshëm B-2 Spirit të Forcave Ajrore Amerikane duke u ngritur nga SHBA-ja. Gjashtë avionë u ngritën nga Baza Ajrore Whiteman në Misuri, SHBA.
Pas një udhëtimi prej shumë orësh dhe mijëra kilometrash, ata mbërritën në Iran, ku përdorën bombat e fuqishme GBU-57 MOP për të goditur objektet bërthamore thellë nën tokë. Më në fund ata u ulën të sigurt në tokën amerikane.
Operacioni i 21 qershorit kundër tre objekteve bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Isfahan, u zhvillua në kontekstin e luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit.
B-2 hodhën 14 bomba bunkerësh dhe u kthyen në bazat e tyre të sigurta.
Videoja tregon saktësisht një bombë GBU-57 MOP që shpon tokën. Edhe pse ky filmim është nga testet e mëparshme të kryera nga USAF, ai i ngjan mënyrës mbresëlënëse se si ata goditën objektet iraniane.
Kjo është një bombë që mund të mbahet nga bombarduesi B-2 Spirit, me peshë deri në 13,600 kilogramë.
Teorikisht, ajo mund të shpojë 60 metra beton ose 40 metra shkëmb.This summer, @POTUS asked the @usairforce to do something complex, dangerous and consequential. We followed through and did it. pic.twitter.com/9fdsAz6Lgk
— General David Allvin (@OfficialCSAF) September 23, 2025 -

U arrestua për ndërtimin e 8 objekteve pa leje, Gjykata e Kukësit vendos lë “të lirë”
Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i arrestuar pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lërë të lirë me kusht, duke i ngarkuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente. -

“Shembja e objekteve të paligjshme s’do të ndalet”, Rama: Paketë masash për tkurrjen e këtij fenomeni
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se puna për shembjen e objekteve pa leje, nuk do të ndalet. Shefi i qeverisë paralajmëron paketë të re masash për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës në nivele të ndryshme.
Rama ka ndarë gjithashtu pamjet nga prishja e një objekti në Kepin e Rodonit.
Rama: Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme./vizionplus.tv
-

Vlora në kaos/ IKMT do të shembë 27 objekte, banorët kërkojnë dëmshpërblime
Mëngjesin e ditës së sotme (25 gusht), fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë.
Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve.
Numri i objekteve që do të prishen arrin në 27. Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për procesin e dëmshpërblimit, ndërsa institucionet theksojnë se puna po vijon sipas planit, me synim transformimin urban të Vlorës dhe lehtësimin e qarkullimit drejt portit turistik. -

Vlorë, IKMT nis prishjen e 27 objekteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”. IKMT bën të ditur se në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1-2 katëshe. Po ashtu IKMT thekson se poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.
-

“Thethi, pas kancerit të paligjshmërisë”/ Rama publikon pamjet pas ndërhyrjes së IKMT
Pas nderhyrjeve në Theth për prishjen e objekteve të paligjshme, kryeministri Rama ndau pamjet nga fshati turistik.
Rama e cilësoi pamjen e re të Thethit si operacioni pas kancerit të paligjshmërisë. Ndërkohë që në të gjithë vendin, vijojnë operacionet me në fokus prishjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
-

Aksioni për evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje në Vlorë, IMT shemb 3 godina pa dokumentacion
IMT-ja e bashkisë së Vlorës ka vijuar ditën e sotme aksionin për evidentimin e të gjitha objekteve pa leje si dhe shembjen e tyre. Ditën e sotme IMT, por dhe IKMT kanë prishur tre godina të cilat nuk kishin leje ndërtimi apo ishin në proces legalizimi.
Në orët e para të ditës mjetet e IMT kanë qenë në lagjen Kushtrimi ku në mjediset e një shkolle është shembur një godinë (shtëpi) për të cilën pronarët nuk kanë pasur dokumentacion.
Forcat e IMT së bashkisë janë përqendruar edhe në zona të tjera për evidentimin e objekteve pa leje dhe prishjen e tyre. Po ashtu edhe në Lungomare janë hequr nga vetë pronarët objekte të cilat bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve në trotuar .
Brenda dy javësh nga IMT ja janë ekzekutuar 20 urdhra për prishje, ndërkohë që dhe në ditët në vijim aksioni do të vijojë. -

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e objekteve të ndërtuara pa leje
Grupet e punës me përfaqësues nga IKMT, IMT, Tatimet dhe Policia Bashkiake në Lezhë kanë nisur të evidentojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje në territorin e kësaj bashkie.
Nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kanë dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.
Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e IVMT dhe do të shoqërohet me masa administrative.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet evidentimi i të gjitha rasteve dhe ndërhyrjet do të nisin javën e ardhshme për subjektet që nuk veprojnë vetë.
Aktualisht, bashkia e Lezhës po vijon me procesin e njoftimeve dhe deri në fundjavë pritet të përfundojë evidentimi i plotë i ndërtimeve pa leje dhe hapësirave të zëna pa autorizim. -

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje
Grupet e punës me përfaqësues nga IKMT, IMT, Tatimet dhe Policia Bashkiake në Lezhë kanë nisur të evidentojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje në territorin e kësaj bashkie.
Nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kanë dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.
Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e IVMT dhe do të shoqërohet me masa administrative.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet evidentimi i të gjitha rasteve dhe ndërhyrjet do të nisin javën e ardhshme për subjektet që nuk veprojnë vetë.
Aktualisht, bashkia e Lezhës po vijon me procesin e njoftimeve dhe deri në fundjavë pritet të përfundojë evidentimi i plotë i ndërtimeve pa leje dhe hapësirave të zëna pa autorizim.
Top Channel