pamje nga operacioni
EUROPË- Një grup i strukturua kriminal me bazë në Bullgari, që merrej prej kohësh me trafikimin e artefakteve dhe objekteve me vlerë të lartë historike është goditur nga një operacion i përbashkët ndërkombëtar. Operacioni u zhvilluar më datë 19 nëntor, ku morën pjesë autoritetet nga gjashtë vende. Shqipëria, ka luajtuar një rol kyç dhe ka kontribuar në shkëmbimin e informacionit, përmes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Autoritetet nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Shqipëria, të koordinuara nga Eurojust dhe Europol, arrestuan 35 persona dhe kontrolluan mbi 125 lokacione, duke sekuestruar më shumë se 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar mbi 100 milionë euro. Vlera totale e mallrave të vjedhura nga grupi dyshohet të jetë rreth 870 milionë euro.
Hetimi filloi pas një bastisjeje në një shtëpi të kryer në vitin 2020 në Bullgari, ku autoritetet sekuestruan rreth 7 000 objekte kulturore me vlerë të paçmuar historike dhe monetare. Këto objekte, kryesisht antikitete greko-romake dhe trake, kanë një vlerë të jashtëzakonshme për shkak të veçantisë dhe rëndësisë së tyre historike. Mungesa e dokumentacionit të qartë të prejardhjes për shumë prej këtyre objekteve, e përcaktuar nga autoritetet bullgare në atë kohë, ngriti dyshime për blerje të paligjshme. Që nga sekuestrimi i tyre, objektet janë vendosur në Muzeun Kombëtar të Historisë Bullgare në Sofje në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Mes të arrestuarve është edhe një Objektiv me Vlerë të Lartë (HVT), i dyshuar si drejtues i operacionit kriminal. Ai akuzohet se ka financuar gërmime të paligjshme në Bullgari dhe vende të tjera fqinje, ndërsa grabitësit vepronin në emrin e tij. Grupi kishte përfituar dokumente të dyshimta nga shtëpi ankandi dhe galeri arti në Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA për të “legalizuar” objektet e vjedhura ndërkombëtar.
Rezultatet nga dita e aksionit më 19 nëntor 2025:
35 arrestime në Bullgari
U kontrolluan 131 shtëpi, automjete dhe kasaforta bankash (1 në Shqipëri, 120 në Bullgari, 3 në Francë, 3 në Gjermani, 4 në Greqi)
Sekuestrimet përfshijnë mbi 3 000 objekte (monedha antike ari dhe argjendi dhe antikitete të tjera) me një vlerë të vlerësuar prej mbi 100 milionë eurosh, vepra arti, armë, dokumente, pajisje elektronike, mbi 50 000 euro në para të gatshme dhe ar për investim./ZËRI









