Tag: objekte

  • VD-“Fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për objektet pa leje! E moshuara në lot: I ndërtuam për një copë bukë

    VD-“Fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për objektet pa leje! E moshuara në lot: I ndërtuam për një copë bukë

    Prishjet në Valbonë, e moshuara në lot

    VALBONË- Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku prej 3 ditësh fadromat e IKMT-së po vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje. IKMT ka zbarkuar edhe gjatë ditës së sotme në Valbonë, aty ku janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 3 të tjera pritet të prishen sot. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka përshirë edhe bujtina të ndërtuara nga vetë banorët vendas.

    Ndërkohë, 16 objekte të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje. Operacioni do të vijojë deri në shembjen e të gjitha ndërtimeve të konstatuara si të paligjshme brenda zonës së mbrojtur të parkut kombëtar.
    Kjo është ndërhyrja e dytë në zonat e mbrojtura, pas shembjeve masive në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua me kritika jo vetëm nga banorë të zonës. E njëjta gjë po ndodh edhe në Valbonë, ku banorët e pikëlluar kanë shpërthyer në lot dhe në akuza ndaj qeverisë për aksionin e ndërmarrë.
    Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, kanë shpërthyer në lot teksa se shprehin se bujtina që sot po prishet është i vetm burim jetese për ta.
    “Ne mbaruam, vallah. Jam plot me ilaçe. Nen atë çati jemi ne dhe tre fëmijë, djali e reja… E kemi vetëm për të ngrënë një copë bukë, se nuk e kemi për gjë tjetër. Ne sivjet i bëmë, sivjet u rehatuam. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”, shprehet e moshuara.
    Bashkëshorti i saj, gjthashtu me lot në sy, shprehet: As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!

    /ZËRI

  • “Për një copë bukë e ngritëm”/ Të moshuarit në lot pas prishjes së objektit në Valbonë

    “Për një copë bukë e ngritëm”/ Të moshuarit në lot pas prishjes së objektit në Valbonë

    IKMT ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.

    Për gazetarin e Top Channel Bekim Lekica, banoret shprehen mes lotësh se sa me mund i kanë ndërtuar objektet të cilat po prishen nga IKMT.
    “Plot ilaçe jam këtu…për të ngrënë një copë bukë, për asgjë tjetër nuk e kemi. Të tre fëmijët po qajnë, për një copë bukë e bëmë. Sivjet e bëmë, shiko jemi tani”-shprehet e moshuara mes lotësh.
    “Ia prish çatinë… jam shqiptar, nuk jam serb. Rrëzoje dhe lere ashtu… nuk ka bërë vaki”-shprehet i moshuari tjetër.
    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.

    Top Channel

  • Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për 22 objekte pa leje, 16 do të prishen nga vetë banorët

    Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për 22 objekte pa leje, 16 do të prishen nga vetë banorët

    Foto ilustruese

    VALBONË- Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku prej 3 ditësh fadromat e IKMT-së po vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje. IKMT ka zbarkuar edhe gjatë ditës së sotme në Valbonë, aty ku janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 3 të tjera pritet të prishen sot. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka përshirë edhe bujtina të ndërtuara nga vetë banorët vendas.
    Ndërkohë, 16 objekte të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje. Operacioni do të vijojë deri në shembjen e të gjitha ndërtimeve të konstatuara si të paligjshme brenda zonës së mbrojtur të parkut kombëtar.
    Kjo është ndërhyrja e dytë në zonat e mbrojtura, pas shembjeve masive në Theth, gjatë muajit korrik. Aksioni në Theth u shoqërua me kritika jo vetëm nga banorë të zonës. E njëjta gjë po ndodh edhe në Valbonë, ku banorët e pikëlluar kanë shpërthyer në lot dhe në akuza ndaj qeverisë për aksionin e ndërmarrë./ZËRI

  • Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
    Ndryshe nga aksioni që u zhvillua në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri. Nga 22 objektet në total, 16 po çmontohen vullnetarisht nga banorët.

    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet  që IKMT të prishë edhe 3 të tjera.

  • Aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    Aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.
    gijotina.com/

  • Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.

    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.
     

    Top Channel

  • Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, gjykata jep vendimin për pronarin nga Tropoja

    Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, gjykata jep vendimin për pronarin nga Tropoja

    Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i cili u arrestua disa ditë më parë për ndërtimin e tetë objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar, në fshatit Llugjaj të Tropojës.

    Siç raporton korrespondenti i TCH në Kukës, Bekim Lekica, seanca gjyqësore u zhvillua sot, nga ora 13:00 deri në 13:40.
    Pas shqyrtimit të materialeve dhe dëgjimit të pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lirojë atë me kusht, duke i caktuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente.

    Top Channel

  • Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

    Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, është arrestuar një person me iniciale R.Gj., i dyshuar për ndërtim të paligjshëm në territorin e fshatit Llugjaj të Tropojës.

    Sipas hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr. 509, datë 08.09.2025, dhe pas referimeve të Policisë së Shtetit, në pronën e tij janë konstatuar tetë objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër, të gjitha brenda rrethimit të banesës.
    Objektet kanë përmasa 10×6 metra, janë ndërtuar mbi kolona betoni, të rrethuara me mur tulle ngjyrë të kuqe dhe të mbuluara me soletë. Përreth tyre janë gjetur edhe materiale ndërtimi si zhavorr dhe tulla.
    Shtetasi R.Gj. është në hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, të Kodit Penal, ndërsa veprimet hetimore vijojnë.

    Top Channel

  • Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari

    Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari

    Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë.
    Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj.
    “Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë: arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Në pamje duken edhe objektet në fjalë, që janë në fazë ndërtimi.
    Tetë ndërtesat janë brenda një perimetri të rrethuar, që tashmë do të shemben nga autoritetet kompetente.
    Goditja e këtij fenomeni është në vazhdën e aksionit në të gjithë vendin për të vendosur rregull në territor dhe për të liruar hapësirat publike.
    Ndërkohë, po në Tropojë, në një tjetër rast, kësaj radhe në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Sylbicës, u konstatuan objekte të ndërtuara. Në lidhje me këtë rast, janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy persona; A.Zh. dhe B.C.
    Gjithashtu, për një tjetër ndërtim pa leje në Bjeshkët e Sylbicës, është shpallur në kërkim një person me iniciale M.N.

  • Zgjerimi i rrugës pranë portit/ IKMT rrafshon 27 objekte të banueshme në Vlorë (VIDEO)

    Zgjerimi i rrugës pranë portit/ IKMT rrafshon 27 objekte të banueshme në Vlorë (VIDEO)

    Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në Vlorë për shembjen e objekteve pa leje për zgjerimin e rrugës që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.
    IKMT theksoi se deri më tani në Vlorë janë shembur 27 objekte me lartësi dy dhe tre kate me funksion shërbimi dhe banimi.
    Projekti rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar Vlorë” synon të përmirësojë qarkullimin dhe lidhjen direkte të qytetit me portin bregdetar.