Tag: nxorën

  • Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

    Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali

    Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

    Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët.

    Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

    Gazetarja e Syri tv ka mësuar, se djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.
    “Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. E çuam në spital, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

    Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. 

    Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”

    Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48-vjeçares do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

  • Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani! Dënohen me 9 vite burg

    Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani! Dënohen me 9 vite burg

    Një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës është nën hetim pasi autoritetet zbuluan rrjetin e saj kompleks të kontrabandës. Personat e përfshirë, nëntë anëtarë të një grupi shqiptaro-bullgar, përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
    Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete inspektoheshin sistematikisht për gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
    Zbulimi i tyre erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës.
    Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise. Hetimet e mëtejshme në njërën nga këto apartamente nxorën një provë thelbësore: një letër, e cila e çoi policinë te të dyshuarit. Ky zbulim e përshpejtoi ndjeshëm procesin, duke kulmuar në çështjet aktuale kundër anëtarëve të bandës.

  • Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani

    Komunikimet në Sky ECC i nxorën zbuluar, shkatërrohet banda e drogës shqiptaro-bullgare në Gjermani

    Një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës është nën hetim pasi autoritetet zbuluan rrjetin e saj kompleks të kontrabandës. Personat e përfshirë, nëntë anëtarë të një grupi shqiptaro-bullgar, përballen me dënime me burg deri në nëntë vjet.
    Banda përdorte automjete të modifikuara me mjeshtëri me ndarje të fshehura për të transportuar sasi të mëdha droge. Këto automjete inspektoheshin sistematikisht për gjurmues GPS, një tregues i profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të shmangur zbulimin.
    Zbulimi i tyre erdhi pasi sistemi i komunikimit SKY ECC u hakua në pranverën e vitit 2021. Kjo çoi në identifikimin e gjashtë PIN-eve të përdoruesve, të cilët komunikonin shpesh në lidhje me logjistikën e transportit të drogës.
    Edhe pse nuk u bë identifikim i drejtpërdrejtë, komunikimet tregonin për disa apartamente të marra me qira përmes të njëjtës kompani qiraje në rajonet Zaventem, Sint-Stevens-Woluwe, Diegem dhe Meise. Hetimet e mëtejshme në njërën nga këto apartamente nxorën një provë thelbësore: një letër, e cila e çoi policinë te të dyshuarit. Ky zbulim e përshpejtoi ndjeshëm procesin, duke kulmuar në çështjet aktuale kundër anëtarëve të bandës.

  • “E arrestuan për ta hequr qafe”/ Berisha i ashpër në akuza: Para tre netësh e nxorën Veliajn nga burgu

    “E arrestuan për ta hequr qafe”/ Berisha i ashpër në akuza: Para tre netësh e nxorën Veliajn nga burgu

    Sali Berisha, në daljen e tij me gazetarët ka reaguar për ish-Kryebashkiakun Veliaj. Berisha u shpreh i ashpër në akuzat e tij, ndaj qeverisë dhe bashkëpunimeve.
    Sali Berisha:
    E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk kam dëgjuar. Në diktaturë më të zezë ndodhte qe armiqtë operoheshin, po s’kishte policë në sallë të operacionit. Siç i i futi ky policët në sallën e operimit. I tmerruar prej tyre, pasi i ka mohuar, e shkarkoi sesa Vlente Erion Veliaj. Para tre netësh e nxorën nga burgu, e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë.

  • “Para tre netësh e nxorën Veliajn nga burgu”/ Berisha: E arrestuan për ta hequr qafe

    “Para tre netësh e nxorën Veliajn nga burgu”/ Berisha: E arrestuan për ta hequr qafe

    Berisha: E arrestoi dhe e trajtoi në mënyrën më çnjerëzore. Imagjinoni ju të çojë policin pranë tavolinës ku operohet, nuk kam dëgjuar. Në diktaturë më të zezë ndodhte qe armiqtë operoheshin, po s’kishte policë në sallë të operacionit. Siç i i futi ky policët në sallën e operimit. I tmerruar prej tyre, pasi i ka mohuar, e shkarkoi sesa Vlente Erion Veliaj. Para tre netësh e nxorën nga burgu, e çuan në drejtim të paditur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë.
    Lajmi në përditësim…
     

    Top Channel

  • Berisha: Përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë! Nuk e pranojmë më këtë strategji censure

    Berisha: Përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë! Nuk e pranojmë më këtë strategji censure

    Duke folur në mbledhjen e Grupit të PD, lideri i opozitës Berisha tha duke komentuar fushatën për votimet e 9 nëntorit se, “përfaqësuesit tanë do dalin në media vetëm kur të jetë edhe kundërshtari përballë”.

