Tag: objekte

  • Galeria e famshme në Bruksel në qendër të skandalit, zbulohen 300 objekte të vjedhura nga Italia

    Galeria e famshme në Bruksel në qendër të skandalit, zbulohen 300 objekte të vjedhura nga Italia

    Afro treqind gjetje arkeologjike të vjedhura nga varre dhe vende antike italiane janë në prag të rikthimit në Romë. Vazo dhe statuja etruske dhe romake, bizhuteri magno-greke, fragmente pikturash nga Pompeji, punime të gërmuara natën nga grabitës varresh, të eksportuara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të shfaqura në depozita të një galerie ndërkombëtare, të gatshme për t’iu shitur koleksionistëve milionerë ose për t’u ekspozuar në muze më prestigjioze të botës.
    Vlera e tyre është e paçmueshme, jo vetëm ekonomikisht, por kryesisht në aspektin kulturor dhe historik. Prokuroria e Romës dhe karabinierët e komandës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kanë urdhëruar sekuestrimin e tyre. Ky është një nga zbulimet më të mëdha të veprave artistike në dy dekadat e fundit, një goditje e rëndë ndaj tregtisë ndërkombëtare të antikiteteve.
    La Repubblica shkruan se hetimi përfshin tre vende: Italinë, SHBA-të dhe Belgjikën. Një lidhje e gjatë që bashkon veprimtarinë e paligjshme të grabitësve të varreve me depot e “Phoenix Ancient Art” në Bruksel, një kompani udhëheqëse në tregtimin e antikave, e drejtuar nga vëllezërit Hicham dhe Ali Aboutaam (figura kryesore në tregun global të veprave të antikitetit). Ata nuk janë nën hetim, por në magazinat e tyre karabinierët e Tpc-së, me urdhër të prokurorit Giovanni Conzo dhe të prokurorit Stefano Opilio, gjetën qindra objekte arkeologjike me origjinë italiane, disa të lidhura me arkivat kryesore të tregtisë së paligjshme të artit.
    Hetimi ka nisur vite më parë nga “rasti Steinhardt“, rasti i koleksionisti nga New York-u i përfshirë në trafikun e objekteve arkeologjike, dhe është vazhduar me krijimin e një grupi hetimor të përbashkët Itali-Belgjikë. Puna e kryer duke krahasuar databazat dhe fotot arkivore ka lejuar identifikimin e të paktën 283 objekteve me origjinë italiane. Këto vepra u gjetën në depot e “Phoenix Ancient Art” në Bruksel, ku autoritetet belge kishin sekuestruar qindra sende. Kur specialistët e Tpc-së i ekzaminuan, menjëherë njohën vlerën historike të vazove, statujave dhe bizhuterive.
    “Duket si një muze nëntokësor,” tha një pjesëmarrës në operacion, duke përshkruar grumbullimin mbresëlënës të thesareve italiane të fshehura pas etiketetave të sajuara.
    Nga këto objekte, 132 janë me origjinë të sigurt italiane, ndërsa për 151 të tjerë probabiliteti është shumë i lartë. Të gjitha janë produkt i gërmimeve të paligjshme dhe më pas janë eksportuar ilegalisht jashtë vendit. Në urdhrin e sekuestrimit paraprak, prokurori Opilio flet për “origjinë të paligjshme” dhe “dëmtim të përsëritur të trashëgimisë kulturore të shtetit”.
    Objektet e klasifikuara në kategoritë A përfshijnë qeramika etruske dhe korintase, statuja romake dhe dekorime arkitekturore. Ndërsa objektet në kategorinë B përfshijnë: pasqyra dhe vazo helenistike, mozaikë dhe bizhuteri të periudhës romake. Të gjitha këto sende, sipas ligjit, janë pjesë e trashëgimisë së shtetit italian.
    Hetimi ndërlidhet edhe me skenat më të errëta të së kaluarës: Giacomo Medici, trafikanti i dënuar në vitin 2004, dhe bashkëpunëtorët e tij Hecht dhe Symes, protagonistë të tregut të zi në vitet 70 dhe 80, që furnizonin muzetë dhe koleksionet private në mbarë botën. Nga arkivat e tyre fotografike, të sekuestruara mes Gjenevës dhe Londrës, karabinierët njohën disa prej objekteve që sot ruhen në Belgjikë.

  • IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    IKMT rikthehet në Theth, në listë për t’u shembur 8 objekte pa leje

    Dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMt të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Fillimisht ndërhyrja ka nisur tek një objekt trekatësh i ngritur vitin e fundit. Kjo godinë është vendosur që të shembet me eksploziv tritol për shkak të lartësisë dhe pamundësisë për ta shembur përmes fadromave.Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

  • IKMT rikthen fadromat në Theth, 35 objekte priten të shemben

    IKMT rikthen fadromat në Theth, 35 objekte priten të shemben

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e kësaj të shtunë fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth.
    Sipas raportimeve, pritet të jenë rreth 35 objekte që do të shemben në këtë fazë. Në korrik të 2025 Kryeministri Rama nëpëmjet IKMT-së sinjalizoi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth.
    Thethi prej javësh ishte në qendër të vëmendjes së aksionit ku u prishën me dhjetra objekte dhe nga ana tjetër u rregjistruan dhe disa incidente mes banorëve, IKMT dhe Policisë së Shtetit.

  • Specialistët: Ministria e Kulturës të bëjë punën që duhet për pasurinë tonë kombëtare, të shtohen në listën…

    Specialistët: Ministria e Kulturës të bëjë punën që duhet për pasurinë tonë kombëtare, të shtohen në listën…

     Nga Julia Vrapi
    Pasurimi i listës së monumenteve të kulturës me objekte me rëndësi, mirëmbajtja dhe restaurimi apo dhe shpërndarja e fondeve janë vetëm disa prej problemeve, që shprehin specialistë të fushës trashëgimisë kulturore në vend. Në 29 shtator Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore institucionet e ndryshme u shprehën vetëm për disa aktivitete, por specialistë të fushës e studiues thonë se ka munguar një vëmendje e duhur për problemet me të cilat përballet trashëgimia kulturore në vend. Me kritika në drejtim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit ata thonë se është shqetësuese, që në vendin tonë çdo vit shkojmë me listë të zvogëluar monumentesh. Piktor dhe restaurator Adrian Devolli, i cili herë pas here ka sjellë në vëmendje problemet me të cilat përballet trashëgimia kulturore në vend thotë se sot është prishur dhe struktura për monumentet e kulturës. “Në trashëgiminë kulturore të zbatohet ligji europian, por që këta e kanë hequr. Ligji europian është që monumentet e kategorisë së parë kanë këto karakteristika…Monumentet e kulturës janë prishur, sepse është deformuar ligji. Turistët janë njerëz që shkojnë dhe vijnë. Mua më duhet struktura e monumenteve që të mos prishen, por ato janë prishur dhe kjo është fatkeqësi e madhe”, thotë Adrian Devolli.
    Problem mirëmbajtja dhe lista e monumenteve
    Kritika për politikat që ndjek Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në fushën e trashëgimisë kulturore shpreh dhe studiuesi Jaho Brahaj. Studiuesi thotë se lista e monumenteve të kulturës në vendin tonë duhet të pasurohet me objekte me rëndësi. “Ministria e Kulturës të lërë punën nëpërmjet Facebook-ut, por të bëjë punën që duhet për pasurinë tonë kombëtare monumentet e kulturës dhe të shtohen në listë objekte me rëndësi. Pas një periudhe që u bashkangjit duke u nënvlerësuar si dikaster, tani ta rimarrë veten dhe ti përgjigjet detyrimeve. Shqetësuese është se në vendin tonë çdo vit shkojmë me listë të zvogëluar monumentesh dhe nuk janë shtuar në këtë listë dhe objekte, që kanë rëndësi në trashëgiminë tonë kulturore e arkitekturore”, shprehet Brahaj. Por ndërsa sjell në vëmendje problemet në trashëgiminë kulturore, sipas studiuesit është e pafalshme nga institucionet që ka objekte në vend, që iu është hequr statusi monument kulture.  “Ajo që është më skandalozja, e pafalshme, shumë monumenteve ju është hequr statusi monument kulture për t’iu liruar rrugë edhe ndërtimeve. Kemi vite që neve nuk kemi shtuar në listën e monumenteve të kulturës objekte që kanë rëndësinë e tyre, sepse janë shtuar disa monumente edhe kot, si për të bërë muzeume, etj”, shprehet Brahaj në një reagim të tij. Për studiuesin Jaho Brahaj puna nëpërmjet rrjeteve sociale nuk e mbron trashëgiminë kulturore. Brahaj ndërsa shpreh kritika për institucionet thotë ndër të tjera se edhe shpërndarja e fondeve për trashëgiminë kulturore është një tjetër problem. “Puna nëpërmjet Facebook-ut nuk e mbron trashëgiminë dhe as nuk zhvillon aktivitete. Problemi më i madh është te shpërndarja e fondeve. Në DRTK në vend ka specialistë të mirë, por duhet një organizim më i mirë dhe më shumë fonde. Problemi është që lihen institucione të rëndësishme në varësi të ministrisë pa fonde dhe ju jepen atyre që kanë më shumë efikasitet për propagandë e fushata”, thotë Brahaj studiues. Reagimi i studiuesit  Brahaj dhe piktorit e restauratorit Adrian Devolli për problemet në monumentet  e kulturës në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore vjen në vijim dhe të atyre që kanë shprehur më parë edhe specialistë të tjerë.

