Tag: objekte

  • Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Pikëpyetje ndërkombëtare, objekte misterioze mbi anijen e dëmtuar të Koresë së Veriut

    Koreja e Veriut ka vendosur objekte të panjohura, të ngjashme me balona ose tullumbace të bardha, mbi anijen e saj luftarake të dëmtuar, sipas imazheve të reja satelitore të publikuara nga Maxar Technologies.

    Anija 5,000 tonëshe ndodhet e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në qytetin portual të Chongjin, pas një lëshimi të dështuar më 21 maj.
    Analistët ushtarakë dyshojnë se balonat mund të jenë vendosur për të parandaluar përmbytjen e mëtejshme të anijes ose për ta mbrojtur atë nga survejimi ajror i dronëve.
    Sipas CNN, objektet mund të jenë aerostatë ose struktura të mbushura me gaz, të ngjashme me mini-blimpët, që ofrojnë ndihmë në stabilizimin e mjetit të dëmtuar.
    Shkatërruesi, i cili duhej të simbolizonte përparimin teknologjik të marinës së Koresë së Veriut, pësoi dëmtime të mëdha gjatë lëshimit të pasuksesshëm.
    Udhëheqësi Kim Jong Un e cilësoi incidentin si një “akt kriminal” dhe urdhëroi rikuperimin urgjent të anijes para mbledhjes së ardhshme të Partisë së Punëtorëve.
    Megjithëse mediat shtetërore minimizuan dëmin, duke pretenduar se anija kishte pësuar vetëm gërvishtje dhe kishte marrë pak ujë, ekspertët ndërkombëtarë shprehen skeptikë. Disa parashikojnë se riparimi mund të zgjasë muaj të tërë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se anija mund të çmontohet plotësisht për të lehtësuar nxjerrjen e saj.

    Top Channel

  • SPAK aksion në Kavajë për shitblerje votash, kontroll në 12 objekte, sekuestrohen 9 celularë

    SPAK aksion në Kavajë për shitblerje votash, kontroll në 12 objekte, sekuestrohen 9 celularë

    SPAK ka kryer një aksion në Kavajë për shitblerje votash.

    Gazetarja  e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se nga aksioni janë sekuestruar 9 celularë dhe janë ushtruar kontrolle në 12 objekte.
    Kontrollet janë shtrirë edhe në fisin Rroshi, të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvi Rroshi.

    Top Channel

  • 3 713 761 shqiptarë drejt kutive të votimit! Qendrat hapen në orën 07:00, dhe 114 642 qytetarë votojnë për herë të parë

    3 713 761 shqiptarë drejt kutive të votimit! Qendrat hapen në orën 07:00, dhe 114 642 qytetarë votojnë për herë të parë

    3,713,761 shqiptarë do të kenë të drejtën t’iu drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 114,642 prej të cilëve do të votojnë për herë të parë.
    Në këto zgjedhje lista zgjedhore përfshin dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Në total, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishin 245,935 shqiptarë të diasporës që u regjistruan, ndërkohë që nga zarfet e dërguar, u tërhoqën 227,097. Ndërkaq, deri në paraditen e së shtunës janë 174,488 zarfe të mbërritura në KQZ, të cilët mbajnë brenda vullnetin politik të diasporës në këto zgjedhje.
    Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi. Këto objekte që do të merren në ruajtje nga policia, ditën e sotme. Do të jenë 5316 punonjës dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.
    Qendrat e votimit hapen në orën 7:00 të së dielës, ndërsa procesi mbyllet në orët 19:00, me përjashtim të rasteve të veçanta ku mund të merret vendim për shtyrje të kohës për të ushtruar të drejtën për të votuar.
    Në momentin e paraqitjes në qendrën e votimit, çdo qytetar duhet të jetë i pajisur me dokumentin e identifikimit, që mund të jetë kartë identiteti ose pasaportë, brenda afatit të vlefshmërisë. Mundësia e fundit për të tërhequr dokumentin e identifikimit pranë zyrave të “IdentiTek”, për ata qytetarë që kanë aplikuar është ora 14:00 e 10 majit.
    Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa në garë janë 2046 kandidatë, për 140 vende në Parlament.

  • Legalizuan tre objekte në Palasë/ 17 persona dërgohen në gjyq, mes tyre zyrtarë dhe…

    Legalizuan tre objekte në Palasë/ 17 persona dërgohen në gjyq, mes tyre zyrtarë dhe…

    Prokuroria e Vlorës ka marrë vendimin për legalizimin e tre objekteve të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit.
    Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit”, përfundon policia.

  • Skandali, qeveria po mashtron me procesin e legalizimeve, 270 mijë gënjeshtra në letër, pse Kadastra është kapur dhe…

    Skandali, qeveria po mashtron me procesin e legalizimeve, 270 mijë gënjeshtra në letër, pse Kadastra është kapur dhe…

    Procesi i legalizimeve në Shqipëri duket se është kthyer në një burim të madh keqqeverisjeje dhe manipulimi, duke lënë qytetarët pa të drejtat e tyre të pronësisë dhe duke u përballur me kontradikta dhe gënjeshtra në letra. Rajmond Dervishi, kandidat për deputet në Qarkun Tiranë, ka sfiduar Kryeministrin për të dhënë transparencë të plotë mbi numrin dhe statusin e objekteve të legalizuara. Dervishi ka kërkuar informacion të detajuar mbi procesin dhe shpjegim për diferencën mes shifrave të deklaruara nga qeveria dhe atë të ish-drejtorit të Kadastrës, i cili ka raportuar një numër shumë më të ulët legalizimesh. Ai ka kërkuar gjithashtu që të publikohet lista e plote e objekteve të legalizuara dhe të pasqyrohen këto të dhëna në geoportalin shtetëror të ASIG, siç kërkon ligji. Por ky denoncim ka nxjerrë në pah keqqeverisjen dhe manipulimin e procesit të legalizimeve, duke lënë mijëra qytetarë pa dokumenta të rregullta për pronat e tyre.
    Qëndrimi i Z. Dervishi
    Konkretisht ka qenë Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, i cili ka kërkuar zyrtarisht transparencë mbi procesin e legalizimeve, duke denoncuar kontradiktat mes deklaratave të kryeministrit dhe ish-drejtorit të Kadastrës për numrin e objekteve të legalizuara. Ai ngre pyetje konkrete mbi procedurat, parcelat ndërtimore, certifikatat e pronësisë dhe mungesën e pasqyrimit të të dhënave në geoportalin shtetëror të ASIG. “Qytetarët kanë nevojë për të drejta, jo për numra propagande,” deklaron Dervishi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë çështje si simbol të keqqeverisjes dhe manipulimit politik.
    Postimi i plotë:
    KERKESE PUBLIKE.
    RAME PUBLIKO LISTEN E 270000 LEGALIZIMEVE.
    SI I KISHE THONE TANIT TI RREJME SHQIPTARET QE SKAN DALE MATJET MIRE, SE PO I TREGUM QE NUK LEGALIZOHENI ATO BOHEN DHE ME MILLOSHEVIÇIN.
    MOS RREJ SHQIPTARET ME SHPETU PARTINE RAME.
    TI NUK I DHE TAPIN E SHPISE, VAJ MEDET PASAPORTEN EUROPIANE.
    Unë Rajmond Bashkim Dervishi në cilësinë Kandidatit të Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, me profesion Inxhinier Gjeodet, Jurist, si dhe Ekspert i Çështjeve të Pronësisë nga ushtrimi i veprimtarisë së profesionit tim të lidhur ngushtësisht me shërbimet në fushën e pronësisë, bazuar mbi të drejtën ligjore dhe sociale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, nisur nga deklaratat tuaja kontradiktore mbi shifrat e objekteve të legalizuara gjatë prezantimit të programit tuaj elektoral, si dhe nga shqetësimi qytetar me të cilët po përballem gjatë takimeve të mija elektorale mbi mos pajisjen me leje legalizimi dhe çertifikatë pronësie për objektet e tyre, në kuadrin e transparencës publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacionin si më poshtë vijon:
    1) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2005-2013?
    2) Sa është numri total i vetëdeklarimeve për vitet 2013-2025?
    3) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i kaluar pronësia me VKM deri më datë 1.10.2013?
    4) Sa është numri total i parcelave ndërtimore të cilave i ka kaluar pronësia me VKM për periudhën 1.10.2013-1.04.2025?
    5) Sa është numri total i objekteve të matura nga operatoret ekonomik të cilët u kontraktuan nga ALUIZNI nëpërmjet proçedurës së tenderimit publik gjatë mandatit qeverisës 2013-2017?
    6) A janë tenderuar për matje objekte të cilave u kishte kaluar pronësia me VKM përpara 1.10.2013, objekte të cilat kanë qenë të matura për të cilat është hartuar dokumentacioni teknik genplan dhe planimetri, genplane të formatit A3 të cilët iu niseshin dhe ministrive të linjave për oponencë?
    7) Nisur nga sa ju konfirmoni në programin elektoral se janë legalizuar 270000 objekte ndërkohë që nga ish Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës më 14.02.2023 në komision parlamentar ka raportuar duke deklaruar se janë bërë 243000 legalizime, dhe proçedura e legalizimeve ka përfunduar, (bashkëlidhur linkun), kërkohet informacion se cilave objekte u përket shifra diferencë prej 27000 (270000-243000)?
    Pavarësisht numrit të saktë te objekteve të legalizuara, sa prej tyre janë regjistruar dhe pajisur me çertifikatë pronësie?
    9) Nisur nga deklarimet kontradiktore tuajat mbi shifrat e objekteve të legalizuara për transparencë publike si dhe bazuar në ligjin nr 119/2014 “Për të drejtën e informimit” kërkoj informacionin dhe pajisjen me listën e plote emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).
    10) Pavarësisht numrit kontradiktor të objekteve të legalizuara referuar deklaratës suaj si Kryeministër në raport me atë të ish vartësit tuaj Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, kërkohet informacion se për cilat objekte informale janë lidhur kontrata bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore referuar VKM 435 datë 26.06.2024, ndërkohë që të dy raportoni përfundimin e proçesit të legalizimeve, pra konkretisht çfarë do masin grupet e punës të ngritura nëpër Bashki?
    11) Nëse shifrat mbi objektet e legalizuara janë ato nga sa ju deklaroni, përse nuk pasqyrohen këto objekte në gjeoportalin shtetëror të ASIG, si një detyrim ligjor për pasurimin e databazës së ASIG?
    Nisur nga sa është pyetur më sipër për transparence të publikut dhe të drejtën e informimit qytetar kërkoj, vënien në dispozicion, të listës së plotë emërore të objekteve të legalizuara, ose lejet e legalizimit në format të skanuar, ose fotokopje (hard copy).
    Duke ju falënderuar mbetem në pritje të një përgjigje informuse brenda afateve te proçedures administrative.
    Rajmond B. DERVISHI
    Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Tiranë
    Për Zgjedhjet Parlamentare të datës 11.05.2025.