    Berisha: Së fundmi, unë do të jem i hapur me të gjithë ju, mirë që janë edhe mediat këtu.

    Tani, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh?

    Ky i urdhëron mediat që të përqendrojnë çdo gjë tek opozita në mënyrë që gjithë diskursi në shoqërinë shqiptare të bëhet për opozitën, se ka dalë një puçërr këtu, se ka dalë një problem atje, se ka dalë kjo, ka dalë ajo, dhe jo për problemet madhore të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ato t’i fshijë.

    Unë kam shumë respekt dhe i garantoj se do mbetemi të hapur gjithmonë, por kurrë më në funksion të kësaj strategjie.

    Të dashur moderatorë të emisioneve televizive, doni ju përfaqësues tanë, doni t’i zgjidhni vetë, plotësisht dakord.

    Me të vetmin kusht, që ata do jenë aty kur të sillni përballë tyre kundërshtarët.

    Por ata të jenë aty duke u sjellë Lorencat ju, kjo nuk ndodh.

    Duke sjellë Ballat, kjo nuk ndodh.

    Pse? Sepse kjo është një platformë censure.

    E patë se çfarë nxorën këta siamezët e AMA-s? Nxorën që Sali Berisha në gusht paska marrë 90 përqind të medieve.

    Se në gusht Edi Rama shtronte dreka dhe darka, udhëtonte me çarter personal.

    Po ku i nxorën? Nuk i nxorën tek lajmet, se tek lajmet përsëri është 90 përqind Edi Rama dhe qeveria.

    Shikoni çfarë mashtrimi.

    Pra, jo vetëm bëjnë krimin, që vënë censurën, por edhe mashtrojnë.

    Por kur pashë unë motrat siamaze të AMA-s që kishin bërë atë studim të turpshëm. Mashtrim me statistika.

    Ndaj të dashur miq, ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin.

    Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio.

    Sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.

    Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra.

    Ky është efekti më i tmerrshëm i censurës, thotë Hannah Arendt, kur pikërisht kur e çon njeriun tek pikëpyetja e madhe se çfarë të besojnë. Ku të besojnë.

    Ky është suksesi më i madh i atyre që ushtrojnë censurën.

    Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më.

  • “Ku janë Zegjineja dhe Sara? Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha replika me Koçin, deputeti i PS: Ti burgose Fatos Nanon, turp të kesh

    “Ku janë Zegjineja dhe Sara? Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha replika me Koçin, deputeti i PS: Ti burgose Fatos Nanon, turp të kesh

    Kreu i PD, Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.

    Ndërsa ironizoi se ku janë dy deputetet e reja Zegjine Çaushi dhe Sara Mile, ai përmendi edhe deputetin socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme.
    Berisha u shpreh se ishin grupet kriminale që e lanë jashtë Koçin. Kjo solli reagimin e këtij të fundit.
    Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap.
    Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron.
    Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale.Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën.
    Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti.Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.
    Koçi: Sali ti je i fundit në Republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira, je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit të ‘96, e mban mend ca i bëre kreut të PS në Librazhd, i masakruar, një rrahje barbare. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhjet, je në të njëjtën frekuencë valë me Maduron, turp të kesh.
     

    Top Channel

  • “U mbushën kutitë me fletë votimi joorigjinale”, denoncimi i fortë i Këlliçit: Një numër i konsiderueshëm  u nxorën..

    “U mbushën kutitë me fletë votimi joorigjinale”, denoncimi i fortë i Këlliçit: Një numër i konsiderueshëm u nxorën..

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ndodhet në Bregun e Fildishtë së bashku me Albana Vokshin, ku po zhvillohet asambleja e CDI-IDC.
    Në një dalje në jë emision televiziv Këlliçi tha se PD ka dyshime të forta që në zgjedhjet e 11 majit një numër i lartë i fletëëve të votimit u nxorën jashtë kutive dhe u përdorën vula false.
    Më tej, Këlliçi tha se denoncimet e bëra nga PD nuk lihen pa u vënë re nga aleatët ndërkombëtarë.
    “Futja e fletëve, që një pjesë nuk ka qenë e procesit elektoral. Kemi dyshime të forta që tregojnë për nxjerrje jashtë të një sasie të konsiderueshme të fletëve të votimit dhe përdorimi i vulave false. Janë përdorur fletë që në gjykimin e numëruesve të PD dhe PS nuk ishin origjinale, një rast flagrant i mbushjes së kutive me fletë joorigjinale. Këto denoncime që bëjmë ne nuk ikim pa u vënë re te partnerët ndërkombëtarë.
    Së bashku me Vokshin kemi ardhur për shkak se organizohet asambleja vjetore e IDC/CDI, me 108 parti anëtare. Dy personalitete botërore udhëheqin këtë organizatë”, tha Këlliçi.