  • Danimarka sërish detekton dronë mbi objekte ushtarake

    Danimarka sërish detekton dronë mbi objekte ushtarake

    Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën.
    Kjo është dita e dytë me radhë që Danimarka detekton dronë, teksa shteti në javët e fundit është përballur me disa incidente të tilla.
    “Forcat e Armatosura mund të konfirmojnë se janë parë dronë mbi disa lokacione të ushtrisë gjatë natës. Kemi dislokuar disa kapacitete”, tha ushtria përmes një njoftimi.

    Ushtria nuk ofroi detaje lidhur me incidentet apo për përgjigjen e saj.
    Mediat daneze raportuan se asnjë aeroport nuk është mbyllur gjatë natës.
    Shfaqja e dronëve në mbarë Danimarkën dhe Norvegjinë që nga 22 shtatori ka detyruar autoritetet të mbyllin disa aeroporte. Danimarka ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë e përfshirë në këto incidente.
    Një ditë më herët, Ushtria e Danimarkës tha se dronë të paidentifikuar u panë mbi “disa objekte ushtarake” mbrëmjen e së premtes dhe të shtunën, por nuk dha më shumë detaje për këto incidente.
    Ndërkaq, Policia daneze konfirmoi se “një deri në dy dronë” u panë të premten mbrëma afër dhe mbi bazën ushtarake Karup – baza më e madhe e shtetit ku gjenden të gjithë helikopterët e ushtrisë dhe pajisje të tjera për vëzhgim.
    NATO ka “rritur vigjilencën” në Baltik pas inkursioneve, njoftoi një zëdhënës i aleancës ushtarake perëndimore.

    Kopenhaga është mikpritëse e samitit të Bashkimit Evropian, kur krerët e qeverive evropiane do të mblidhen javën e ardhshme. /REL

  • IKMT aksion pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, hiqen 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje

    IKMT aksion pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, hiqen 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje

    Aksioni për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje ka vijuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Aeroportit të Rinasit.
    Deri më tani IKMT thotë në një njoftim zyrftar se ka prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje.
    Aksion do të vijojë në këtë zonë deri në heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe në shkelje të ligjit.

  • IKMT, aksion në Orikum/ Do prishen dy objekte të palegalizuara

    IKMT, aksion në Orikum/ Do prishen dy objekte të palegalizuara

    IKMT vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike, teksa aksionin e ka vijuar edhe në Orikum. Mësohet se në këtë zonë do të prishen dy objekte, që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.
    Pritet që fadromat e IKMT të bëjnë shembjet e objekteve…

  • Valbona si Thethi/ 20 objekte një dhe dykatëshe pa leje të shembura deri tani

    Valbona si Thethi/ 20 objekte një dhe dykatëshe pa leje të shembura deri tani

    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale IKMT theksoi se gjatë ditës së sotme po shemben platforma betoni dhe struktura druri.
    “Deri tani janë prishur 20 objekte 1 dhe 2-katëshe, të ngritura në kundërshtim me ligjin”, tha IKMT.
    Sipas IKMT-së, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje.
    “Qëllimi i këtij aksioni është garantimi i mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtja e zonave të mbrojtura”, tha IKMT.
    Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

  • Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë

    Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë

    Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në dy ditë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka shembur 20 objekte.
    Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12 ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën të premten.
    Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se do të vijojë të evidentoi dhe të godasë pa ndërprerje paligjshmërinë duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.
    Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me strukturë druri dhe beton duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.
    Sipas kryeministrit aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet ndërsa hapësirat e përbashkëta do të lirohen nga zaptuesit e do ti kthehen publikut.

  • Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

    Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

    IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme.
    Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur.
    Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e pronarëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri.